ICITA Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/icita/ Ndalo për lajmin e parë! Fri, 19 Jan 2024 02:59:54 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 https://www.gazetastop.com/wp-content/uploads/2020/04/logo-150x150.png ICITA Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/icita/ 32 32 Gashi takoi Ben Weinberg Zyrtar për Programe të ICITAP-it në Uashington https://www.gazetastop.com/gashi-takoi-ben-weinberg-zyrtar-per-programe-te-icitap-it-ne-uashington/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=gashi-takoi-ben-weinberg-zyrtar-per-programe-te-icitap-it-ne-uashington Wed, 21 Sep 2022 13:41:38 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=79208 Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sami Gashi, priti në takim Zyrtarin për Programe në ICITAP nga selia e ICITAP-it në Uashington, Ben Weinberg, Këshilltarin e…

The post Gashi takoi Ben Weinberg Zyrtar për Programe të ICITAP-it në Uashington appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sami Gashi, priti në takim Zyrtarin për Programe në ICITAP nga selia e ICITAP-it në Uashington, Ben Weinberg, Këshilltarin e Lart të ICITAP për Njësinë e Inteligjencës Korrektuese , Allen Beard dhe Koordinatorin Nacional në ICITAP për Njësinë e Inteligjencës Korrektuese, Berat Gajtani.

Në takim u diskutua lidhur vazhdimin e bashkëpunimit mes të dyja institucioneve, vlerësimin e nevojave për programe të përbashkëta, e po ashtu edhe për financimin e tyre në të ardhmen.

Gashi e njoftoi Weinberg për planet dhe të arriturat e deritanishme të SHKK-së, po ashtu e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Ambasada Amerikane po i jep Shërbimit Korrektues të Kosovës përmes ICITAP.

Gjatë takimi, Weinberg tha se ICITAP do të vazhdojë ta mbështes fuqishëm zhvillimin e SHKK-së, veçanërisht ngritjen e kapaciteteve profesionale të stafit dhe të sigurisë së saj.

Ambasada Amerikane, specifikisht ICITAP përmes programeve, donacioneve dhe trajnimeve të ndryshme ka mbështetur dhe po vazhdon ta mbështesë zhvillimin e SHKK-së në të gjitha fushat, me synim ndërtimin e një sistemi të vetqëndrueshëm, të sigurt dhe të pavarur.

The post Gashi takoi Ben Weinberg Zyrtar për Programe të ICITAP-it në Uashington appeared first on Gazeta Stop.

]]>
79208