Izraeli Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/izraeli/ Ndalo për lajmin e parë! Sun, 14 Apr 2024 07:20:24 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 https://www.gazetastop.com/wp-content/uploads/2020/04/logo-150x150.png Izraeli Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/izraeli/ 32 32 Izraeli dhe aleatët rrëzojnë shumicën e dronëve dhe raketave të Iranit https://www.gazetastop.com/izraeli-dhe-aleatet-rrezojne-shumicen-e-droneve-dhe-raketave-te-iranit/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=izraeli-dhe-aleatet-rrezojne-shumicen-e-droneve-dhe-raketave-te-iranit Sun, 14 Apr 2024 07:20:23 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=122182 Forcat izraelite dhe aleate rrëzuan “shumicën dërrmuese” të qindra dronëve dhe raketave të lëshuara nga Irani, gjatë një sulmi të paprecedentë kundër Izraelit. Shpërthime të forta mund të dëgjoheshin mbi…

The post Izraeli dhe aleatët rrëzojnë shumicën e dronëve dhe raketave të Iranit appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Forcat izraelite dhe aleate rrëzuan “shumicën dërrmuese” të qindra dronëve dhe raketave të lëshuara nga Irani, gjatë një sulmi të paprecedentë kundër Izraelit.

Shpërthime të forta mund të dëgjoheshin mbi shumë pjesë të Izraelit, në orët e hershme të 14 prillit.

Autoritetet izraelite raportuan vetëm dëme të lehta në një instalim ushtarak izraelit dhe thanë se një vajzë shtatëvjeçare u plagos rëndë, pasi më shumë se 200 dronë dhe raketa u ndaluan përpara goditjes.

“Ne jemi gati për çdo skenar, si për mbrojtje, ashtu edhe për sulm. Shteti i Izraelit është i fortë”, tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Mediat amerikane dhe britanike raportuan se forcat e tyre të armatosura morën pjesë në rrëzimin e raketave mbi zonën kufitare Irak-Siri, derisa fluturonin në drejtim të Izraelit.

A është e pathyeshme Kupola e Hekurt e Izraelit?

Izraeli dhe Irani kanë qenë armiq të ashpër prej dekadash, por ky është sulmi i parë i drejtpërdrejtë i njërit në tokën e tjetrit.

Ai vjen pas një sulmi në konsullatën e Iranit në Siri, më 1 prill, kur u vranë shtatë oficerë ushtarakë, përfshirë një komandant të lartë.

Irani e akuzoi Izraelin për kryerjen e këtij sulmi, ndërsa Izraeli as nuk e konfirmoi, as nuk e mohoi.

Sulmi kundër Izraelit vjen, po ashtu, në kohën e tensioneve midis Iranit dhe Perëndimit, lidhur me luftën e vazhdueshme në Rripin e Gazës.

Lufta në Gazë hyn në muajin e shtatë
Irani e cilësoi operacionin e tij kundër Izraelit si “përgjigje ndaj agresionit të regjimit zionist kundër objekteve tona diplomatike në Damask”.

Misioni i tij në Kombet e Bashkuara e konsideroi atë si të përfunduar.

“Megjithatë, nëse regjimi izraelit bën ndonjë gabim tjetër, përgjigjja e Iranit do të jetë dukshëm më e ashpër. Është një konflikt mes Iranit dhe regjimit mashtrues izraelit, nga i cili SHBA-ja duhet të qëndrojë larg”, shkroi misioni i përhershëm i Iranit në OKB në platformën X.

Sulmi iranian u dënua menjëherë nga shumë qeveri të botës, ndërsa sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se është “thellësisht i shqetësuar për rrezikun shumë real të përshkallëzimit shkatërrues të situatës në gjithë rajonin”.

“Unë e kam theksuar vazhdimisht se as rajoni dhe as bota nuk mund të përballojnë një luftë tjetër”, tha Guterres, duke kërkuar përmbajtje nga të gjitha palët e përfshira.

Agjencia e lajmeve, Reuters, citoi një burim diplomatik të ketë thënë se Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet gjatë ditës së diel, me kërkesë të Izraelit, për të shqyrtuar dënimin e sulmit iranian dhe shpalljen e Gardës Revolucionare të Iranit organizatë terroriste.

Biden: Netanyahu po bën “gabim” në Gazë

Presidenti amerikan, Joe Biden, siguroi se SHBA-ja do ta mbështesë fuqishëm Izraelin.

Ai tha se forcat amerikane ndihmuan që “të rrëzohen pothuajse të gjithë dronët dhe raketat” që shkonin në drejtim të Izraelit.

Përmes një deklarate për media, Biden tha se, gjatë javës së kaluar, ka dislokuar në rajon avionë ushtarakë amerikanë dhe shkatërrues të mbrojtjes raketore balistike.

“Falë këtyre dislokimeve dhe kapaciteteve të jashtëzakonshme të pjesëtarëve tanë të shërbimit, ne e ndihmuam Izraelin t’i rrëzonte pothuajse të gjithë dronët dhe raketat që po hynin [në territorin e tij]”, tha Biden.

“I dënoj këto sulme në termat më të ashpër të mundshëm”, shtoi ai.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se SHBA-ja “nuk do konflikt” me Iranin, por shtoi se “nuk do të hezitojë të veprojë për t’i mbrojtur forcat tona dhe për ta mbështetur mbrojtjen e Izraelit”.

Ministri britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps, e dënoi sulmin e Iranit dhe tha se avionë shtesë të forcave britanike janë vendosur në rajon. (REL)

The post Izraeli dhe aleatët rrëzojnë shumicën e dronëve dhe raketave të Iranit appeared first on Gazeta Stop.

]]>
122182
Ambasadorja e Izraelit thotë se prodhimet kosovare të pranishme në tregun izraelit https://www.gazetastop.com/ambasadorja-e-izraelit-thote-se-prodhimet-kosovare-te-pranishme-ne-tregun-izraelit/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=ambasadorja-e-izraelit-thote-se-prodhimet-kosovare-te-pranishme-ne-tregun-izraelit Mon, 01 Apr 2024 11:49:54 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=121763 Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv njoftoi për rritjen e numrit të prodhimeve kosovare në tregun izraelit. Në një postim në platformën “X” ambasadorja ka shkuar se mbeten të…

The post Ambasadorja e Izraelit thotë se prodhimet kosovare të pranishme në tregun izraelit appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv njoftoi për rritjen e numrit të prodhimeve kosovare në tregun izraelit.

Në një postim në platformën “X” ambasadorja ka shkuar se mbeten të përkushtuar për afrimin e ekonomive të të dyja vendeve.

“Jam e lumtur të shoh gjithnjë e më shumë prodhime kosovare të pranishme në tregun izraelit, me kompaninë e njohur kosovare të shitjes me shumicë të pijeve “Frutomania” tani të qasshme për konsumatorët këtu në Izrael. Mbetemi të përkushtuar për afrimin e ekonomive tona dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar ambasadorja Ziv.

The post Ambasadorja e Izraelit thotë se prodhimet kosovare të pranishme në tregun izraelit appeared first on Gazeta Stop.

]]>
121763
Tensione mes Scholzit dhe Erdoganit mbi konfliktin në Lindjen e Mesme https://www.gazetastop.com/tensione-mes-scholzit-dhe-erdoganit-mbi-konfliktin-ne-lindjen-e-mesme/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=tensione-mes-scholzit-dhe-erdoganit-mbi-konfliktin-ne-lindjen-e-mesme Fri, 17 Nov 2023 08:07:12 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=99886 Nuk janë premisa të mira për vizitën e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Gjermani këtë të premte (17.11.2023) e deri të shtunën: Atmosfera ndërmjet Berlinit dhe Ankarasë është e…

The post Tensione mes Scholzit dhe Erdoganit mbi konfliktin në Lindjen e Mesme appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Nuk janë premisa të mira për vizitën e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Gjermani këtë të premte (17.11.2023) e deri të shtunën: Atmosfera ndërmjet Berlinit dhe Ankarasë është e akullt. Arësyeja është lufta në Lindjen e Mesme. Gjermania dhe Turqia kanë pozicione të ndryshme ndaj Izraelit dhe Hamasit islamist.

Scholz e quan “absurde” kritikën e Erdoganit për Izraelin

Në mënyrë të përsëritur Erdogani kohët e fundit është adresuar me fjalë të ashpra kundër Izraelit dhe ka mbrojtur Hamasin terrorist. Izraeli përpiqet që prej 75 vjetësh “të krijojë një shtet në një territor, që i është rrëmbyer popullit palestinez”, tha së fundi Erdogani në Ankara. Legjitimiteti i Izraelit “vihet në pikëpyetje për shkak të fashizmit të tij”, sipas Erdoganit.

Të martën (14.11.2023) kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz në një konferencë shtypi në Berlin i quajti “absurde” këto fjalë të presidentit turk. Izraeli është një demokraci, theksoi kancelari. “Edhe kjo duhet thënë shumë qartë, e për këtë nuk ka asnjë dyshim”, tha Scholz. Edhe më parë presidenti i Këshillit Qendror të Hebrenjve në Gjermani, Josef Schuster, e ka sulmuar ashpër Erdoganin: Presidenti turk “me propagandën e tij ysht edhe trazira në rrugët e Gjermanisë si dhe terror psikologjik kundër hebrenjve në Gjermani”, derklaroi Schuster.

Në sfondin e këtyre mosmarrëveshjeve në Berlin jo pak politikanë kanë bërë thirrje që të anulohej kjo vizitë në këtë moment. Por nga ana tjetër qeveria gjermane i përmbahet planit të vizitës. Edhe drejtuesi i opozitës, kristiandemokrati Friedrich Merz, e mbështet kancelarin në këtë drejtim. Turqia është shumë e rëndësishme për Gjermaninë dhe po ashtu Gjermania është shumë e rëndësishme për Turqinë. Kështu mendon edhe Roderich Kiesewetter. Eksperti i partisë kristiandemokrate për politikën e jashtme sjell në vëmendje në këtë kontekst situatën flagrante të krijuar gjatë vizitës së presidentit palestinez Mahmoud Abbas në Berlin në mes të gushtit 2022. Kiesewetter i tha DW-së: “Një situatë si ajo vitin e kaluar gjatë vizitës së Abbas, kur ky i fundit në krah të kancelarit Scholz përgënjeshtroi Holokaustin pa iu kundërvënë njeri, nuk duhet të përsëritet më.”

Meqenëse këtë nuk e do askush as në qeveri, gjendja është mjaft e tensionuar. Po ashtu ka drojë të madhe, që Erdogani mund ta shfrytëzojë këtë vizitë, për të krijuar atmosferë kundër Izraelit, kundër hebrenjve ndër 1,5 milion turqit që jetojnë në Gjermani. Edhe qeveria gjermane e di, që rreth dy të tretat e shtetasve turq që jetojnë në Gjermani e kanë ndihmuar presidentin turk në zgjedhjet e fundit.

Program i kufizuar vizite

Kjo gjendje pasqyrohet në programin e vizitës së presidentit turk. Erdogani vjen të premten paradite dhe fillimisht do të pritet nga presidenti Frank-Walter Steinmeier në presidencë në Schloss Bellevue. Më pas është në rend të ditës një drekë në selinë e kancelarit. Më shumë se kaq deri tani nuk është bërë e ditur. E hapur mbetet madje nëse do të ketë një konferencë shtypi. E qartë është, se qeveria do të shmangë kryesisht takime të Erdoganit në publik, në rrugë apo në sheshet e Berlinit. P.sh. ndeshja e futbollit mes Gjermanisë dhe Turqisë në stadiumin Olimpik të Berlinit nuk është më e planifikuar për të shtunën, edhe pse shumë turq do ta kishin dëshiruar këtë. Në Berlin nuk preferon askush ta kujtojë fjalimin e Erdoganit në maj 2010 në një stadium të Këlnit, ku ai foli përpara rreth 15.000 bashkëatdetarëve të vet duke u bërë thirrje të integrohen në Gjermani, të mësojnë gjermanisht, por duke shtuar: “Askush nuk mund të presë që ju të asimiloheni.”

Gjermania dhe Turqia kanë nevojë për njëra-tjetrën

Por sot e di edhe Erdogani: Turqia në sfondin e rënies ekonomike është e interesuar për biznese të mira me Gjermaninë. Ankaraja nga ana tjetër është për Gjermaninë dhe BE-në një partnere e rëndësishme. Ndër të tjera edhe pse Turqia ende mund të ndihmojë për ta kufizuar numrin e refugjatëve drejt Europës. Erdogani përpara shtatë vjetësh në pikun e krizës së refugjatëve ra dakord me BE-në, të ndalojë aktivitetet e kontrabandistëve në kufijtë e Turqisë dhe të pranojë ata migrantë, kërkesa e të cilëve për azil refuzohet në Greqi. Në këmbim Ankaraja mori disa miliarda euro, për të strehuar këta njerëz në Turqi. Ky i ashtuquajtur pakt i refugjatëvendërkohë pak a shumë është ngrirë, por BE-ja shpreson ta rigjallërojë atë. Ekspertja liberal-demokrate për mbrojtjen Marie-Agnes Strack-Zimmermann beson, se Europa ka nevojë për Erdoganin edhe sa i përket luftës në Lindjen e Mesme. Për DW ajo thotë: “Eshtë e rëndësishme që lufta të mos përhapet atje. E në këtë drejtim ka rol edhe Turqia. Ndaj ne duhet të bisedojmë me njeri-tjetrin, çështja është, se me sa qartësi do ta bëjmë këtë.”

Shkalla më e lartë e sigurisë në Berlin

Berlini politik pret nga kancelari Olaf Scholz që t’i kundërvihet ndonjë devijimi të mundshëm të deklarimeve të Erdoganit. Marrëdhëniet ndërmjet dy politikanëve qysh në fillim me vizitën e parë të Scholz-it në Ankara në mars 2022 kanë qenë të ftohta. Më pas vizita e Erdoganit në Berlin u shty e pastaj u vendos një datë e re për në nëntor, vendim ky i marrë përpara sulmit terrorist të Hamasit ndaj Izraelit. Sidoqoftë në Berlin kanë hyrë në fuqi masat e sigurisë në nivelin më të lartë, me rastin e vizitës së presidentit turk. Nëse gjatë kësaj vizite do të pozicionohen edhe snajperistë nëpër tarracat e çatitë e godinave, sikure ndodhi gjatë vizitës shtetërore të Erdoganit më 2018, kjo nuk është bërë e ditur. Atëherë, më 2018, ishin vënë në shërbim mbi 4000 policë, në kuartierin qeveritar mbizotëronte gjendje e jashtëzakonshme. Kështu do të jetë edhe sivjet të shtunën, sepse mijëra kurdë duan të protestojnë për partinë kurde të punës PKK e ndaluar në Turqi si dhe kundër politikës së Ankarasë./DW

The post Tensione mes Scholzit dhe Erdoganit mbi konfliktin në Lindjen e Mesme appeared first on Gazeta Stop.

]]>
99886
Erdogan-Izraelit: Po të vjen vdekja, edhe nëse ke bombë atomike https://www.gazetastop.com/erdogan-izraelit-po-te-vjen-vdekja-edhe-nese-ke-bombe-atomike/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=erdogan-izraelit-po-te-vjen-vdekja-edhe-nese-ke-bombe-atomike Wed, 15 Nov 2023 15:48:13 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=99817 Turqia e konsideron Izraelin një shtet terrorist. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, duke folur në parlament lëshoi një kërcënim të drejtpërdrejtë për Tel Avivin, ndërsa sfidoi kryeministrin Benjamin Netanjahu të tregonte…

The post Erdogan-Izraelit: Po të vjen vdekja, edhe nëse ke bombë atomike appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Turqia e konsideron Izraelin një shtet terrorist. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, duke folur në parlament lëshoi një kërcënim të drejtpërdrejtë për Tel Avivin, ndërsa sfidoi kryeministrin Benjamin Netanjahu të tregonte nëse Izraeli posedon ose jo bomba bërthamore.

“Hej, Izrael! Ju keni një bombë bërthamor dhe po na kërcënoni ne me atë armë. Ne e dimë këtë. Por, po të vjen vdekje. Pavarësisht nëse zotëroni një bombë atomike, apo çfarëdo arme qoftë ajo, ju do të zhdukeni”, tha Recep Tayyip Erdogan, president i Turqisë.

Ai akuzoi Izraelin se po kryen një gjenocid ndaj palestinezëve në Gaza dhe paralajmëroi me ngritjen e një çështjeje ligjore ndërkombëtare.

“Aktualisht mijëra avokatë po e ngrenë këtë çështje në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Izraeli po kryen një gjenocid dhe ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet e nevojshme lidhur me këtë çështje”.

Erdogan duke folur në parlamenti mbrojti Hamasin duke thënë se është një parti politike që fitoi zgjedhjet në Palestinë.

“Pasi fituan zgjedhjet, ju i hoqët të drejtat atyre. Kush e bëri këtë? Sërish, Izraeli dhe Amerika iu hoqën të drejtat së bashku”.

Presidenti turk njoftoi se në samitin e Bashkëpunimit të Organizatës Islamike është marrë vendimi për herë të parë, që pushtuesit izraelit të konsiderohen terroristë. Gjithashtu u miratua krijimin I një fondi për rindërtimin e Gazës dhe mbajtjen e një konference ndërkombëtare paqeje.

The post Erdogan-Izraelit: Po të vjen vdekja, edhe nëse ke bombë atomike appeared first on Gazeta Stop.

]]>
99817
Hamasi pranon marrëveshjen e Izraelit https://www.gazetastop.com/hamasi-pranon-marreveshjen-e-izraelit/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=hamasi-pranon-marreveshjen-e-izraelit Wed, 15 Nov 2023 14:30:02 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=99811 Hamasi ka pranuar marrëveshjen me Izraelin, të negociuar nga Katari, e cila parashikon lirimin e rreth 50 pengjeve izraelite në këmbim të një armëpushimi tre-ditor në Gaza. Përveç ndalimit të përkohshëm të operacioneve…

The post Hamasi pranon marrëveshjen e Izraelit appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Hamasi ka pranuar marrëveshjen me Izraelin, të negociuar nga Katari, e cila parashikon lirimin e rreth 50 pengjeve izraelite në këmbim të një armëpushimi tre-ditor në Gaza.

Përveç ndalimit të përkohshëm të operacioneve ushtarake në Rripin e Gazës, Izraelit do t’i duhet gjithashtu të lirojë disa gra dhe fëmijë palestinezë aktualisht në burgjet izraelite dhe të rrisë sasinë e ndihmës humanitare të lejuar në Gaza.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se “Izraeli është një shtet terrorist” dhe se “Hamasi është një parti politike që fitoi zgjedhjet në Palestinë”.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus shkroi në platformën X (ish-Twitter) se organizata humbi kontaktin me punonjësit e shëndetësisë në spitalin al-Shifa në Gaza pasi ushtria izraelite filloi atë që ai e quajti “një operacion i synuar” brenda objektit.

“Raportet e operacionit ushtarak në spitalin al-Shifa janë thellësisht shqetësuese. Kemi humbur sërish kontaktet me personelin shëndetësor në spital. Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për sigurinë e tyre dhe të pacientëve”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Cisterna e parë që transporton karburant në Rripin e Gazës ka kaluar kufirin e Egjiptit me enklavën palestineze, sipas burimeve. Dëshmitarët okularë të cituar nga Reuters thanë se dy cisterna të tjera po prisnin në anën egjiptiane të pikës kufitare Rafah për të hyrë në Gaza.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan së fundmi se nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të pengjeve të mbajtura aktualisht në spitalin al-Shifa. Ata shtuan se “operacioni i synuar dhe i saktë” vazhdon në kompleksin spitalor, e cila mendon se mund të sigurojë informacione inteligjente mbi të burgosurit. Megjithatë, trupat gjetën armë dhe asete të Hamasit në zonë, gjë që, sipas Forcave izraelite, tregon praninë e grupit terrorist të Hamasit.

Ushtria izraelite hyri në spitalin më të madh të Gazës Al-Shifa. Në një deklaratë, ushtria izraelite thotë se po kryen një operacion kundër Hamasit në spitalin Al-Shifa.

“Bazuar në informacionin e inteligjencës dhe domosdoshmërinë operacionale, forcat IDF po kryejnë një operacion të saktë dhe të synuar kundër Hamasit në një zonë specifike të spitalit Shifa. IDF po kryen një operacion tokësor në Gaza për të mposhtur Hamasin dhe për të shpëtuar pengjet tanë. Izraeli është në luftë me Hamasin, jo me civilët e Gazës”, thuhet në deklaratë.

Ushtria e rrethoi objektin, në kuadër të ofensivës së saj tokësore kundër Hamasit. Autoritetet izraelite pretendojnë se militantët kanë kanë përdorur objektin për kryerjen e operacioneve të tyre të fshehta ushtarake. Por, duke marrë parasysh praninë e qindra pacientëve dhe anëtarë të personelit mjekësor brenda, autoritetet izraelite janë përmbajtur nga hyrja në spital.

Një dëshmitar okular brenda spitalit i thotë BBC-së se panë tanke dhe ushtarë komando që hynë në departamentin kryesor të urgjencës.

The post Hamasi pranon marrëveshjen e Izraelit appeared first on Gazeta Stop.

]]>
99811
Fishkëllimat e tifozëve në ndeshjen Kosovë-Izrael, UEFA hap procedurë https://www.gazetastop.com/fishkellimat-e-tifozeve-ne-ndeshjen-kosove-izrael-uefa-hap-procedure/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=fishkellimat-e-tifozeve-ne-ndeshjen-kosove-izrael-uefa-hap-procedure Tue, 14 Nov 2023 15:40:14 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=99766 Kombëtarja izraelite e futbollit ka luajtur të dielën ndeshjen e saj të parë që nga fillimi i luftës duke humbur 1-0 kundër Kosovës në një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian.…

The post Fishkëllimat e tifozëve në ndeshjen Kosovë-Izrael, UEFA hap procedurë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Kombëtarja izraelite e futbollit ka luajtur të dielën ndeshjen e saj të parë që nga fillimi i luftës duke humbur 1-0 kundër Kosovës në një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Gjatë himnit kombëtar të Izraelit para ndeshjes, disa tifozë të pranishëm në Kosovë u shfaqën duke bërtitur dhe fishkëllyer, sipas videove që qarkullonin në mediat sociale.

Në lidhje me këtë UEFA, i tha CNN në një deklaratë se “janë hapur procedurat për ‘trazira’ gjatë himneve kombëtare”.

“Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s do të merret me këtë rast në kohën e duhur”, thuhet në deklaratë, transmeton Klankosova.tv.

CNN ka kontaktuar Federatën e Futbollit të Izraelit për koment.

Ndeshja fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej më 15 tetor, por u shty pas shpërthimit të luftës.

Kosova pas fitores bëri 10 pikë në renditjen e Grupit I, një pikë prapa Izraelit në vendin e tretë.

Dy skuadrat më të mira, aktualisht Rumania dhe Zvicra, do të kualifikohen automatikisht në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm në Gjermani.

The post Fishkëllimat e tifozëve në ndeshjen Kosovë-Izrael, UEFA hap procedurë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
99766
Policia: Ndeshja Kosova-Izrael kaloi pa incidente https://www.gazetastop.com/policia-ndeshja-kosova-izrael-kaloi-pa-incidente/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=policia-ndeshja-kosova-izrael-kaloi-pa-incidente Mon, 13 Nov 2023 12:19:03 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=99708 Ndeshja sportive, e luajtur mbrëmë, në mes të kombëtares së Kosovës dhe Izraelit për kualifikime në EURO2024, vlerësuar në aspektin e sigurisë, ka kaluar e qetë dhe pa ndonjë incident…

The post Policia: Ndeshja Kosova-Izrael kaloi pa incidente appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Ndeshja sportive, e luajtur mbrëmë, në mes të kombëtares së Kosovës dhe Izraelit për kualifikime në EURO2024, vlerësuar në aspektin e sigurisë, ka kaluar e qetë dhe pa ndonjë incident që ka cenuar sigurinë publike dhe mbarëvajtjen e ndeshjes sportive ka thënë Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me FFK-në dhe akterët relevantë, ashtu siç e ka bërë të ditur me kohë, ka bërë planifikimet e saja operacionale për menaxhimin dhe mbarëvajtjen sa më të mirë të kësaj ndeshje sportive.

Postimi i plotë :

The post Policia: Ndeshja Kosova-Izrael kaloi pa incidente appeared first on Gazeta Stop.

]]>
99708
Kosova fiton ndaj Izraelit – rriten shpresat për kualifikim https://www.gazetastop.com/kosova-fiton-ndaj-izraelit-rriten-shpresat-per-kualifikim/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=kosova-fiton-ndaj-izraelit-rriten-shpresat-per-kualifikim Sun, 12 Nov 2023 21:48:08 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=99682 Kosova ka arritur ta marrë fitoren e dytë në ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian. “Dardanët” mposhtën në shtëpi Izraelin me rezultat 1:0, duke mbajtur gjallë shpresat e vogla për kualifikim.…

The post Kosova fiton ndaj Izraelit – rriten shpresat për kualifikim appeared first on Gazeta Stop.

]]>

Kosova ka arritur ta marrë fitoren e dytë në ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian. “Dardanët” mposhtën në shtëpi Izraelin me rezultat 1:0, duke mbajtur gjallë shpresat e vogla për kualifikim.

Kosova zhvilloi një pjesë të parë më të mirë se mysafirët ku edhe shënuan golin, teksa arritën ta ruanin rezultatin deri në fundin e takimit.

Golin e fitores e shënoi sulmuesi vushtrrias, Milot Rashica. Ai realizoi në minutën e 41-të të ndeshjes pas asistimit të Vedat Muriqit.

Golashënuesi më i mirë i Kosovës, Vedat Muriqi u detyra të largohet më herët nga fusha e blertë, për shkak të një lëndimi.

Për Kosovën kjo është fitorja e dytë në kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian nga tetë ndeshje të zhvilluara.

Ndonëse mundësitë janë shumë të vogla për kualifikim, Kosova ka akoma shpresat.

“Dardanët” do të zhvillojnë edhe dy ndeshje deri në përfundimit të ciklit kualifikues. Do të përballen në udhëtim me Zvicrën, ndërsa do të presin në shtëpi Bjellorusinë.

Pas tetë ndeshjeve, Kosova ndodhet në pozitën e katërt në Grupin I me 10 pikë.

The post Kosova fiton ndaj Izraelit – rriten shpresat për kualifikim appeared first on Gazeta Stop.

]]>
99682
Policia me masa shtesë për ndeshjen Kosovë-Izrael https://www.gazetastop.com/policia-me-masa-shtese-per-ndeshjen-kosove-izrael/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=policia-me-masa-shtese-per-ndeshjen-kosove-izrael Sun, 12 Nov 2023 07:55:33 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=99647 Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe akterë të tjerë kanë hartuar urdhrin operativ policor për ndeshjen Kosovë – Izrael që do të luhet sonte…

The post Policia me masa shtesë për ndeshjen Kosovë-Izrael appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe akterë të tjerë kanë hartuar urdhrin operativ policor për ndeshjen Kosovë – Izrael që do të luhet sonte në Prishtinë me fillim nga ora 20:45.

Sipas policisë, sot do të ketë siguri të përgjithshme para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes, shtim të masave të sigurisë, ndërmarrje të masave të nevojshme policore, parandalim dhe luftim të dukurive negative dhe akteve kriminale të mundshme, shtim të masave të sigurisë paraprake dhe kontrollim të turmave si në perimetër të stadiumit e sipas nevojës edhe në qytet e sheshe.

Tutje, policia bëri të ditur se në stadium nuk do të lejohen mjetet piroteknike, shishet e qelqit, shishest e plastikës, pijet alkoolike dhe substancat narkotike, ushqimi i çfarëdo lloji, ombrella, armë zjarri, armë të ftohta apo çfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë, sende të rënda, kamera profesionale e “çdo material promovues racist, ksenofobik, politik e fetar”, transmeton Klankosova.tv.

“Përmes bashkëpunimit dhe koordinimit të ngushtë në mes të Policisë së Kosovës, Federatës së Futbollit të Kosovës dhe akterëve tjerë, është paraparë ndërmarrja e këtyre masave të nevojshme, me qëllim të menaxhimit dhe mbarëvajtjes sa më të mirë të kësaj ndeshje sportive, e cila është interes nacional për vendin dhe sportin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia, për këtë ndeshje ka kërkuar nga qytetarët që maksimalisht të respektojnë rregullat e parapara, në të kundërtën ata mund të jenë subjet i ndëshkimit.

The post Policia me masa shtesë për ndeshjen Kosovë-Izrael appeared first on Gazeta Stop.

]]>
99647
Deklarata e Vedat Muriqit për Izraelin, reagon FFK https://www.gazetastop.com/deklarata-e-vedat-muriqit-per-izraelin-reagon-ffk/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=deklarata-e-vedat-muriqit-per-izraelin-reagon-ffk Sun, 12 Nov 2023 07:47:39 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=99642 Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), dhe futbollisti i ekipit kombëtar, Vedat Muriqi sqarojnë opinionin publik se prononcimi në lidhje me kontrollin policor në aeroportin e Prishtinës është keqkuptuar. Në…

The post Deklarata e Vedat Muriqit për Izraelin, reagon FFK appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), dhe futbollisti i ekipit kombëtar, Vedat Muriqi sqarojnë opinionin publik se prononcimi në lidhje me kontrollin policor në aeroportin e Prishtinës është keqkuptuar.

Në pronocimin e tij të sotëm, futbollisti Muriqi i është referuar kontrollit të nënshtuar në muajin mars, para udhëtimit të ekipit kombëtar të Kosovës për në Tel Aviv dhe e ka ndërlidhur atë rast me nivelin e sigurisë për ndeshjen e 12 nëntorit.

Ndryshe Federata e Futbollit e Kosovës, është falënderuese për bashkëpunimin e madh të ofruar nga Policia e Kosovës dhe organet tjera shtetërore në lidhje me aspektin e sigurisë për organzimin e ndeshjes ndaj Izraelit.

The post Deklarata e Vedat Muriqit për Izraelin, reagon FFK appeared first on Gazeta Stop.

]]>
99642