KEDS Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/keds/ Ndalo për lajmin e parë! Fri, 26 Apr 2024 10:42:15 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.2 https://www.gazetastop.com/wp-content/uploads/2020/04/logo-150x150.png KEDS Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/keds/ 32 32 Filloi instalimin e njehsorëve smart në pjesën veriore të Kosovës https://www.gazetastop.com/filloi-instalimin-e-njehsoreve-smart-ne-pjesen-veriore-te-kosoves/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=filloi-instalimin-e-njehsoreve-smart-ne-pjesen-veriore-te-kosoves Fri, 26 Apr 2024 10:42:15 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=122785 Kontraktori i KEDS-it, Elektrosever, ka filluar vendosjen e njehsorëve smart (të mençur) në pjesën veriore të vendit. Këta njehsorë, që janë fjala e fundit e teknologjisë, do të rregullojnë tutje…

The post Filloi instalimin e njehsorëve smart në pjesën veriore të Kosovës appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Kontraktori i KEDS-it, Elektrosever, ka filluar vendosjen e njehsorëve smart (të mençur) në pjesën veriore të vendit. Këta njehsorë, që janë fjala e fundit e teknologjisë, do të rregullojnë tutje distribuimin dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët kosovarë të asaj pjese.

Në procesin që ka filluar sot do të vendosen gjithsej 5 mijë njehsorë smart me fokus te konsumatorët që kërkojnë lidhje të reja dhe tek ata që nuk kanë njehsorë. 

Operimi me njehsorët smart është treguar tejet efikas dhe ka avancuar në mënyrë të vazhdueshme shërbimet dhe sigurinë e shpërndarjes dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët. Rrjedhimisht, avantazhet dhe mundësitë që ofrojnë këta njehsorë janë të shumta.

KEDS-i deri tash ka vendosur mbi 100 mijë njehsorë të tillë anekënd territorit të vendit. 

Ky shërbim është pjesë e sistematizimit edhe të konsumatorëve në veri të vendit dhe paraqet një hap të madh përpara për funksionimin në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirës për tërë rrjetin distributiv të Kosovës. 

Integrimi elektroenergjetik i pjesës veriore të vendit filloi në pjesën e parë të dhjetorit të vitit të kaluar kur KEDS kishte nënshkruar kontratën me Elektroseverin me qëllim normalizimin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike në komunat Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore.

Kjo kontratë përkon me ligjin e Kosovës dhe kornizën rregullative, në përputhje me Marrëveshjet në lidhje me Energjinë të datës 8 shtator 2013 (“Marrëveshjet e Energjisë 2013”) dhe Konkluzionet e Lehtësuesit të BE-së për zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë të vitit 2013, të datës 25 gusht 2015 (“ Marrëveshjet për Energjinë të vitit 2015”), si dhe Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve Energjetike të 21 qershorit 2022. 

The post Filloi instalimin e njehsorëve smart në pjesën veriore të Kosovës appeared first on Gazeta Stop.

]]>
122785
KEK-u e rrit çmimin e rrymës për KEDS-in, KESCO-n dhe KOSTT-in https://www.gazetastop.com/kek-u-e-rrit-cmimin-e-rrymes-per-keds-in-kesco-n-dhe-kostt-in/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=kek-u-e-rrit-cmimin-e-rrymes-per-keds-in-kesco-n-dhe-kostt-in Sat, 16 Mar 2024 19:03:28 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=121207 Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) e ka rritur çmimin e energjisë që e shet për KESCO-n, KEDS-in dhe KOSTT-in për dy, respektivisht tri euro për megavat të energjisë. Ani se…

The post KEK-u e rrit çmimin e rrymës për KEDS-in, KESCO-n dhe KOSTT-in appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) e ka rritur çmimin e energjisë që e shet për KESCO-n, KEDS-in dhe KOSTT-in për dy, respektivisht tri euro për megavat të energjisë.

Ani se aktualisht çmimi i një megavati të energjisë që KESCO e blen nga KEK-u është 29.50 euro, që nga 1 prill i 2024 deri më 31 mars 2025 ai do të jetë 31.50 euro për megavat.

Çmimi pritet të rritet edhe për KOSTT-in dhe KEDS-in. Nga 36 euro për megavat, sa është aktualisht, ai do të rritet në 39.10 euro për vitin e ri tarifor.

Rritjen e çmimit të energjisë KEK-u e ka arsyetuar me rritjen e kostos së prodhimit dhe inflacionit.

“Duke marrë në konsideratë faktin që përgjatë periudhës 2021 deri në 2023 tarifat e KOSTT-it për OS dhe OT janë rritur në vazhdimësi dhe kjo rritje ka prodhuar efekt direkt në koston e prodhimit të energjisë elektrike për KEK-un dhe në anën tjetër rritja e inflacionit, e cila ka prodhuar efektin e rritjes së çmimeve për të gjitha produktet dhe shërbimet që ndikojnë në koston e prodhimit të energjisë, bazuar në analizat e brendshme të KEK-ut, është vlerësuar se rritja e çmimit të energjisë elektrike për të mbuluar të gjitha kostot e prodhimit është e pashmangshme”, thuhet në vendimin e KEK-ut.

KEK-u ka kërkuar nga ZRRE-ja që në të hyrat maksimale të lejuara për KEDS-in, KESCO-n dhe KOSTT-in të përfshihet rritja e çmimit.

“Çmimi i energjisë elektrike i propozuar nga KEK-u për vitin tarifor 2024/2025 është pak më i lartë se çmimi aktual me të cilin furnizohet KESCO, mirëpo është dukshëm më i ulët krahasuar me çmimet e tregut në vend dhe rajon”, kanë vlerësuar zyrtarët e KEK-ut.

Por, ZRRE-ja në raportin konsultativ ka përdorur çmimet aktuale që KEK-u ka me këta operatorë ekonomikë.

“Siç dihet, ZRRE-ja nuk rregullon çmimet e KEK gjenerimit që nga viti 2017, andaj duke qenë se në këtë fazë gjatë procesit të konsultimit publik, OSSH-ja nuk ka ofruar marrëveshjen e përditësuar për blerje të energjisë nga KEK-u, ZRRE-ja ka përdorur atë të çmimit aktual. Sidoqoftë, kurdo që palët rishikojnë marrëveshjet e tyre, duke respektuar parimet e përcaktuara në kornizën ligjore dhe rregullative, ZRRE-ja do të reflektojë kostot e tilla në blerjet e energjisë me shumicë”, theksohet në raport.
Rritja e çmimit të energjisë së prodhimit do të ndikojë në tarifat e energjisë elektrike, të cilat pritet të përcaktohen gjatë këtij muaji dhe të hyjnë në fuqi nga 1 prilli.

Por, pasi çmimet e importit pritet të jenë më të ulëta dhe sasia e importit po ashtu parashihet të jetë më e vogël, nuk parashihet që të ketë rritje të çmimit të energjisë për 2024-n.

The post KEK-u e rrit çmimin e rrymës për KEDS-in, KESCO-n dhe KOSTT-in appeared first on Gazeta Stop.

]]>
121207
KEDS ka zgjidhur problemin  për shumë dekada në një nga fshatrat më të mdha në Kosovë https://www.gazetastop.com/keds-ka-zgjidhur-problemin-per-shume-dekada-ne-nje-nga-fshatrat-me-te-mdha-ne-kosove/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=keds-ka-zgjidhur-problemin-per-shume-dekada-ne-nje-nga-fshatrat-me-te-mdha-ne-kosove Mon, 26 Feb 2024 10:54:21 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=120367 Rrjeti i vjetër, tensioni i ulët, shtyllat  elektrike, nuk do të jenë më problem për banorët e fshatit Komogllavë  të  Ferizajt, që llogaritet një nga fshatrat më të mëdha në Kosovë…

The post KEDS ka zgjidhur problemin  për shumë dekada në një nga fshatrat më të mdha në Kosovë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Rrjeti i vjetër, tensioni i ulët, shtyllat  elektrike, nuk do të jenë më problem për banorët e fshatit Komogllavë  të  Ferizajt, që llogaritet një nga fshatrat më të mëdha në Kosovë për nga sipërfaqja.

Me punimet në rrjetin energjetik në tensionin e ulët dhe të mesëm, që tashmë kanë mbërri në fazën e fundit, do të rriten kapacitetet energjetike në këto anë dhe do të përmbushen të gjitha nevojat e banorëve.

KEDS këtu ka vendosur dy trafo, njëra me ë kapacitet prej 400 kVA , dhe tjetra 160 KVA , një trafoshtyllë dhe shumë shtylla të betonit e mijëra metra kabllo elektrike.

Mbi 150 mijë euro llogaritet të jetë kostoja e këtij projekti, ku përfitues do të jenë 180 konsumatorë, por në mënyrë indirekte kanë përfituar shumë konsumatorë të tjerë të fshatrave përreth.

Këtij ndryshimi i gëzohen banorët e kësaj ane dhe falënderojnë KEDS-in për punët e bëra këtu.                                    

Enver Salihu, nga lagjja Tafali, thotë se ka 60 vjet që këtu s’ka pasur asnjë investim në rrjetin energjetik. “Rryma është nevojë elementare dhe tashmë jemi të gëzuar për të mirat që po na vijnë. I jemi mirënjohës kompanisë KEDS”, thotë Salihu.

KEDS vazhdon të investojë sipas planit të paraparë zhvillimor në rrjetin distrubitiv  për të gjithë konsumatorët anekënd vendit.

Për 10 vjet të ekzistencës, kompania ka investuar anekënd territorit të vendit mbi 216 milionë euro për përmirësimin e rrjetit distributiv të energjisë elektrike. Këto investime nuk po ndalen as tash kur jemi në vitin e 11-të të operimeve. Këto investime po bëhen me qëllim që konsumatorët të kenë shërbime sa më kualitative dhe të sigurta.

The post KEDS ka zgjidhur problemin  për shumë dekada në një nga fshatrat më të mdha në Kosovë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
120367
Faturat e mistershme: Kush po e paguan rrymën në veri? https://www.gazetastop.com/faturat-e-mistershme-kush-po-e-paguan-rrymen-ne-veri/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=faturat-e-mistershme-kush-po-e-paguan-rrymen-ne-veri Fri, 09 Feb 2024 19:18:08 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=119707 Qytetarë të katër komunave të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës thonë se nuk kanë pranuar fatura të energjisë elektrike për muajin janar, ani pse Qeveria e Kosovës…

The post Faturat e mistershme: Kush po e paguan rrymën në veri? appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Qytetarë të katër komunave të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës thonë se nuk kanë pranuar fatura të energjisë elektrike për muajin janar, ani pse Qeveria e Kosovës tha se në atë zonë, ku rryma nuk paguhet tash e 25 vjet, janë shpërndarë rreth 20 mijë të tilla.

Rafael Ralloviq nga Leposaviqi – rreth 70 kilometra larg Prishtinës – thotë se ka rreth pesë vjet që në shtëpinë e tij e ka të instaluar njehsorin që mat shpenzimin e energjisë elektrike.

“Matësi im i rrymës është relativisht i ri, por se sa funksionon saktësisht, nuk e di”, thotë Ralloviq.

Ai tregon se nuk ka pranuar asnjëherë faturë për shpenzimin e rrymës, por se ka pritur që për janarin e kaluar, të ishte ndryshe, për shkak të paralajmërimeve nga autoritetet e Kosovës se rryma do të faturohet.

“Para një muaji kanë ardhur dhe kanë regjistruar gjendjen e matësve të energjisë elektrike. Tani askush nuk erdhi më. Nuk e di se si është situata”, thotë Ralloviq për Radion Evropa e Lirë.

Në Leposaviq dhe në tri komuna të tjera me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok e Zveçan – banorët nuk e kanë paguar rrymën që nga paslufta, më 1999.

Refuzimi ka ndodhur si pasojë e mosbindjes qytetare, por edhe ndikimit të strukturave të ndryshme atje, që kanë operuar nën dirigjimin e Serbisë.

Ndër vite, shpenzimet e bëra në veri janë paguar nga qytetarët e komunave të tjera të Kosovës, ndërsa nga viti 2017 e këndej nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut i Kosovës (KOSTT) dhe nga subvencionet e Qeverisë së Kosovës.

Për ta zgjidhur këtë çështje, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje në vitin 2013, por ajo nuk u zbatua me vite, derisa dy vendet ranë dakord për një udhërrëfyes për zbatimin e saj në vitin 2022.

Me këtë udhërrëfyes, obligimin për furnizimin dhe faturimin e energjisë elektrike në veri e mori kompania serbe Elektrosever, e cila u pajis me licencë të operimit në Kosovë po atë vit.

Pavarësisht kësaj, gjendja nuk ndryshoi deri më 1 janar të këtij viti, kur KOSTT-i lajmëroi se që nga kjo kohë e këndej “energjia e konsumuar në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, do të paguhet njësoj sikurse në pjesën tjetër të shtetit”.

KOSTT-i tha atëkohë se Elektrosever “ka filluar ta marrë përgjegjësinë për konsumin e energjisë në veri”.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë raportimit në një komision parlamentar më 26 janar, tha se “mbi 20 mijë fatura janë shpërndarë në veri për konsumin e energjisë gjatë muajit janar”.

“Nuk kemi fatura”

Pavarësisht deklaratës së Bislimit, disa qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë në komunat në veri, thonë se nuk kanë pranuar asnjë faturë.

“Nuk e kemi marrë faturën e energjisë elektrike. Flitet për këtë prej muajsh. Ka lloje të ndryshme informacionesh ose keqinformimesh”, thotë Snezhana Ratkoviq nga Leposaviqi.

Ajo thotë se posedon një matës të vjetër të rrymës dhe se ka dëgjuar se “do të vendosen matës të rinj dhe, pastaj, do të fillojë të paguhet energjia elektrike”.

Faturë nuk mori as Nenadi, qytetar nga Mitrovica e Veriut, rreth 30 kilometra larg Leposaviqit.

“Po presim [matës] të rinj, sepse ka fjalë që do të fillojë faturimi i energjisë elektrike. Nuk ka tjetër informacion në media apo në mesin e njerëzve. Askush [nuk ka pranuar faturë], askush në ndërtesën time”, thotë ai.

Të tjerë qytetarë nga Mitrovica e Veriut thonë, po ashtu, se nuk kanë marrë fatura dhe se nuk kanë informacione në lidhje me pagesën eventuale të rrymës.

Në veriun e Kosovës nuk dihet saktë numri i konsumatorëve të energjisë elektrike.

Qeveria e Kosovës dhe KEDS-i, që është kompania përgjegjëse për furnizim me energji elektrike, i thanë Radios Evropa e Lirë se, deri më tani, janë regjistruar rreth 20 mijë konsumatorë në bazë të njehsorëve që ekzistojnë atje.

Megjithatë, në atë zonë ka edhe ndërtesa që nuk kanë të instaluar fare matës të energjisë elektrike, ose kanë matës jofunksionalë.

Sipas Udhërrëfyesit për Zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë të vitit 2022, është e paraparë që KEDS-i ta bëjë vendosjen e njehsorëve të rinj në atë zonë.

Kjo kompani tha se pret nga Elektroseveri që “të përpilojë një plan investiv, bashkë me kostot e kërkuara të mirëmbajtjes, të cilat KEDS-i i dorëzon pastaj në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë për aprovim”.

Klisman Kadiu, nga Zyra e zëvendëskryeministrit Bislimi, tha për Radion Evropa e Lirë se për financimin dhe blerjen e njehsorëve të rinj, ka shprehur interesim Bashkimi Evropian.

BE-ja nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it në lidhje me këtë çështje.

Kush po e paguan aktualisht rrymën në veri?

As Qeveria, as KOSTT-i dhe as Bashkimi Evropian, që ishte ndërmjetësues i Marrëveshjes për Energjinë, nuk iu përgjigjën kësaj pyetje.

Zyra e Rregullatorit për Energjinë (ZRRE) tha se furnizuesi (në këtë rast Elektroseveri) “është i obliguar që t’i faturojë dhe arkëtojë pagesat prej konsumatorëve”.

“Furnizuesi është i detyruar të sigurojë që konsumatorët të jenë të faturuar për energjinë e shpenzuar me llojin e tarifës së dakorduar”, thanë nga ZRRE-ja.

Kjo zyrë, po ashtu, sqaroi se nëse ndonjë nga konsumatorët nuk ka njehsor të energjisë elektrike apo matësi i tij nuk është funksional, atëherë ai do të duhej të nënshkruajë një kontratë për furnizim.

“Dhe, pastaj, KEDS-i duhet t’i instalojë/ndërrojë njehsorët elektrikë, në mënyrë që konsumatorët të kenë matje të shpenzimit të energjisë elektrike”, shpjegoi ZRRE-ja.

Elektroseveri është në pronësi të kompanisë energjetike të Serbisë – EPS (Elektroprivreda Srbije).

Kjo kompani nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it në lidhje me faturimin dhe pagesën e energjisë elektrike në veri të vendit.

Sipas të dhënave zyrtare, nga viti 2010 deri në vitin 2022, për rrymën e shpenzuar në veri janë paguar gjithsej 237 milionë euro (mesatarisht 19 milionë euro në vit).

Kostoja e rrymës është rritur ndjeshëm nga viti 2021, për shkak të rritjes së përgjithshme të çmimeve të energjisë, si pasojë e krizave të ndryshme globale. /REL/

The post Faturat e mistershme: Kush po e paguan rrymën në veri? appeared first on Gazeta Stop.

]]>
119707
KEDS: 100 mijë kontrolle të keqpërdorimeve të rrymës gjatë vitit 2023 https://www.gazetastop.com/keds-100-mije-kontrolle-te-keqperdorimeve-te-rrymes-gjate-vitit-2023/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=keds-100-mije-kontrolle-te-keqperdorimeve-te-rrymes-gjate-vitit-2023 Wed, 17 Jan 2024 13:57:38 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=102437 Luftimi i keqpërdorimit të energjisë elektrike nga KEDS-i vazhdon të mbetet prioritet i rëndësishëm me qëllim të minimizimit të humbjeve në rrjet. Vjedhja e energjisë elektrike nga konsumatorë të papërgjegjshëm,…

The post KEDS: 100 mijë kontrolle të keqpërdorimeve të rrymës gjatë vitit 2023 appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Luftimi i keqpërdorimit të energjisë elektrike nga KEDS-i vazhdon të mbetet prioritet i rëndësishëm me qëllim të minimizimit të humbjeve në rrjet.

Vjedhja e energjisë elektrike nga konsumatorë të papërgjegjshëm, nuk është vetëm një akt i shëmtuar moral, por po afekton edhe ngarkesë të madhe në rrjetin elektroenergjetik. Mbi të gjitha, mbart rreziqe të mëdha për vetë keqpërdoruesin.

Pajisje moderne teknologjike anti-vjedhje, të përcjella me një përkushtim të madh të ekipeve të kontrollit të KEDS-it janë aplikuar dhe po vazhdojnë të aplikohen me të madhe kundër keqpërdorimit të energjisë elektrike.

Përgjatë tërë vitit 2023, në tërë Kosovën, në baza ditore janë angazhuar rreth njëqind punëtorë, të cilët kanë kryer mesatarisht 400 kontrolle në ditë. Për periudhën janar-dhjetor 2023 janë bërë gati 100 mijë kontrolle.

Përmes fushatës së vazhdueshme, “Rryma t’kushton ma lirë”, KEDS ka informuar të gjithë konsumatorët për pasojat që mund t’i ketë kushdo që mëton të keqpërdorë energjinë elektrike.

Kjo nënkupton se konsumimi legal i rrymës kushton më lirë sesa ndëshkimet që pasojnë kur dikush kapet duke e keqpërdor atë. Rryma t’kushton më lirë sesa:

Rikthimi i Humbjeve të shkaktuara ndaj kompanisë-që llogaritet deri në gjashtë muaj për konsumatorët shtëpiakë dhe deri në dymbëdhjetë muaj për konsumatorët; kallëzimi penal në gjykatë, meqë keqpërdorimi i rrymës hyn në kuadër të “vjedhjes së shërbimeve”, e cila sipas nenit 314 të Kodit Penal është e dënueshme deri në tri vjet burg.

KEDS mbetet i përkushtuar që përgjatë këtij viti të bëjë intensifikimin e kontrolleve për keqpërdorime të energjisë elektrike, me qëllim të identifikimit të keqpërdoruesve të saj dhe minimizimit të humbjeve në rrjet.

U bëjmë thirrje të gjithë konsumatorëve tanë që ta konsumojnë energjinë elektrike në mënyrë të ligjshme, sepse kjo është mënyra e vetme dhe e drejtë kur asnjëri nuk ballafaqohet me pasojat që mund t’ua sjellë kur kapen duke e vjedhur atë.

Shfrytëzojmë rastin t’i falënderojmë të gjithë qytetarët që raportuan raste të shumta të dyshimta të keqpërdorimit të energjisë elektrike përmes kanaleve tona të komunikimit dhe i ftojmë sërish të jenë bashkëpunues. Sepse, vetëm kështu mund të kontribuojmë për një shoqëri të ndërgjegjshme.

The post KEDS: 100 mijë kontrolle të keqpërdorimeve të rrymës gjatë vitit 2023 appeared first on Gazeta Stop.

]]>
102437
KESCO: Faturat janë rritur ngase është rritur konsumi si dhe s’ka subvencionim nga Qeveria https://www.gazetastop.com/kesco-faturat-jane-rritur-ngase-eshte-rritur-konsumi-si-dhe-ska-subvencionim-nga-qeveria/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=kesco-faturat-jane-rritur-ngase-eshte-rritur-konsumi-si-dhe-ska-subvencionim-nga-qeveria Tue, 26 Dec 2023 15:47:59 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=101541 Kompania për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, KESCO, është deklaruar pas reagimeve që ka pasur për faturat e lëshuara ditët e fundit. Sipas tyre, vlera është më e lartë…

The post KESCO: Faturat janë rritur ngase është rritur konsumi si dhe s’ka subvencionim nga Qeveria appeared first on Gazeta Stop.

]]>

Kompania për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, KESCO, është deklaruar pas reagimeve që ka pasur për faturat e lëshuara ditët e fundit.

Sipas tyre, vlera është më e lartë me arsyetimin se është rritur edhe konsumi.

“Rritja e vlerës se faturave në ketë muaj dimri është rezultat i rritjes së konsumit të energjisë elektrike, veçanërisht te konsumatorët që e përdorin energjinë elektrike për ngrohje. Konsumimi i energjisë elektrike në vlerë më shumë se 800 kWh në muaj faturohet me tarifë më të lartë, ashtu siç paraqiten në çdo faturë te konsumatorëve”, thuhet në njoftim.

“Efekti tjetër i rritjes së vlerës së faturës është që vitin e kaluar në të njëjtën periudhë, Qeveria e Kosovës ka subvencionuar konsumatorët që kanë kursyer energji elektrike”.

Nga Zyra për Media e KESCO, thonë se disa konsumatorë po marrin fatura më të larta sepse po përdorin masivisht energjinë elektrike për ngrohje.

The post KESCO: Faturat janë rritur ngase është rritur konsumi si dhe s’ka subvencionim nga Qeveria appeared first on Gazeta Stop.

]]>
101541
Bora shkakton telashe me rrymë në një fshat të Dragashit, kërkohet ndërhyrja e KEDS-it https://www.gazetastop.com/bora-shkakton-telashe-me-rryme-ne-nje-fshat-te-dragashit-kerkohet-nderhyrja-e-keds-it/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=bora-shkakton-telashe-me-rryme-ne-nje-fshat-te-dragashit-kerkohet-nderhyrja-e-keds-it Sat, 16 Dec 2023 09:34:19 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=101224 Reshjet e dendura të borës të përcjellura edhe me erë në fshatrat e Komunës së Dragashit, kanë shkaktuar probleme në shtyllat elektrike. Në fshatin Zgatar të kësaj Komune shihet që…

The post Bora shkakton telashe me rrymë në një fshat të Dragashit, kërkohet ndërhyrja e KEDS-it appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Reshjet e dendura të borës të përcjellura edhe me erë në fshatrat e Komunës së Dragashit, kanë shkaktuar probleme në shtyllat elektrike.

Në fshatin Zgatar të kësaj Komune shihet që dy shtylla janë rrëzuar pothuajse plotësisht në tokë.

Kryetari i kësaj Komune, Behgjet Xheladini, ka kërkuar intervenim urgjent nga KEDS-i për t’i ndërruar ato shtylla.

“KEDS-I urgjentisht të bëjë ndërrimin e shtyllave në fshatin Zgatar-Dragash”, ka shkruar Xheladini

The post Bora shkakton telashe me rrymë në një fshat të Dragashit, kërkohet ndërhyrja e KEDS-it appeared first on Gazeta Stop.

]]>
101224
KEDS po dyfishon kapacitetet e rrjetit për qindra biznese të Prishtinës https://www.gazetastop.com/keds-po-dyfishon-kapacitetet-e-rrjetit-per-qindra-biznese-te-prishtines/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=keds-po-dyfishon-kapacitetet-e-rrjetit-per-qindra-biznese-te-prishtines Tue, 12 Dec 2023 14:45:57 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=101095 Qindra biznese të Prishtinës, të alokuara në magjistralen Prishtinë- Ferizaj, nga fillimi i Veternikut, e tutje do të kenë rrjet elektrik komplet të ri të tensionit të mesëm. Kjo, pasi…

The post KEDS po dyfishon kapacitetet e rrjetit për qindra biznese të Prishtinës appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Qindra biznese të Prishtinës, të alokuara në magjistralen Prishtinë- Ferizaj, nga fillimi i Veternikut, e tutje do të kenë rrjet elektrik komplet të ri të tensionit të mesëm. Kjo, pasi në Zonën Industriale të Kryeqytetit ku kanë selitë edhe disa nga bizneset më të mëdha në vend, KEDS po bën investim të fuqishëm, rrjedhimisht po dyfishon kapacitetet e rrjetit të shpërndarjes.

Ky investim gjigand parashihet të ketë impakt direkt në ekonominë e vendit, pasi biznese të shumta të shtrira në atë pjesë do të kenë shërbime dukshëm më kualitative dhe më të sigurta. Për mbarëvajtjen e punimeve aty është përkujdesur edhe Kryeshefi Ekzekutiv i KEDS-it, Alpin Dogan, me ekipin e tij, i cili ka vizituar punimet që po zhvillohen aty. “Ne si kompani gjithmonë kemi qenë në mbështetje të ekonomisë së Kosovës. Ky investim është tregues se ne po bëjmë më të mirën që bizneset të kenë afarizëm sa më të lehtë, sa më të mirë dhe sa më të sigurt”, tha Dogan.

Aty, dalja numër 5 që fillon nga Nënstacioni Prishtina 7 dhe shkon në drejtim të Ferizajt po shndërrohet nga 1o kV në 20 kV, në tërë gjatësinë e saj përshkon mbi 10 kilometra. Bashkë më të po zëvendësohen edhe 12 transformatorë, nga të cilët 4 janë trafostacione komplet të reja. E tërë linja është nëntokësore dhe punimet tashmë janë në fazën përfundimtare.

KEDS që nga fillimi i operimeve në vazhdimësi ka investuar pos mijëra projekteve për konsumatorët shtëpiakë, edhe në përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes në zonat ku janë të alokuara bizneset. Rrjeti i trashëguar ishte në gjendje të rënduar, por tashmë falë investimeve të shumta po merr pamje krejtësisht tjetër. Nga këto investime edhe bizneset frymojnë më lirshëm.

The post KEDS po dyfishon kapacitetet e rrjetit për qindra biznese të Prishtinës appeared first on Gazeta Stop.

]]>
101095
“Dikush të na shpjegojë se çfarë do të thotë kontrata”: Veriu në dilemë se a do ta paguajë rrymën https://www.gazetastop.com/dikush-te-na-shpjegoje-se-cfare-do-te-thote-kontrata-veriu-ne-dileme-se-a-do-ta-paguaje-rrymen/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=dikush-te-na-shpjegoje-se-cfare-do-te-thote-kontrata-veriu-ne-dileme-se-a-do-ta-paguaje-rrymen Tue, 12 Dec 2023 07:02:30 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=101076 Kompania Elektrosever mund ta fillojë punën, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë nga Kompania për Shpërndarje të Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS), që në praktikë do të thotë furnizim…

The post “Dikush të na shpjegojë se çfarë do të thotë kontrata”: Veriu në dilemë se a do ta paguajë rrymën appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Kompania Elektrosever mund ta fillojë punën, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë nga Kompania për Shpërndarje të Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS), që në praktikë do të thotë furnizim me energji elektrike për komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Elektrosever është në pronësi të kompanisë energjetike të Serbisë – EPS (Elektroprivreda Srbije), por në Kosovë është themeluar sipas ligjeve vendore. Ajo buron nga marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për energjinë, e arritur në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Bashkimi Evropian, i cili ndërmjetëson dialogun, më 9 dhjetor njoftoi se Elektroseveri dhe KEDS-i kanë nënshkruar një kontratë komerciale për energjinë.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt zbatimit të Udhërrëfyesit për energjinë dhe drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkroi i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, në rrjetin social X.

Ndërkohë, më 11 dhjetor, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se nënshkrimi i kontratës komerciale ndërmjet KEDS-it dhe Elektroseverit nënkupton një hap drejt normalizimit të furnizimit me energji elektrike në katër komuna në veri, por edhe pagesës së faturave.

Qytetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut nuk i kanë paguar faturat për energjinë e konsumuar që nga viti 1999.

Çfarë do të thotë kontrata e nënshkruar?

Në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, KEDS-i thotë se me nënshkrimin e kësaj kontrate, Elektroseveri mund të fillojë furnizimin me energji elektrike në veri të Kosovës.

“Këtë e mundësojnë kontratat e nënshkruara ndërmjet KEDS-it dhe Elektroseverit, së bashku me rolet dhe përgjegjësitë e rregulluara të secilës palë, në përputhje me legjislacionin parësor dhe atë dytësor që zbatohen në Republikën e Kosovës”, tha zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi.

Ai, po ashtu, shtoi se kontrata komerciale është nënshkruar në bazë të marrëveshjeve të arritura paraprakisht në kuadër të dialogut, dhe se Elektroseveri, “si nënkontraktues i KEDS-it, duhet ta përmbushë obligimin e kontraktimit të shërbimeve të shpërndarjes dhe furnizimit, në bazë të licencës së furnizuesit në veri të Kosovë”.

“Kontrata e nënshkruar me KEDS-in rregullon përdorimin e rrjetit të shpërndarjes sipas kontratës për kyçje, sikurse edhe për furnizuesit tjerë aktivë në Kosovë”, thotë Krasniqi.

Megjithatë, nga kjo kompani nuk janë përgjigjur qartë në pyetjen, se a do të thotë kjo se qytetarët në veri do të fillojnë t’i paguajnë faturat e energjisë elektrike, pas më shumë se dy dekadash.

Përgjigjen për këtë pyetje e ka dhënë zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryenegociatori në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi.

“Tash duhet të ecet tutje edhe me hapat e tjerë të nevojshëm për t’i dhënë fund pas më shumë se 20 vjetësh, ilegalitetit në mospagesë të rrymës”, ka shkruar Bislimi në llogarinë e tij në Facebook.

Çfarë thonë qytetarët?

Mirjana nga Mitrovica e Veriut, komunë e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës, nuk e di se çfarë do të thotë në praktikë nënshkrimi i kontratës komerciale ndërmjet kompanisë serbe Elektrosever dhe KEDS-it të Kosovës.

“Ne jemi të hutuar, së pari unë, se çfarë do të thotë kjo për ne. Me kë e nënshkruajmë kontratën, kur do të [fillojmë] të paguajmë energjinë elektrike? Mendoj se është e rëndësishme që dikush t’i drejtohet publikut, të shpjegojë në mënyrë të thjeshtë se çfarë do të ndodhë me rrymën”, tha Mirjana në një prononcim për Radion Evropa e Lirë.

“Nuk ia kam idenë se çfarë do të jetë”, tha një tjetër banor i Mitrovicës së Veriut, i cili kërkoi që emri dhe mbiemri i tij të mos përmendet publikisht. Sipas tij, “populli është mashtruar” dhe beson se askush nuk e di se çfarë do të thotë për qytetarët e veriut nënshkrimi i kontratës komerciale me KEDS-in.

Ndërkaq, Nenadi theksoi se, “është koha të fillojmë të paguajmë energjinë elektrike”.

“Nëse duam ta shikojmë nga një anë, të mos e paguash energjinë elektrike për një çerek shekulli, nuk ka kështu askund në botë. Në anën tjetër, do të shohim se çfarë ofrojnë ato kontrata, a do të ketë privilegje, a do të fshihen borxhet e vjetra dhe si do të bëhet pagesa”, tha Nenadi për Radion Evropa e Lirë.

Borxhet për energjinë elektrike të konsumuar në veri të Kosovës, nga viti 2017 mbulohen nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë (KOSTT), gjegjësisht nga Qeveria e Kosovës. Deri atëherë, borxhin për veriun e paguanin qytetarët e Kosovës nga komunat tjera në jug të Ibrit, në mënyrë paushall, kështu që faturat e tyre ishin më të larta për 3.5 për qind.

Çfarë thonë nga Serbia?

REL-i i është drejtuar kompanisë publike serbe Elektroprivreda Srbije (EPS), nën pronësinë e së cilës është Elektrosever, me pyetjen se çfarë hapash konkretë parasheh kontrata komerciale me KEDS-in dhe çfarë saktësisht nënkupton në praktikë. Mirëpo, deri në publikimin e këtij artikulli, përgjigja nuk ka ardhur.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha më 10 dhjetor se një nga hapat e ardhshëm është që kompania Elektrosever të nënshkruajë një “kontratë me popullatën”, pra me konsumatorët në veri të Kosovës.

Ai theksoi se “ende po i shikojmë detajet” e marrëveshjes ndërmjet kompanive Elektrosever dhe KEDS-it, por se qëllimi kryesor i Beogradit zyrtar është që “të shmanget çdo mundësi që populli në veri të Kosovës të mbetet pa energji elektrike”.

“Fundja, kjo është gjëja më e rëndësishme për ne”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se marrëveshja ndërmjet Elektroseverit dhe KEDS-it “nuk e paragjykon çështjen e pronës”, por nuk ka specifikuar se për cilën pronë bëhet fjalë, e as çfarë do të thotë konkretisht kjo.

As KEDS-i i Kosovës nuk ka dhënë përgjigje konkrete lidhur me pyetjen për pronën.

Çfarë parashohin marrëveshjet për energjinë?

Kosova dhe Serbia arritën marrëveshjen e parë për energjinë në vitin 2013. Ndër të tjera, ajo parasheh formimin e kompanisë Elektrosever, e cila do të furnizojë konsumatorët me energji elektrike, do të ofrojë shërbime të shpërndarjes, gjegjësisht dhënien dhe mbledhjen e faturave, si dhe mirëmbajtjen dhe lidhjen fizike të konsumatorëve të rinj.

Më pas, në vitin 2015 janë miratuar Konkluzionet për zbatimin e marrëveshjes për energjinë, të cilat parashikojnë hapa konkretë për themelimin e Elektroseverit, sipas ligjeve të Kosovës.

Por, në qershor të vitit 2022, për shkak të vonesës në zbatimin e këtyre marrëveshjeve, me ndërmjetësimin e BE-së, u miratua Udhërrëfyesi për zbatimin e marrëveshjes për energjinë.

Ky udhërrëfyes parashihte, gjithashtu, hapa të qartë në drejtim të zbatimit të marrëveshjes, të cilët është dashur të bëhen brenda 100 ditëve, por që nuk u realizuan brenda atij afati.

Kosova dhe Serbia ia faturonin përgjegjësinë njëra-tjetrës, ndërsa Bashkimi Evropian, më herët, deklaroi se vonesa ishte shkaktuar për “arsye teknike”.

Udhërrëfyesi për zbatimin e marrëveshjes për energjinë parasheh që kompania Elektrosever të marrë licencë për të punuar në Kosovë dhe të nënshkruajë marrëveshje teknike me Kompaninë e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) dhe Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë (KOSTT).

Më pas, Elektroseverit i është dashur të marrë kodet identifikuese për kryerjen e aktiviteteve, ndërkaq që KEDS-i dhe KOSTT-i të kenë qasje në nënstacionin e Vallaçit në veri të Kosovës, si dhe në infrastrukturën tjetër për shpërndarjen e energjisë elektrike.

Po ashtu, në Udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjeve energjetike thuhet se KEDS-i dhe KOSTT-i, në konsultim me Elektroseverin, duhet të dorëzojnë në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) planin investues, kostot e mirëmbajtjes, si dhe humbjet në rrjet, bazuar në analizën e infrastrukturës ekzistuese.

Shumica e pikave nga Udhërrëfyesi për zbatimin e marrëveshjeve për energjinë janë zbatuar.

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve teknike, në tetor të vitit të kaluar, KOSTT-i njoftoi se është i gatshëm të investojë në nënstacionin e Vallaçit.

Ky nënstacion në veri të Kosovës, siguron pjesën më të madhe të energjisë elektrike për qytetarët e veriut të vendit, si dhe furnizon me energji hidrocentralin në liqenin e Ujmanit (Gazivodës).

The post “Dikush të na shpjegojë se çfarë do të thotë kontrata”: Veriu në dilemë se a do ta paguajë rrymën appeared first on Gazeta Stop.

]]>
101076
KEDS dhe KESCO po importojnë rrymë mbi 1 milion euro në ditë https://www.gazetastop.com/keds-dhe-kesco-po-importojne-rryme-mbi-1-milion-euro-ne-dite/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=keds-dhe-kesco-po-importojne-rryme-mbi-1-milion-euro-ne-dite Thu, 07 Dec 2023 12:04:27 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=100854 Gjatë këtyre ditëve, me ftohjen e temperaturave është rritur edhe konsumi i energjisë elektrike. Fatkeqësisht, paralel me këtë ka ndodh edhe reduktimi i prodhimit vendor. Për ta mbuluar këtë gep,…

The post KEDS dhe KESCO po importojnë rrymë mbi 1 milion euro në ditë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Gjatë këtyre ditëve, me ftohjen e temperaturave është rritur edhe konsumi i energjisë elektrike. Fatkeqësisht, paralel me këtë ka ndodh edhe reduktimi i prodhimit vendor.

Për ta mbuluar këtë gep, pra sasinë e munguar në mes të prodhimit dhe kërkesës, KEDS dhe KESCO po detyrohen të blejnë energji elektrike në vlerë mbi 1 milion euro në ditë. Në aspektin sasior të dy kompanitë bashkërisht po importojnë mbi 7500 megavat brenda 24 orëve ose deri në 400 megavat në orë.

Kjo po ndodh pasi kërkesa ka arritur në mbi 1100 megavat në orë, ndërsa prodhimi vendor nuk mund të tejkalojë më tepër se 700 megavat në orë. Pra, po importohet në kohë piku mbi 35 për qind e energjisë elektrike që konsumohet nga konsumatorët.

Prodhimi aktual është më i ulët se bilanci elektroenergjetik që na ishte paraqitur. Lidhur me këtë, ne kemi reaguar, duke kërkuar nga prodhuesi më i madh vendor, KEK-u, që t’i përmbahet planit, sepse çdo devijim nga plani, në këtë rast mbi 120 megavat në orë minus, paraqet barrë të rëndë për dy kompanitë dhe e vë në vështirësi komplet sistemin elektroenergjetik.

Ky minus aktualisht po mbulohet nga KEDS dhe KESCO, pasi të dy kompanitë janë duke e përballuar këtë kërkesë të madhe për energji elektrike, por duhet të ndërmerren masa të menjëhershme nga secila hallkë e sistemit në mënyrë që të zbuten vështirësitë dhe sistemi të funksionojë më lehtë.

Rikthimi i prodhimit të energjisë elektrike në bazë të bilancit vjetor të ofruar më herët për muajin dhjetor, nënkupton më pak import dhe, rrjedhimisht, kosto më të ulët.

Megjithatë, është e qartë se problemi mund të bëhet më serioz nëse palët e interesuara të tregut vazhdojnë të dështojnë të përmbushin planet që kanë paraqitur më parë.

KEDS dhe KESCO kërkojnë edhe nga konsumatorët që ta kursejnë maksimalisht energjinë elektrike dhe aty ku kanë mundësi të mos e përdorin për ngrohje. Përdorimi efiçient i saj nënkupton se do të mundë të kalojmë një dimër më të lehtë dhe më të përballueshëm.

The post KEDS dhe KESCO po importojnë rrymë mbi 1 milion euro në ditë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
100854