Labinot Gruda Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/labinot-gruda/ Ndalo për lajmin e parë! Fri, 19 Jan 2024 02:56:18 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 https://www.gazetastop.com/wp-content/uploads/2020/04/logo-150x150.png Labinot Gruda Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/labinot-gruda/ 32 32 Vjedhja e 2.1 milionë eurove, 21 vjet burgim dhe mbi 41 mijë euro gjobë për dy të akuzuarit https://www.gazetastop.com/vjedhja-e-2-1-milione-eurove-21-vjet-burgim-dhe-mbi-41-mije-euro-gjobe-per-dy-te-akuzuarit/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=vjedhja-e-2-1-milione-eurove-21-vjet-burgim-dhe-mbi-41-mije-euro-gjobe-per-dy-te-akuzuarit Wed, 07 Dec 2022 13:13:48 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=83552 Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Labinot Gruda dhe Kadri Shala, për vjedhjen e 2 milionë e 77 mijë e 995 euro e 90 centë…

The post Vjedhja e 2.1 milionë eurove, 21 vjet burgim dhe mbi 41 mijë euro gjobë për dy të akuzuarit appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Labinot Gruda dhe Kadri Shala, për vjedhjen e 2 milionë e 77 mijë e 995 euro e 90 centë nga Thesari i Shtetit, duke i dënuar me 21 vjet burgim dhe 41 mijë e 500 euro gjobë.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Labinot Gruda shpallet fajtor duke u dënuar me dënim unik prej 8 mijë e 500 euro gjobë dhe 11 vjet burgim efektiv.

Po ashtu, të njëjtit iu shqiptua dënim plotësues, ndalimi i ushtrimit të funksionit në administratë publike për 6 vjet.

Kurse, Kadri Shala shpallet fajtor dhe u dënua me 33 mijë euro gjobë dhe 10 vjet burgim efektiv.

Ndryshe, prokuroria dhe mbrojtja nuk kishin arritur marrëveshje për pranim të fajësisë lidhur me këtë çështje.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 12 tetor 2021, ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër të pandehurve Labinot Gruda dhe Kadri Shala.

Në aktakuzë thuhet se Gruda, ngarkohej për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Hyrja në sistemet kompjuterike”, “Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes” dhe “Shpëlarje e parasë” lidhur me nenin 56 të Ligjit për Parandalimin e shpëlarjes së parasë dhe financimin e terrorizmit, në bashkëkryerje me të pandehurin Shala.

Ndërkaq, thuhet se Shala, akuzohej për veprat penale “Shpëlarje e parasë” lidhur me nenin 56 të Ligjit për Parandalimin e Shpëlarjes se Parasë dhe Financimin e Terrorizmit, në bashkëveprim me të pandehurin Gruda, dhe “Ndihma”, në ndërlidhje me veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. /Betimipërdrejtësi/

The post Vjedhja e 2.1 milionë eurove, 21 vjet burgim dhe mbi 41 mijë euro gjobë për dy të akuzuarit appeared first on Gazeta Stop.

]]>
83552
Labinot Gruda e pranon fajësinë për rastin e 2.1 milionë eurove https://www.gazetastop.com/labinot-gruda-e-pranon-fajesine-per-rastin-e-2-1-milione-eurove/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=labinot-gruda-e-pranon-fajesine-per-rastin-e-2-1-milione-eurove Fri, 11 Feb 2022 09:59:15 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=67449 Njëri prej të pandehurve në rastin e dyshuar të vjedhjes së 2,1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, në tetor të vitit 2020, Labinot Gruda, e ka pranuar fajësinë për të…

The post Labinot Gruda e pranon fajësinë për rastin e 2.1 milionë eurove appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Njëri prej të pandehurve në rastin e dyshuar të vjedhjes së 2,1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, në tetor të vitit 2020, Labinot Gruda, e ka pranuar fajësinë për të gjitha pikat për të cilat akuzohet, në seancën e radhës gjyqësore që po zhvillohet në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Pas pranimit të fajësisë nga ana e tij, avokati i të pandehurit tjetër për këtë rast, Kadri Shala, Floren Latifi, ka kërkuar që seanca të shtyhet.

Latifi ka thënë qe nuk e ka pritur këtë gjendje andaj i duhet më shumë kohë të konsultohet me klientin. 

Ndërkohë, avokati Tahir Rrecaj ka thënë që aktakuza është e ngritur në prova të mjaftueshme dhe se jo vetëm ai por asnjë avokat nuk do të mund ta rrezojë poshtë aktakuzën.

Aktakuza ndaj Labinot Grudës dhe Kadri Shalës, të akuzuar për aferën e vjedhjes së mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit është konfirmuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, në dhjetor të vitit 2021.

Sipas aktakuzës, Kadri Shala, si person përgjegjës i kompanisë “LDA GROUP SHPK” i ka mundësuar Labinot Grudës, zyrtar në Ministrinë e Financave, që paratë nga Thesari i Shtetit në vlerë të 2 milionë e 77 mijë e 995 eurove e 90 centë të transferohen në të njëjtën kompani në mënyrë të kundërligjshme.

Po ashtu, sipas aktakuzës Kadri Shala ka kryer veprën penale të ndihmës e cila është ndërlidhur me veprën tjetër penale atë të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Dy të pandehurit, Labinot Gruda dhe Kadri Shala, sipas aktakuzës, pas marrëveshjes dhe planifikimit paraprak në bashkëkryerje kanë bërë transferimin e parave nga Thesari i Shtetit në kompaninë e personit të autorizuar Kadri Shala “LDA GROUP SHPK”, ndërsa me qëllim të fshehjes së parave të transferuara në mënyrë të kundërligjshme, i ka ndarë rreth 2.1 milionë eurot në llogari të ndryshme bankare të personave fizik nën arsyetimin për blerje, huazim, avans, donacione e kryerje të borxheve.1 milion e 416 mijë e 413 euro e 64 centë Shala dyshohet se i ka transferuar në 26 kompani të ndryshme në Kosovë, ndërsa 440 mijë euro i njëjti person dyshohet se i ka transferuar në llogari bankare në Turqi nën arsyetimin për pagesë të blerjes së makinerisë së betonieres dhe pompës së betonit.

The post Labinot Gruda e pranon fajësinë për rastin e 2.1 milionë eurove appeared first on Gazeta Stop.

]]>
67449