Rozeta Hajdari Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/rozeta-hajdari/ Ndalo për lajmin e parë! Mon, 15 Apr 2024 13:23:10 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 https://www.gazetastop.com/wp-content/uploads/2020/04/logo-150x150.png Rozeta Hajdari Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/rozeta-hajdari/ 32 32 Prokuroria: Rozeta Hajdari u intervistua nën dyshimin për veprën penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ https://www.gazetastop.com/prokuroria-rozeta-hajdari-u-intervistua-nen-dyshimin-per-vepren-penale-keqperdorim-i-pozites-apo-autoritetit-zyrtar/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=prokuroria-rozeta-hajdari-u-intervistua-nen-dyshimin-per-vepren-penale-keqperdorim-i-pozites-apo-autoritetit-zyrtar Mon, 15 Apr 2024 13:23:10 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=122251 Prokuroria Speciale e Kosovës, ka njoftuar se ministrja Rozeta Hajdari është intervistuar sot nën cilësinë e të pandehurës “nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit…

The post Prokuroria: Rozeta Hajdari u intervistua nën dyshimin për veprën penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka njoftuar se ministrja Rozeta Hajdari është intervistuar sot nën cilësinë e të pandehurës “nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ për rezervat shtetërore.

Sipas njoftimit ministrja nuk është deklaruar por është mbrojtur në heshtje.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë Speciale:

Pas interesimit të madh të mediave, Prokuroria Speciale, njofton opinionin publik se, sipas ftesës së kësaj prokurorie, Rozeta Hajdari, Ministre në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, është paraqitur në Prokurorinë Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e të pandehurës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me rezervat shtetërore. Mirëpo, e njëjta sot nuk është deklaruar, dhe siç e parasheh Kodi i Procedurës Penale ka shfrytëzuar të drejtën për tu mbrojtur në heshtje.

The post Prokuroria: Rozeta Hajdari u intervistua nën dyshimin për veprën penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ appeared first on Gazeta Stop.

]]>
122251
Rasti i rezervave shtetërore, Hajdari përfundon deklaratën e saj në Prokurorinë Speciale https://www.gazetastop.com/rasti-i-rezervave-shteterore-hajdari-perfundon-deklaraten-e-saj-ne-prokurorine-speciale/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=rasti-i-rezervave-shteterore-hajdari-perfundon-deklaraten-e-saj-ne-prokurorine-speciale Mon, 15 Apr 2024 11:07:21 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=122244 Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari ka përfunduar deklaratën në Prokurorinë Speciale. Hajdari ka thënë para gazetarëve se nuk është intervistuar sot por ka ardhë që të japë…

The post Rasti i rezervave shtetërore, Hajdari përfundon deklaratën e saj në Prokurorinë Speciale appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari ka përfunduar deklaratën në Prokurorinë Speciale.

Hajdari ka thënë para gazetarëve se nuk është intervistuar sot por ka ardhë që të japë sqarime pranë prokurorisë për Legjislacionin që është në fuqi për rezervat shtetërore.

“Kjo kërkon qartësi në legjislacionin në fuqi që është Ligji për Rezervën Shtetërore, Ligji për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar dhe ligjet tjera, prandaj derisa t’i marrim qartësitë përkatëse, ne do të bëjmë kërkesën dhe të vijmë t’ju japim përgjigjet që kanë nevojë t’i marrin”, u shpreh ajo.

Ndryshe, më herët, me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës kishte arrestuar sot tre persona, nën dyshimet se kanë bërë keqpërdorime sa u përket blerjeve të rezervave shtetërore.

Prokuroria Speciale e Kosovës tha se të arrestuarit dyshohen për veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “dhënie e ndihmës në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) kishte konfirmuar se dy prej të arrestuarve janë zyrtarë të saj.

Përmes një komunikate për media, Prokuroria Speciale – e cila e ka dhënë urdhrin për arrestime, kishte njoftuar se të arrestuarit janë Hafiz Gara, Irfan Lipovica dhe Ridvan Muharremi.

The post Rasti i rezervave shtetërore, Hajdari përfundon deklaratën e saj në Prokurorinë Speciale appeared first on Gazeta Stop.

]]>
122244
Kurti vizitoi MINT-in dhe ARBK-në https://www.gazetastop.com/kurti-vizitoi-mint-in-dhe-arbk-ne/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=kurti-vizitoi-mint-in-dhe-arbk-ne Wed, 31 Jan 2024 17:03:13 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=119323 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe dy zëvendësministrat e këtij dikasteri, Mentor Arifaj dhe Resul Makreshi vizituan…

The post Kurti vizitoi MINT-in dhe ARBK-në appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe dy zëvendësministrat e këtij dikasteri, Mentor Arifaj dhe Resul Makreshi vizituan sot Agjencinë për Regjistrimin të Bizneseve të Kosovës (ARBK), ku u pritën nga zv-drejtorja e kësaj Agjencie, Lebibe Haliti.

Kjo e fundit e njoftoi kryeministrin Kurti për punën e deritanishme, lehtësimin e procedurave përmes digjitalizimit të procesit për kryerje të shërbimeve, planet për të ardhmen dhe sfidat e Agjencisë. Duke e përgëzuar për rezultatet, angazhimin dhe shërbimet e reja të cilat ARBK ka filluar së fundi t’i ofroj, kryeministri Kurti dha mbështetjen e tij për avancimin e mëtejmë të këtij institucioni shumë të rëndësishëm për shtetin dhe bizneset. 

Gjatë bashkëbisedimin u theksua rëndësia e digjitalizimit të sa më shumë shërbimeve të cilat kontribuojnë drejtpërdrejt në ambientin e të bërit biznes, zhvillimin e industrisë dhe rritjen e produktivitetit të bizneseve. Gjithashtu, u diskutua edhe për rolin që ARBK mund të luaj në raport me arsimin dual që tashmë është në vitin e dytë të zbatimit.

ARBK është themeluar në vitin 2002. Prej themelimit të saj deri më sot në ARBK janë regjistruar mbi 106 mijë biznese. Ka të punësuar në staf gjithsej 15 persona, përfshirë këtu edhe nga radhët e komunitetit jo shumicë serb, dhe ka gjithsej 32 qendra komunale duke përfshirë këtu edhe qendrën komunale në Leposaviq që për herë të parë u hap javën që lëmë pas. Javën e kaluar po ashtu Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK) nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Komunën e Mitrovicës Veriore përmes të cilit do të konsolidohet zyra e ARBK-së brenda kësaj komune ku bizneset e reja do të mund të regjistrohen dhe do të ofrohen edhe shërbime tjera për të gjitha bizneset.

Pas vizitës në ARBK, kryeministri Kurti u mirëprit në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, nga ministrja Hajdari dhe stafi i saj dhe i ministrisë. Së bashku diskutuan për planet dhe prioritetet e vitit 2024.

The post Kurti vizitoi MINT-in dhe ARBK-në appeared first on Gazeta Stop.

]]>
119323
Merret vendimi për caktimin e çmimit të derivateve të naftës https://www.gazetastop.com/merret-vendimi-per-caktimin-e-cmimit-te-derivateve-te-naftes/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=merret-vendimi-per-caktimin-e-cmimit-te-derivateve-te-naftes Fri, 24 Nov 2023 17:43:07 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=100280 Ministrja e MINT, Rozeta Hajdari, ka bërë të ditur se ka nënshkruar vendim për caktimin e çmimit dhe masave tjera mbrojtëse të produkteve të naftës. Qëllimi i vendimit sipas ministres…

The post Merret vendimi për caktimin e çmimit të derivateve të naftës appeared first on Gazeta Stop.

]]>

Ministrja e MINT, Rozeta Hajdari, ka bërë të ditur se ka nënshkruar vendim për caktimin e çmimit dhe masave tjera mbrojtëse të produkteve të naftës.

Qëllimi i vendimit sipas ministres është parandalimi i çrregullimit në treg me çmimet e naftës, sidomos gjatë muajit të festave të fundvitit, kur bashkatdhetarët tanë janë të pranishëm në ATDHE, e gjithashtu me qëllim mbrojtjen e konsumatorit, mbrojtjen e konkurrencës, si dhe për të mënjanuar çrregullimet tjera në treg.

Sips vendimit, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy (2) euro centë për litër, dhe marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është dymbëdhjetë (12) euro cen të për litër.

Vendimi sipas ministres hyn në fuqi një (1) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës

Ajo ka thënë se gjatë monitorimit është evidentuar se ka mospërshtatje të çmimve të derivateve në krahasim më uljet e mëdha në tregun botëror.

“Nga monitorimi i rregullt i tregut të produkteve të naftës përmes Inspektoratit Qendror të Tregut/ MINT, me evidencë ditore për çmimet e shitjes me pakicë të produkteve të naftës dhe bazuar në evidencën ditore të pranuar nga Dogana e Kosovës/ MFPT, lidhur me çmimet e furnizimit/importit të produkteve të naftës, është evidentuar mospërshtatje e çmimeve vendore krahasuar me lëvizjet e mëdha me ulje të çmimeve në tregun botëror, çka përbën bazë/shkas për rregullimin e çmimeve dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse në këtë vendim”, ka thënë ajo./teve1.info/

The post Merret vendimi për caktimin e çmimit të derivateve të naftës appeared first on Gazeta Stop.

]]>
100280
Tentohet për herë të gjashtë konstituimi i komisionit hetimor për rezervat shtetërore https://www.gazetastop.com/tentohet-per-here-te-gjashte-konstituimi-i-komisionit-hetimor-per-rezervat-shteterore/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=tentohet-per-here-te-gjashte-konstituimi-i-komisionit-hetimor-per-rezervat-shteterore Thu, 26 Oct 2023 06:04:23 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=98774 Sot do të tentohet për herë të gjashtë konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me…

The post Tentohet për herë të gjashtë konstituimi i komisionit hetimor për rezervat shtetërore appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Sot do të tentohet për herë të gjashtë konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.

Takimi është paraparë të fillojë nga ora 9:30.

The post Tentohet për herë të gjashtë konstituimi i komisionit hetimor për rezervat shtetërore appeared first on Gazeta Stop.

]]>
98774
Rozeta Hajdari dënohet me gjobë 200 euro për aksidentin ku ishte përfshirë një fëmijë https://www.gazetastop.com/rozeta-hajdari-denohet-me-gjobe-200-euro-per-aksidentin-ku-ishte-perfshire-nje-femije/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=rozeta-hajdari-denohet-me-gjobe-200-euro-per-aksidentin-ku-ishte-perfshire-nje-femije Tue, 24 Oct 2023 12:29:09 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=98679 Gjykata Themelore në Prishtinë, ka marrë vendim që t’i shqiptojë dënim me gjobë 200 euro, ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdarit, për aksidentin e trafikut ku ishte përfshirë…

The post Rozeta Hajdari dënohet me gjobë 200 euro për aksidentin ku ishte përfshirë një fëmijë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka marrë vendim që t’i shqiptojë dënim me gjobë 200 euro, ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdarit, për aksidentin e trafikut ku ishte përfshirë një fëmijë.

Sipas njoftimit të gjykatës, ajo detyrohet që gjobën e shqiptuar ta paguajë në afat prej 15 dite, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni i Kundërvajtjes në procedurën kundërvajtëse, ka vendosur lidhur me çështjen kundër të pandehurës R.H, për shkak të aksidentit në komunikacion të kundërvajtjes nga neni 53 paragrafi 1 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor e ndërlidhur me nenin 255 paragrafi 2 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, në bazë të nenit 55 paragrafi 2 dhe nenit 77, 86, 119, 124, 127 të Ligjit për Kundërvajtje, si dhe në bazë të nenit 289 paragrafi 1 pika 1.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Gjykata duke vendosur ne bazë të neneve 3,7,8,9,17 paragrafi 1 pika 1.2,1.5.31 dhe te nenit 35 të Ligjit për Kundërvajtje me nr.05/L-087, të pandehures R.H i shqipton dënim me gjobë në shumën prej dyqind euro (200) €, obligohet e pandehura që gjobën e shqiptuar të paguajë në afat prej 15 dite, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”.

Hajdari detyrohet të paguajë shumë prej 100 euro për mendimin e ekspertit”.

Tutje, në njoftim thuhet se e pandehura R.H obligohet që të paguajë shumën prej njëqind (100) € për mendimin e ekspertit të komunikacionit, po ashtu obligohet të paguajë shumën prej nëntëqind (900)€ për super ekspertizë dhe për ekspertizë mjeko – ligjore të paguajë shumën prej 50 €.

“Nëse e pandehura nuk e kryen pagesën e gjobës në afatin e paraparë me ligj, si dhe shpenzimet e procedurës kundërvajtëse, në të kundërtën ekzekutimi do te bëhet sipas dispozitave të Ligjit të Procedurës Përmbarimore”.

The post Rozeta Hajdari dënohet me gjobë 200 euro për aksidentin ku ishte përfshirë një fëmijë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
98679
Dyshimet për keqpërdorimin e rezervave shtetërore, sot formohet Komisioni Hetimor Parlamentar https://www.gazetastop.com/dyshimet-per-keqperdorimin-e-rezervave-shteterore-sot-formohet-komisioni-hetimor-parlamentar/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=dyshimet-per-keqperdorimin-e-rezervave-shteterore-sot-formohet-komisioni-hetimor-parlamentar Wed, 04 Oct 2023 05:52:48 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=97610 Sot do të konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me dyshimet për keqpërdorimin me rezerva shtetërore. Ky komision do të hetojë procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet…

The post Dyshimet për keqpërdorimin e rezervave shtetërore, sot formohet Komisioni Hetimor Parlamentar appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Sot do të konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me dyshimet për keqpërdorimin me rezerva shtetërore.

Ky komision do të hetojë procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.

Iniciuesi i këtij komisioni, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, gjatë seancës së fundit ka thënë se duhet të zbardhen të gjitha dyshimet për keqpërdorime me rezerva shtetërore nga ana e Ministrisë së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë.

Kujtojmë se në skandalin me furnizimin me rezerva shtetërore dyshohet se janë të përfshirë ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, pronari i “Buke e Zemër”, Ridvan Muharremi dhe disa zyrtarë të tjerë.

Në lidhje me dyshimet për keqpërdorime me rezerva shtetërore, policia pati arrestuar biznesmenin Ridvan Muharremin dhe dy zyrtarë të MINT-it.

The post Dyshimet për keqpërdorimin e rezervave shtetërore, sot formohet Komisioni Hetimor Parlamentar appeared first on Gazeta Stop.

]]>
97610
Deputeti i VV-së për rastin e MINT: Duhet transparencë për çdo cent të qytetarit https://www.gazetastop.com/deputeti-i-vv-se-per-rastin-e-mint-duhet-transparence-per-cdo-cent-te-qytetarit/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=deputeti-i-vv-se-per-rastin-e-mint-duhet-transparence-per-cdo-cent-te-qytetarit Wed, 30 Aug 2023 17:06:24 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=95992 Deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani, ka folur për skandalin e fundit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për blerjen e grurit, sheqerit dhe vajit nga rezervat shtetërore. Në Info…

The post Deputeti i VV-së për rastin e MINT: Duhet transparencë për çdo cent të qytetarit appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani, ka folur për skandalin e fundit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për blerjen e grurit, sheqerit dhe vajit nga rezervat shtetërore.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se çdo cent i cili shpenzohen nga institucionet e vendit duhet të jetë transparent për qytetarët pasi ata janë taksapagues.

“Mirëpo blerjet duhet të jenë transparente mënyrat si blihen çmimet e të gjitha këto për shkak se janë mjete të taksapaguesve dhe duhet të shohin se si shpenzohen. Nuk kemi asnjë të drejtë t’i fshehim mënyrat se si negociohen dhe se si blihen rezervat shtetërore sidomos këto që kanë të bëjnë më ushqimin”.

“Më vjen mirë që drejtësia është duke u marrë me këtë pjesë, mendoj se secili për punën që ka bërë duhet të japë llogari. Ka qenë mënyra e drejtë apo jo, të them të drejtën nuk jam shumë në dijeni për mënyrën si është vepruar dhe kaluar, janë rregulla dhe ligje që nuk mund t’i tejkalojmë asnjë sa do që na pëlqejnë neve”.

“Duhet të dihet dhe të jetë transparent çdo cent i cili shpenzohen nga institucionet publike e cila është taksë që paguhet nga institucionet e vendit, dhe ata kanë të drejtë të dijnë nga shteti i Republikës së Kosovës”, ka thënë Rrahmani.

The post Deputeti i VV-së për rastin e MINT: Duhet transparencë për çdo cent të qytetarit appeared first on Gazeta Stop.

]]>
95992
Afera me rezervat shtetërore: Çka deklaruan të dyshuarit dhe mbrojtja në seancë dëgjimore? https://www.gazetastop.com/afera-me-rezervat-shteterore-cka-deklaruan-te-dyshuarit-dhe-mbrojtja-ne-seance-degjimore/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=afera-me-rezervat-shteterore-cka-deklaruan-te-dyshuarit-dhe-mbrojtja-ne-seance-degjimore Tue, 22 Aug 2023 14:02:21 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=95572 Gjykata Themelore në Prishtinë me aktvendimin e 19 gushtit 2023, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), duke ua caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej…

The post Afera me rezervat shtetërore: Çka deklaruan të dyshuarit dhe mbrojtja në seancë dëgjimore? appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Gjykata Themelore në Prishtinë me aktvendimin e 19 gushtit 2023, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), duke ua caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh (secilit veç e veç), tre të dyshuarve për aferën me rezervat shtetërore, Irfan Lipovica, Hafiz Gara dhe Ridvan Muharremi.

Në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, thuhet se në seancë dëgjimore, të dyshuarit dhe mbrojtësit e tyre, kanë kundërshtuar pretendimet e PSRK-së, në anën tjetër kjo e fundit ka thënë se janë siguruar dhe do të sigurohen edhe prova të tjera, të cilat do t’i vërtetojnë pretendimet e paraqitura në këtë fazë të procedurës.

Mbrojtja e Lipovicës: Prokuroria pretendon se Lipovica si person zyrtar ka bërë kërkesë pranë Qeverisë që çështja e furnizimit me rezerva shtetërore të bëhet me përjashtim të Ligjit për Prokurim Publik

Në vendim, thuhet se në seancë dëgjimore, fillimisht mbrojtësi i të dyshuarit Lipovica, avokati Durim Osmani, ka kundërshtuar në tërësi kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit, me arsyetimin se nuk është provuar me prova të artikuluara dyshimi i bazuar e as ekzistimi i rreziqeve alternative.

Ai tha se Prokuroria pretendon se Lipovica si person zyrtar, ka bërë kërkesë pranë Qeverisë që çështja e furnizimit me rezerva shtetërore të bëhet me përjashtim të Ligjit për Prokurim Publik.

Tutje, thuhet se avokati Osmani theksoi se çështja e përjashtimit të Ligjit për Prokurimin Publik nuk rregullohet me Ligjin për rezervat shtetërore, por me Ligjin Special për Prokurimin Publik, të vitit 2011.

“Nëse analizohet vendimi i Qeverisë i dt.26.02.2022, numër 01/65 që ka të bëj për aprovimin e përjashtimit të Ligjit për Prokurim Publik, në rastin konkret në këto dy rrethana të përgjithshme, pretendimi i akuzës është që kërkesa edhe pse jo e ligjshme në realitet është bërë nga institucionet përkatëse siç është Departamenti për Rezervat Shtetërore pas konsultimit me zyrën ligjore ashtu siç vërtetohet në bazë të vendimit të Qeverisë ku thuhet “aprovohet propozimi për rezerva shtetërore”, që në rastin konkret ka pasur kushte dhe mundësi ligjore për përjashtimin e Ligjit për Prokurim Publik”, citohet të ketë deklaruar avokati Osmani.

Po ashtu, avokati Osmani në seancë dëgjimore ka theksuar se çështja e rezervës shtetërore është çështje për sigurinë kombëtare të vendit.

Gjithashtu, avokati Osmani thuhet se ka deklaruar se Lipovica nuk ka bërë përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë dhe se sipas tij kjo vërtetohet nga vetë provat, pasi që Prokuroria në shkresa sqaron se për përzgjedhjen e operatorëve kanë qenë të përfshirë persona të tretë, e që nuk është asnjë nga të pandehurit në sallë. Ai po ashtu tha se nuk qëndron pretendimi se pagesa e avansit është bërë në kundërshtim me ligjin.

Në fund, avokati Osmani ka theksuar se një javë pas fillimit të luftës në Ukrainë çështja e rezervave shtetërore me vendimin e Qeverisë ka përbërë çështje të interesit publik, të përjashtimit të Ligjit për Prokurim dhe pagesës së avanseve deri në 100%.

Lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale, i dyshuari Lipovica u pajtua me pretendimet e mbrojtësit të tij dhe ka theksuar se në MINT është që 13 vjet dhe që edhe pse ka pasur pozita të rëndësishme dhe ka qenë pjesë e çështjeve shumë të rëndësishme shtetërore, asnjëherë nuk ka bërë shkelje ligjore. Gjithashtu, Lipovica në këtë seancë ka përmendur edhe përgatitjen e tij akademike.

I dyshuari Hafiz Gara thotë se kishte qëllim të rriste rezervat shtetërore dhe jo diçka tjetër

I dyshuari i dytë i Prokurorisë Speciale për aferën e rezervave shtetërore, Hafiz Gara para gjykatës në seancë dëgjimore thuhet se ka deklaruar se ka pasur si qëllim të vetëm rritjen e rezervave shtetërore në mbrojtje të qytetarëve në rast të rrezikut.

Ai tha se ka përvojë mbi 18-vjeçare në institucionet tona, nga të cilat 15 vjet ka udhëhequr si kryeshef ekzekutiv një agjenci të ministrisë dhe se ka pasur vetëm mirënjohje për arritje.

Për të dyshuarin Gara, mbrojtësi i tij, avokati Bekim Kelani thuhet se ka thënë se e kundërshton në tërësi kërkesë e Prokurorisë Speciale për caktim të masës së paraburgimit ndaj Garës, me arsyetimin se nuk ka prova të mjaftueshme për caktimin e kësaj mase.

Gjithashtu, avokati Kelani ka theksuar se për të dyshuarin Gara gjykata duhet të marrë parasysh faktin se është para pensionimit, ka probleme shëndetësore, se është një njeri familjar dhe se asnjëherë nuk ka qenë në konflikt me ligjin.

Avokati Halimi e quajti proces politik rastin e rezervave shtetërore, e trillime pretendimet e Prokurorisë për të mbrojturin e tij

Në fund, kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktim të masës së paraburgimit e ka kundërshtuar edhe mbrojtësi i të dyshuarit Ridvan Muharremi, avokati Mahmut Halimi, i cili sipas vendimit të Gjykatës, ka thënë se si rast i duket tërësisht politik dhe assesi i natyrës materiale dhe juridike. E kjo sipas tij, duke pasur parasysh rrjedhën që ka ndodhur e që e ka shtyrë këtë rast deri këtu, nuk ka asnjë humbje, asnjë keqpërdorim e asnjë vjedhje.

Avokati Halimi theksoi se nga leximi i kërkesës dhe arsyetimi i Prokurorisë, nuk dihet se në çfarë mënyre i ka ndihmuar i mbrojturi i tij dy të dyshuarit e tjerë të kryejnë vepër penale si në kërkesë.

“Në pjesën e dispozitivit që ka të bëj me të pandehurin Ridvan Muharremi qëndrojnë konstatime të cilat lirisht mund të quhen të trilluara sepse ato nuk ekzistojnë dhe kjo lidhet me faktin ku pretendohet se kinse Ridvan Muharremi paska pas më herët marrëdhënie kontraktuese me operatorin ekonomik kompaninë Yafe turizm nga Turqia e që nuk qëndron”, citohet të ketë thënë Halimi.

Sipas avokatit Halimi, i dyshuari Muharremi është afarist i shkëlqyr dhe që gjithmonë i përgjigjet atdheut sa herë që e kërkon nevoja. Ai tha se kontaktin me operatorin ekonomik nga Turqia e ka pasur përmes restorantit të tij “Bukë e Zemër”, pastaj theksoi se nga i mbrojturi i tij është kërkuar që të ndihmojë për rezervat shtetërore, të gjejë tregun e blerjes së mallrave të cilat në atë kohë kanë qenë kritike për shkak të luftës në Ukrainë dhe se në atë kohë ka pasur embargo të të gjitha prodhimeve.

Gjithashtu avokati Halimi, thuhet se përmendi që janë ngarkuar 10 mijë e 6 tonë me produktet e kërkuara për krijimin e rezervave shtetërore dhe se si situatë e tillë mund të vërtetohet përmes dokumentacioneve përkatëse. Sipas Halimit, i mbrojturi i tij nuk ka lidhur kurrfarë kontrate të ndërmjetësimit me ministrinë dhe punën e tij e ka filluar në baza vullnetare, me mjete vetanake.

Ndërkaq, për mungesën e 52.5 tonë të grurit, i dyshuari Muharremi sipas avokatit Halimi nuk ka qenë i përfshirë dhe nuk ka pasur njohuri fare.

Avokati Halimi para gjykatës ka treguar se për shkak të atdhetarizmit që ka Muharremi ndaj vendit operatorit ekonomik i ka thënë se nëse ministria nuk i kryen pagesat do të marrë vetë përsipër që të paguajë borxhin e bërë.

Sipas avokatit Halimi për sigurimin e vajit dhe sheqerit ka ekzistuar pothuajse e njëjta procedurë si me grurin, duke vënë kontakte me kompani nga Polonia, duke i zhvilluar bisedimet dhe duke arritur marrëveshje për dërgimin e vajit dhe sheqerit.

Kurse vetë i dyshuari Muharremi, në vendim thuhet se para gjykatës ka mbështetur në tërësi kundërshtimet e mbrojtësit të tij, duke shtuar se ka ardhur nga Zelanda e Re për të jetuar dhe kontribuuar në Kosovë, bashkë me familjen e tij.

Në anën tjetër, lidhur me deklarimet e avokatit Halimi se ky është një proces politik, prokurori special Valdet Gashi ka thënë se është një deklarim i paqëndrueshëm, i hamendësuar dhe se kontaktet e të dyshuarit Muharremi me dy të dyshuarit tjerë, i ka dëshmuar edhe në këtë seancë.

Kurse, në vendim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të dyshuarve, Gjykata ka theksuar gjetjet e saj, ku për të dyshuarit Lipovica dhe Gara, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar mirë se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës  apo autoritet zyrtar”.

Kurse, për të dyshuarin Muharremi thuhet se ekziston dyshimi i bazuar mirë se në cilësi të personit jozyrtar, ka ndihmuar të pandehurit Lipovica dhe Gara duke iu krijuar kushte, propozuar dhe negociuar kushtet për kontrata për furnizimin me rezerva shtetërore për vitin 2022.

Gjykata ka gjetur po ashtu se të dyshuarit Lipovica dhe Gara për blerjen  e produkteve të rezervës shtetërore, kanë zbatuar procedurat në kundërshtim me ligjin.

Në vendim thuhet se i dyshuari Gara në cilësi të drejtorit për Departamentin e Rezervave Shtetërore i është drejtuar të dyshuarit tjetër Lipovica duke i kërkuar që të futet në rend dite në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës blerja e produkteve për rezerva shtetërore, duke i përjashtuar procedurat e prokurimit.

Tutje, gjykata ka gjetur se i dyshuari Lipovica në cilësi të zëvendës-sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka nënshkruar vendimin për formimin e komisionit për negocimin e kontratave për furnizim me rezerva.

Sipas gjykatës, edhe të dyshuarit Gara dhe Lipovica në vend që vetë komisioni të zhvillojë procedurat për negocimin e kontratave, kanë vepruar ndryshe duke krijuar mundësinë që i dyshuari tjetër Muharremi të zhvillojë këto negociata me operatorët ekonomikë.

Po ashtu, edhe për të dyshuarin Muharremi gjykata ka gjetur se me dashje është përfshirë në veprime inkriminuese me dy të dyshuarit tjerë, duke mundësuar kontraktimin e produkteve për rezervat shtetërore.

Gjykata ka theksuar se Muharremi ka vepruar pa pasur një autorizim paraprak nga organet shtetërore, ka krijuar kështu kontaktet me kompanitë nga Turqia dhe Polonia me qëllim të krijimit të rezervave shtetërore.

Për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të dyshuarve, gjykata ka përmendur edhe faktin se të njëjtit mund të ndërmarrin veprime konkrete me qëllim të ndryshimit apo fshehjes së provave me qëllim të krijimi të ndonjë versioni tjetër të sajuar.

Kurse, për çështjen e ndikimi në dëshmitarë edhe pse Prokuroria sipas gjykatës nuk ka përmendur ndonjë dëshmitar, gjykata ka gjetur se qartazi tre të dyshuarit kanë pasur kontakte me persona të tjerë të cilët mund të sigurohen në ardhmen.

Gjithashtu, gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ka marrë parasysh edhe peshën e veprës penale, ku dëmi i pretenduar vlerësohet të jetë 601 mijë e 940 euro.

Kurse, për pretendimet e Prokurorisë lidhur me arratisjen e të dyshuarve, gjykata nuk ka gjetur ndonjë arsye për të besuar ekzistimin e këtij kushti për caktimin e masës së paraburgimit.

Ndryshe, vendimin për caktimin e masës së paraburgimit, Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka marrë më 19 gusht 2023, duke aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Kurse, ndaj këtij vendimi, mbrojtja e të dyshuarve kanë ushtruar ankesë në Gjykatën e Apelit.

“Betimi për Drejtësi” ka raportuar ekskluzivisht më 19 gusht për dosjen e Prokurorisë ndaj tre të dyshuarve në rastin e dallavereve me rezervat e shtetit, ku thuhet se 52.5 tonë grurë, 200 mijë litra vaj dhe 120 mijë kg sheqer në vlerë mbi 600 mijë euro nuk erdhën në Kosovë.

Ndryshe, Prokuroria Speciale nisi më 18 gusht 2023, në orën 6 të mëngjesit aksionin për bastisjen e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë si dhe shkoi edhe te pronat e biznesmenit Ridvan Muharremi. Pas aksionit, dy zyrtarët e Ministrisë dhe biznesmeni u prangosën nën dyshimin për korrupsion dhe vepra tjera penale.

Ministrja Rozeta Hajdari ka thënë po atë ditë se dy zyrtarët e MINT janë të pafajshëm dhe se nuk kanë bërë kurrfarë shkeljesh ligjore derisa ka akuzuar Policinë se ka marrë kundërligjshëm dokumentet e rezervës shtetërore, duke rrezikuar kështu sigurinë kombëtare.

Mirëpo, Gzim Shala, hulumtues i lartë në  Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), ka shpjeguar se në rastet kur bazuar në kushtet e përcaktuara me Kodin e Procedurës Penale gjykata lëshon urdhër për kontroll të shtëpisë apo personit, nuk është fare relevant fakti nëse provat e sekuestruara përmes të cilave synohet provimi i veprës penale janë ose jo të klasifikuara.

Po ashtu, Kryeministri Albin Kurti kishte publikuar një video-mesazh, me të cilin ka akuzuar sistemin e drejtësisë së po tenton që të rikthejë në pushtet ish-kastën e kalbur politike. Ka thënë se Rozeta Hajdari nuk është shkelëse e ligjit dhe nuk ka korrupsion te rezervat shtetërore.

Gjuhë të njëjtë ka përdorur edhe Ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili ka thënë se sistemi i drejtësisë po synon ta rrëzojë Qeverinë Kurti me spektakle. E akuza për Prokurorinë Speciale hodhën edhe ministra e deputetë tjerë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. /Betimi për Drejtësi/.

The post Afera me rezervat shtetërore: Çka deklaruan të dyshuarit dhe mbrojtja në seancë dëgjimore? appeared first on Gazeta Stop.

]]>
95572
Komercialja obligon MINT-in t’ia kompensojë dëmin mbi 1 milion euro një kompanie https://www.gazetastop.com/komercialja-obligon-mint-in-tia-kompensoje-demin-mbi-1-milion-euro-nje-kompanie/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=komercialja-obligon-mint-in-tia-kompensoje-demin-mbi-1-milion-euro-nje-kompanie Sun, 20 Aug 2023 15:24:32 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=95446 Gjykata Komerciale përmes aktgjykimit ka obliguar Qeverinë e Kosovës, përkatësisht Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), që paditësit KPU “Inspect” Sh.p.k t’ia kompensojë dëmin material në formën e fitimit të…

The post Komercialja obligon MINT-in t’ia kompensojë dëmin mbi 1 milion euro një kompanie appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Gjykata Komerciale përmes aktgjykimit ka obliguar Qeverinë e Kosovës, përkatësisht Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), që paditësit KPU “Inspect” Sh.p.k t’ia kompensojë dëmin material në formën e fitimit të humbur, në vlerë prej 1 milion e 8 mijë e 454 euro e 61 centë, me kamatë ligjore prej 8%, nga data e paraqitjes së padisë e deri në përmbushjen definitive.

Aktgjykimi i Komerciales, është marrë më 2 maj 2023, jashtë seancës, ndërsa shuma që do të kompensohet thuhet se është konstatuar dhe vërtetuar me ekspertizë financiare, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas padisë, e paditura MTI më 30 gusht 2021, në mënyrë të kundërligjshme ka marrë vendim, me të cilin paditësit KPU “Inspect”, i është refuzuar dhënia e autorizimit për inspektimin e karburanteve të naftës.

Komercialja konstaton se vendimi i MTI-së ishte i kundërligjshëm, i përbërë me shkelje të dispozitave procedurale dhe me vërtetim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike.

“Vendimi i të Paditurës me të cilin ishte refuzuar kërkesa me numër protokolli 3104, ishte vendim i kundërligjshëm jo vetëm sa i përket shkeljeve të dispozitave procedurale, por edhe sa i përket vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike ngase Gjykata në arsyetimin e Aktgjykimit të saj e ka vërtetuar se nuk qëndron asnjëri nga pretendimet e të Paditurës se gjoja Palës Paditëse i mungonte çmimorja e shërbimeve dhe garancioni bankar në vlerën prej 20,000.00 €”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Lidhur me këtë rast, mbi bazën e provave të administruara veç e veç dhe të gjitha së bashku, Gjykata Komerciale ka ardhur në përfundim se palës paditëse i është shkaktuar fitim i humbur dhe të njëjtës i takon shpërblimi për fitimin e humbur, andaj konform nenit 173 të Ligjit për marrëdhëniet e detyrimeve ka vendosur që ta aprovojë kërkesëpadinë e palës paditëse.

The post Komercialja obligon MINT-in t’ia kompensojë dëmin mbi 1 milion euro një kompanie appeared first on Gazeta Stop.

]]>
95446