RTK Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/rtk/ Ndalo për lajmin e parë! Fri, 19 Jan 2024 02:55:06 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 https://www.gazetastop.com/wp-content/uploads/2020/04/logo-150x150.png RTK Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/rtk/ 32 32 Inspektorati i Punës e gjobitë RTK-në me 2000 euro për konkursin – gazetar/redaktor në ueb faqe https://www.gazetastop.com/inspektorati-i-punes-e-gjobite-rtk-ne-me-2000-euro/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=inspektorati-i-punes-e-gjobite-rtk-ne-me-2000-euro Wed, 09 Aug 2023 11:26:47 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=94830 Sindikata e Pavarur e Radio Televizionit të Kosovës (SPRTK) ka bërë të ditur se televizioni publik është gjobitur nga Inspektorati i Punës me 2000 euro për shkelje të procedurave në…

The post Inspektorati i Punës e gjobitë RTK-në me 2000 euro për konkursin – gazetar/redaktor në ueb faqe appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Sindikata e Pavarur e Radio Televizionit të Kosovës (SPRTK) ka bërë të ditur se televizioni publik është gjobitur nga Inspektorati i Punës me 2000 euro për shkelje të procedurave në dy konkurse.

Sipas Sindikatës, vendimet janë marrë pas ankesave të dy kandidatëve pjesëmarrës në konkurs.

“Gjobat ndaj RTK-së nuk kanë të ndalur. 2 mijë euro gjobë për paligjshmërinë në konkursin për Gazetar/Redaktor në ueb faqe. Vendimet janë marr pas ankesave të dy kandidatëve pjesëmarrës në konkurs: 01 NR.25-147/2023 dhe 01 Nr.25-148/2023″.

“Në vendimin e Inspektoratit thuhet se RTK obligohet që në afat prej 8 ditësh ta paguaj dënimin e shqiptuar, në të kundërtën do të inicohet procedurë përmbarimore. Vetëm brenda gjashtë muajve Inspektorati i Punës ka gjobitur RTK-në së paku pesë herë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Sindikatës.

The post Inspektorati i Punës e gjobitë RTK-në me 2000 euro për konkursin – gazetar/redaktor në ueb faqe appeared first on Gazeta Stop.

]]>
94830
Kushtetuesja: Shkarkimi i Bordit të RTK-së, në mospërputhje me Kushtetutën https://www.gazetastop.com/kushtetuesja-shkarkimi-i-bordit-te-rtk-se-ne-mosperputhje-me-kushtetuten/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=kushtetuesja-shkarkimi-i-bordit-te-rtk-se-ne-mosperputhje-me-kushtetuten Tue, 01 Aug 2023 17:55:22 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=94430 Gjykata Kushtetuese ka konstatuar të martën se vendimi i Kuvendit të Kosovës më 8 korrik 2021 për ta shkarkuar Bordin e Radio Televizionit të Kosovës nuk është në përputhje me…

The post Kushtetuesja: Shkarkimi i Bordit të RTK-së, në mospërputhje me Kushtetutën appeared first on Gazeta Stop.

]]>

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar të martën se vendimi i Kuvendit të Kosovës më 8 korrik 2021 për ta shkarkuar Bordin e Radio Televizionit të Kosovës nuk është në përputhje me Kushtetutën, por vendimi nuk ka efekt prapaveprues dhe nuk afekton të drejtat e fituara të palëve të treta.

Më 8 korrik 2021, Kuvendi i Kosovës shkarkoi Bordin e RTK-së të përbërë nga Sali Bashota, Agron Gashi, Lirim Geci, Fadil Miftari, Ilir Bytyçi, Bajram Mjeku, Petrit Musolli dhe Albinot Maloku. Shkarkimi u përcoll me kritika të ashpra nga opozita, e cila akuzoi pushtetin se po tenton ta kapë politikisht televizionin publik. Deputetë të opozitës e kishin çuar rastin në Kushtetuese. 

Gjykata, sipas njoftimit, ka vendosur njëzëri që të deklarojë kërkesën nga deputetët për Bordin e RTK-së të pranueshme dhe “të refuzojë kërkesën për masë të përkohshme lidhur me efektet e vendimit të kontestuar”.

“Ndërsa, me pesë vota për dhe dy vota kundër, Gjykata ka vendosur të konstatojë që vendimi [nr.08-V-036] i 8 korrikut 2021 i Kuvendit të Republikës së Kosovës për shkarkimin e të gjithë anëtarëve të Bordit të RTK-së nuk është në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat] dhe paragrafin 9 të nenit 65 [Kompetencat e Kuvendit] të Kushtetutës; dhe konstatimi i lartcekur, përkatësisht Aktgjykimi i Gjykatës, nuk ka efekt prapaveprues dhe nuk afekton të drejtat e fituara të palëve të treta”, thuhet në njoftim.

Opozita ka pretenduar se shkarkimi i Bordit të RTK-së para dy vjetëve është bërë në kundërshtim me kompetencën e Kuvendit të Kosovës, të cilin e ka vërtetuar edhe Kushtetuesja.

Vendimi nuk do të prekë Bordin e ri të RTK-së. Por Bordi i shkarkuar ka të drejtë të ndjekë procedurat përkatëse në gjykatat e rregullta, sipas njoftimit të Kushtetueses.

Vonesën dyvjeçare për të marrë vendim për këtë çështje, Kushtetuesja e ka arsyetuar se deri në dhjetor të vitit 2022, kur ishte dekretuar gjyqtari i radhës, nuk kishte kuorum vendimmarrjeje.

The post Kushtetuesja: Shkarkimi i Bordit të RTK-së, në mospërputhje me Kushtetutën appeared first on Gazeta Stop.

]]>
94430
Gazetares së RTK-së iu thehet xhami i veturës https://www.gazetastop.com/gazetares-se-rtk-se-iu-thehet-xhami-i-vetures/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=gazetares-se-rtk-se-iu-thehet-xhami-i-vetures Tue, 28 Mar 2023 11:29:55 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=89089 Gazetares së RTK-së njëherit shkrimtares, Ilire Zajmi i është thyer xhami i veturës sot në lagjen “Dardania”. Zajmi e ka publikuar vet fotografinë kur shihet dëmi që i bërë automjetit…

The post Gazetares së RTK-së iu thehet xhami i veturës appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Gazetares së RTK-së njëherit shkrimtares, Ilire Zajmi i është thyer xhami i veturës sot në lagjen “Dardania”. Zajmi e ka publikuar vet fotografinë kur shihet dëmi që i bërë automjetit të saj.

“Dikujt i pengoi vetura ime, e ia theu xhamin”, ka shkruar Zajmi.

The post Gazetares së RTK-së iu thehet xhami i veturës appeared first on Gazeta Stop.

]]>
89089
Inspektorati i Punës shqipton 3 mijë euro gjobë për RTK-në https://www.gazetastop.com/inspektorati-i-punes-shqipton-3-mije-euro-gjobe-per-rtk-ne/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=inspektorati-i-punes-shqipton-3-mije-euro-gjobe-per-rtk-ne Tue, 14 Feb 2023 16:58:27 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=86885 Sindikata e Pavarur e RTK-së njoftoi të martën se Inspektorati i Punës e ka dënuar Radiotelevizionin e Kosovës me tre mijë euro gjobë për degradimin e jashtëligjshëm të kryetarit të…

The post Inspektorati i Punës shqipton 3 mijë euro gjobë për RTK-në appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Sindikata e Pavarur e RTK-së njoftoi të martën se Inspektorati i Punës e ka dënuar Radiotelevizionin e Kosovës me tre mijë euro gjobë për degradimin e jashtëligjshëm të kryetarit të Sindikatës, Fadil Hoxha.

Në vendimin e Inspektoratit, RTK obligohet që në afat prej tetë ditësh ta paguajë këtë dënim, në të kundërtën do të iniciohet procedurë përmbarimore.

“SPRTK e mirëpret këtë vendim të Inspektoratit për ndëshkimin e paligjshmërisë, por në anën tjetër është e shqetësuar për dëmin financiar që po i shkaktohet Radiotelevizionit të Kosovës për shkak të veprimeve të papërgjegjshme të Menaxhmentit”, thuhet në komunikatën për media.

Sindikata po ashtu ka kërkuar nga Bordi i RTK-së që ta thërras në përgjegjësi Menaxhmentin, “për dëmin material dhe jomaterial që po ua shkakton të punësuarve të RTK-së si dhe për dëmtimin e buxhetit dhe imazhit të RTK-së”.

“Gjithashtu, Kuvendi i Kosovës me kryesinë dhe komisionet përkatëse që mbikëqyrin Transmetuesin Publik, të reagojnë dhe të kërkojnë që përgjegjësit për veprimet e paligjshme të japin llogari”.

“Pasojat nga veprimet e jashtëligjshme si kjo e degradimit të kryetarit Hoxha, do ta përkeqësojnë edhe më shumë gjendjen financiare të RTK-së e cila edhe ashtu është e rëndë”, përfundon komunikata.

The post Inspektorati i Punës shqipton 3 mijë euro gjobë për RTK-në appeared first on Gazeta Stop.

]]>
86885
AGK: Proces i ri për drejtor të televizionit të RTK-së https://www.gazetastop.com/agk-proces-i-ri-per-drejtor-te-televizionit-te-rtk-se/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=agk-proces-i-ri-per-drejtor-te-televizionit-te-rtk-se Sat, 04 Feb 2023 19:30:22 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=86342 Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) thotë se ka ndjekur me vëmendje të shtuar zhvillimet e fundit rreth transmetuesit publik në vend, RTK. AGK-ja, konsideron se emërimi i Rilind Gërvallës…

The post AGK: Proces i ri për drejtor të televizionit të RTK-së appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) thotë se ka ndjekur me vëmendje të shtuar zhvillimet e fundit rreth transmetuesit publik në vend, RTK.

AGK-ja, konsideron se emërimi i Rilind Gërvallës – mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), për drejtor të kanaleve shqip në RTK, përbën konflikt interesi dhe cenon rëndë pavarësinë e transmetuesit publik. 

“Gërvalla ka demonstruar publikisht mbështetjen për partinë në pushtet dhe e ka promovuar atë aktivisht”, thuhet në reagimin e AGK-së..

“Rekomandimi dhe emërimi i tij është në kundërshtim me praktikën e mirë që është krijuar gjatë përzgjedhjes së bordit të RTK-së, proces ky që ishte lavdëruar ndërkombëtarisht, si transparent dhe profesional”.

“Ne besojmë që një proces i ri rekrutimi, në baza të meritokracisë dhe pa ndërhyje politike është i nevojshëm dhe do të lejonte vazhdimin e depolitizimit të transmetuesit publik, dhe do të krijonte atmosferë ku gazetarët mund të veprojnë të lirë pa presion politik”, thekson AGK..

Ky zhvillim, vlerëson Asociacioni i Gazetarëve, do të ndikojë negativisht në renditjen e Kosovës sa i përket lirisë së medies.

The post AGK: Proces i ri për drejtor të televizionit të RTK-së appeared first on Gazeta Stop.

]]>
86342
Lajmërohet Rilind Gërvalla, kritikon opozitën për ndërhyrje në RTK https://www.gazetastop.com/lajmerohet-rilind-gervalla-kritikon-opoziten-per-nderhyrje-ne-rtk/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=lajmerohet-rilind-gervalla-kritikon-opoziten-per-nderhyrje-ne-rtk Sat, 04 Feb 2023 12:46:09 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=86319 Rilind Gërvalla, ka reaguar për herë të parë pas zgjedhjes drejtor i televizionit publik (RTK).  Përmes një statusi në facebook, Gërvalla ka kritikuar opozitën për ndërhyrje në RTK, duke thënë…

The post Lajmërohet Rilind Gërvalla, kritikon opozitën për ndërhyrje në RTK appeared first on Gazeta Stop.

]]>

Rilind Gërvalla, ka reaguar për herë të parë pas zgjedhjes drejtor i televizionit publik (RTK). 

Përmes një statusi në facebook, Gërvalla ka kritikuar opozitën për ndërhyrje në RTK, duke thënë se mënyra e zgjedhjes së tij drejtor ishte krejtësisht korrekte.

Ai madje, ka shtuar se krerët e opozitë nuk bëjnë mirë të keqpërdorin historinë e tij politike për të hedhë dyshime në integritetin personal e profesion.

“Por krerët e politikës nuk bëjnë mirë me keqpërdorë këtë histori tonën të përbashkët për me hedhë dyshime në integritetin personal dhe në etikën profesionale të gazetarëve. Fakti që unë kam fituar pikët maksimale në proces rigoroz të konkurimit duhet të sigurojë çdokënd për dy gjëra me rëndësi. E para, se unë kam një ankorim të fortë në vlerat etike të profesionit tim: se për mua, gazetaria objektive qëndron mbi të gjitha. Unë thjesht kam bindjen se sot i shërbej më së miri atdheut duke qenë profesionist i paanshëm i gazetarisë. Dhe e dyta, se unë nuk jam i ndikueshëm nga politika ditore”, ka shkruar Gërvalla.

Ai ka folur edhe për deklaratat e subjekteve politike në këtë rast të LDK-së se do ta bojkotojnë tërësisht televizionin publik deri në anulimin e përzgjedhjes së Gërvallës si drejtor të RTK-së.

“Unë dua t’i përkujtoj të gjithë krerët e politikës se ata janë të obliguar ligjërisht që të respektojnë integritetin e RTK-së si institucion publik. Se në këtë respekt ligjor përfshihen edhe proceset interne të validimit profesional, rekrutimit, e punësimit brenda institucionit. E se mësymja e bojkotet përbëjnë ndërhyrje të politikës në një institucion të pavarur. Ju pra po shkelni vetë, që sot, mbi atë dërrasë të kalbur mbi të cilën po spekuloni se ndoshta mund të shkel unë dikur në rolin tim të ri!”, shkruan Gërvalla.

The post Lajmërohet Rilind Gërvalla, kritikon opozitën për ndërhyrje në RTK appeared first on Gazeta Stop.

]]>
86319
Nol Nushi tregon si hyri në RTK https://www.gazetastop.com/nol-nushi-tregon-si-hyri-ne-rtk/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=nol-nushi-tregon-si-hyri-ne-rtk Thu, 02 Feb 2023 07:30:39 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=86183 Aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, me qëllim të një aksioni politik, u fut sonte në hapësirat e Radio Televizionit të Kosovës gjatë transmetimit drejtpërdrejtë të lajmeve qendrore duke e…

The post Nol Nushi tregon si hyri në RTK appeared first on Gazeta Stop.

]]>

Aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, me qëllim të një aksioni politik, u fut sonte në hapësirat e Radio Televizionit të Kosovës gjatë transmetimit drejtpërdrejtë të lajmeve qendrore duke e shpalosur një pankartë në të cilën shkruante “Radio Televizioni i Kurtit”, si shenjë proteste ndaj emërimit në krye të RTK-së të aktivistit të Vetëvendosje, Rilind Gërvalla.

Në një prononcim për Nacionalen, Nushi e quajti të domosdoshëm këtë aksion sepse sipas tij, RTK-ja po rrezikohet nga informimi i drejtë.

“Nuk mendoj se është aksion i ekzagjerum, sepse instalimi i pushtetit që ka ndodhur me emërimin e Rilind Gërvallës në televizon, nuk është as përafërsisht i njëjte me emërimet nëpër borde politike për ndërmarrje të ndryshme publike. Kemi të bëjmë me transmetuesin e vetëm publik shtetëror, ku le të themi një amator i gazetarisë, bëhet drejtor vetëm sepse është njeri i partisë. Kjo e rrezikon shumë informimin e drejtë, dhe na qon në një televizon publik që ka me i shërby veç propagandës së pushtetit”, tha Nushi.

Nushi foli edhe rreth pretendimeve të menaxhmentit të RTK-së të cilët në një reagim thanë se Nushi ka hyrë dhunshëm, ai tha se kjo nuk është e vertëtë, duke ftuar të publikohen edhe pamjet e kamerave gjatë qëndrimit të tij në hapësirat e televizionit publik.

“Nuk e di qysh i bjen me hy dhunshëm dhe fshehurazi, unë kam hy nga dera kryesore ka hyjnë krejt njerëzit, bile i kam përshendetur krejt njerëzit që i kam pa, edhe ka kam hy edhe kam dalur. Kamerat e sigurisë i kanë aty, kisha pasur dëshirë me i publiku edhe me i pa. Nuk ka pasur ndonjë rezistencë, bile u ndiva i mirëpritur”, tha Nushi, duke shtuar se aksionet tjera nga PSD do të vazhdojnë.

“Po kismet, nuk e lojmë pushtetin me instalu kaq kollaj propagandë 

The post Nol Nushi tregon si hyri në RTK appeared first on Gazeta Stop.

]]>
86183
Ilire Zajmi del e para në garën për zv/drejtor të RTK-së, lënda kthehet në rivlerësim https://www.gazetastop.com/ilire-zajmi-del-e-para-ne-garen-per-zv-drejtor-te-rtk-se-lenda-kthehet-ne-rivleresim/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=ilire-zajmi-del-e-para-ne-garen-per-zv-drejtor-te-rtk-se-lenda-kthehet-ne-rivleresim Fri, 06 Jan 2023 15:02:36 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=84976 Gazetarja Ilire Zajmi ka grumbulluar më së shumti vota në garën për zëvendësdrejtorin e ri të Radio Televizionit të Kosovës (RTK). I dyti në konkursin për pozitën numër dy në…

The post Ilire Zajmi del e para në garën për zv/drejtor të RTK-së, lënda kthehet në rivlerësim appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Gazetarja Ilire Zajmi ka grumbulluar më së shumti vota në garën për zëvendësdrejtorin e ri të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

I dyti në konkursin për pozitën numër dy në Transmetuesin Publik është renditur gazetari shqiptar, Adi Krasta.

Komisioni për Përzgjedhjen e zëvendësdrejtorit të RTK-së e ka vlerësuar Zajmin me 82.60 pikë, ndërkaq prapa saj është renditur Krasta me 81.40 pikë, raporton Paparaci.

I treti në këtë vlerësim ka dal Rilind Gërvalla, ndërkaq i katërti Naser Thaqi.

Megjithatë, Komisioni i Ankesave e ka kthyer çështjen në rivlerësim, ka mësuar Paparaci përmes burimeve brenda RTK-së. Kësisoj, kandidatët janë duke u intervistuar sërish.

Më 28 nëntor të vitit të kaluar, Krasta njoftoi publikisht se ishte pajisur me pasaportë të Kosovës. Disa javë më vonë, u hap konkursi për zëvendësdrejtorin e ri të RTK-së, në të cilin konkurroi edhe ai.

The post Ilire Zajmi del e para në garën për zv/drejtor të RTK-së, lënda kthehet në rivlerësim appeared first on Gazeta Stop.

]]>
84976
Shkumbin Ahmetxhekaj zgjedhet drejtor i RTK-së https://www.gazetastop.com/shkumbin-ahmetxhekaj-zgjedhet-drejtor-i-rtk-se/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=shkumbin-ahmetxhekaj-zgjedhet-drejtor-i-rtk-se Mon, 20 Jun 2022 16:32:40 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=74288 Bordi i RTK-së ka zgjedhur Shkumbin Ahmetxhekaj për Drejtor të Përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës për një mandat tre vjeçar. Lajmi u bë i ditur në një komunikatë për…

The post Shkumbin Ahmetxhekaj zgjedhet drejtor i RTK-së appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Bordi i RTK-së ka zgjedhur Shkumbin Ahmetxhekaj për Drejtor të Përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës për një mandat tre vjeçar.

Lajmi u bë i ditur në një komunikatë për media nga Bordi i RTK-së, teksa u tha se për herë të parë në televizionin shtetëror, i gjithë procesi i vlerësimit dhe intervistimit ka qenë tërësisht transparent.

“Në çdo fazë të procesit kanë qenë të ftuar monitoruesit nga shoqëria civile, organizatat ndërkombëtare, por ka pasur edhe qytetar të interesuar që kanë marrë pjesë në monitorim”.

Tutje u tha se pyetjet për kandidatët janë bërë në prani dhe bashkë me monitoruesit rreth gjysmë ore para se të fillojnë intervistat.

Mes tjerash, Bordi shtoi se edhe propozimet e monitoruesve janë marrë parasysh gjatë përpilimit të gjashtë pyetjeve.

“Në procesin e intervistimit, janë paraqitur nëntë kandidatë. Ndërkaq, një kandidate nuk e ka vazhduar garën. Procesi i intervistimit ka qenë i ndarë ne dy pjesë, ku në pjesën e parë kandidatët kanë prezantuar konceptin strategjik për zhvillimin e RTK-së, ndërsa në pjesën e dytë ata janë përgjigjur në gjashtë pyetjet e njëjta”, thuhet në kumtesë.

Ky është rezultati i kandidatëve pas intervistimit:

The post Shkumbin Ahmetxhekaj zgjedhet drejtor i RTK-së appeared first on Gazeta Stop.

]]>
74288
Intervistohen kandidatët për drejtor të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj me më së shumti pikë https://www.gazetastop.com/intervistohen-kandidatet-per-drejtor-te-rtk-se-shkumbin-ahmetxhekaj-me-me-se-shumti-pike/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=intervistohen-kandidatet-per-drejtor-te-rtk-se-shkumbin-ahmetxhekaj-me-me-se-shumti-pike Sat, 19 Mar 2022 19:26:48 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=69613 Komisioni vlerësues dhe përzgjedhës për përzgjedhjen e drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së të shtunën ka intervistuar kandidatët për këtë pozitë. Në intervistë janë paraqitur pesë kandidatë. Ndërsa, tre kandidatë që…

The post Intervistohen kandidatët për drejtor të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj me më së shumti pikë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Komisioni vlerësues dhe përzgjedhës për përzgjedhjen e drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së të shtunën ka intervistuar kandidatët për këtë pozitë.

Në intervistë janë paraqitur pesë kandidatë. Ndërsa, tre kandidatë që kanë qenë në testin me shkrim (Fisnik Durguti, Fadil Hoxha dhe Hysen Hundozi) nuk janë paraqitur në intervistë, njoftohet në një komunikatë të Bordit të RTK-së.

“Ashtu siç ka qenë i gjithë ky proces, edhe procesi i intervistimit ka qenë tërësisht transparent, ku kanë marrë pjesë nëntë monitorues, duke përfshirë shoqërinë civile, Zyrën e Përfaqësuesit të Posaçëm BE-së në Kosovë dhe tri sindikatave të RTK-së”, thuhet në komunikatë, dërguar medieve.

Kandidatët janë përgjigjur në pesë pyetjet e njëjta te përpiluara nga komisioni (një orë para intervistës), ndërkaq secili anëtar i komisionit vlerësimin e ka bërë në mënyrë të pavarur për secilën pyetje. Gjithashtu, në kuadër të transparencës dhe vlerësimit korrekt, anëtarët e komisionit e kanë arsyetuar vlerësimin për secilën pyetje para anëtarëve të tjerë të komisionit dhe monitoruesve.

Ky është rezultati final që ka rezultuar nga testimi me shkrim dhe intervista me gojë: 

Po ashtu, janë publikuar vlerësimet e secilit anëtar të komisionit për secilin kandidat.

The post Intervistohen kandidatët për drejtor të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj me më së shumti pikë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
69613