Samiti i BE-së Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/samiti-i-be-se/ Ndalo për lajmin e parë! Fri, 19 Jan 2024 02:56:23 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 https://www.gazetastop.com/wp-content/uploads/2020/04/logo-150x150.png Samiti i BE-së Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/samiti-i-be-se/ 32 32 Osmani në Tiranë: Do t’u bëjmë thirrje udhëheqësve të BE-së t’i heqin vizat për Kosovën https://www.gazetastop.com/osmani-ne-tirane-do-tu-bejme-thirrje-udheheqesve-te-be-se-ti-heqin-vizat-per-kosoven/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=osmani-ne-tirane-do-tu-bejme-thirrje-udheheqesve-te-be-se-ti-heqin-vizat-per-kosoven Tue, 06 Dec 2022 08:51:35 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=83461 Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në samitin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Në një fjalë rasti para gazetarëve, ajo ka thënë se…

The post Osmani në Tiranë: Do t’u bëjmë thirrje udhëheqësve të BE-së t’i heqin vizat për Kosovën appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në samitin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Në një fjalë rasti para gazetarëve, ajo ka thënë se do t’u bëjë thirrje udhëheqësve të BE-së që ta heqin regjimin e vizave për Kosovën, njofton Klan Kosova.

“Ka pasur një vendim të ambasadorëve të BE-së për të mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën”.

“Ne do tu bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve sot që të votojnë në favor në konkluzionet e 15 dhjetorit në takimet e këshillit”.

The post Osmani në Tiranë: Do t’u bëjmë thirrje udhëheqësve të BE-së t’i heqin vizat për Kosovën appeared first on Gazeta Stop.

]]>
83461
Sot samiti i BE-së në Tiranë https://www.gazetastop.com/sot-samiti-i-be-se-ne-tirane/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=sot-samiti-i-be-se-ne-tirane Tue, 06 Dec 2022 07:01:37 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=83450 Për herë të parë, krerët e Unionit Europian do të lenë Brukselin, për të zhvilluar të parin samit të Këshillit Europian në Ballkanin Perëndimor. Në Tiranë, gjatë të hënës dhe…

The post Sot samiti i BE-së në Tiranë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Për herë të parë, krerët e Unionit Europian do të lenë Brukselin, për të zhvilluar të parin samit të Këshillit Europian në Ballkanin Perëndimor.

Në Tiranë, gjatë të hënës dhe mëngjesin e të martës së 6 dhjetorit do të mbërrijnë plot 44 delegacione, ku veç liderëve të Bashkimit Europian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, do ketë dhe përfaqësues të organizmave ndërkombëtare, politikë dhe financiarë, mes të cilave dhe Banka Botërore.

Samiti, më shumë sesa për produktin e tij final, është i rëndësishëm për mesazhin që jep për Shqipërinë. Me zhvillimin e tij në Tiranë, krerët e BE e konfirmojnë zyrtarisht vëmendjen strategjike për këtë pjesë të Ballkanit ku ndodhen gjashtë shtete me një histori të vështirë.

E kjo vëmendje strategjike konfirmohet dhe në draftin e dokumentit final, që do të miratohet të martën nga 27 liderët e BE dhe 6 liderët e Ballkanit Perëndimor.

“BE-ja rikonfirmon angazhimin e saj të plotë dhe të qartë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian perspektiva e Ballkanit Perëndimor dhe bën thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit, bazuar në reforma të besueshme nga Partnerët dhe parimin e bazuar ne meritat, që është në interesin tonë të përbashkët”.

Diskutimi mbi pasojat në Europë të ndërhyrjes ruse në Ukrainë është një nga çështjet që do të marrë vëmendjen e liderëve. Në deklaratën finale, përveçse do të përshëndeten vendet që iu bashkuan BE në sanksionet ndaj Rusisë, do u kërkohet atyre vendeve në Ballkanin Perëndimor që s’e kanë bërë ende, ta ndërmarrin këtë hap.

“Ne përgëzojmë ata partnerë të Ballkanit Perëndimor që janë tashmë duke demonstruar angazhimin e tyre strategjik në këtë drejtim dhe inkurajoni ata që nuk e kanë bërë, këtë të ndjekin këtë shembull”.

Po ashtu, çështja delikate e emigracionit dhe shtimit të shifrave të emigrantëve të paligjshëm që shkojnë nga Ballkani Perëndimor drejt vende të BE është po ashtu pjesë e axhendës së diskutimeve. Liderët e BE do të shkëmbejnë mendimet e tyre për trajtimin e përbashkët të menaxhimit të emigracionit, përfshin harmonizimin e politikës së vizave të BE-së dhe bashkëpunimin në sistemet e kthimit të emigrantëve të paligjshëm në vendet e origjinës.

“Për këtë qëllim, BE-ja ka rriti ndjeshëm mbështetjen financiare për rajonin me mbi 170 milionë euro asistencë dypalëshe dhe rajonale e ofruar tashmë në kuadër të IPA III”.

Pas suksesit që pati në rajon, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal ka arritur të bindë operatorët e kompanive telefonike, që dhe në hapësirën e BE dhe atë të Ballkanit Perëndimor, duke nisur nga 2023 të ulen tarifat për Roaming dhe gradualisht të shkohet drejt heqjen së tij përfundimtare. Marrëveshja pritet të nënshkruhet në nisje të Samitit të Tiranës./TVKLAN/

The post Sot samiti i BE-së në Tiranë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
83450