Sulmi Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/sulmi/ Ndalo për lajmin e parë! Sat, 23 Mar 2024 10:32:14 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 https://www.gazetastop.com/wp-content/uploads/2020/04/logo-150x150.png Sulmi Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/sulmi/ 32 32 Të paktën 93 të vrarë në sulmin në Moskë, arrestohen 11 të dyshuar https://www.gazetastop.com/te-pakten-93-te-vrare-ne-sulmin-ne-moske-arrestohen-11-te-dyshuar/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=te-pakten-93-te-vrare-ne-sulmin-ne-moske-arrestohen-11-te-dyshuar Sat, 23 Mar 2024 10:32:13 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=121458 Rusia ka arrestuar 11 persona duke përfshirë katër sulmues të armatosur në lidhje me të shtënat me armë zjarri që vranë 93 persona në një sallë koncertesh pranë Moskës, tha…

The post Të paktën 93 të vrarë në sulmin në Moskë, arrestohen 11 të dyshuar appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Rusia ka arrestuar 11 persona duke përfshirë katër sulmues të armatosur në lidhje me të shtënat me armë zjarri që vranë 93 persona në një sallë koncertesh pranë Moskës, tha Kremlini të shtunën, raporton Reuters.

Komiteti Hetues i Rusisë tha se numri i të vdekurve ka shkuar në 93 nga sulmi në të cilin persona të armatosur të veshur me kamuflazh hapën zjarr me armë automatike ndaj pjesëmarrësve të koncertit pranë kryeqytetit të premten.

Reuters dhe agjenci të tjera lajmesh thanë se grupi militant, Shteti Islamik (IS), ka marrë përgjegjësinë për sulmin në disa kanale në Telegram, të lidhura me të.

Sipas deklaratës së IS-it, sulmuesit “janë tërhequr në bazat e tyre”.

Sulmi ishte më vdekjeprurësi në Rusi që nga rrethimi i shkollës në Beslan, në vitin 2004.

The post Të paktën 93 të vrarë në sulmin në Moskë, arrestohen 11 të dyshuar appeared first on Gazeta Stop.

]]>
121458
Nga sulmi në Moskë mbi 60 të vdekur https://www.gazetastop.com/nga-sulmi-ne-moske-mbi-60-te-vdekur/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=nga-sulmi-ne-moske-mbi-60-te-vdekur Sat, 23 Mar 2024 08:04:41 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=121448 Komiteti Hetues i Rusisë ka thënë se numri i viktimave të vrarë në sulmin në Moskë tani është më shumë se 60, me mbi 100 të tjerë të plagosur. Agjencia…

The post Nga sulmi në Moskë mbi 60 të vdekur appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Komiteti Hetues i Rusisë ka thënë se numri i viktimave të vrarë në sulmin në Moskë tani është më shumë se 60, me mbi 100 të tjerë të plagosur.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA citoi një zëdhënës të Komitetit Hetues të thoshte se ishte shumë herët për të thënë ndonjë gjë për fatin e sulmuesve.

Ndërkohë, presidenti Vladimir Putin u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS, duke cituar zëvendëskryeministren Tatiana Golikova, shkruan Sky News.

The post Nga sulmi në Moskë mbi 60 të vdekur appeared first on Gazeta Stop.

]]>
121448
INTERPOL-i me urdhër-arrest ndërkombëtar për terroristët sulmit në Banjskë https://www.gazetastop.com/interpol-i-me-urdher-arrest-nderkombetar-per-terroristet-sulmit-ne-banjske/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=interpol-i-me-urdher-arrest-nderkombetar-per-terroristet-sulmit-ne-banjske Fri, 16 Feb 2024 20:47:05 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=120017 Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se selia qendrore e INTERPOL-it e ka njoftuar se janë futur në sistemin e urdhër arrestit ndërkombëtar të gjithë…

The post INTERPOL-i me urdhër-arrest ndërkombëtar për terroristët sulmit në Banjskë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se selia qendrore e INTERPOL-it e ka njoftuar se janë futur në sistemin e urdhër arrestit ndërkombëtar të gjithë personat e dyshuar që realizuan sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Sveçla tha se ky është një hap i rëndësishëm dhe si i tillë ka efektin e plotë atëherë kur Serbia e cila sipas tij është duke strehuar dhe akomoduar terroristët, i dorëzon tek autoritet e Kosovës për t’u përgjigjur para drejtësisë.

“Llogaridhënia për organizimin dhe realizimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë Rreshter Afrim Bunjaku është e domosdoshme. Ndëshkimi për urdhërdhënësit, organizatorët dhe ekzekutuesit e këtij sulmi duhet të ndodhë sa më parë, si garancë e mos përsëritjes së akteve të ngjashme terroriste”, shkroi Sveçla.

Më 6 dhjetor të vitit të kaluar, INTERPOL-i pati lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar për terroristin Milan Radoiçiq, i cili pati deklaruar se e kishte udhëhequr sulmin terrorist të 24 shtatorit.

The post INTERPOL-i me urdhër-arrest ndërkombëtar për terroristët sulmit në Banjskë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
120017
Konjufca takohet me Kearns, flasin për sulmin në Banjskë https://www.gazetastop.com/konjufca-takohet-me-kearns-flasin-per-sulmin-ne-banjske/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=konjufca-takohet-me-kearns-flasin-per-sulmin-ne-banjske Sat, 21 Oct 2023 10:17:32 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=98531 Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka takuar deputeten dhe kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns. Gjatë takimit, Konjufca tha se ritheksoi…

The post Konjufca takohet me Kearns, flasin për sulmin në Banjskë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka takuar deputeten dhe kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns.

Gjatë takimit, Konjufca tha se ritheksoi se prania e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe rajon është e nje peshe të pazëvendësueshme për sigurinë, stabilitetin dhe përbën garanci ekuilibruese në dinamikat e aktualitetit të brishtë.

“Raportet mes dy vendeve tona janë shembullore dhe ne u pajtuam se forcimi i këtij bashkëpunimi në çdo fushë mbetet prioritet, ndërsa angazhimi ynë për këtë vazhdon të jetë i palëkundur”.

“Me znj. Alicia Kearns biseduam edhe për ngjarjet e fundit të Banjskës, ku mora konfirmimin se mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën do të vijojë të jetë e fuqishme”, tha Konjufca.

Më tej, ai tha se aktet e agresionit nga Serbia përmes grupeve terroriste s’janë kërcënim vetëm për Kosovën, por vënë në pikëpyetje stabilitetin e të gjithë rajonit.

“Qëndrimi i prerë sot në emër të vlerave të demokracisë është sigurimi i paqes dhe përparimit të nesërm”, tha ai.

The post Konjufca takohet me Kearns, flasin për sulmin në Banjskë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
98531
Sulmuesi i policisë po trajtohet në QKUK, pritet ndërhyrja kirurgjike https://www.gazetastop.com/sulmuesi-i-policise-po-trajtohet-ne-qkuk-pritet-nderhyrja-kirurgjike/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=sulmuesi-i-policise-po-trajtohet-ne-qkuk-pritet-nderhyrja-kirurgjike Sun, 24 Sep 2023 18:43:48 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=97159 Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Naser Syla, ka deklaruar se një nga personat që mori pjesë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës, po trajtohet…

The post Sulmuesi i policisë po trajtohet në QKUK, pritet ndërhyrja kirurgjike appeared first on Gazeta Stop.

]]>

Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Naser Syla, ka deklaruar se një nga personat që mori pjesë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës, po trajtohet në këtë klinikë dhe pritet të futet në sallën e operacionit.

Ai ka thënë para mediave të enjten se aktualisht ai është i vetmi person i dërguar në QKUK për trajtim, derisa ka shtuar se pas ndërhyrjes kirurgjike do të vendoset se ku do të transferohet.

“Po pritet të futet në sallë. Pas trajtimit do të vazhdojë në njërën prej klinikave. Për momentin s’kemi asnjë informacion tjetër, ky është i vetmi që është sjell…Ndërhyrje kirurgjike do të ketë e pastaj do të vendoset”, ka shtuar ai.

I lënduari mori pjesë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës që nga orët e para të së dielës në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Ai është transferuar nga Spitali i Mitrovicës në atë të Prishtinës.

The post Sulmuesi i policisë po trajtohet në QKUK, pritet ndërhyrja kirurgjike appeared first on Gazeta Stop.

]]>
97159
Katër sulmues serbë që u kapën nga policia dërgohen në stacionin në Mitrovicë të jugut  https://www.gazetastop.com/kater-sulmues-serbe-qe-u-kapen-nga-policia-dergohen-ne-stacionin-ne-mitrovice-te-jugut/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=kater-sulmues-serbe-qe-u-kapen-nga-policia-dergohen-ne-stacionin-ne-mitrovice-te-jugut Sun, 24 Sep 2023 15:24:12 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=97143 Katër sulmues serb të kapur nga policia e Kosovës janë dërguar në stacionin policor në Mitrovicë të Jugut. Kështu kanë të ditur burime të Klan Kosovës nga stacioni policor në…

The post Katër sulmues serbë që u kapën nga policia dërgohen në stacionin në Mitrovicë të jugut  appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Katër sulmues serb të kapur nga policia e Kosovës janë dërguar në stacionin policor në Mitrovicë të Jugut.

Kështu kanë të ditur burime të Klan Kosovës nga stacioni policor në Mitrovicë të Jugut.

Ndërkaq policia ka bërë të ditur se janë vrarë tre sulmues, një sulmues është arrestuar dhe jan ë arrestuar edhe katër personave të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim të radiolidhjeve.

“Informacionet zyrtare të deritanishme konfirmojnë vrasjen e tre sulmuesve, arrestimin e një sulmuesi, arrestimin e katër personave të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim të radiolidhjeve, si dhe identifikimin e një sasie të konsiderueshme të armëve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme”.

“Policia e Kosovës vazhdon t’iu bëjë thirrje grupeve kriminale që të dorëzohen para organeve të drejtësisë dhe njëkohësisht fton qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit, në interes të qetësimit të situatës dhe sigurisë së përgjithshme”, thuhet në komunikatën e policisë.

The post Katër sulmues serbë që u kapën nga policia dërgohen në stacionin në Mitrovicë të jugut  appeared first on Gazeta Stop.

]]>
97143
Kurti thirrje Serbisë: Ndalni menjëherë nxitjet për dhunë para se të ketë humbje jete https://www.gazetastop.com/kurti-thirrje-serbise-ndalni-menjehere-nxitjet-per-dhune-para-se-te-kete-humbje-jete/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=kurti-thirrje-serbise-ndalni-menjehere-nxitjet-per-dhune-para-se-te-kete-humbje-jete Tue, 27 Jun 2023 09:41:18 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=93003 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Serbisë “që menjëherë t’i ndalë nxitjet për dhunë para se të ketë humbje jete”. Kjo thirrje e Kurtit ka ardhur pasi…

The post Kurti thirrje Serbisë: Ndalni menjëherë nxitjet për dhunë para se të ketë humbje jete appeared first on Gazeta Stop.

]]>

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Serbisë “që menjëherë t’i ndalë nxitjet për dhunë para se të ketë humbje jete”.

Kjo thirrje e Kurtit ka ardhur pasi të hënën është sulmuar me granta dore objekti i Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Ai në Twitter ka shkruar se asnjë person nuk është lënduar, por sipas tij, do të mund të kishte lëndime.

“Mbrëmë ndërtesa e komunës së Mitrovicës së Veriut është sulmuar me 2 granata dore, duke shkaktuar dëme në veturat që ndodheshin afër. Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua, por mund të kishte ndodhur lehtësisht. I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndalë nxitjet për dhunë para se të ketë humbje jete”, ka shkruar ai.

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë shkaktuar disa dëme materiale në dy vetura zyrtare ndërkohë që ka njoftuar se ka iniciuar rast.

Ministria e Punëve të Brendshme, sulmin e ka quajtur terrorist, duke deklaruar se përgjegjësit do të vihen para drejtësisë.

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka thënë se sulmi i mbrëmshëm me granatë dore M75 në objektin e komunës është padyshim sulm i organizuar terrorist.

The post Kurti thirrje Serbisë: Ndalni menjëherë nxitjet për dhunë para se të ketë humbje jete appeared first on Gazeta Stop.

]]>
93003
MPB pas sulmit në veri: Tentativë e Serbisë për ta eskaluar situatën https://www.gazetastop.com/mpb-pas-sulmit-ne-veri-tentative-e-serbise-per-ta-eskaluar-situaten/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=mpb-pas-sulmit-ne-veri-tentative-e-serbise-per-ta-eskaluar-situaten Tue, 27 Jun 2023 08:49:47 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=93001 Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar pas sulmit me granatë dore në oborrin e komunës së Mitrovicës së Veriut, duke thënë se “vazhdojnë sulmet terroriste ndaj institucioneve”. MPB-ja bëri…

The post MPB pas sulmit në veri: Tentativë e Serbisë për ta eskaluar situatën appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar pas sulmit me granatë dore në oborrin e komunës së Mitrovicës së Veriut, duke thënë se “vazhdojnë sulmet terroriste ndaj institucioneve”.

MPB-ja bëri të ditur se sipas ekspertizës dyshohet se objekti i komunës së Mitrovicës së Veriut u sulmua me granatë dore e llojit M75.

“Nga ky akt kriminal, janë dëmtuar dhe dy vetura zyrtare që gjendeshin pranë objektit. Policia e Kosovës ka marrë masat e menjëhershme në investigimin e rastit dhe identifikimin e autorëve”.

“Sulmet e vazhdueshme terroriste ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, duhet të përballen me reagim të ashpër nga të gjithë”, thuhet në reagim.

Tutje, ministria tha se këto janë tentativa të njëpasnjëshme nga e Serbisë për të eskaluar situatën në veri të vendit.

The post MPB pas sulmit në veri: Tentativë e Serbisë për ta eskaluar situatën appeared first on Gazeta Stop.

]]>
93001
Arrestohet edhe një person për sulmin ndaj gazetarëve më 16 qershor në veri https://www.gazetastop.com/arrestohet-edhe-nje-person-per-sulmin-ndaj-gazetareve-me-16-qershor-ne-veri/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=arrestohet-edhe-nje-person-per-sulmin-ndaj-gazetareve-me-16-qershor-ne-veri Mon, 19 Jun 2023 06:57:32 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=92675 Policia e Kosovës sot në orët e hershme të mëngjesit e ka arrestuar edhe një serb tjetër, U.V. si të dyshuar për sulmet ndaj gazetarëve më 16 qershor në Leposaviq.…

The post Arrestohet edhe një person për sulmin ndaj gazetarëve më 16 qershor në veri appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Policia e Kosovës sot në orët e hershme të mëngjesit e ka arrestuar edhe një serb tjetër, U.V. si të dyshuar për sulmet ndaj gazetarëve më 16 qershor në Leposaviq.

“Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer si rezultat i hetimeve intensive dhe i sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj mediave/gazetarëve me datë 16 qershor 2023. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Tutje, theksohet se angazhimi dhe përkushtimi i Policisë së Kosovës, do të vazhdojë për ruajtje të rendit dhe sigurisë publike, për sundim të ligjit dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar që bien në kundërshtim me rendin dhe ligjin.

Ky është i arrestuari i tretë për sulmet ndaj gazetarëve që janë bërë në veri të vendit.

The post Arrestohet edhe një person për sulmin ndaj gazetarëve më 16 qershor në veri appeared first on Gazeta Stop.

]]>
92675
Sulmohet me shok-bomba stacioni policor në Mitrovicën e Veriut https://www.gazetastop.com/sulmohet-me-shok-bomba-stacioni-policor-ne-mitrovicen-e-veriut/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=sulmohet-me-shok-bomba-stacioni-policor-ne-mitrovicen-e-veriut Sat, 17 Jun 2023 08:42:41 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=92632 Dy shok-bomba janë gjuajtur në orët e vona të së premtes në stacionin policor të Mitrovicës së Veriut, ka konfirmuar Policia e Kosovës. Sipas Policisë, megjithatë, situata është e qetë,…

The post Sulmohet me shok-bomba stacioni policor në Mitrovicën e Veriut appeared first on Gazeta Stop.

]]>

Dy shok-bomba janë gjuajtur në orët e vona të së premtes në stacionin policor të Mitrovicës së Veriut, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, megjithatë, situata është e qetë, derisa kanë konfirmuar se në Leposaviq janë një numër i vogël protestuesish.

“Dy shok-bomba janë gjuajtur mbrëmë në stacionin policor në Mitrovicë të Veriut. Situata për momentin është stabile, ndërsa në Leposaviq janë një numër i vogël protestuesve”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Veton Elshani.

Sulme me shok-bomba e gurë ka pasur ditëve të fundit nëpër stacionet policore të komunave veriore. 

Tensionet në veri kanë nisur që nga 26 maji, kur kryetarët shqiptarë ia mësyn objekteve komunale të katërt komunave veriore.

Gjatë këtyre ditëve ka pasur tensione të shumta. Janë lënduar pjesëtarë të KFOR-it, të Policisë së Kosovës e ekipe të mediave.

Ndërkombëtarët e kanë fajësuar Qeverinë e Kosovës për këto veprime, ndërsa kanë bërë thirrje që kryeministri Albin Kurti të ndërmerr hapa për shtensionim të situatës.

The post Sulmohet me shok-bomba stacioni policor në Mitrovicën e Veriut appeared first on Gazeta Stop.

]]>
92632