Takimi i Ohrit Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/takimi-i-ohrit/ Ndalo për lajmin e parë! Fri, 19 Jan 2024 02:52:24 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 https://www.gazetastop.com/wp-content/uploads/2020/04/logo-150x150.png Takimi i Ohrit Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/takimi-i-ohrit/ 32 32 Kurti raporton sot në kuvend për takimin e Ohrit https://www.gazetastop.com/kurti-raporton-sot-ne-kuvend-per-takimin-e-ohrit/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=kurti-raporton-sot-ne-kuvend-per-takimin-e-ohrit Thu, 23 Mar 2023 06:41:40 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=88781 Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do të raportojë në Kuvendin e Kosovës rreth takimit të Ohrit, në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. Seanca nis në ora 10:00. Në rend dite parashihet…

The post Kurti raporton sot në kuvend për takimin e Ohrit appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do të raportojë në Kuvendin e Kosovës rreth takimit të Ohrit, në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Seanca nis në ora 10:00.

Në rend dite parashihet të jenë edhe 15 pika të tjera.

The post Kurti raporton sot në kuvend për takimin e Ohrit appeared first on Gazeta Stop.

]]>
88781
Osmani: Serbia të penalizohet për shkeljen e Marrëveshjes së Ohrit https://www.gazetastop.com/osmani-serbia-te-penalizohet-per-shkeljen-e-marreveshjes-se-ohrit/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=osmani-serbia-te-penalizohet-per-shkeljen-e-marreveshjes-se-ohrit Wed, 22 Mar 2023 13:57:50 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=88756 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pa kaluar 24 orë nga pajtimi për Aneksin e zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë, Beogradi deklaroi se nuk do…

The post Osmani: Serbia të penalizohet për shkeljen e Marrëveshjes së Ohrit appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pa kaluar 24 orë nga pajtimi për Aneksin e zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë, Beogradi deklaroi se nuk do ta zbatojë atë.

Osmani, gjatë një prononcimi për media në Prishtimë më 22 mars, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta drejtojnë “presionin mbi Serbinë” që të respektojë obligimet që ka marrë nga Marrëveshja Bazë e arritur në Bruksel më 27 shkurt, dhe nga Aneksi, për të cilën palët u dakorduan në Ohër më 18 mars.

“Mendoj që të gjitha përpjekjet, i gjithë presioni, angazhimi i komunitetit ndërkombëtar duhet të jetë pikërisht te [presidenti i Serbisë, Aleksandar] Vuçiqi që ato për të cilat ai është dakorduar, që në esencë përbëjnë njohje de facto të Kosovës – sepse kur ja njeh dikujt sovranitetin, kur e njeh si të barabartë në relacionet ndërshtetërore, kur ja njeh dikujt integritetin territorial, këto janë elementet shtetërore të shtetësisë. E vetmja që mungon është një letër njohjeje të cilën nuk e ka nënshkruar”, tha Osmani.

“Por, përderisa Vuçiqi refuzon t’i zbatojë këto, atëherë kjo vërtetë rrezikon gjithçka. Shpresoj shumë që do të ketë penalizim të qartë nga komuniteti ndërkombëtar për Serbinë”, theksoi ajo.

Osmani tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shkelur nenin 4 të marrëveshjes, që thotë se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Vuçiq ka deklaruar se Serbia nuk do të respektojë pjesë të marrëveshjes sa i përket anëtarësimit eventual të Kosovës në Kombet e Bashkuara, dhe as nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Sipas presidentes Osmani, teksti i Marrëveshjes drejt normalizimit nuk ndryshohet dhe do të mbetet në fuqi, pavarësisht se palët nuk e kanë nënshkruar atë.

Presidentja kosovare foli edhe për nenin 7 të marrëveshjes që kërkon sigurimin e një “niveli adekuat të vetëmenaxhimit për komunitetin serb”. Sipas saj, ndërkombëtarët po e interpretojnë këtë nen si “zbatim i obligimeve që Kosova ka marrë më 2013”, përkatësisht për marrëveshjen për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Kjo për mua si presidente e Republikës nënkupton respektim të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ashtu siç kam thënë nga viti 2015 e tutje. Bashkimi i komunave ose qytetarëve në asociacione është e drejtë që Kosova tashmë e njeh me Kushtetutën e saj”, tha Osmani, duke shtuar se ky nen mund të zbatohet vetëm përmes vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2015.

Më 2015, Kushtetuesja gjeti se Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionit – të arritur po atë vit në Bruksel – nuk ishte në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit, por tha se mund të harmonizohet.

“Në esencë unë mendoj se neni 7, kur të fillojë të zbatohet nënkupton një lloj dokumenti – nuk po ia vendosi tani emrin e saktë – i cili do të përcaktojë jo vetëm të drejta, por mbi të gjitha detyrime të cilat janë të përcaktuara me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015. Pra, gjithçka brenda Kushtetutës sonë, legjislacionit tonë, brenda praktikave më të mira evropiane”, tha Osmani.

Sipas saj, modeli më i mirë për themelimin e Asociacionit është pikërisht atë që ka udhëzuar vendimi i Kushtetueses më 2015.

Kosova dhe Serbia më 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut arritën pajtim për Aneksin e zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit.

Palët nuk e nënshkruan marrëveshjen, por BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë se pavarësisht se nuk është nënshkruar, ajo është marrëveshje e obligueshme për palët.

Marrëveshja, prej 11 nenesh, nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e ndërsjellë. Megjithatë, dokumenti kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Dokumenti kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.

The post Osmani: Serbia të penalizohet për shkeljen e Marrëveshjes së Ohrit appeared first on Gazeta Stop.

]]>
88756
Osmani: Kurtit i janë propozuar dokumente dhe versione të tmerrshme në Ohër, BE-ja po inkurajon Serbinë që të prodhojë krizë https://www.gazetastop.com/osmani-kurtit-i-jane-propozuar-dokumente-dhe-versione-te-tmerrshme-ne-oher-be-ja-po-inkurajon-serbine-qe-te-prodhoje-krize/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=osmani-kurtit-i-jane-propozuar-dokumente-dhe-versione-te-tmerrshme-ne-oher-be-ja-po-inkurajon-serbine-qe-te-prodhoje-krize Wed, 22 Mar 2023 12:10:46 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=88733 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka treguar se ka pasur takime të vazhdueshme me kryeministrin Albin Kurti, sa i përket takimit në Ohër. Osmani tha se Kurtit i janë propozuar…

The post Osmani: Kurtit i janë propozuar dokumente dhe versione të tmerrshme në Ohër, BE-ja po inkurajon Serbinë që të prodhojë krizë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka treguar se ka pasur takime të vazhdueshme me kryeministrin Albin Kurti, sa i përket takimit në Ohër.

Osmani tha se Kurtit i janë propozuar dokumente të tmerrshme, që sipas saj Kosova ka bërë mirë që nuk i ka pranuar.

“Me kryeministrin jemi takuar siç takohemi gjithnjë, edhe para takimit të kryeministrit në Bruksel edhe pas kthimit jemi takuar dhe kemi diskutuar në detaje para se të shkoj në Ohër. Jemi konsultuar edhe gjatë takimeve në Ohër, dhe jemi takuar edhe pasi ka përfunduar dakordimi në Ohër ku jemi njoftuar në detaje jo vetëm për dokumentet dhe versionet e ndryshme që kanë qenë para kryeministrit dhe delegacionit të Kosovës dhe më duhet të them se këto janë versione të tmerrshme të cilat Republika e Kosovës ka bërë mirë që nuk i ka pranuar pavarësisht presioneve jashtëzakonisht të padrejta që e kane trajtuar Kosovën në mënyrë shumë të pabarabartë në raport me palën tjetër”, ka thënë Osmani.

Këto komente Osmani i bëri gjatë vizitës në Klinikën e Gjinekologjisë. Presidentja shtoi se për të janë të papranueshme iniciativat e tilla nga faktori ndërkombëtar.

“Nganjëherë për mua si presidente është vështirë të besoj që dikush nga komuniteti ndërkombëtar e merr një iniciativë të tillë që të propozoj gjëra të tilla që  e vendos vetëm njërën palë në një pozitë kaq të pabarabartë”, tha Osmani.

Ajo shtoi se aneksi për zbatimin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve ka shumë paqartësi.

“Aneksi ka lënë shumë gjëra të paqartësuara. Është dashur të paraqes në detaje si do të zbatohen edhe pikat tjera, si do të jenë penalizimet pastaj për moszbatim ta zëmë të nenit 4 nga ane Serbisë e shumë gjëra të tjera. BE-ja e ka toleruar refuzimin e vazhdueshëm të Serbisë, që mendoj si qasje po e rrezikon procesin e dialogut dhe paqen në rajon, sepse po e inkurajon Serbinë në njëfarë mënyre që të prodhoj krizë pas krize”, tha Osmani. /Telegrafi/

The post Osmani: Kurtit i janë propozuar dokumente dhe versione të tmerrshme në Ohër, BE-ja po inkurajon Serbinë që të prodhojë krizë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
88733
Lajçak: Kemi qenë më ambiciozë, por Marrëveshja e Ohrit është e detyrueshme https://www.gazetastop.com/lajcak-kemi-qene-me-ambicioze-por-marreveshja-e-ohrit-eshte-e-detyrueshme/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=lajcak-kemi-qene-me-ambicioze-por-marreveshja-e-ohrit-eshte-e-detyrueshme Wed, 22 Mar 2023 09:55:47 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=88726 Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se marrëveshja mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paraqet një pikë kthese…

The post Lajçak: Kemi qenë më ambiciozë, por Marrëveshja e Ohrit është e detyrueshme appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se marrëveshja mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paraqet një pikë kthese në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre.

Në një intervistë që Lajçak dha për Radion Evropa e Lirë dhe Euronews-in Serbi – të parën prej se Kurti dhe Vuçiq u pajtuan për të zbatuar Marrëveshjen e BE-së, më 18 mars në Ohër – ai nënvizoi se të dyja palët duhet t’i zbatojnë të gjitha nenet e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Aty bën pjesë edhe Neni 4, i cili thotë se Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Lajçak theksoi se Kosova e ka obligim që menjëherë të fillojë me zbatimin e pjesës së Marrëveshjes që lidhet me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ai pranoi se BE-ja kishte një plan më ambicioz: nënshkrimin e Marrëveshjes për normalizim dhe një draft-aneks me afate kohore dhe detyra të qarta.

Por, ai tha se udhëheqësit e dy vendeve nuk kanë mundur të bien dakord për secilën pikë dhe se presidenti serb ka refuzuar ta nënshkruajë dokumentin. Prandaj, propozimi ka ndryshuar.

Lajçak paralajmëroi një takim të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë së shpejti, për të filluar, siç tha, punën për zbatimin e dispozitave të Marrëveshjes.

Në intervistë, ai foli fillimisht për pajtimin e arritur në Ohër dhe për Aneksin e zbatimit të Marrëveshjes:

Mirosllav Lajçak: Dua të them se Marrëveshja e arritur në Ohër, të shtunën e kaluar, është një moment i rëndësishëm historik. Krijon një cilësi të re të procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. E ngre dialogun në një nivel më të lartë dhe do t’i hapë rrugë normalizimit, ashtu si edhe përshpejtimit të procesit të anëtarësimit në BE, si për Serbinë, ashtu edhe për Kosovën.

Siç thotë fraza “prova e pudingut është në të ngrënit e tij”, ashtu edhe prova e marrëveshjes është në zbatimin e saj. Andaj, fokusi tani është në zbatim.

Nuk është sekret që ne, si lehtësues [të dialogut], kemi përgatitur fillimisht një aneks më të detajuar të zbatimit. Me një sekuencë hapash, me afate të qarta kohore, do të ishte më e lehtë të matej. Megjithatë, pas disa orësh negociata, palët kanë arritur të bien dakord për 12 nga 18 pikat. Ka qenë e pamundur të tejkalohen dallimet për gjashtë pikat e mbetura. Kemi provuar shumë, shumë mënyra për t’i kapërcyer ato dallime, por ka qenë e qartë se nuk do të funksionojnë.

Dhe, për këtë arsye, kemi paraqitur një aneks të ri, i cili është më i përgjithshëm dhe më pak konkret. Por, dispozitat kryesore janë aty, sidomos fakti që palët do t’i zbatojnë të gjitha dispozitat e Marrëveshjes dhe Aneksit, në mënyrë të plotë dhe në mirëbesim.

Po ashtu, e kemi përmendur edhe një pjesë tjetër shumë të rëndësishme – se kjo marrëveshje tani po bëhet pjesë e rrugës së anëtarësimit të Serbisë [në BE] përmes kapitullit 35, dhe për Kosovën përmes komisionit special të normalizimit. Kjo është ajo që do të bëjmë tani.

Si hap të ardhshëm, tashmë kemi nisur procedurat e brendshme në Bashkimin Evropian për ta zyrtarizuar këtë faktor – [pra], për ta bërë këtë pjesë të agjendës së BE-së për Serbinë dhe për Kosovën.

Si hap të ardhshëm në dialog, do t’i ftoj kryenegociatorët në Bruksel dhe do t’i diskutojmë hapat për zbatimin [e Marrëveshjes], për t’u siguruar se kemi një pajtim se si të vazhdojmë me zbatimin. Kjo është shumë e rëndësishme.

Çështja që është diskutuar shumë në diskursin publik, ka qenë çështja e nënshkrimit të Marrëveshjes. Këtu dua të them se preferenca jonë, si lehtësues të BE-së, ka qenë që dokumenti të nënshkruhet. Ky ka qenë propozimi ynë për palët. Presidenti [i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq e ka bërë mjaft të qartë se nuk është në pozicion për ta nënshkruar këtë dokument. Ai ka përmendur kufizimet kushtetuese. Ne kemi bërë përsëri disa propozime se si të trajtohet çështja, por ato janë refuzuar.

Në fund, kemi rënë dakord që ky dokument të formalizohet përmes njoftimit të Përfaqësuesit të Lartë [Josep Borrell] – gjë që ka ndodhur të shtunën. Kjo është plotësisht në përputhje me praktikën juridike ndërkombëtare. Pra, kjo do të thotë se ky dokument është i detyrueshëm, është zyrtar, është formal. Çdo spekulim se është apo jo i vlefshëm dhe i detyrueshëm, është i pakuptimtë.

Dua të shtoj, po ashtu, edhe një vëzhgim tjetër. Kur i shikojmë marrëveshjet e kaluara, nuk i gjykojmë nga këndvështrimi se cilat janë nënshkruar dhe cilat jo. Por, gjithmonë shikojmë se cilat janë zbatuar dhe cilat jo. Prandaj, vërtet besoj se nuk duhet të përfshihemi në diskutimet për nënshkrimin. Ky është realiteti.

Dokumenti është i detyrueshëm në dy mënyra. E para – përmes njoftimit të Përfaqësuesit të Lartë, dhe e dyta – duke e bërë pjesë të procesit të anëtarësimit në BE, ose të agjendës së BE-së për Serbinë dhe për Kosovën. Tani fokusi është te zbatimi.

Dhe, përfundimisht, ne, si lehtësues, do t’u raportojmë rregullisht shteteve anëtare – në baza mujore – për përparimin. Natyrisht, do të vazhdojmë të punojmë shumë ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe jemi shumë mirënjohës që kanë qenë shumë, shumë besnike ndaj nesh dhe i kanë mbështetur përpjekjet tona para Ohrit, në Ohër, dhe do të vazhdojnë pas Ohrit.

Dhe, sigurisht, vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë shumë të interesuara që kjo Marrëveshje dhe ky Aneks të bëhen realitet.

Radio Evropa e Lirë: Cili autoritet vendos hierarkinë ose mënyrën e [zbatimit të] dispozitave të kësaj Marrëveshjeje? Duhet ta them këtë, sepse kemi dy kontradikta në Aneks. E para thotë se Kosova nis menjëherë krijimin e aranzhimeve dhe garancive specifike, për të siguruar një vetëmenaxhim adekuat për komunitetin serb. Dhe, kontradikta e dytë është se “rendi i paragrafëve të këtij Aneksi nuk e paragjykon rendin e zbatimit të tyre”. Tani, sipas narrativës së zyrtarëve evropianë, përfshirë zotin Borrell, vetëmenaxhimi i komunitetit serb është me prioritet të lartë. Kush është autoriteti që do të vendosë se cila dispozitë shkon e para dhe cila më pas?

Mirosllav Lajçak: Autoriteti që do të monitorojë, vlerësojë dhe raportojë për zbatimin [e Marrëveshjes] është Komiteti i Përbashkët Monitorues, i kryesuar nga Bashkimi Evropian. Ky është një nga elementet e Aneksit, ku thuhet se Komiteti i Përbashkët Monitorues do të themelohet brenda 30 ditësh. Tani jemi duke punuar në mënyrë intensive për t’i përcaktuar objektivat e këtij Komiteti të Përbashkët Monitorues. Ai do të jetë autoriteti.

Sa i përket vërejtjes suaj të parë, nuk ka asnjë kontradiktë. Dua të them se deklarata që lidhet me Nenin 7 të Marrëveshjes, i referohet, thjesht, përkushtimit tonë afatgjatë për Kosovën, që rrjedh nga Marrëveshja e vitit 2013 dhe 2015. Dhe, meqenëse kjo është një çështje kaq e gjatë, është e qartë se duhet trajtuar si çështje me prioritet.

Por, ajo që kemi thënë edhe në dispozitat e tjera të këtij Aneksi, është se palët nuk duhet ta kushtëzojnë zbatimin e pjesës së tyre të përgjegjësive me zbatimin nga pala tjetër.

I takon lehtësuesit [të dialogut] që t’u raportojë shteteve anëtare. Por, siç e thashë, Komiteti i Përbashkët Monitorues është një platformë, ku do t’i diskutojmë gjërat. Ai do të themelohet ashtu siç është rënë dakord, brenda 30 ditësh nga miratimi i këtij Aneksi.

Radio Evropa e Lirë: Pra, është e drejtë të thuhet se fillimisht shkon vetëmenaxhimi i komunitetit serb, e pastaj mund të flasim për dispozitat tjera…

Mirosllav Lajçak: Jo, ne duhet të fillojmë me vënien e këtyre në agjendë. Dhe [pastaj] do të vazhdojmë me zbatimin.

Propozimi ynë fillestar ka pasqyruar qasjen dhe logjikën tonë se duhet të përparojmë hap pas hapi. Sepse, nuk do të ishte e drejtë të besohej se një vend duhet të kryejë gjithçka i pari, dhe pastaj pala tjetër ta bëjë pjesën e saj.

Por, besoj se – marrë parasysh nivelin mjaft të ulët të besimit të ndërsjellë – është shumë më e drejtë të kemi një proces, ku njëra palë bën hapin e parë dhe pala e dytë e bën atë hapin e parë. Dhe, pastaj, kalojmë në hapin e dytë dhe në hapin e tretë.

Kjo është arsyeja përse ne e dimë se të dyja palët do të duhet ta zbatojnë atë që është shkruar dhe që e kanë pranuar.

Radio Evropa e Lirë: Doja t’ju pyesja për monitorimin e përbashkët që përmendët. Ju thatë se do të kryesohet nga BE-ja, por kush do të jetë gjithashtu pjesë e atij komiteti? Dhe, kush do të garantojë se gjërat do të shkojnë në atë mënyrë që thoni ju – duke u përmbushur të njëjtat gjëra nga të dyja palët?

Mirosllav Lajçak: Është shumë herët për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, sepse, siç e thashë, Komiteti i Përbashkët Monitorues do të krijohet brenda 30 ditësh. Ne po punojmë për t’iu përgjigjur saktësisht këtyre pyetjeve. Sugjerimet tona do të kalojnë në proces të konsultimeve dhe kështu me radhë. Por, është e qartë se Kosova, Serbia dhe BE-ja do të jenë atje. BE-ja do ta kryesojë – për këtë është rënë dakord gjithashtu. BE-ja do të jetë ajo që do t’i informojë shtetet anëtare.

Të mos harrojmë se përparimi i Kosovës dhe Serbisë në rrugën e BE-së, tash e tutje, do të varet edhe nga zbatimi i dispozitave të kësaj marrëveshjeje dhe dinamika.

Radio Evropa e Lirë: Por, sa tërheqëse është kjo nxitje, marrë parasysh se sa larg janë të dyja vendet në procesin e integrimeve evropiane? Është e vërtetë, Serbia është lidere, Kosova nuk është gjëkundi në këtë proces. Megjithatë, edhe pa problemin e sanksioneve për shembull për Serbinë, ajo mbetet shumë larg. Si mund t’ju ofroni një “karotë më të ëmbël”?

Mirosllav Lajçak: Nuk do të komentoj për kategoritë e tërheqjes. Nuk mendoj se ka ofertë më tërheqëse. Nuk jam në dijeni për ndonjë ofertë më tërheqëse, as për Serbinë, as për Kosovën – për të ardhmen e tyre strategjike. Serbia dhe Kosova e kanë bërë anëtarësimin e tyre në BE prioritet të tyrin strategjik. Është thënë, gjithashtu, shumë kohë më parë se rruga e tyre drejt së ardhmes evropiane kalon përmes normalizimit të marrëdhënieve. Nuk është i vetmi kusht. Sigurisht, që ka kushte që duhet të plotësohen, por pa normalizim, nuk ka të ardhme në BE. Kjo është shumë e qartë.

Radio Evropa e Lirë: Por, në rastin e Kosovës, nuk ka të ardhme evropiane nëse pesë shtetet mosnjohëse [të pavarësisë së saj] nuk bëjnë ndonjë lëvizje…

Mirosllav Lajçak: Kjo Marrëveshje dhe zbatimi i saj do t’i vendosin shumë gjëra në lëvizje. Prandaj, le të mos mendojmë se çfarë do të ndodhë si hap i katërt ose i pestë, pa u siguruar se kemi zbatuar hapin e parë ose të dytë.

Radio Evropa e Lirë: Por, kur bëhet fjalë për Kapitullin 35 dhe për rrugën evropiane të të dyja palëve, është e rëndësishme të sqarohet nëse, për shembull, Serbia përmbush një prej pjesëve të Aneksit të zbatimit. A nënkupton kjo përmirësim e rrugës së saj evropiane, hapjen e disa pjesëve të procesit negociues?

Mirosllav Lajçak: Kapitulli 35, sigurisht është kapitull që merret me normalizimin e raporteve me Kosovën. Dhe përmes Kapitullit 35 dhe Komitetit të Posaçëm për Normalizim ne do të monitorojmë dhe raportojmë për zbatimin e zotimeve të secilës palë që dalin nga marrëveshja. Në të njëjtën kohë, ato kanë marrëdhënie ndaj njëra-tjetrës, që është normalizimi. Siç e thashë, procesi i integrimit evropian është më i ndërlikuar, ky nuk është elementi i vetëm, por është element i rëndësishëm në përparimin në rrugën evropiane dhe shtetet anëtare sigurisht janë duke vëzhguar përparimin në normalizim.

Radio Evropa e Lirë: Duam t’iu pyesim për Nenin 4. Ai nen ka lënë shumë hapësirë për keqkuptime dhe interpretime të ndryshme, pasi aty nuk përmendet ndonjë organizatë ndërkombëtare në mënyrë specifike. Prandaj, dua t’iu pyes nëse pjesa ku shkruan se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare nënkupton anëtarësimin në Kombet e Bashkuara, sepse kemi dëgjuar nga shumë zyrtarë serbë se kjo për ta është vijë e kuqe, të cilën nuk do ta shkelin në dialog?

Mirosllav Lajçak: Dua të them që teksti i marrëveshjes sonë është shumë i qartë. Në të njëjtën kohë, siç ndodh shumë shpesh, diskursi publik përqendrohet në diçka që s’është objektiv, sepse anëtarësimi në Kombet e Bashkuara është problem më i madh sesa raportet Kosovë-Serbi. Sigurisht, kur bëhet fjalë për anëtarësimin në OKB, njerëzit duhet të mendojnë edhe për procedurat, lidhur me rolin e Këshillit të Sigurimit, lidhur me rolin e pesë anëtarëve të përhershëm dhe është e nevojshme të investohet edhe në atë marrëdhënie.

Prandaj, besimi që kjo varet vetëm nga Kosova dhe Serbia do të thotë se nuk kuptohet kompleksiteti i procesit. Në të njëjtën kohë, marrëveshja jonë përcakton se çfarë duhet të bëjë Kosova dhe Serbia. Palët janë zotuar se do të zbatojnë ose respektojnë të gjitha nenet e kësaj marrëveshjeje dhe të aneksit të saj.

Radio Evropa e Lirë: Megjithatë, zyrtarë kyçë serbë, përfshirë presidentin dhe ministrin e Jashtëm, insistojnë se ata do ta zbatojnë këtë marrëveshje për aq kohë sa nuk prek vijat e tyre të kuqe, duke lënë hapësirë për mundësinë e moszbatimit të disa neneve specifike. A janë palët të detyruara që të zbatojnë plotësisht çdo nen të Marrëveshjes drejt normalizimit?

Mirosllav Lajçak: Po. Përgjigja për pyetjen tuaj të dytë është po. Nëse e lexoni marrëveshjen, nëse e lexoni aneksin, e thonë mjaft qartë se palët janë zotuar, dhe në të njëjtën kohë, ne nuk duhet ta nxjerrim qerren para kalit. Ne po fokusohemi që të nisim me çështjet që mund të kryhen nga Serbia dhe Kosova dhe cilat çështje mund të bëhen tani. Siç thashë, kjo do të ndikojë në shumë gjëra tjera.

Ne sërish po spekulojmë për diçka që nuk varet nga BE-ja, në Serbinë dhe Kosovën, ne vetëm mund të përcaktojmë se çfarë Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë. Por, pse nuk po përqendrohemi në çështjet që janë plotësisht nën kontrollin tonë dhe në rrezen tonë të veprimit. Ne po shpërqendrojmë veten nga fokusimi në çështje që mund të kryhen dhe duhet të kryhen si çështje me prioritet. Dhe, neve nuk na duhet Këshilli i Sigurimit apo anëtaret e përhershme [të OKB-së] që kjo të zbatohet.

Radio Evropa e Lirë: Kur bëhet fjalë për çështje që janë prioritet, ku dhe kur duhet të nisin. Nëse e kuptoj mirë, për Kosovën është Asociacioni i komunave me shumicë serbe, dhe për Serbinë cili prisni që të jetë prioriteti i parë?

Mirosllav Lajçak: Në draftin e Aneksit, që ne fillimisht e paraqitëm, radhitja ishte shumë e qartë. Por, ky draft nuk është miratuar nga palët. Kjo do të jetë në agjendën e kryenegociatorëve. Ne po përgatisim propozimin tonë, pres që edhe ata të kenë propozimet e tyre, dhe për mua qasja më e mirë për të ecur përpara është që të procedojmë hap pas hapi: njëra palë bën një hap, pala tjetër një tjetër. Nuk dua të flas për këta hapa tani, pasi që nuk ka një platformë zyrtare, një dokument zyrtar dhe ne duhet të pajtohemi për këtë. Por, unë ju siguroj se ne jemi shumë të fokusuar, të vendosur dhe ne do të sigurohemi se ajo për të cilën jemi pajtuar, do të zbatohet.

Radio Evropa e Lirë: Pas takimit të së shtunës, në Kosovë ka një debat të nxehtë. A mund të na thoni për ngjashmëritë apo dallimet mes vetëmenaxhimit të komunitetit serb dhe Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë?

Mirosllav Lajçak: Dua të jem i qartë, Neni 7 nuk përfshin zotime të reja për Kosovën. Neni 7 flet për nevojën e zbatimit të asaj për të cilën Kosova dhe Serbia veçse janë pajtuar. Kjo nënkupton marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015, që flasin që themelimin e një lloj asociacioni të komunave me shumicë serbe. Përndryshe, kjo do të nënkuptonte Nenin 10, që thotë se të gjitha marrëveshjet e mëparshme, plus Nenin 7, pra aranzhime shtesë, që nuk do të kishte logjikë.

Radio Evropa e Lirë: Pra, kjo nënkupton krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë…

Mirosllav Lajçak: Po.

Radio Evropa e Lirë: Me po të njëjtin emër, ashtu siç palët ishin marrë vesh në marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015?

Mirosllav Lajçak: Unë nuk insistoj tek emri. Unë insistoj në atë që iu shërben të dyja palëve. Por, kjo është shumë e rëndësishme që të gjitha marrëveshjet paraprake duhet të zbatohen plotësisht. Pra, ne nuk mund të zgjedhim marrëveshjen që na pëlqen; cilën ta zbatojmë e cilën ta injorojmë, sepse procesi serioz do të shndërrohej në tallje.


Radio Evropa e Lirë: Kur bëhet fjalë për normalizimin, normalisht se kjo është fjalë kyçe, por të dyja palët kryesisht nuk zotohen ndaj njëra-tjetrës, por ndarazi drejt BE-së. Retorika është ende e ashpër, ashtu siç ishte edhe para marrëveshjes. Si ndikojnë këto lloj situatash dhe si e shihni ju normalizimin në rrethana të tilla?

Mirosllav Lajçak: Dua të them se procesi i normalizimit udhëhiqet nga BE-ja, e jo nga partnerët. Do të ishte mirë që të ishte e kundërta. Gjithsesi, falë faktit se ne jemi angazhuar shumë në normalizim, situata në terren është stabilizuar.

Gjysma e dytë e vitit të kaluar ishte e mbushur me menaxhim të krizave. Kemi pasur gjashtë kriza. Neve na u desh që të ulnim tensionet, dhe nuk mundëm që të mendonim për normalizimin. Por, që nga dhjetori, që nga nisja e këtij viti, ne jemi plotësisht të përqendruar në një agjendë pozitive, në agjendën që shikon përpara. Prandaj, tani jam shumë i sigurt se vazhdimi i zbatimit të kësaj marrëveshjeje do të na mbajë neve në rrugën pozitive.

Ajo që është jashtëzakonisht e rëndësishme, dhe dua ta bëj këtë të qartë, është që asnjëra palë nuk duhet të ndërmarrë veprime të njëanshme që kanë kapacitet të destabilizojnë atmosferën dhe procesin e normalizimit. Vërtet, besoj se kjo marrëveshje, me një platformë të re, gjërat do të bëhen në koordinim dhe partneritet, në mënyrë që të sigurohemi që ne të ecim përpara e jo të bëjmë hapa prapa.

Radio Evropa e Lirë: Çështja e zbatimit bie në nivelin e kryenegociatorëve. A parashikoni që në të ardhmen të ketë nevojë për një takim tjetër të liderëve?

Mirosllav Lajçak: Nuk pajtohem me deklaratën tuaj. Neve na duhen të dyja nivelet dhe që liderët të pajtohen për mënyrën strategjike përpara dhe kryenegociatorët të diskutojnë për detajet e zbatimit në linjë me ato për të cilat janë pajtuar liderët.

Vitin e kaluar dhe vitet paraprake kemi pasur shumë takime të kryenegociatorëve, që çoi në kritika se procesi është reduktuar në një proces teknik, por nuk është e vërtetë. Procesi bëhet në të dyja nivelet. Prandaj, është e logjikshme që tani të diskutojmë për zbatimin e asaj që jemi pajtuar në Bruksel më 27 shkurt dhe në Ohër më 18 mars, kjo kërkon dy negociatorët dhe eksperiencë për të diskutuar për këtë.

Por, kurdo që ka nevojë për takim të nivelit të lartë, takimi do të mbahet me presidentin dhe kryeministrin dhe ata kanë treguar se janë të gatshëm të takohen dhe diskutojnë për gjërat në të ardhmen. Le t’i lëmë liderët të diskutojnë për çështjet e mëdha politike dhe kryenegociatorët për çështje praktike.

Radio Evropa e Lirë: Edhe një pyetje për afatet. Kemi dëgjuar se nuk ka afate specifike kohore, por që në ditët dhe muajt e ardhshëm ne mund të dëgjojmë nga BE-ja dhe partnerët e saj se duan që palët të zbatojnë çështje [nga marrëveshja] deri në fund të vitit sepse vitin e ardhshëm do të ketë zgjedhje dhe çështje të tjera të rëndësishme. A prisni që të ndodhin gjëra këtë vit dhe çfarë prisni që të zbatohet këtë vit?

Mirosllav Lajçak: Sërish, ne kishim planifikuar shumë afate konkrete kohore në dokumentin fillestar. Tani, ne nuk duam që palëve t’iu imponojmë afate. Ne duhet të pajtohemi për këtë kur të takohemi. Por, ky nuk është sekret.

E kemi thënë shumë herë se ne duam ta përfundojmë këtë proces gjatë mandatit aktual të udhëheqjes së BE-së, të Komisionit Evropian, por edhe të administratës amerikane. Do të ketë një realitet të ri politik vitin e ardhshëm. Ka zgjedhje në Evropë, në SHBA, do të ketë më pak vëmendje, më pak përkushtim. Ne besojmë se kemi kohë të mjaftueshme që ta përmbyllim këtë proces në mënyrë të suksesshme dhe të zbatojmë nenet e kësaj marrëveshjeje. Por, e gjithë kjo varet nga përkushtimi i palëve. /REL/

The post Lajçak: Kemi qenë më ambiciozë, por Marrëveshja e Ohrit është e detyrueshme appeared first on Gazeta Stop.

]]>
88726
Kurti: Derisa Serbia shmang nënshkrimin, ne mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv https://www.gazetastop.com/kurti-derisa-serbia-shmang-nenshkrimin-ne-mbetemi-te-perkushtuar-ndaj-dialogut-konstruktiv/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=kurti-derisa-serbia-shmang-nenshkrimin-ne-mbetemi-te-perkushtuar-ndaj-dialogut-konstruktiv Mon, 20 Mar 2023 18:48:14 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=88642 Kryeministri Albin Kurti, po thotë se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv. Siç thekson Kurti, kjo derisa Serbia vazhdon të shmangë nënshkrimin për aneksin e negociuar në Ohër. ”Aneksi…

The post Kurti: Derisa Serbia shmang nënshkrimin, ne mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Kryeministri Albin Kurti, po thotë se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv.

Siç thekson Kurti, kjo derisa Serbia vazhdon të shmangë nënshkrimin për aneksin e negociuar në Ohër.

”Aneksi i negociuar në Ohër thotë se Palët do të respektojnë TË GJITHA nenet e Marrëveshjes. Unë informova trupin diplomatik në KS, për këtë, dhe rezultatet e tjera të bisedimeve të kësaj fundjave. Ndërsa Serbia vazhdon të shmangë nënshkrimin, ne mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv me mirëbesim”.

The post Kurti: Derisa Serbia shmang nënshkrimin, ne mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv appeared first on Gazeta Stop.

]]>
88642
​Borrell: Marrëveshja në Ohër, pjesë përbërëse e rrugës evropiane për Kosovën dhe Serbinë https://www.gazetastop.com/borrell-marreveshja-ne-oher-pjese-perberese-e-rruges-evropiane-per-kosoven-dhe-serbine/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=borrell-marreveshja-ne-oher-pjese-perberese-e-rruges-evropiane-per-kosoven-dhe-serbine Mon, 20 Mar 2023 14:03:20 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=88629 Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka deklaruar sot se marrëveshja e arritur në Ohër konsiderohet si pjesë përbërëse e rrugës evropiane për Kosovën dhe Serbinë Ai ka…

The post ​Borrell: Marrëveshja në Ohër, pjesë përbërëse e rrugës evropiane për Kosovën dhe Serbinë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka deklaruar sot se marrëveshja e arritur në Ohër konsiderohet si pjesë përbërëse e rrugës evropiane për Kosovën dhe Serbinë

Ai ka potencuar se do ta shohin nga afër zbatimin e marrëveshjes, për të cilën janë pajtuar Kosova dhe Serbia.

“Kishim diskutime të gjata, dhe më në fund kemi një marrëveshje, e cila do të konsiderohet si pjesë integrale e rrugës evropiane për të dyja vendet. BE-ja do të jetë pjesë e kapitujve të negociatave me Serbinë, kapitulli 35, dhe do të përfshihet në dokumentet e normalizimit dhe kërkesat për Kosovën. Pra, tani është diçka përpiluese dhe ne do të duhet të shikojmë nga afër zbatimin, të dyja palët ranë dakord dhe u angazhuan për ta bërë atë. Pra, le të shikojmë me kujdes se si do të ndodhë.”, ka thënë Borrell.

Kujtojmë që, Kosova dhe Serbia të shtunën në mbrëmje janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit të planit evropian, i cili do të jetë i obliguar për të dyja palët në momentin e publikimit të tij. Kështu ka thënë përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell në një deklaratë për media, pas dialogut 12 orësh në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nën ndërmjetësimin e BE-së, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se kanë arritur pajtim publik me Serbinë për zbatimin e aneksit të marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian. Mirëpo, ai ka thënë se Serbia sërsh nuk e ka nënshkruar të njëjtin. Sipas tij, i takon BE-së tani që të gjejë mekanizma për të detyruar Serbinë të firmosë ujdinë

The post ​Borrell: Marrëveshja në Ohër, pjesë përbërëse e rrugës evropiane për Kosovën dhe Serbinë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
88629
Kurti: Pajtimi për Aneksin e Zbatimit të Marrëveshjes, njohje de-facto e Kosovës https://www.gazetastop.com/kurti-pajtimi-per-aneksin-e-zbatimit-te-marreveshjes-njohje-de-facto-e-kosoves/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=kurti-pajtimi-per-aneksin-e-zbatimit-te-marreveshjes-njohje-de-facto-e-kosoves Sun, 19 Mar 2023 08:14:13 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=88527 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi pas përfundimit të takimit 12-orësh në Ohër, se Serbia dhe Kosova janë pajtuar për Aneksin e Zbatimit të amarrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes…

The post Kurti: Pajtimi për Aneksin e Zbatimit të Marrëveshjes, njohje de-facto e Kosovës appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi pas përfundimit të takimit 12-orësh në Ohër, se Serbia dhe Kosova janë pajtuar për Aneksin e Zbatimit të amarrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kurti tha se Vuçiç dhe pala serbe ranë dakord për aneksin e zbatimit, por iu shmangën firmosjes së saj.

Sipas Kurtit arritja e një dakordësie të tillë në bisedime është një njohje de-facto e Kosovës.

“Kemi arritur pajtim publik për një ankes që do të sigurojë zbatimin e marrëveshjes bazë. Kjo është njohje de-facto në mes Kosovës e Serbisë. Sot mund të themi që e kemi edhe aneksin e zbatimit përcjellës, por i ikën nënshkrimit të marrëveshjes bazë, e i ikën edhe nënshkrimit të aneksit. I takon BE-së të gjejë mekanizmin ta bëjë statusin e kësaj marrëveshje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme”, deklaroi Kurti.

Kurti foli edhe çështjen e nenit 7, që sipas ndërmjetësit Josep Borrell do të nisë së implementuari menjëherë.

“Në këtë aspekt ekziston një paragraf që flet për një nivel adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit joshumicë serb dhe natyrisht që do të udhëhiqemi prej standardeve më të larta në mënyrë që edhe serbët në Kosovë të mos kenë asnjë cenim, asnjë diskriminim, duke mos harruar që propozimi i Ahtisaarit u ka krijuar hapësirë e mundësi tejet të mëdha që t’i gëzojnë të drejtat e t’i plotësojnë nevojat e tyre”, u shpreh ai.

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar pas takimit 12 orësh në Ohër.

“Ne erdhëm në Ohër për ta nënshkruar marrëveshjen. Kemi arritur pajtim publik i cili do të udhëzojë zbatimin e marrëveshjes”.

“Pala tjetër po i ik nënshkrimit të marrëveshjes, tash edhe me aneks”.

“E sa për Aneksin e Zbatimit ai do të publikohet në webfaqen e BE dhe aty do ta lexoni dhe do ta kuptoni çka ka edhe çka nuk ka”.

The post Kurti: Pajtimi për Aneksin e Zbatimit të Marrëveshjes, njohje de-facto e Kosovës appeared first on Gazeta Stop.

]]>
88527
Sërish pauzë në takimin Kurti-Vuçiq në Ohër https://www.gazetastop.com/serish-pauze-ne-takimin-kurti-vuciq-ne-oher/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=serish-pauze-ne-takimin-kurti-vuciq-ne-oher Sat, 18 Mar 2023 19:56:15 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=88522 Edhe pas më shumë se 10 orësh, nuk kanë përfunduar bisedimet në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian.…

The post Sërish pauzë në takimin Kurti-Vuçiq në Ohër appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Edhe pas më shumë se 10 orësh, nuk kanë përfunduar bisedimet në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian.

Mësohet se takimi trelateral është ndërprerë për të dytën herë dhe se palët do të rikthehen sërish në bisedime.

Palët po bisedojnë për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes dy vendeve, për përmbajtjen e të cilit u darkoduan në takimin e 27 shkurtit në Bruksel.

Fillimisht krerët e dy shteteve u takuan ndaras me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Këto takime nisën në orën 10:00.

Pastaj, pak pas orës 15:00 ka nisur takimi trelateral. Ky takim më herët gjatë ditës, u ndërpre për mbi një orë, po ashtu për shkak të një pauze.

Ndryshe, BE-ja më herët tha se Kurtit dhe Vuçiqit do t’iu prezantojnë një “plan të konsoliduar” të zbatimit të këtij propozimi, që synon t’i çojë palët drejt një marrëveshjeje përfundimtare.

E teksa liderët e Kosovës dhe Serbisë po zhvillojnë bisedime, shumë gazetarë janë duke e përcjellë këtë ngjarje nga qendra mediale në Ohër.

Kjo qendër është vendosur në një objekt tjetër, afër vilës ku po mbahen bisedimet. /Telegrafi/

The post Sërish pauzë në takimin Kurti-Vuçiq në Ohër appeared first on Gazeta Stop.

]]>
88522
Ahmeti: Inkurajova Kurtin për epilog pozitiv të dialogut mbi parimet e proklamuara të njohjes së ndërsjelltë https://www.gazetastop.com/ahmeti-inkurajova-kurtin-per-epilog-pozitiv-te-dialogut-mbi-parimet-e-proklamuara-te-njohjes-se-ndersjellte/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=ahmeti-inkurajova-kurtin-per-epilog-pozitiv-te-dialogut-mbi-parimet-e-proklamuara-te-njohjes-se-ndersjellte Sat, 18 Mar 2023 11:15:18 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=88516 Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka thënë se pret rezultate nga bisedimet e sotme në takimin në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë. Ahmeti në një prononcim për medie, pas një…

The post Ahmeti: Inkurajova Kurtin për epilog pozitiv të dialogut mbi parimet e proklamuara të njohjes së ndërsjelltë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka thënë se pret rezultate nga bisedimet e sotme në takimin në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë.

Ahmeti në një prononcim për medie, pas një takimi të shkurtër që pati me kryeministrin Kurti, tha se kjo që po bëhet sot është në të mirën e të dyja vendeve.

Sipas tij, nuk mund të ketë një Serbi brenda Evropës pa i stabilizuar marrëdhëniet në të gjitha fushat me Kosovën.

“Kjo që bëhet sot është në të mirë të dy vendeve dhe qytetarëve të Kosovë dhe Serbisë. Serbia duhet të reflektojë dhe të afroj drejt anëtarësimit në BE. Nuk mund të ketë një serbi brenda Evropës pa i stabilizuar marrëdhëniet në të gjitha fushat me Kosovën”, ka deklaruar Ahmeti.

Para takimit në Ohër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

“Qëndroj në mbështetje të fuqishme të Kosovës në momentet vendimtare në dialogun e saj me Serbinë dhe në të gjitha hapat e mëtejmë për rrumbullakësimin e plotë të shtetësisë së saj në të gjitha nivelet ndërkombëtare”, ka shkruar Ahmeti, në Facebook.

“Këtë ia shpreha sot Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti në takimin që e patëm bashkë në Ohër”.

“Kosova e pavarur është realitet dhe drejtësi e ardhur në vendin e vet e konfirmuar edhe nga Europa dhe SHBA-të që nuk mund të kontestohet në asnjë mënyrë”.

“Inkurajova Kryeministrin Kurti për epilog pozitiv të dialogut mbi parimet e proklamuara të njohjes së ndërsjelltë nga ndërmjetësuesit e BE-së që kanë qëllimin e sinqertë të ruajtjes së stabilitetit dhe ardhmërinë europiane të mbarë Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar lideri i BDI-së.

The post Ahmeti: Inkurajova Kurtin për epilog pozitiv të dialogut mbi parimet e proklamuara të njohjes së ndërsjelltë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
88516
Borrell: Sytë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor janë në Ohër sot https://www.gazetastop.com/borrell-syte-e-be-se-dhe-ballkanit-perendimor-jane-ne-oher-sot/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=borrell-syte-e-be-se-dhe-ballkanit-perendimor-jane-ne-oher-sot Sat, 18 Mar 2023 10:08:01 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=88511 Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell i cili do të ndërmjetësojë takimin e nivelit të lartë në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq ka shkruar para…

The post Borrell: Sytë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor janë në Ohër sot appeared first on Gazeta Stop.

]]>

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell i cili do të ndërmjetësojë takimin e nivelit të lartë në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq ka shkruar para pak minutash duke thënë se sytë e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor janë në Ohër sot.

Borell përmes një postimi në Twitter, ka thënë se pas punës së bërë përmes “diplomacisë fluturuese”, sot në Ohër do të diskutohet me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb Vuçiq për Aneksin e Implementimit që është pjesë integrale e Marrëveshjes që hap rrugën për normalizimin e raporteve.

“Sytë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor janë sot te Ohri.

Pas diplomacisë intensive të anijes ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, do të diskutojmë me presidentin serb dhe kryeministrin Albin Kurtin aneksin e zbatimit – një pjesë integrale e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar Borrell.

The post Borrell: Sytë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor janë në Ohër sot appeared first on Gazeta Stop.

]]>
88511