Termeti Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/termeti/ Ndalo për lajmin e parë! Thu, 18 Apr 2024 05:59:41 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 https://www.gazetastop.com/wp-content/uploads/2020/04/logo-150x150.png Termeti Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/termeti/ 32 32 Tërmet në Turqi https://www.gazetastop.com/termet-ne-turqi-3/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=termet-ne-turqi-3 Thu, 18 Apr 2024 05:59:40 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=122371 Turqia është goditur nga një tërmet sot pas mesnate. Raportohet se fuqia e lëkundjes së tokës, ishte 4.7 ballë të Rihterit. Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte 46 kilometra në…

The post Tërmet në Turqi appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Turqia është goditur nga një tërmet sot pas mesnate.

Raportohet se fuqia e lëkundjes së tokës, ishte 4.7 ballë të Rihterit.

Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte 46 kilometra në jug të Turhalit, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Kjo u pasua nga një tërmet më i dobët prej 2.1 gradësh të shkallës Rihter, 48 kilometra në veriperëndim të qytetit të Kahramanmaras.

The post Tërmet në Turqi appeared first on Gazeta Stop.

]]>
122371
Tajvani goditet nga një tërmet vdekjeprurës https://www.gazetastop.com/tajvani-goditet-nga-nje-termet-vdekjeprures/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=tajvani-goditet-nga-nje-termet-vdekjeprures Wed, 03 Apr 2024 07:19:58 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=121818 Një tërmet prej 7.2 ballësh ka goditur Tajvanin më 3 prill duke vrarë katër persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë. Si pasojë e tërmetit – që ishte më i…

The post Tajvani goditet nga një tërmet vdekjeprurës appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Një tërmet prej 7.2 ballësh ka goditur Tajvanin më 3 prill duke vrarë katër persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Si pasojë e tërmetit – që ishte më i fuqishmi që ka goditur këtë ishull në të paktën 25 vjet – u lëshuan paralajmërime për cunami në jug të Japonisë dhe Filipine, por më vonë autoritetet tërhoqën paralajmërimet.

Qeveria tajvaneze tha se katër persona vdiqën në qarkun lindor malor të Hualienit, ku ishte epiqendra e tërmetit. Autoritetet thanë se më shumë se 50 të tjerë janë plagosur.

Të paktën 26 ndërtesa janë rrëzuar – gjysma e tyre në Hualien – dhe afër 20 persona janë bllokuar nën rrënoja dhe ekipet e shpëtimit po punojnë që t’i nxjerrin.

Tërmeti ndodhi rreth orës 08:00, sipas kohës lokale, të mërkurën. Administrata Qendrore e Motit të Tajvanit tha se tërmeti kishte një thellësi prej 15.5 kilometrash.

Ndërkaq, autoritetet në Japoni paralajmëruan qytetarët se cunami mund të godasë pjesën jugore të Okinavës, por më pas tërhoqën këtë paralajmërim.

Paralajmërime të njëjta për cunami lëshoi edhe Filipine, duke u kërkuar banorëve pranë bregdetit që të evakuoheshin.

Autoritetet në Tajvan thanë se kanë regjistruar 25 goditje pasuese. Tërmeti është ndier është në shtete të tjera, përfshirë në Kinë.

Për shkak të dridhjeve të tokës, operatori i energjisë Taipower, tha se mbi 87.000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, duke shtuar se dy centralet bërthamore të vendit nuk janë prekur nga reduktimet.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Tajvanit tha se ky ishte tërmeti më i fuqishëm që ka goditur ishullin që nga viti 1999, kur një tërmet prej 7.6 ballësh të Rihterit vrau afër 2.400 persoa dhe shkatërroi 50.000 ndërtesa.

The post Tajvani goditet nga një tërmet vdekjeprurës appeared first on Gazeta Stop.

]]>
121818
Tërmet në Gjilan https://www.gazetastop.com/termet-ne-gjilan-2/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=termet-ne-gjilan-2 Tue, 26 Mar 2024 17:45:28 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=121566 Meteo Kosova ka raportuar për tërmet në fshatin Uglar të Komunës Gjilanit. Platforma e njohur për parashkimin e motit ka bërë të ditur se tërmeti ishte me magnitudë prej 2.7…

The post Tërmet në Gjilan appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Meteo Kosova ka raportuar për tërmet në fshatin Uglar të Komunës Gjilanit.

Platforma e njohur për parashkimin e motit ka bërë të ditur se tërmeti ishte me magnitudë prej 2.7 shkallë të Rihterit në orën 17:45.”

“Tërmet në fshatin Uglar, komuna e Gjilanit me magnitudë prej 2.7 shkallë të Rihterit në orën 17:45!”, thuhet në njoftim.

The post Tërmet në Gjilan appeared first on Gazeta Stop.

]]>
121566
Tërmet në Mal të Zi, dridhjet ndihen edhe në Kosovë https://www.gazetastop.com/termet-ne-mal-te-zi-dridhjet-ndihen-edhe-ne-kosove/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=termet-ne-mal-te-zi-dridhjet-ndihen-edhe-ne-kosove Thu, 14 Mar 2024 06:58:23 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=121108 Një tërmet ka ndodhur në Mal të Zi, dridhjet e të cilit janë ndier edhe në Kosovë e në vendet tjera të Ballkanit. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti i…

The post Tërmet në Mal të Zi, dridhjet ndihen edhe në Kosovë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Një tërmet ka ndodhur në Mal të Zi, dridhjet e të cilit janë ndier edhe në Kosovë e në vendet tjera të Ballkanit.

Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti i cili ndodhi në ora 04:06 të ditës së enjte, ishte me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter.

“Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter dhe epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 72 kilometra nga Podgorica dhe 28 kilometra nga Nikshiqi”.

Dridhjet e tërmetit janë ndier edhe në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Shqipëri e Serbi.

Derisa Instituti Sizmologjik nuk ka publikuar ende detaje rreth tërmetit, vlerësimet nga faqet ndërkombëtare të tërmeteve janë se forca ishte midis 5.1 dhe 5.4 gradë.

The post Tërmet në Mal të Zi, dridhjet ndihen edhe në Kosovë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
121108
Tërmet në Shqipëri https://www.gazetastop.com/termet-ne-shqiperi-9/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=termet-ne-shqiperi-9 Wed, 06 Mar 2024 21:11:05 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=120803 Lëkundje tërmeti me shkallë 3.3, janë ndier në Shqipëri në mbrëmjen e së mërkurës. Epiqendra ishte 23 kilometra nga Vlora, ndërsa thellësia ishte 14 km. Deri më tani nuk raportohen…

The post Tërmet në Shqipëri appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Lëkundje tërmeti me shkallë 3.3, janë ndier në Shqipëri në mbrëmjen e së mërkurës.

Epiqendra ishte 23 kilometra nga Vlora, ndërsa thellësia ishte 14 km.

Deri më tani nuk raportohen dëme nga lëkundjet.

The post Tërmet në Shqipëri appeared first on Gazeta Stop.

]]>
120803
Tërmet i lehtë në Vlorë https://www.gazetastop.com/termet-i-lehte-ne-vlore/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=termet-i-lehte-ne-vlore Fri, 27 Oct 2023 06:09:13 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=98852 Një tërmet me magnitudë 3.1 i shkallës Rihter ka lëkundur qytetin e Vlorës. Lëkundja është ndjerë rreth orës 23:50. Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte 13 kilometra në  juglindje të…

The post Tërmet i lehtë në Vlorë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Një tërmet me magnitudë 3.1 i shkallës Rihter ka lëkundur qytetin e Vlorës.

Lëkundja është ndjerë rreth orës 23:50.

Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte 13 kilometra në  juglindje të Vlorës, ndërsa thellësia ishte 15km.

The post Tërmet i lehtë në Vlorë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
98852
Tërmet në Maqedoni me epiqendër në Tetovë https://www.gazetastop.com/termet-ne-maqedoni-me-epiqender-ne-tetove/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=termet-ne-maqedoni-me-epiqender-ne-tetove Wed, 18 Oct 2023 08:46:56 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=98332 Është regjistruar tërmet në Maqedoninë e Veriut. Sipas Qendrës Sizmologjike tërmeti ka qenë me fuqi 3.2 shkallë, ndërsa është ndjerë në Shkup dhe Tetovë. Tërmeti ka qenë me epiqendër 39 kilometra…

The post Tërmet në Maqedoni me epiqendër në Tetovë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Është regjistruar tërmet në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Qendrës Sizmologjike tërmeti ka qenë me fuqi 3.2 shkallë, ndërsa është ndjerë në Shkup dhe Tetovë.

Tërmeti ka qenë me epiqendër 39 kilometra në jug-perëndim të Shkupit me thellësi 0 kilometra.

Për momentin nuk është raportuar për dëme materiale.

The post Tërmet në Maqedoni me epiqendër në Tetovë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
98332
Turqia goditet nga katër tërmete të njëpasnjëshme https://www.gazetastop.com/turqia-goditet-nga-kater-termete-te-njepasnjeshme/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=turqia-goditet-nga-kater-termete-te-njepasnjeshme Sat, 12 Aug 2023 18:10:41 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=94985 Katër tërmete të njëpasnjëshme e kanë goditur Turqinë këtë të shtunë. Tërmeti i parë ndodhi në orën 15:18, i cili ishte me magnitudë 4.2 shkallë të Rihterit. Ndërsa, tërmeti i…

The post Turqia goditet nga katër tërmete të njëpasnjëshme appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Katër tërmete të njëpasnjëshme e kanë goditur Turqinë këtë të shtunë.

Tërmeti i parë ndodhi në orën 15:18, i cili ishte me magnitudë 4.2 shkallë të Rihterit.

Ndërsa, tërmeti i dytë u regjistrua në orën 15:53 me magnitudë 2 shkallë të Rihterit në Turqinë qëndrore, sipas Qendrës Sizmologjike.

Vetëm dy minuta më vonë, Turqia lindore u godit nga një tërmet tjetër me shkallë 2.8 të Rihterit, ndërsa vetëm katër minuta më pas u regjistrua edhe një tjetër tërmet me magnitudë 2.1 shkallë të Rihetrit.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo viktima.

The post Turqia goditet nga katër tërmete të njëpasnjëshme appeared first on Gazeta Stop.

]]>
94985
23 persona të lënduar nga tërmeti 5.3 ballësh që goditi mbrëmë Turqinë https://www.gazetastop.com/23-persona-te-lenduar-nga-termeti-5-3-ballesh-qe-goditi-mbreme-turqine/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=23-persona-te-lenduar-nga-termeti-5-3-ballesh-qe-goditi-mbreme-turqine Fri, 11 Aug 2023 06:36:26 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=94914 23 persona kanë mbetur të lënduar pas tërmetit 5.3 ballë që goditi mbrëmë Turqinë, saktësisht Malatyan. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë në Turqi, Fahrettin Koca. Ai…

The post 23 persona të lënduar nga tërmeti 5.3 ballësh që goditi mbrëmë Turqinë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
23 persona kanë mbetur të lënduar pas tërmetit 5.3 ballë që goditi mbrëmë Turqinë, saktësisht Malatyan.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë në Turqi, Fahrettin Koca. Ai ka thënë se ata janë lënduar si pasojë e rënies dhe kërcimit nga lartësia.

“Në tërmetin 5.3 ballë me qendër në Malatya Yeşilyurt: 23 qytetarë tanë, duke përfshirë 22 persona në Malatya dhe 1 person në Adiyaman, u plagosën si pasojë e rënies ose kërcimit nga lartësia”, ka shkruar ai në Facebook.

Pos në Malatya, tërmeti u ndje edhe në Kahramanmaraş, Adiyaman, Şanlıurfa dhe Gaziantep. Shumë qytetarë kanë dalë në rrugë menjëherë pas lëkundjes.

The post 23 persona të lënduar nga tërmeti 5.3 ballësh që goditi mbrëmë Turqinë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
94914
Tërmet i fuqishëm në Turqi https://www.gazetastop.com/termet-i-fuqishem-ne-turqi/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=termet-i-fuqishem-ne-turqi Thu, 10 Aug 2023 19:52:24 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=94910 Një tërmet i fuqishëm ka dridhur Turqinë në mbrëmjen e të enjtes, raporton “Sabah”. Tërmeti 5.3 shkallë Rihter ka goditur qytetin Malatya. Ministri i Shëndetsisë, Fahrettin Koca, në rrjetin social…

The post Tërmet i fuqishëm në Turqi appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Një tërmet i fuqishëm ka dridhur Turqinë në mbrëmjen e të enjtes, raporton “Sabah”.

Tërmeti 5.3 shkallë Rihter ka goditur qytetin Malatya.

Ministri i Shëndetsisë, Fahrettin Koca, në rrjetin social ka njoftuar për tërmetin.

“Një tërmet 5.3 shkallë Rihter ka goditur Malatyan. Nuk ka raportime për viktima në zonat ku është ndier tërmeti”, tha Koca në rrjete sociale.

The post Tërmet i fuqishëm në Turqi appeared first on Gazeta Stop.

]]>
94910