Tuchel pritet të marrë drejtimin e klubit të madh në Premier Ligë

U shkarkua nga Paris Saint-Germain por Thomas Tuchel siç duket nuk do të mbetet për shumë kohë pa skuadër.

Sipas raportimeve të fundit, besohet se Tuchel ka mundësi të marrë drejtimin e Chelseat.

Kjo për shkak të ecurisë negative të Frank Lampard te gjiganti anglez.

Deri më tani nuk ka asgjë konkrete andaj mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e Lampardit dhe ajo e Thomas Tuchel.