UEFA: Gjendja e Eriksen është stabile


Gjendja shëndetësore e mesfushorit ofanziv të kombëtares së Danimarkës, Christian Eriksen, është stabile, ka bërë të ditur UEFA.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tyre zyrtare, ata kanë njoftuar për gjendjen e Eriksen, i cili pësoi sulm kardiak në fushë në fund të pjesës së parë.

“Lojëtari është transferuar në spital dhe është stabilizuar”, thuhet ndër të tjera në postimin e UEFA.

Ata tutje kanë bërë me dije edhe se përfaqësuesit e kombëtares së Danimarkës dhe asaj të Novergjisë do të kenë një takim emergjent lidhur me ndeshjen.