Ushqimet e preferuara për veshka të shëndetshme

Veshkat nuk janë gjëja e parë në listën tonë prioritare kur është fjala për të ushqyerit e shëndetshëm. Por rezulton se përmes disa ushqimeve të thjeshta dhe të përditshme që janë lehtësisht të disponueshme brenda shtëpisë, ju mund të siguroheni ta keni një shëndet më të mirë të veshkave.

Përfshirja e këtyre ushqimeve në dietën tuaj vepron si një masë parandaluese për të shmangur sëmundjet e veshkave.

Ekspertët shëndetësor sugjerojnë shmangien e konsumimit të natriumit, sa më shumë që është e mundur. Pra, konsumimi i kripës duhet limituar dukshëm në dietën tuaj, produktet e përpunuara po ashtu, pasi janë të pasura me sasi të lartë të natriumit dhe yndyrave jo të shëndetshme.

Këto janë 7 ushqimet e dobishme për shëndetin e veshkave:

Mollët

Mollët janë frutat më të shëndetshme që në çdo kohë i mbajnë mjekët larg. Ato janë të dobishme edhe për mbrojtjen e veshkave. Përmbajtja e lartë e pektinës në mollë ndihmon në zvogëlimin e faktorëve të rrezikut që lidhen me dëmtimin e veshkave.

Manaferrat

Manaferrat janë një burim i pasur i antioksidantëve dhe ushqyesve të dobishëm. Ekzistojnë një numër manaferrash që mund të shtohen në dietë, për ta mbrojtur shëndetin e veshkave, si luleshtrydhet, boronicat, boronicat e kuqe dhe të tjerë.

Frutat agrume

Për një shëndet sa më të mirë të veshkave, preferohet të konsumoni sa më shumë vitaminë C. Agrumet si portokalli dhe limoni përmbajnë sasi të mjaftueshme të kësaj vitamine. Sipas hulumtimeve është vërtetuar se pirja e lëngut të holluar të limonit çdo ditë, e ul dukshëm mundësinë e formimit të gurëve në veshkë.

Lakra

Lakra është natyrshëm e ulët në natrium, gjë që e bën atë një perime të shkëlqyeshme për të parandaluar sëmundjet e veshkave. Ajo gjithashtu e përmban një numër komponimesh të dobishme dhe vitamina për mirëqenien e përgjithshme. Mënyra më e mirë për të ngrënë lakër është ta gatuani lehtë në mënyrë që të ruajë përfitimet e saj shëndetësore.

Patatet e ëmbla

Sasia e vitaminave dhe mineraleve që gjenden në patatet e ëmbla janë të mëdha. Ato përmbajnë edhe nivele të larta të fibrave, duke i bërë patatet e ëmbla, një ushqim ideal për humbje të peshës.

Lakra jeshile

Perimet jeshile me gjethe të errëta duhet të përfshihen në dietën tuaj, nëse dëshironi të gëzoni shëndet më të mirë të veshkave. Lakra jeshile është një superushqim që është i disponueshëm për secilin dhe vlerësohet shumë për përmbajtjen e lartë të vitaminave dhe mineraleve.

Lulelakra

Lulelakra është një perime e mbushur me energji, e cila ka vitaminë C, folate dhe fibra në bollëk. Mund të konsumohet e zier ose edhe e papërpunuar për përfitime maksimale shëndetësore për veshkën.