Vazhdon testimi për COVID-19 në laboratorin e UBT-së

UBT është duke vazhduar me testimet për COVID-19, me dy metodat, RT-PCR dhe testimin serologjik.

 Testimet janë duke u bërë nga ekspertë dhe profesionistë të fushës së mjekësisë, me standardet më të njohura ndërkombëtare. 

UBT ka në dispozicion të gjitha paisjet e licencuara nga Ministria e Shëndetësisë, për të përmbushur nevojat e qytetarëve, dhe për t’u dalë në ndihmë lidhur me testimet për COVID-19.

Laboratori i UBT-së ofron paketën në të cilën janë të përfshirë të dy testet:

  • Testimi molekular RT-PCR (65 euro)
  • Testimi serologjik (25 euro)

 Të gjithë qytetarët që janë të interesuar për të bërë testimin me metodat RT-PCR dhe serologjik, mund të kontaktojnë në numrat e tel: +38346500777, +38346500888 ose shkruani në email: lmk@ubt-uni.net.

Laboratori gjendet në rrugën Ibrahim Rugova, në Zonën Ekonomike, Konjuh-Lipjan.