Vdesin 10 persona nga koronavirusi në Kosovë

10 persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e infektimit me virusin COVID-19 në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani përmes një konference për media.

“Numri total i rasteve pozitive është 8.554 raste nga 36.943 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 237 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, ka thënë Ramadani.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar 224 raste të reja me COVID-19.