{"id":119385,"date":"2024-02-02T10:37:24","date_gmt":"2024-02-02T09:37:24","guid":{"rendered":"https:\/\/www.gazetastop.com\/?p=119385"},"modified":"2024-02-02T10:37:26","modified_gmt":"2024-02-02T09:37:26","slug":"qendrim-i-odes-amerikane-mbi-reformat-bashkepunimin-dhe-rritjen-e-pershpejtuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.gazetastop.com\/qendrim-i-odes-amerikane-mbi-reformat-bashkepunimin-dhe-rritjen-e-pershpejtuar\/","title":{"rendered":"Q\u00ebndrim i Od\u00ebs Amerikane mbi reformat, bashk\u00ebpunimin dhe rritjen e p\u00ebrshpejtuar"},"content":{"rendered":"\n
Oda Ekonomike Amerikane n\u00eb Kosov\u00eb (OEAK), vler\u00ebson p\u00ebrpjekjet e institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrshpejtim t\u00eb rritjes ekonomike t\u00eb vendit, megjithat\u00eb k\u00ebto p\u00ebrpjekje vijojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb efekt t\u00eb limituar n\u00eb rritjen e q\u00ebndrueshme ekonomike. N\u00eb rrethana t\u00eb tilla, Oda Amerikane vler\u00ebson se imazhi q\u00eb g\u00ebzon Kosova dhe mungesa e nj\u00eb qasje proaktive n\u00eb promovimin e mund\u00ebsive p\u00ebr t\u00ebrheqje t\u00eb investimeve jan\u00eb nd\u00ebr faktor\u00ebt q\u00eb pamund\u00ebsojn\u00eb transformimin rr\u00ebnj\u00ebsor ekonomik t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n
Oda Amerikane beson fuqish\u00ebm q\u00eb Kosova duhet t\u00eb lirohet sa m\u00eb shpejt\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur nga diskursi i konfliktit dhe jostabilitetit. Raporti i fundit i Grupit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Krizave i cili p\u00ebrmend Kosov\u00ebn si nj\u00ebr\u00ebn nga dhjet\u00eb vendet me rrezik p\u00ebr konflikt vdekjeprur\u00ebs ose eskalim gjat\u00eb vitit 2024, r\u00ebndon m\u00eb tej perceptimin negativ mbi Kosov\u00ebn, e q\u00eb pamund\u00ebson t\u00ebrheqjen e investimeve cil\u00ebsore t\u00eb huaja. Institucionet e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb kuptojn\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrmbylljes s\u00eb marr\u00ebveshjes me Serbin\u00eb, si thirrje e vazhdueshme edhe e partner\u00ebve strategjik\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n
Si avokuese e fuqishme e l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve, mallrave, sh\u00ebrbimeve dhe kapitalit, Oda Amerikane vler\u00ebson pozitivisht hapat e nd\u00ebrmarr\u00eb nga Kosova dhe nga Serbia s\u00eb fundmi p\u00ebr njohjen e targave t\u00eb veturave, duke vler\u00ebsuar se hap tjet\u00ebr me r\u00ebnd\u00ebsi do t\u00eb ishte largimi i barrierave n\u00eb tregtin\u00eb nd\u00ebrmjet t\u00eb dyja shteteve, duke i hapur rrug\u00eb zhvillimit t\u00eb p\u00ebrshpejtuar ekonomik. Prandaj, Oda Amerikane p\u00ebrs\u00ebrit thirrjen e saj p\u00ebr Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb largoj\u00eb masat aktuale t\u00eb cilat ndalojn\u00eb hyrjen e produkteve finale nga Serbia, t\u00eb cilat kryesisht godasin interesat komerciale t\u00eb shteteve partnere t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Largimi i barrierave tregtare do ta b\u00ebnte Kosov\u00ebn m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse p\u00ebr investitor\u00ebt e huaj, meq\u00eb ata konsiderojn\u00eb mund\u00ebsit\u00eb t\u00eb cilat u ofrohen nga qasja n\u00eb tregje m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe p\u00ebrfitimi nga ekonomit\u00eb e shkall\u00ebs n\u00eb prodhim dhe distribuim.<\/p>\n\n\n\n
Oda Amerikane rikujton se n\u00eb tri dekadat e fundit, Kosova ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb kap\u00ebrcim t\u00eb madh, dhe kjo fal\u00eb bashk\u00ebrendimit t\u00eb p\u00ebrpjekjeve t\u00eb saja me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar, si Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Bashkimin Evropian. Prandaj, bashk\u00ebrendimi i m\u00ebtejm\u00eb i t\u00eb gjitha synimeve q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim fuqizimin e subjektivitetit t\u00eb Kosov\u00ebs duhet vijoj\u00eb t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb koordinim t\u00eb ngusht\u00eb me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar, e kjo p\u00ebrfshin edhe zbatimin e Rregullores s\u00eb miratuar s\u00eb fundmi nga Banka Qendrore e Kosov\u00ebs p\u00ebr Operacionet me Para t\u00eb Gatshme, si dhe k\u00ebrkesa p\u00ebr shtyrjen e dispozitave t\u00eb saj t\u00eb caktuara, me q\u00ebllim t\u00eb lejimit t\u00eb p\u00ebrgatitjeve t\u00eb nevojshme p\u00ebr zbatim dhe eliminimit t\u00eb pasojave t\u00eb mundshme negative.<\/p>\n\n\n\n
N\u00eb frym\u00eb t\u00eb komunikimit e t\u00eb bashk\u00ebpunimit, Oda Amerikane u k\u00ebrkon institucioneve t\u00eb deg\u00ebve legjislative e ekzekutive t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb promovojn\u00eb dialogun e sinqert\u00eb publiko-privat, si mjet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr formulimin dhe zbatimin e politikave, rritjet dhe zhvillimin ekonomik, reformat rregullative dhe efikasitetin e tyre, si dhe rritjen e besimin publik n\u00eb qeverisje.<\/p>\n\n\n\n
N\u00eb fund, Oda Ekonomike Amerikane b\u00ebn\u00eb thirrje p\u00ebr adresimin e rekomandimeve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme, p\u00ebr t\u00eb arritur ndryshim rr\u00ebnj\u00ebsor n\u00eb mir\u00ebqenien dhe performanc\u00ebn e nj\u00eb shteti, p\u00ebrfshir\u00eb bruto produktin vendor, indeksin e zhvillimit njer\u00ebzor dhe indeksin e konkurrueshm\u00ebris\u00eb globale.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Oda Ekonomike Amerikane n\u00eb Kosov\u00eb (OEAK), vler\u00ebson p\u00ebrpjekjet e institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrshpejtim t\u00eb rritjes ekonomike t\u00eb vendit, megjithat\u00eb k\u00ebto p\u00ebrpjekje vijojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb efekt t\u00eb limituar n\u00eb rritjen… <\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":3577,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[17],"tags":[1081,929,437],"yoast_head":"\n