{"id":120725,"date":"2024-03-05T14:45:56","date_gmt":"2024-03-05T13:45:56","guid":{"rendered":"https:\/\/www.gazetastop.com\/?p=120725"},"modified":"2024-03-05T14:45:56","modified_gmt":"2024-03-05T13:45:56","slug":"qeveria-tregon-cka-foli-bislimi-me-lajcakun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.gazetastop.com\/qeveria-tregon-cka-foli-bislimi-me-lajcakun\/","title":{"rendered":"Qeveria tregon \u00e7ka foli Bislimi me Laj\u00e7akun"},"content":{"rendered":"\n
Z\u00ebvend\u00ebskryeministri i Par\u00eb p\u00ebr Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Besnik Bislimi, priti n\u00eb takim P\u00ebrfaq\u00ebsuesin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Bashkimit Evropian p\u00ebr Dialogun Kosov\u00eb-Serbi, Miroslav Laj\u00e7ak.<\/p>\n\n\n\n
N\u00eb takim u bisedua mbi ecjen tutje dhe avancimin n\u00eb zbatimin e Marr\u00ebveshjes Bazike. N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb, z\u00ebvend\u00ebskryeministri Bislimi ritheksoi se marr\u00ebveshja duhet t\u00eb zbatohet p\u00ebrmes nj\u00eb plani t\u00eb sekuencimit t\u00eb drejt\u00eb, t\u00eb barabart\u00eb e t\u00eb balancuar mes pal\u00ebve. Ai tha se n\u00ebnshkrimi i marr\u00ebveshjes \u00ebsht\u00eb garanc\u00eb dhe p\u00ebr pranim e zbatim t\u00eb saj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, refuzimi nga Serbia dhe letra e kryeministres Brnabiq dhjetorin e kaluar, nuk kontribojn\u00eb pozitivisht n\u00eb frym\u00ebn e dialogut dhe zbatimin n\u00eb plotni t\u00eb marr\u00ebveshjes.<\/p>\n\n\n\n
Nd\u00ebrkoh\u00eb, mbi masat nd\u00ebshkuese ndaj Kosov\u00ebs, u k\u00ebrkua nga ana e z\u00ebvend\u00ebskryeministrit Bislimi heqja e tyre sa m\u00eb par\u00eb, ku shprehu se ato jan\u00eb t\u00eb padrejta dhe duhet t\u00eb b\u00ebhen hapa finalizues drejt heqjes s\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n
M\u00eb tej, n\u00eb lidhje me rrug\u00ebtimin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs, u sqarua dhe nga emisari Laj\u00e7ak q\u00eb an\u0451tar\u0451simi i Kosov\u0451s n\u0451 k\u0451t\u0451 organizat\u0451 nuk nd\u0451rlidhet me procesin e dialogut, dhe se ato jan\u00eb dy procese t\u00eb ndara.<\/p>\n\n\n\n
Mbi Rregulloren e BQK-s\u00eb, z\u00ebvend\u00ebskryeministri Bislimi sqaroi se kjo nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e procesit t\u00eb dialogut, dhe e nj\u00ebjta nuk \u00ebsht\u00eb subjekt i negociatave mes pal\u00ebve. Poashtu, e siguroi z. Laj\u00e7ak q\u0451 Qeveria \u0451sht\u0451 e interesuar t\u0451 siguroj\u0451 vazhdim\u0451sin\u0451 e mb\u0451shtetjes financiare t\u0451 Serbis\u0451 p\u00ebr serb\u00ebt e Kosov\u00ebs n\u0451 fush\u0451n e edukimit, sh\u0451ndet\u0451sis\u0451 dhe mbrojtjes sociale.<\/p>\n\n\n\n
P\u00ebrgjat\u00eb takimit, u ngrit\u00ebn dhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera t\u00eb lidhura me procesin e dialogut si mbar\u00ebvajtja e zbatimit t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb energjis\u00eb me theks tek qasja jobashk\u0451punuese rreth mir\u0451mbajtjes s\u0451 linjave t\u0451 interkoneksionit; ajo p\u00ebr targat, dhe telekomunikacioni. Mbi k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, u adresua shqet\u00ebsimi p\u00ebr shkeljet e vazhdueshme t\u00eb Serbis\u00eb dhe nd\u00ebrhyrjet n\u00eb frekuencat brenda territorit t\u0451 Republik\u0451s s\u0451 Kosov\u0451s, shqet\u0451sime k\u0451to t\u0451 ngritura si nga ARKEP ashtu edhe nga KPM.<\/p>\n\n\n\n
Z\u00ebvend\u00ebskryeministri Bislimi adresoi dhe \u00e7\u00ebshtjen e pasaportave ilegale KU, e mbi t\u00eb cil\u00ebn n\u00ebnvizoi se ky propozim vijon t\u00eb jet\u00eb i padrejt\u00eb dhe se i nj\u00ebjti e d\u00ebmton dhe procesin e dialogut.<\/p>\n\n\n\n
N\u00eb p\u00ebrfundim, ai e njoftoi emisarin dhe me hapat t\u00eb cilat po i nd\u00ebrmerr Qeveria, si mb\u00ebshtetja me dy mij\u00eb vende pune n\u00eb kat\u00ebr komunat veriore, si dhe p\u00ebrmendi raportin m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb UNDP-s\u00eb i cili konstatoi rritje n\u00eb ndjenj\u00ebn e siguris\u00eb tek serb\u00ebt e Kosov\u00ebs, nga 15.3% dhe 33.8% sa ishte n\u00eb dy vitet e kaluara, n\u00eb 37.6%.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Z\u00ebvend\u00ebskryeministri i Par\u00eb p\u00ebr Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Besnik Bislimi, priti n\u00eb takim P\u00ebrfaq\u00ebsuesin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Bashkimit Evropian p\u00ebr Dialogun Kosov\u00eb-Serbi, Miroslav Laj\u00e7ak. N\u00eb… <\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":120726,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[18,5],"tags":[514,2723],"yoast_head":"\n