{"id":44431,"date":"2021-04-08T20:30:57","date_gmt":"2021-04-08T18:30:57","guid":{"rendered":"https:\/\/www.gazetastop.com\/?p=44431"},"modified":"2024-01-19T02:51:41","modified_gmt":"2024-01-19T01:51:41","slug":"prishtina-e-mitrovica-vonojne-pagesat-per-qytetaret-me-covid-19","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.gazetastop.com\/prishtina-e-mitrovica-vonojne-pagesat-per-qytetaret-me-covid-19\/","title":{"rendered":"Prishtina e Mitrovica vonojn\u00eb pagesat p\u00ebr qytetar\u00ebt me COVID-19"},"content":{"rendered":"\n
Shum\u00eb komuna t\u00eb vendit vendos\u00ebn t\u2019i mb\u00ebshtesin financiarisht qytetar\u00ebt e prekur nga COVID-19. Por qytetar\u00ebt e disa prej tyre ka jav\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb subvencionuar nga komunat. N\u00eb Prishtin\u00eb thon\u00eb se vonesat jan\u00eb b\u00ebr\u00eb shkaku i procedurave me bartjen e buxhetit, kurse n\u00eb Mitrovic\u00eb arsyetohen me miratimin e vonsh\u00ebm t\u00eb buxhetit nga Kuvendi Komunal.<\/p>\n\n\n\n
Tash e nj\u00eb muaj nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb pages\u00eb p\u00ebr banor\u00ebt e Prishtin\u00ebs t\u00eb infektuar me COVID-19.<\/p>\n\n\n\n
Vonesat n\u00eb subvencionimin e k\u00ebtyre qytetar\u00ebve, Komuna i arsyeton me procedurat e bartjes s\u00eb buxhetit t\u00eb mbetur nga viti i kaluar n\u00eb vitin aktual.<\/p>\n\n\n\n
N\u00ebnkryetari i kryeqytetit, Muhedin Nushi, pret q\u00eb kryerja e pagesave t\u00eb vazhdoj\u00eb brenda 10 dit\u00ebve, pasi Thesari i Shtetit t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb procedurat e nevojshme.<\/p>\n\n\n\n
\u201cPrandaj duhet t\u00eb presim sepse jemi afruar shum\u00eb, duhet t\u00eb presim besoj brenda 10 dit\u00ebsh edhe thesari p\u00ebrfundon komplet pjes\u00ebn e vet t\u00eb alokimit t\u00eb mjeteve t\u00eb buxhetit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar 2020 dhe mandej fillojm\u00eb me pagesat, qoft\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt e infektuar me COVID-19, qoft\u00eb p\u00ebr bizneset sepse edhe p\u00ebr biznese e kemi procedur\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb\u201d,<\/em> ka th\u00ebn\u00eb Nushi.<\/p>\n\n\n\n Nga 23 mij\u00eb e 591 aplikime, deri m\u00eb tani Komuna ka rimbursuar 9 mij\u00eb e 754 qytetar\u00eb, me shumat 50 dhe 100 euro.<\/p>\n\n\n\n Gjat\u00eb janarit e deri m\u00eb 22 shkurt pagesat jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nga t\u00eb hyrat vetjake t\u00eb Komun\u00ebs por, sipas Nushit, aktualisht nuk ka m\u00eb mjete t\u00eb mjaftueshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb kategori.<\/p>\n\n\n\n Por Ministria e Financave ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr Koh\u00ebn se n\u00eb adres\u00eb t\u00eb saj nuk ka arritur shkres\u00eb prej asnj\u00eb institucioni p\u00ebr t\u00eb proceduar tutje.<\/p>\n\n\n\n \u201cSa i p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb fjal\u00eb, q\u00eb ka deklaruar Komuna n\u00eb Ministri t\u00eb Financave nuk kemi kurr\u00ebfar\u00eb shkrese prej asnj\u00eb institucioni p\u00ebr t\u00eb proceduar m\u00eb tutje. N\u00eb momentin q\u00eb vjen \u00ebsht\u00eb komisioni i cili e b\u00ebn vler\u00ebsimin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb asaj k\u00ebrkese apo miratimin e MAPL-s\u00eb dhe vazhdohet me procedurat ligjore\u201d,<\/em> thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e MF-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n Nj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb till\u00eb nuk ka mundur ta marr\u00eb asnj\u00eb qytetar i Mitrovic\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb vonesave n\u00eb miratimin e buxhetit nga Kuvendi Komunal.<\/p>\n\n\n\n Komuna thot\u00eb se realizimi i pagesave pritet t\u00eb b\u00ebhet pas nj\u00eb muaji.<\/p>\n\n\n\n \u201cHer\u00ebn e par\u00eb vendimi ka qen\u00eb deri m\u00eb 31 dhjetor por pasi q\u00eb nuk u miratua buxheti p\u00ebrs\u00ebri para dy jav\u00ebsh e kemi shpallur edhe nj\u00eb konkurs q\u00eb t\u00eb aplikojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb jan\u00eb prekur nga virusi COVID dhe nuk \u00ebsht\u00eb paguar askush deri m\u00eb sot p\u00ebr arsye se nuk e kemi pasur t\u00eb drejt\u00ebn ligjore, nuk pasur mjete nga fondi i dedikuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pages\u00eb\u201d,<\/em> ka deklaruar Faruk Mujka, n\u00ebnkryetar i komun\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n Kurse komuna e vog\u00ebl e Dragashit ka arritur q\u00eb vitin e kaluar t\u00eb paguaj\u00eb me nga 505 euro nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb prekur nga koronavirusi.<\/p>\n\n\n\n E po shqyrton mund\u00ebsit\u00eb buxhetore q\u00eb vazhdoj\u00eb subvencionimin edhe sivjet.<\/p>\n\n\n\n \u201cP\u00ebr vitin e kaluar ka qen\u00eb kjo shum\u00eb, ka qen vit pak m\u00eb ndryshe. K\u00ebt\u00eb vit do t\u00eb shohim sa do t\u00eb kemi mund\u00ebsi. D\u00ebshir\u00eb e jon\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u2019i subvencionojm\u00eb sepse k\u00ebtu popullata e dini \u00ebsht\u00eb komun\u00eb e varf\u00ebr por t\u00eb shohim brenda mund\u00ebsive tona\u201d,<\/em> \u00ebsht\u00eb shprehur n\u00ebnkryetari i komun\u00ebs, Selami Saiti.<\/p>\n\n\n\n N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin nga COVID-19 jan\u00eb infektuar mbi 96 mij\u00eb qytetar\u00eb.\u00a0\/Gazeta Sinjali\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":" Shum\u00eb komuna t\u00eb vendit vendos\u00ebn t\u2019i mb\u00ebshtesin financiarisht qytetar\u00ebt e prekur nga COVID-19. Por qytetar\u00ebt e disa prej tyre ka jav\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb subvencionuar nga komunat. N\u00eb Prishtin\u00eb thon\u00eb… <\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":18050,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[18,5],"tags":[],"yoast_head":"\n