{"id":60492,"date":"2021-10-19T08:48:14","date_gmt":"2021-10-19T06:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/www.gazetastop.com\/?p=60492"},"modified":"2024-01-19T02:30:37","modified_gmt":"2024-01-19T01:30:37","slug":"kush-eshte-roberto-donadoni-trajneri-i-mundshem-i-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.gazetastop.com\/kush-eshte-roberto-donadoni-trajneri-i-mundshem-i-kosoves\/","title":{"rendered":"Kush \u00ebsht\u00eb Roberto Donadoni? Trajneri i mundsh\u00ebm i Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"\n
Federata e Futbollit t\u00eb Kosov\u00ebs jav\u00ebn e kaluar shkarkoi p\u00ebrzgjedh\u00ebsin Bernard Challandes shkaku i rezultateve t\u00eb dob\u00ebta.<\/p>\n\n\n\n
Humbja nga Gjeorgjia ishte vendimtare p\u00ebr shkarkimin e teknikut zviceran, q\u00eb ishte n\u00eb krye t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb kat\u00ebr vite, shkruan lajmi.net.<\/p>\n\n\n\n
Gjat\u00eb k\u00ebsaj jav\u00eb ka pasur emra t\u00eb shumt\u00eb q\u00eb lidheshin me stolin e Kosov\u00ebs, derisa s\u00eb fundmi u raportua se tekniku italian Roberto Donadoni \u00ebsht\u00eb n\u00eb negociata me FFK-n\u00eb.<\/p>\n\n\n\n
Mediat lokale raportojn\u00eb se Donadoni \u00ebsht\u00eb i hapur t\u00eb marr\u00eb stolin e Kosov\u00ebs, ngase e p\u00eblqen skuadr\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n
Por, kush \u00ebsht\u00eb Roberto Donadoni dhe \u00e7far\u00eb karriere ka si trajner?<\/strong><\/p>\n\n\n\n Roberto Donadoni Cavalierei \u00ebsht\u00eb nj\u00eb trajner italian, m\u00eb sakt\u00ebsisht nj\u00eb ish mesfushor q\u00eb kishte arritur suksese t\u00eb m\u00ebdha te Milani.<\/p>\n\n\n\n Pas nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb mir\u00eb si lojtar, Donadoni mori rrug\u00ebn p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb trajner, ku ishte n\u00eb krye te disa klubeve p\u00ebrfshir\u00eb edhe Komb\u00ebtaren e Italis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n Donadoni e nisi karrier\u00ebn si trajner n\u00eb vitin 2001 duke marr\u00eb stolin e skuadr\u00ebs italiane, Lecco, me t\u00eb cil\u00ebt zhvilloi vet\u00ebm 14 ndeshje, pastaj kaloi te skuadra tjet\u00ebr, Livorno.<\/p>\n\n\n\n Pas plot\u00eb nj\u00eb viti te Livorno, p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr Donadoni u largua duke kaluar te Genoa, mir\u00ebpo pas vet\u00ebm pes\u00eb ndeshjeve u shkarkua, k\u00ebshtu u rikthye s\u00ebrish te Livorno.<\/p>\n\n\n\n Arritjen m\u00eb t\u00eb madhe tekniku italian ishte kur mori drejtimin e Komb\u00ebtares s\u00eb Italis\u00eb pas dor\u00ebheqjes s\u00eb Marcello Lippit. Mir\u00ebpo, debutim nuk ishte ashtu si\u00e7 pritej, ngase n\u00eb miq\u00ebsore ndaj Kroacis\u00eb p\u00ebsuan humbje 2-0, derisa pastaj edhe u mposhten nga Islanda.<\/p>\n\n\n\n Rruga drejt\u00eb \u201cEuro 2008\u201d me Italin\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n Debutimi zyrtar i Donadonit me Italin\u00eb erdhi n\u00eb kualifikimet p\u00ebr \u201cEuro 2008\u201d, duke nisur barazim me Lituanin\u00eb (1-1), pastaj u mposhten nga Franca (3-1).<\/p>\n\n\n\n Kritikat p\u00ebr teknikun italian u shtuan shum\u00eb, mir\u00ebpo pavar\u00ebsisht tyre, Donadoni udh\u00ebhoqi Italin\u00eb n\u00eb pes\u00eb fitore radhazi.<\/p>\n\n\n\n Mir\u00ebpo, pastaj nis\u00ebn problemet, ku Donadoni u kritikua nga kapiteni i Rom\u00ebs, Francesco Totti dhe trajneri b\u00ebri shaka duke th\u00ebn\u00eb q\u00eb nuk e njeh.<\/p>\n\n\n\n Italia u kualifikua si lider n\u00eb grup duke mposhtur Skocin\u00eb n\u00eb fund.<\/p>\n\n\n\n Me 9 qershor 2008, Donadoni udh\u00ebheqi Italin\u00eb n\u00eb humbjen m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb histori t\u00eb Komb\u00ebtares n\u00eb 25 vite nga Holanda (3-0).<\/p>\n\n\n\n Sidoqoft\u00eb, Federata Italiane vazhdoi t\u00eb i besonte dhe Donadoni arriti t\u2019i kualifikonte deri n\u00eb \u00e7erekfinale, aty ku u eliminuan nga Spanja n\u00eb penallti (4-2).<\/p>\n\n\n\n Kjo ishte vendimtare p\u00ebr t\u00eb ardhmen e trajnerit, q\u00eb u shkarkua menj\u00ebher\u00eb dhe Lippi u zgjodh si pasuesi i duhur.<\/p>\n\n\n\n Pas nj\u00eb aventur\u00eb te Italia, Donadoni vitin tjet\u00ebr mori drejtimin e Napolit q\u00eb edhe aty nuk arriti t\u00eb gjej\u00eb vendin e duhur dhe u shkarkua pas vet\u00ebm shtat\u00eb muajve.<\/p>\n\n\n\n Tutje, Donadoni ishte trajner edhe i klubeve si Parma dhe Bologna, derisa tani \u00ebsht\u00eb n\u00eb krye te skuadr\u00ebs kineze, Shenzhen.<\/p>\n\n\n\n Formacioni i preferuar dhe m\u00ebnyra e loj\u00ebs:<\/strong><\/p>\n\n\n\n Donadoni duke marr\u00eb parasysh se ishte nj\u00eb mesfushor ofensiv\u00eb, i p\u00eblqen loja e shpejt\u00eb dhe shpesh ka k\u00ebrkuar nga mesfushor\u00ebt t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pasimin e duhur n\u00eb koh\u00ebn e sakt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n Formacioni q\u00eb preferon m\u00eb s\u00eb shumti \u00ebsht\u00eb 4-2-3-1 dhe 4-3-3 sulmues (me nj\u00eb mesfushor ofensiv\u00eb), derisa shum\u00eb rrall\u00eb luan defensiv\u00eb (stili q\u00eb i p\u00eblqen n\u00eb ato raste \u00ebsht\u00eb 3-5-2).<\/p>\n\n\n\n Statistikat e Donadonit q\u00eb kur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb trajner:<\/strong><\/p>\n\n\n\n Sa i p\u00ebrket statistikave, tifoz\u00ebve kosovar\u00eb nuk do t\u2019iu p\u00eblqej\u00eb shum\u00eb, ngase Donadoni num\u00ebron m\u00eb shum\u00eb humbje se sa fitore dhe barazime q\u00eb kur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb trajner.<\/p>\n\n\n\n Bazuar n\u00eb Transfermarkt<\/em>, italiani q\u00eb nga viti 2001 ka udh\u00ebhequr skuadrat n\u00eb 450 ndeshje, duke fituar 151 prej tyre, barazuar 119 her\u00eb dhe humbur plot\u00eb 180 her\u00eb.<\/p>\n\n\n\n