{"id":66560,"date":"2022-01-26T08:49:17","date_gmt":"2022-01-26T07:49:17","guid":{"rendered":"https:\/\/www.gazetastop.com\/?p=66560"},"modified":"2024-01-19T02:23:38","modified_gmt":"2024-01-19T01:23:38","slug":"shoferi-i-autobusit-shpallet-fajtor-per-aksidentin-me-shqiptaret-e-maqedonise-ne-bullgari","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.gazetastop.com\/shoferi-i-autobusit-shpallet-fajtor-per-aksidentin-me-shqiptaret-e-maqedonise-ne-bullgari\/","title":{"rendered":"Shoferi i autobusit shpallet fajtor p\u00ebr aksidentin me shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb n\u00eb Bullgari"},"content":{"rendered":"\n
Shoferi i autobusit \u00ebsht\u00eb shpallur fajtor p\u00ebr aksidentin e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb ndodhi n\u00eb Bullgari ku humb\u00ebn jet\u00ebn 45 shtetas t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, me p\u00ebrkat\u00ebsi etnike shqiptare.<\/p>\n\n\n\n
Prokurori bullgar, Borislav Sarafov ka th\u00ebn\u00eb t\u00eb mart\u00ebn p\u00ebr agjencin\u00eb e lajmeve BGNES, se p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr tragjedin\u00eb e r\u00ebnd\u00eb \u00ebsht\u00eb shoferi i autobusit t\u00eb agjencis\u00eb \u201cBesa Trans\u201d.<\/p>\n\n\n\n
\u201cShkak i aksidentit \u00ebsht\u00eb humbja e kontrollit mbi autobusin nga shoferi. Por, edhe shpejt\u00ebsia e madhe dhe e pap\u00ebrshtatshme, mbi normat e lejuara\u201d, ka deklaruar kreu i sh\u00ebrbimit hetimor komb\u00ebtar bullgar, Borislav Sarafov.<\/p>\n\n\n\n
Ai tha se tani vendimi duhet t\u00eb ekzekutohet nga autoritetet gjyq\u00ebsore n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut dhe t\u00eb njoftohen familjar\u00ebt e viktimave, pasi ata kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb kontrollojn\u00eb materialet.<\/p>\n\n\n\n
Aksidenti ndodhi n\u00eb or\u00ebt e hershme t\u00eb 23 n\u00ebntorit t\u00eb vitit 2021, kur autobusi i agjencis\u00eb \u201cBesa Trans\u201d, i cili po kthehej nga Stambolli, goditi nj\u00eb bankin\u00eb n\u00eb autostrad\u00ebn Struma, pran\u00eb fshatit Bosnek, me \u00e7\u2019rast humb\u00ebn jet\u00ebn 45 persona, nd\u00ebrsa shtat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebsuan l\u00ebndime trupore.<\/p>\n\n\n\n
N\u00eb mesin e viktimave ishin edhe 12 f\u00ebmij\u00eb, nd\u00ebrsa shumica ishin familjar\u00eb q\u00eb kishin udh\u00ebtuar n\u00eb Stamboll t\u00eb Turqis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb treditore.<\/p>\n\n\n\n
Hetimet lidhur me rastin kan\u00eb nisur edhe n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, pasi autoritetet kan\u00eb konstatuar se autobusi i aksidentuar nuk kishte leje p\u00ebr transport nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb udh\u00ebtar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n
Dy doganier\u00eb jan\u00eb suspenduar nga puna pasi kishin lejuar autobusin pa leje t\u00eb kalonte kufirin, agjencis\u00eb s\u00eb udh\u00ebtimit i \u00ebsht\u00eb hequr leja e pun\u00ebs nd\u00ebrsa drejtuesi i saj, tani pas raportit t\u00eb hetuesis\u00eb bullgare mbi shkaqet e aksidentit, mund t\u00eb p\u00ebrballet dhe me masa tjera.<\/p>\n\n\n\n
Bullgaria, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me disa aksidente rrugore vdekjeprur\u00ebse edhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n
Aksidenti i fundit ka ndodhur m\u00eb 2018, kur 17 turist\u00eb bullgar\u00eb kishin humbur jet\u00ebn pas rr\u00ebshqitjes dhe rrokullisjes s\u00eb autobusit, si pasoj\u00eb e lag\u00ebshtis\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Shoferi i autobusit \u00ebsht\u00eb shpallur fajtor p\u00ebr aksidentin e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb ndodhi n\u00eb Bullgari ku humb\u00ebn jet\u00ebn 45 shtetas t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, me p\u00ebrkat\u00ebsi etnike shqiptare. Prokurori bullgar, Borislav… <\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":66561,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[450],"yoast_head":"\n