{"id":71071,"date":"2022-04-13T17:34:35","date_gmt":"2022-04-13T15:34:35","guid":{"rendered":"https:\/\/www.gazetastop.com\/?p=71071"},"modified":"2024-01-19T02:18:49","modified_gmt":"2024-01-19T01:18:49","slug":"llapi-dhe-drita-ne-finale-te-kupes-se-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.gazetastop.com\/llapi-dhe-drita-ne-finale-te-kupes-se-kosoves\/","title":{"rendered":"Llapi dhe Drita n\u00eb finale t\u00eb Kup\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"\n
Llapi dhe Drita jan\u00eb dy skuadrat finaliste t\u00eb Kup\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb futboll. Skuadra e Llapit ka arritur ta p\u00ebrmbys\u00eb ep\u00ebrsin\u00eb e Prishtin\u00ebs nga ndeshja e par\u00eb (2:1), duke sh\u00ebnuar fitore me rezultat 2:0, n\u00eb p\u00ebrballjen e tyre t\u00eb dyt\u00eb. Ndeshja u zhvillua n\u00eb stadiumin \u201cZahir Pajaziti\u201d, i cili k\u00ebsaj radhe ishte p\u00ebrplot me shikues n\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb skuadr\u00ebs llapjane. Golat p\u00ebr Llapin i sh\u00ebnuan Bianor Neto (59\u2019) dhe Francisco Rivera (79\u2019), derisa fitorja e vendasve ka mundur t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb bind\u00ebse, por gjuajtjen e Arbnor Ramadanit (75\u2019) nga pika e bardh\u00eb e priti Eglant Haxho. K\u00ebsisoj, Llapi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb radhazi do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb finale t\u00eb Kup\u00ebs, trofe t\u00eb cilin vitin e kaluar e kishte fituar, duke e siguruar pjes\u00ebmarrjen n\u00eb Evrop\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Drita ka barazuar 2:2 n\u00eb ndeshjen e kthimit n\u00eb kryeqytet kund\u00ebr Ramiz Sadikut, rezultat ky i cili i ka mjaftuar p\u00ebr t\u00eb prekur finalen, ngase ndeshjen e par\u00eb e kishte fituar 3:0. Ramiz Sadiku arriti t\u00eb krijoj\u00eb ep\u00ebrsi prej dy golash n\u00ebp\u00ebrmjet Armend Misinit (51\u2019) nga penalltia dhe Granit Mus\u00ebs (66\u2019), por n\u00eb minutat e fundit t\u00eb ndeshjes skuadra gjilanase shmangu befasin\u00eb, me golat e realizuar nga Ardit Tahiri (86\u2019) e Almir Kryeziu (90\u2019+3).<\/p>\n\n\n\n