{"id":76732,"date":"2022-08-11T13:51:46","date_gmt":"2022-08-11T11:51:46","guid":{"rendered":"https:\/\/www.gazetastop.com\/?p=76732"},"modified":"2024-01-19T02:13:22","modified_gmt":"2024-01-19T01:13:22","slug":"fakte-interesante-rreth-autostrades-arben-xhaferi-qe-e-lidhe-kosoven-me-maqedonine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.gazetastop.com\/fakte-interesante-rreth-autostrades-arben-xhaferi-qe-e-lidhe-kosoven-me-maqedonine\/","title":{"rendered":"Fakte interesante rreth Autostrad\u00ebs \u201cArb\u00ebn Xhaferi\u201d q\u00eb e lidh\u00eb Kosov\u00ebn me Maqedonin\u00eb"},"content":{"rendered":"\n
Punimet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Autostrad\u00ebs \u201cArb\u00ebn Xhaferi\u201d e cila \u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar p\u00ebr qarkullim nga 29 maji i vitit 2019, kishin filluar n\u00eb vitin 2014, por mungesa e mjeteve financiare kishte b\u00ebr\u00eb q\u00eb punimet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e saj t\u00eb vonoheshin p\u00ebr rreth gjasht\u00eb muaj.<\/p>\n\n\n\n
Autostrada q\u00eb e lidh Prishtin\u00ebn me Shkupin, e cila m\u00eb von\u00eb \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar me emrin e nj\u00ebrit prej figurave t\u00eb shquara shqiptare \u201cArb\u00ebn Xhaferi\u201d kishte filluar si ide n\u00eb vitin 2007 dhe n\u00ebnshkrimi i kontrat\u00ebs me konsorciumin amerikano-turk \u201cBechtel-Enka\u201d ishte b\u00ebr\u00eb tek m\u00eb 1 korrik t\u00eb vitit 2014, n\u00eb koh\u00ebn kur minist\u00ebr i Infrastruktur\u00ebs ishte Fehmi Mujota.<\/p>\n\n\n\n
Pastaj ishte vazhduar edhe n\u00eb koh\u00ebn e Lutfi Zharkut dhe shumica e punimeve ishin p\u00ebrfunduar n\u00eb koh\u00ebn e ministrit aktual t\u00eb Infrastruktur\u00ebs, Pal Lekaj, shkruan Telegrafi.<\/p>\n\n\n\n
Kjo autostrad\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb projekti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm pas Rrug\u00ebs s\u00eb Kombit, q\u00eb e lidh Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb zhvilluar si ide, por edhe si projekt n\u00eb tri qeveri t\u00eb Kosov\u00ebs, Qeveria Tha\u00e7i 2, Qeveria Mustafa dhe Qeveria Haradinaj.<\/p>\n\n\n\n
Autostrada \u201cArb\u00ebn Xhaferi\u201d me gjat\u00ebsi prej 65.5 kilometra n\u00eb fillim ishte th\u00ebn\u00eb se buxhetit t\u00eb vendit do t\u2019i kushtonte rreth 600 milion\u00eb euro, por n\u00eb fund kostoja e saj ka shkuar n\u00eb 706 milion\u00eb euro, pra mbi 106 milion\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb sesa planifikimet.<\/p>\n\n\n\n
Pra nj\u00eb kilomet\u00ebr autostrad\u00eb sipas nj\u00eb p\u00ebrllogaritje t\u00eb thjesht\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb e cila e lidh Kosov\u00ebn me Maqedonin\u00eb Veriore dhe korridorin 10, ka kushtuar 10.77 milion\u00eb euro.<\/a><\/p>\n\n\n\n