{"id":78239,"date":"2022-09-04T12:19:58","date_gmt":"2022-09-04T10:19:58","guid":{"rendered":"https:\/\/www.gazetastop.com\/?p=78239"},"modified":"2024-01-19T04:00:44","modified_gmt":"2024-01-19T03:00:44","slug":"derbin-prishtina-ballkani-e-referon-gjyqtari-me-thirrje-te-fifa-s","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.gazetastop.com\/derbin-prishtina-ballkani-e-referon-gjyqtari-me-thirrje-te-fifa-s\/","title":{"rendered":"Derbin Prishtina \u2013 Ballkani e referon gjyqtari me thirrje t\u00eb FIFA-s"},"content":{"rendered":"\n
Ndeshja m\u00eb interesante e jav\u00ebs pritet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb mes Prishtin\u00ebs dhe Ballkanit.<\/p>\n\n\n\n
Prishtina e etur p\u00ebr rezultate ndaj Ballkanit pasi n\u00eb pes\u00eb ndeshjet e fundit kampionale nuk ka njohur rezultat pozitiv \u00ebsht\u00eb mobilizuar maksimalisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb p\u00ebrballje.<\/p>\n\n\n\n
Nga trajneri Ismet Munishi e deri te Kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Kryeqytetit, P\u00ebrparinm Rama kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje publike p\u00ebr p\u00ebrkrahje.<\/p>\n\n\n\n
Prishtina si skuadra m\u00eb e trofeshme k\u00ebrkon kthimin e lavdis\u00eb, derisa Ballkani po e krijon at\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb historis\u00eb s\u00eb tij 75 vje\u00e7are.<\/p>\n\n\n\n
Ballkani p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb takohet me prishtinasit si kampion n\u00eb fuqi, derisa mendjen e mban\u00eb edhe te takimi i s\u00eb enjt\u00ebs ndaj rumun\u00ebve t\u00eb Cluj.<\/p>\n\n\n\n
Ndoshta ky takim n\u00eb Grupet e Conference League, \u00ebsht\u00eb pika m\u0113 e dob\u00ebt e Ballkanit p\u00ebr sonte mbr\u00ebma, pasi duhet ruajtur energjin\u00eb, p\u00ebr dallim nga Prishtina e cila ska \u00e7ka humbas dhe do t\u2019i futet takimit me t\u00eb gjith\u00eb energjin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n
Takimi do t\u00eb drejtohet nga referi me thirrje nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Visar Kastrati, i ndihmuar nga asistetent\u00ebt, Besnik Morina dhe Granit Hyseni. Gjyqtari i kat\u00ebrt \u00ebsht\u00eb caktuar Mentor Ajeti, derisa n\u00eb VAR do t\u00eb jen\u00eb Granit Pacolli dhe Edmond Zeqiri.<\/p>\n\n\n\n
Takimi \u00ebsht\u00eb i vlefsh\u00ebm p\u00ebr xhiron e pest\u00eb dhe zhvillohet sonte nga ora 20.00 n\u00eb stadiumin \u201cFadil Vokrri\u201d.<\/p>\n\n\n\n