{"id":81713,"date":"2022-11-02T15:08:55","date_gmt":"2022-11-02T14:08:55","guid":{"rendered":"https:\/\/www.gazetastop.com\/?p=81713"},"modified":"2024-01-19T03:57:49","modified_gmt":"2024-01-19T02:57:49","slug":"banka-boterore-terheqja-e-mjeteve-nga-trusti-do-ta-nxiste-me-tej-inflacionin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.gazetastop.com\/banka-boterore-terheqja-e-mjeteve-nga-trusti-do-ta-nxiste-me-tej-inflacionin\/","title":{"rendered":"Banka Bot\u00ebrore: T\u00ebrheqja e mjeteve nga Trusti do ta nxiste m\u00eb tej inflacionin"},"content":{"rendered":"\n

Eksperti i Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, Richard Record, shprehet kund\u00ebr t\u00ebrheqjes s\u00eb mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale t\u00eb Kosov\u00ebs, pasi, si\u00e7 thot\u00eb, nj\u00eb veprim i till\u00eb do ta rriste edhe m\u00eb shum\u00eb inflacionin, q\u00eb aktualisht \u00ebsht\u00eb mbi 12 p\u00ebr qind.

\u201cMasa e propozuar p\u00ebr t\u00eb lejuar nj\u00eb rund t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb t\u00ebrheqjeve t\u00eb konsiderueshme nga Trusti i Kursimeve Pensionale t\u00eb Kosov\u00ebs, do t\u00eb ishte regresive, do ta rrezikonte q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb afatgjate t\u00eb sistemit t\u00eb pensioneve dhe do ta nxiste edhe m\u00eb tej inflacionin\u201d, thot\u00eb Record, ekonomist kryesor i Bank\u00ebs Bot\u00ebrore p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.

Tash e sa muaj, k\u00ebrkes\u00eb e opozit\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u2019u mund\u00ebsohet qytetar\u00ebve t\u00eb t\u00ebrheqin deri n\u00eb 30 p\u00ebr qind t\u00eb mjeteve nga Fondi, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar, si\u00e7 thuhet, m\u00eb leht\u00eb inflacionin n\u00eb rritje.

Qeveria e Kosov\u00ebs,\u00a0deri m\u00eb tash, ka kund\u00ebrshtuar, ndon\u00ebse n\u00eb vitin 2020, ajo u ka mund\u00ebsuar qytetar\u00ebve t\u00eb t\u00ebrheqin 10% t\u00eb kursimeve t\u00eb tyre nga Trusti, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb, v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb financiare t\u00eb shkaktuara nga pandemia COVID-19.

\u201cMasat n\u00eb p\u00ebrgjigje ndaj inflacionit duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb sh\u00ebnjestruara dhe me afat t\u00eb kufizuar kohor\u201d, thot\u00eb Record.

N\u00eb intervist\u00ebn dh\u00ebn\u00eb REL-it, ai flet edhe p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e reformimit t\u00eb skem\u00ebs sociale, p\u00ebr m\u00ebnyrat se si mund t\u00eb rriten eksportet e Kosov\u00ebs e t\u00eb tjera.

Radio Evropa e Lir\u00eb:\u00a0<\/strong>Lufta n\u00eb Ukrain\u00eb ka shkaktuar rritje t\u00eb inflacionit edhe n\u00eb Kosov\u00eb. \u00c7far\u00eb masash do t\u00eb duhej t\u00eb merrte ekzekutivi i vendit p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar uljen e inflacionit? A ka nevoj\u00eb p\u00ebr shtr\u00ebngim t\u00eb politikave monetare dhe fiskale?<\/p>\n\n\n\n


Richard Record: <\/strong>E gjith\u00eb bota po sheh nj\u00eb val\u00eb n\u00eb rritje t\u00eb inflacionit si rezultat i luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb, si dhe p\u00ebr shkak t\u00eb presioneve ekonomike q\u00eb jan\u00eb rritur q\u00eb nga pandemia [COVID-19]. Sipas vler\u00ebsimeve t\u00eb fundit t\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, inflacioni global arriti n\u00eb 9.3 p\u00ebr qind (vit n\u00eb vit) n\u00eb shtator.

K\u00ebrcimi i inflacionit \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht i theksuar n\u00eb Evrop\u00eb dhe inflacioni tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb dyshifror pothuajse n\u00eb \u00e7do vend t\u00eb kontinentit. Inflacioni n\u00eb rajonin e Evrop\u00ebs dhe Azis\u00eb Qendrore u p\u00ebrshpejtua n\u00eb 14.5 p\u00ebr qind (vit n\u00eb vit) n\u00eb korrik, duke sh\u00ebnuar ritmin m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb q\u00eb nga viti 1998, nd\u00ebrsa inflacioni tejkaloi caqet e bankave qendrore n\u00eb \u00e7do ekonomi me veprime t\u00eb synuara p\u00ebr t\u00eb trajtuar inflacionin.

Sigurisht, Kosova nuk b\u00ebn p\u00ebrjashtim n\u00eb sh\u00ebnimin e k\u00ebtij trendi rrit\u00ebs t\u00eb inflacionit. Adoptimi i nj\u00ebansh\u00ebm i euros si monedh\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb viteve 2000 ka gjeneruar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb p\u00ebrfitimesh p\u00ebr ekonomin\u00eb e saj, duke p\u00ebrfshir\u00eb presionet e kufizuara t\u00eb brendshme ndaj inflacionit, regjim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb kursit t\u00eb k\u00ebmbimit dhe mjedis m\u00eb t\u00eb parashikuesh\u00ebm p\u00ebr zhvillimin e sektorit privat.<\/p>\n\n\n\n

Megjithat\u00eb, ky vendim do t\u00eb thot\u00eb gjithashtu se autoritetet, n\u00eb fakt, kan\u00eb hequr dor\u00eb nga kontrolli i tyre mbi politik\u00ebn monetare dhe barra e ruajtjes s\u00eb stabilitetit makroekonomik bie t\u00ebr\u00ebsisht mbi sektorin fiskal.

Si nj\u00eb vend i ri, Kosova \u00ebsht\u00eb ende duke zhvilluar tregjet e saj t\u00eb borxhit dhe, s\u00eb k\u00ebndejmi, ka maturime t\u00eb shkurtra n\u00eb stokun e saj t\u00eb borxhit t\u00eb brendsh\u00ebm, mesatarisht rreth 3 vjet. Vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ruajtur stokun aktual t\u00eb borxhit t\u00eb brendsh\u00ebm, Kosova duhet t\u00eb rifinancoj\u00eb shum\u00eb nga bonot e thesarit gjat\u00eb vitit. N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb globin, kostot e financimit sovran po shtr\u00ebngohen, nd\u00ebrsa normat e interesit po rriten p\u00ebr t\u00eb zbutur inflacionin. Pra, n\u00eb aspektin praktik, Kosova duhet t\u00eb mbaj\u00eb nivele adekuate t\u00eb rezervave buxhetore p\u00ebr t\u00eb ruajtur stabilitetin makroekonomik.

Kundrejt k\u00ebtij sfondi, autoritetet kan\u00eb mjete t\u00eb kufizuara p\u00ebr t\u00eb ulur realisht inflacionin. M\u00eb e mira q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, \u00ebsht\u00eb s\u00eb pari t\u00eb sigurohet q\u00eb shpenzimet joefektive ose uljet universale t\u00eb tatimeve, t\u00eb mos p\u00ebrforcojn\u00eb inflacionin. Autoritetet n\u00eb Kosov\u00eb mund t\u00eb ndihmojn\u00eb vet\u00ebm n\u00eb zbutjen e ndikimit t\u00eb inflacionit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ato duhet t\u00eb sigurojn\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrforcojn\u00eb presionet e \u00e7mimeve dhe t\u00eb mos l\u00ebn\u00eb vrag\u00eb t\u00eb pashlyeshme, q\u00eb i zhvendosin burimet fiskale shum\u00eb t\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u00eb adresuar nevojat e zhvillimit afatgjat\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs.

Sipas mendimit ton\u00eb, kjo mund t\u00eb arrihet vet\u00ebm duke pasur mir\u00ebkuptim kolektiv se nuk mund t\u00eb ofroni mb\u00ebshtetje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb; n\u00eb fakt, autoritetet do t\u00eb duhej ta p\u00ebrqendronin t\u00eb gjith\u00eb mb\u00ebshtetjen e tyre p\u00ebr qytetar\u00ebt m\u00eb nevojtar\u00eb (konsumi i t\u00eb cil\u00ebve u ul m\u00eb shum\u00eb si rezultat i inflacionit). Dhe, kjo mb\u00ebshtetje do t\u00eb duhej t\u00eb ofrohej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb synuar dhe t\u00eb p\u00ebrkohshme.<\/p>\n\n\n\n

Ne besojm\u00eb se masat do t\u00eb duhej t\u00eb p\u00ebrqendroheshin rreth programeve\u00a0t\u00eb ndihm\u00ebs sociale\u00a0dhe grupeve t\u00eb cenueshme nga varf\u00ebria energjetike. N\u00eb periudh\u00ebn afatmesme, sistemi i ndihm\u00ebs sociale do t\u00eb duhej t\u00eb reformohej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb efektive, p\u00ebr t\u00eb identifikuar se kush \u00ebsht\u00eb m\u00eb nevojtar, dhe t\u00eb jet\u00eb fleksib\u00ebl p\u00ebr t\u00eb ofruar automatikisht mb\u00ebshtetje kur \u00ebsht\u00eb e nevojshme.<\/p>\n\n\n\n


Radio Evropa e Lir\u00eb:\u00a0<\/strong>Si po e ndihmon Banka Bot\u00ebrore ekzekutivin e Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbet nga pasojat [ekonomike] q\u00eb ka shkaktuar gjetk\u00eb lufta n\u00eb Ukrain\u00eb?

Richard Record:\u00a0<\/strong>Banka Bot\u00ebrore punon n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb p\u00ebrpjekjet e saj p\u00ebr t\u00eb ulur varf\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb nxitur prosperitetin e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebrmes Strategjis\u00eb s\u00eb Partneritetit p\u00ebr Vendin. Ne po e mb\u00ebshtesim Kosov\u00ebn me financim n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb fushash, si: konkurrenca, qasja n\u00eb financa, efi\u00e7ienca e energjis\u00eb, digjitalizimi, bujq\u00ebsia, uj\u00ebrat dhe reforma e kadastr\u00ebs.

Nd\u00ebrsa fokusi yn\u00eb kryesor \u00ebsht\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetjen e zhvillimit afatmes\u00ebm, disa nga projektet tona ofrojn\u00eb gjithashtu mb\u00ebshtetje afatshkurt\u00ebr – p\u00ebr shembull, projektet q\u00eb ne aktivizuam me shpejt\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur reagimin ndaj COVID-it.

Projekti yn\u00eb p\u00ebr ndihm\u00ebn sociale, q\u00eb pritet t\u00eb miratohet nga Kuvendi, synon t\u00eb rris\u00eb gatishm\u00ebrin\u00eb e menj\u00ebhershme p\u00ebr t\u00eb reaguar n\u00eb mbrojtjen e grupeve m\u00eb t\u00eb cenueshme, por edhe t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb reform\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb sistemit t\u00eb ndihm\u00ebs sociale.<\/p>\n\n\n\n

K\u00ebt\u00eb vit, ne pam\u00eb gjithashtu kredin\u00eb e par\u00eb t\u00eb politik\u00ebs zhvillimore t\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore p\u00ebr Kosov\u00ebn, e cila ofroi 50 milion\u00eb euro n\u00eb disbursimin e shpejt\u00eb t\u00eb burimeve direkt n\u00eb buxhetin e Qeveris\u00eb, pas nisjes s\u00eb reformave t\u00eb ndjeshme strukturore (si ligji i ri p\u00ebr inspektimet, legjislacioni p\u00ebr identifikimin elektronik, legjislacioni p\u00ebr energjin\u00eb e rip\u00ebrt\u00ebritshme dhe p\u00ebrmir\u00ebsimet n\u00eb transparenc\u00ebn e menaxhimit t\u00eb borxhit).

Mir\u00ebpo, synojm\u00eb t\u00eb jemi jo vet\u00ebm nj\u00eb bank\u00eb p\u00ebr financimin e zhvillimit, por edhe nj\u00eb bank\u00eb e njohurive p\u00ebr zhvillimin. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ne duam t\u2019i ofrojm\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs analiza dhe k\u00ebshilla rreth politikave. P\u00ebr shembull, ne sapo publikuam vler\u00ebsimin ton\u00eb m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb perspektiv\u00ebs ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Raportin e Rregullt Ekonomik p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor.

Radio Evropa e Lir\u00eb:\u00a0<\/strong>A p\u00ebrb\u00ebn inflacioni i lart\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb rrezik p\u00ebr rritjen e varf\u00ebris\u00eb?

Richard Record:\u00a0<\/strong>Shifrat e fundit t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs (ASK) tregojn\u00eb se inflacioni vjetor arriti n\u00eb 12.7 p\u00ebr qind n\u00eb shtator, 2022. Ashtu si gjetiu n\u00eb bot\u00eb, rritja e shpejt\u00eb e \u00e7mimeve t\u00eb ushqimit dhe energjis\u00eb po ushtron presion mbi shum\u00eb qytetar\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, pasi t\u00eb ardhurat e tyre nuk mund t\u00eb z\u00ebn\u00eb hapin.

Situata \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht kritike p\u00ebr qytetar\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb varf\u00ebri ose af\u00ebr kufirit t\u00eb varf\u00ebris\u00eb, sepse, n\u00eb krahasim me t\u00eb tjer\u00ebt, ata shpenzojn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb tyre p\u00ebr ushqim, p\u00ebr faturat e energjis\u00eb dhe p\u00ebr ngrohjen e sht\u00ebpive t\u00eb tyre gjat\u00eb dimrit. Pra, edhe nj\u00eb rritje e vog\u00ebl e \u00e7mimeve do t\u00eb kishte implikime t\u00eb forta n\u00eb at\u00eb se sa mund t\u00eb konsumojn\u00eb.

Radio Evropa e Lir\u00eb:\u00a0<\/strong>A rrezikohet buxheti i Kosov\u00ebs nga skemat e shumta sociale? \u00c7far\u00eb politikash do t\u00eb duhej t\u00eb nd\u00ebrmerreshin?

Richard Record:<\/strong>\u00a0Kosova ka nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb ndihm\u00ebs sociale, shum\u00eb programe transferimi sipas kategorive, dhe s\u00eb fundmi masa\/skema t\u00eb reja t\u00eb p\u00ebrkohshme p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur goditjeve. Kosova ka burime t\u00eb kufizuara fiskale dhe k\u00ebto duhet t\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive, duke i dh\u00ebn\u00eb prioritet mbrojtjes dhe mb\u00ebshtetjes s\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga varf\u00ebria. N\u00eb koh\u00eb krizash, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb goditja aktuale e \u00e7mimeve t\u00eb ushqimit dhe energjis\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht sfiduese p\u00ebr familjet me t\u00eb ardhura t\u00eb ul\u00ebta, sistemi i mbrojtjes sociale t\u00eb nj\u00eb vendi \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor p\u00ebr mbrojtjen e grupeve t\u00eb varfra dhe t\u00eb cenueshme.<\/p>\n\n\n\n


Programet e mbrojtjes sociale, t\u00eb cilat p\u00ebrfshijn\u00eb pensionet, ndihm\u00ebn sociale dhe programet e tregut t\u00eb pun\u00ebs, luajn\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb mbrojtjen e grupeve m\u00eb t\u00eb varfra dhe m\u00eb t\u00eb cenueshme n\u00eb shoq\u00ebri nga r\u00ebnia n\u00eb skamje t\u00eb m\u00ebtejshme. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, k\u00ebto promovojn\u00eb dhe mbrojn\u00eb investimet n\u00eb arsim dhe sh\u00ebndet\u00ebsi dhe i ndihmojn\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb gjejn\u00eb pun\u00eb m\u00eb produktive, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb zot\u00ebt e s\u00eb ardhmes s\u00eb tyre dhe ta nxjerrin veten nga varf\u00ebria.

Skema e ndihm\u00ebs sociale mbulon vet\u00ebm rreth shtat\u00eb p\u00ebr qind t\u00eb popullsis\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb duksh\u00ebm n\u00ebn norm\u00ebn e varf\u00ebris\u00eb sipas vler\u00ebsimit ton\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn. Sistemi i mbrojtjes sociale n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn presion t\u00eb ndjesh\u00ebm, si rezultat i goditjeve t\u00eb shumta me t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur vendi n\u00eb vitet e shkuara. Kriza e fundit vuri n\u00eb pah cenueshm\u00ebrit\u00eb e sistemit aktual t\u00eb Kosov\u00ebs dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb rritur efi\u00e7ienc\u00ebn e tij, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar ndikimin q\u00eb ka ndaj varf\u00ebris\u00eb dhe ndikimin rishp\u00ebrndar\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n

Pasi t\u00eb reformohet skema e ndihm\u00ebs sociale, sistemi i bazuar n\u00eb statusin e varf\u00ebris\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebhej parim i reform\u00ebs p\u00ebr gam\u00ebn e gjer\u00eb t\u00eb skemave t\u00eb transferimeve, t\u00eb cilat t\u00eb gjitha financohen nga tatimpaguesit kosovar\u00eb. K\u00ebto fonde do t\u00eb duhej t\u00eb shkonin vet\u00ebm te qytetar\u00ebt m\u00eb nevojtar\u00eb.

Radio Evropa e Lir\u00eb:\u00a0<\/strong>A mendoni se Qeveria do t\u00eb duhej t\u2019i rriste pagat, duke pasur parasysh inflacionin n\u00eb Kosov\u00eb? Tashm\u00eb pritet q\u00eb Ligji p\u00ebr pagat [q\u00eb parasheh rritje t\u00eb tyre] t\u00eb dal\u00eb n\u00eb Kuvend.<\/p>\n\n\n\n

Richard Record:\u00a0<\/strong>Me hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb kufizuar fiskale, Kosova do t\u00eb duhej t\u2019i peshonte me kujdes kostot dhe p\u00ebrfitimet e zotimeve t\u00eb reja p\u00ebr shpenzime, si reagim ndaj \u00e7mimeve m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb energjis\u00eb dhe ushqimit, dhe t\u2019i trajtonte me prioritet familjet e cenueshme. Vendimi p\u00ebr pagat \u00ebsht\u00eb vendim i politik\u00ebs fiskale dhe do t\u00eb duhej t\u00eb shk\u00ebputej nga Ligji p\u00ebr pagat, pasi ky i fundit do t\u00eb duhej t\u00eb fokusohej n\u00eb reform\u00ebn e sistemit t\u00eb kompensimit – i cili aktualisht mbetet shum\u00eb i fragmentuar, p\u00ebr shkaqe t\u00eb ndryshme, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb mori shtesash – me q\u00ebllim rritjen e produktivitetit dhe efektivitetit brenda administrat\u00ebs publike.

Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong>\u00a0Qeveria e Kosov\u00ebs ka miratuar edhe pag\u00ebn minimale prej 264 eurosh bruto, ose 250 euro neto. A mendoni se mjafton?

Richard Record:<\/strong>\u00a0Sfida kryesore p\u00ebr Kosov\u00ebn, ndoshta sfida m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, \u00ebsht\u00eb krijimi i m\u00eb shum\u00eb vendeve t\u00eb pun\u00ebs dhe i vendeve t\u00eb pun\u00ebs m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr popullin e Kosov\u00ebs. Tregu i pun\u00ebs vazhdon t\u00eb reflektoj\u00eb dob\u00ebsi kronike, me pjes\u00ebmarrje t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore – ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb mesin e grave – si kufizim detyrues ky\u00e7 p\u00ebr rritjen ekonomike dhe uljen e varf\u00ebris\u00eb.

N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, p\u00ebrkund\u00ebr rritjes inkurajuese,\u00a0sektori privat<\/a>\u00a0<\/strong>i Kosov\u00ebs ende nuk po gjeneron vende pune mjaft cil\u00ebsore. Dhe, ka mosp\u00ebrputhje serioze nd\u00ebrmjet k\u00ebrkes\u00ebs dhe ofert\u00ebs p\u00ebr pun\u00eb. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se nevojiten reforma n\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt e ekuacionit, p\u00ebr t\u00eb reduktuar barrierat q\u00eb i pengojn\u00eb qytetar\u00ebt, ve\u00e7an\u00ebrisht grat\u00eb, t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb tregun e pun\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar nivele m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb investimeve private. Kjo ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb jet\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb dhe m\u00eb e q\u00ebndrueshme p\u00ebr t\u00eb rritur pagat n\u00eb planin afatmes\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n

Radio Evropa e Lir\u00eb:\u00a0<\/strong>A mendoni se ekzekutivi i Kosov\u00ebs ka b\u00ebr\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u2019i ndihmuar qytetar\u00ebt duke subvencionuar faturat e energjis\u00eb elektrike… A do t\u00eb jet\u00eb e nevojshme kjo edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen?

Richard Record:\u00a0<\/strong>Ashtu si pjesa tjet\u00ebr e Evrop\u00ebs, Kosova aktualisht po p\u00ebrjeton nj\u00eb goditje t\u00eb dyfisht\u00eb nga inflacioni dhe situata energjetike, gj\u00eb q\u00eb po d\u00ebmton bilancin fiskal t\u00eb Qeveris\u00eb. Kjo kriz\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e paparashikueshme dhe autoritetet duhet t\u00eb ruajn\u00eb gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr reagim, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb kontekstin e dy dimrave t\u00eb ardhsh\u00ebm.

N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, ne pam\u00eb q\u00eb masat e fundit t\u00eb efi\u00e7ienc\u00ebs s\u00eb energjis\u00eb krijuan k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb konsiderueshme. Si n\u00eb aspektin e mb\u00ebshtetjes, ashtu edhe n\u00eb aspektin e hartimit t\u00eb buxhetit kapital, mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb nxitur efi\u00e7ienc\u00ebn e energjis\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb shfryt\u00ebzoheshin plot\u00ebsisht dhe t\u00eb shkall\u00ebzoheshin bazuar n\u00eb m\u00ebsimet e nxjerra. Ka shum\u00eb masa shtes\u00eb q\u00eb mund t\u00eb mb\u00ebshtesin si zbutjen e kriz\u00ebs s\u00eb dyfisht\u00eb t\u00eb inflacionit dhe situat\u00ebs energjetike, ashtu edhe nevojat afatgjata t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr efi\u00e7ienc\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb izolimin, ngrohjen, transportin urban dhe nd\u00ebrurban, energjin\u00eb e rip\u00ebrt\u00ebritshme.

Radio Evropa e Lir\u00eb:\u00a0<\/strong>A e p\u00ebrkrahni edhe nj\u00eb t\u00ebrheqje t\u00eb kursimeve pensionale?

Richard Record:\u00a0<\/strong>Kosova do t\u00eb duhet t\u2019i trajtoj\u00eb me prioritet familjet e cenueshme. Duke marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb shp\u00ebrndarjen e kursimeve t\u00eb tanishme t\u00eb Trustit [pensional] dhe duke pasur parasysh mbizot\u00ebrimin e presioneve t\u00eb inflacionit nga ana e ofert\u00ebs, masa e propozuar p\u00ebr t\u00eb lejuar nj\u00eb raund t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb t\u00ebrheqjeve t\u00eb konsiderueshme nga Trusti i Kursimeve Pensionale t\u00eb Kosov\u00ebs, do t\u00eb ishte regresive, do ta rrezikonte q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb afatgjate t\u00eb sistemit t\u00eb pensioneve dhe do ta nxiste edhe m\u00eb tej inflacionin.<\/p>\n\n\n\n

Masat n\u00eb p\u00ebrgjigje ndaj inflacionit duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb sh\u00ebnjestruara dhe me afat t\u00eb kufizuar kohor. P\u00ebrmir\u00ebsimi i p\u00ebrmbushjes tatimore, futja e kriterit t\u00eb varf\u00ebris\u00eb sipas t\u00eb ardhurave n\u00eb programet e mbrojtjes sociale, s\u00eb bashku me nd\u00ebrtimin e q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb energjetike p\u00ebrmes investimit n\u00eb burimet e rip\u00ebrt\u00ebritshme dhe efi\u00e7ienc\u00ebn e energjis\u00eb, do t\u00eb duhej t\u00eb q\u00ebndronin n\u00eb krye t\u00eb agjend\u00ebs s\u00eb politikave.

Radio Evropa e Lir\u00eb:\u00a0<\/strong>Eksporti i produkteve t\u00eb Kosov\u00ebs vazhdon t\u00eb mbetet n\u00eb nivel t\u00eb ul\u00ebt. Si mund t\u00eb ket\u00eb rritje kundrejt vler\u00ebs s\u00eb lart\u00eb t\u00eb importeve?

Richard Record:\u00a0<\/strong>N\u00eb fakt, Kosova sh\u00ebnoi norm\u00ebn m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb rritjes s\u00eb eksporteve n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor n\u00eb vitin 2021 gjat\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbjes nga pandemia. Megjithat\u00eb, kjo rritje vjen nga nj\u00eb baz\u00eb e ul\u00ebt. P\u00ebr t\u00eb ngushtuar hendekun me vendet e krahasueshme t\u00eb BE-s\u00eb, duhet b\u00ebr\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar rritjen e eksporteve.

N\u00ebse shfryt\u00ebzohen me kujdes p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb e Kosov\u00ebs, si popullsia me mosh\u00eb t\u00eb re, af\u00ebrsia me nj\u00eb treg t\u00eb madh, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i begat\u00eb por duke u vjetruar, konektiviteti i mir\u00eb digjital, kostot e ul\u00ebta t\u00eb krahut t\u00eb pun\u00ebs, sektori financiar elastik dhe likuid, si dhe lidhjet e forta me diaspor\u00ebn, ato mund ta \u00e7ojn\u00eb Kosov\u00ebn drejt standardeve m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb jetes\u00ebs, m\u00eb shpejt.<\/p>\n\n\n\n

Kjo k\u00ebrkon kalimin n\u00eb nj\u00eb model t\u00eb rritjes q\u00eb p\u00ebrdor m\u00eb mir\u00eb potencialin e kapitalit njer\u00ebzor t\u00eb Kosov\u00ebs – duke u mund\u00ebsuar firmave dhe fermave t\u00eb rriten dhe t\u00eb rrisin produktivitetin e tyre, p\u00ebr t\u00eb maksimizuar kthimin nga investimet n\u00eb kapitalin fizik – dhe q\u00eb shfryt\u00ebzon maksimalisht konektivitetin e mir\u00eb p\u00ebrmes eksporteve, konkurrenc\u00ebs s\u00eb shtuar dhe m\u00eb shum\u00eb investimeve t\u00eb huaja.

Firmat e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb operojn\u00eb n\u00eb nivele m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb efi\u00e7ienc\u00ebs, me p\u00ebrpjekje m\u00eb t\u00eb thella p\u00ebr t\u00eb hequr barrierat rregullatore, p\u00ebr t\u00eb siguruar alokim efi\u00e7ient t\u00eb burimeve t\u00eb pakta financiare dhe natyrore dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrqafuar digjitalizimin. Institucionet e kapitalit njer\u00ebzor duhet ta transformojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb efektive popullsin\u00eb e re t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb nj\u00eb fuqi pun\u00ebtore produktive.<\/p>\n\n\n\n

Dhe vet\u00ebm duke p\u00ebrmir\u00ebsuar tregtin\u00eb dhe konektivitetin, duke forcuar konkurrenc\u00ebn n\u00eb treg dhe duke promovuar investime t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb lart\u00eb, Kosova mund t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb plot\u00ebsisht nga mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb ofron vendndodhja e saj. N\u00eb fund, k\u00ebrkes\u00eb themelore p\u00ebr rritje t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mjedis makroekonomik i q\u00ebndruesh\u00ebm dhe sundimi efektiv i ligjit.

Radio Evropa e Lir\u00eb:\u00a0<\/strong>Sa jan\u00eb reale shifrat e Qeveris\u00eb p\u00ebr hapjen e vendeve t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs [p\u00ebr mbi 25.000 vende t\u00eb reja pune periudh\u00ebn shtator 2020 – shtator 2021]?

Richard Record:\u00a0<\/strong>N\u00eb Kosov\u00eb, informacioni mbi tregjet e pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb i pak\u00ebt, p\u00ebr shkak t\u00eb disponueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb kufizuar t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave. Megjithat\u00eb, t\u00eb dh\u00ebnat administrative p\u00ebr gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vitit 2022 tregojn\u00eb se ka p\u00ebrshpejtim t\u00eb pun\u00ebsimit formal dhe trend n\u00eb r\u00ebnie t\u00eb\u00a0
papun\u00ebsis\u00eb s\u00eb regjistruar.<\/a><\/strong><\/p>\n\n\n\n

Kjo reflektohet n\u00eb nj\u00eb r\u00ebnie prej 32 p\u00ebr qind t\u00eb numrit t\u00eb pun\u00ebk\u00ebrkuesve t\u00eb regjistruar n\u00eb qendrat e pun\u00ebsimit n\u00eb Kosov\u00eb. Megjithat\u00eb, tregu i pun\u00ebs vazhdon t\u00eb karakterizohet nga pabarazi t\u00eb ndjeshme gjinore, ku norma e pun\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb 44 p\u00ebr qind p\u00ebr meshkujt dhe 16 p\u00ebr qind p\u00ebr femrat, dhe nga mosp\u00ebrputhje t\u00eb aft\u00ebsive dhe emigracion i krahut t\u00eb pun\u00ebs.

M\u00eb tej, firmat raportojn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb plot\u00ebsimin e vendeve t\u00eb lira t\u00eb pun\u00ebs.

Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong> Banka Bot\u00ebrore hapi zyr\u00ebn e saj dy dekada m\u00eb par\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. A keni shifra p\u00ebr vler\u00ebn e investimeve q\u00eb ky institucion ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb?

Richard Record: <\/strong>Q\u00eb nga viti 1999, Banka Bot\u00ebrore ka ofruar dhe, ose, ka menaxhuar mbi 500 milion\u00eb dollar\u00eb amerikan\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur zhvillimin n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebrmes rreth 50 operacioneve, p\u00ebrfshir\u00eb fondet e mir\u00ebbesimit.

P\u00ebrpara an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Grupin e Bank\u00ebs Bot\u00ebrore (WBG) n\u00eb vitin 2009, operacionet financoheshin p\u00ebrmes granteve nga burime t\u00eb ndryshme, kryesisht t\u00eb ardhurat neto t\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, Fondi i Mir\u00ebbesimit p\u00ebr Kosov\u00ebn, Fondi i Pas-Konfliktit dhe Shoqata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Zhvillim (IDA).

Kosova g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr financim nga IDA (me kushte t\u00eb kombinuara) p\u00ebr shkak t\u00eb statusit t\u00eb pas-konfliktit. N\u00eb tetor t\u00eb vitit 2022, portofoli aktiv i huadh\u00ebnies nga IDA p\u00ebr Kosov\u00ebn arriti n\u00eb 379.55 milion\u00eb dollar\u00eb amerikan\u00eb n\u00eb 11 projekte n\u00eb fushat e energjis\u00eb, bujq\u00ebsis\u00eb, uj\u00ebrave, sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, konkurrenc\u00ebs, financave, teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit dhe komunikimit, ndihm\u00ebs sociale dhe reform\u00ebs s\u00eb kadastr\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

Eksperti i Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, Richard Record, shprehet kund\u00ebr t\u00ebrheqjes s\u00eb mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale t\u00eb Kosov\u00ebs, pasi, si\u00e7 thot\u00eb, nj\u00eb veprim i till\u00eb do ta rriste edhe m\u00eb… <\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":81714,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[18,17],"tags":[],"yoast_head":"\nBanka Bot\u00ebrore: T\u00ebrheqja e mjeteve nga Trusti do ta nxiste m\u00eb tej inflacionin - Gazeta Stop<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.gazetastop.com\/banka-boterore-terheqja-e-mjeteve-nga-trusti-do-ta-nxiste-me-tej-inflacionin\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Banka Bot\u00ebrore: T\u00ebrheqja e mjeteve nga Trusti do ta nxiste m\u00eb tej inflacionin - Gazeta Stop\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Eksperti i Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, Richard Record, shprehet kund\u00ebr t\u00ebrheqjes s\u00eb mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale t\u00eb Kosov\u00ebs, pasi, si\u00e7 thot\u00eb, nj\u00eb veprim i till\u00eb do ta rriste edhe m\u00eb…\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.gazetastop.com\/banka-boterore-terheqja-e-mjeteve-nga-trusti-do-ta-nxiste-me-tej-inflacionin\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Gazeta Stop\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/gazetastopofficial\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2022-11-02T14:08:55+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2024-01-19T02:57:49+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/www.gazetastop.com\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/Banka-Botrore.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1024\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"768\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Lulzim\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Lulzim\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/www.gazetastop.com\/banka-boterore-terheqja-e-mjeteve-nga-trusti-do-ta-nxiste-me-tej-inflacionin\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.gazetastop.com\/banka-boterore-terheqja-e-mjeteve-nga-trusti-do-ta-nxiste-me-tej-inflacionin\/\"},\"author\":{\"name\":\"Lulzim\",\"@id\":\"https:\/\/www.gazetastop.com\/#\/schema\/person\/c8f8dbdaa431a1f3f59c493ff7c5275b\"},\"headline\":\"Banka Bot\u00ebrore: T\u00ebrheqja e mjeteve nga Trusti do ta nxiste m\u00eb tej inflacionin\",\"datePublished\":\"2022-11-02T14:08:55+00:00\",\"dateModified\":\"2024-01-19T02:57:49+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.gazetastop.com\/banka-boterore-terheqja-e-mjeteve-nga-trusti-do-ta-nxiste-me-tej-inflacionin\/\"},\"wordCount\":3353,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/www.gazetastop.com\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.gazetastop.com\/banka-boterore-terheqja-e-mjeteve-nga-trusti-do-ta-nxiste-me-tej-inflacionin\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/www.gazetastop.com\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/Banka-Botrore.jpg\",\"articleSection\":[\"Aktuale\",\"Ekonomi\"],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.gazetastop.com\/banka-boterore-terheqja-e-mjeteve-nga-trusti-do-ta-nxiste-me-tej-inflacionin\/\",\"url\":\"https:\/\/www.gazetastop.com\/banka-boterore-terheqja-e-mjeteve-nga-trusti-do-ta-nxiste-me-tej-inflacionin\/\",\"name\":\"Banka Bot\u00ebrore: T\u00ebrheqja e mjeteve nga Trusti do ta nxiste m\u00eb tej inflacionin - Gazeta Stop\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.gazetastop.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.gazetastop.com\/banka-boterore-terheqja-e-mjeteve-nga-trusti-do-ta-nxiste-me-tej-inflacionin\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.gazetastop.com\/banka-boterore-terheqja-e-mjeteve-nga-trusti-do-ta-nxiste-me-tej-inflacionin\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/www.gazetastop.com\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/Banka-Botrore.jpg\",\"datePublished\":\"2022-11-02T14:08:55+00:00\",\"dateModified\":\"2024-01-19T02:57:49+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.gazetastop.com\/banka-boterore-terheqja-e-mjeteve-nga-trusti-do-ta-nxiste-me-tej-inflacionin\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.gazetastop.com\/banka-boterore-terheqja-e-mjeteve-nga-trusti-do-ta-nxiste-me-tej-inflacionin\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/www.gazetastop.com\/banka-boterore-terheqja-e-mjeteve-nga-trusti-do-ta-nxiste-me-tej-inflacionin\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/www.gazetastop.com\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/Banka-Botrore.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.gazetastop.com\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/Banka-Botrore.jpg\",\"width\":1024,\"height\":768},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.gazetastop.com\/banka-boterore-terheqja-e-mjeteve-nga-trusti-do-ta-nxiste-me-tej-inflacionin\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/www.gazetastop.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Banka Bot\u00ebrore: T\u00ebrheqja e mjeteve nga Trusti do ta nxiste m\u00eb tej inflacionin\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.gazetastop.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.gazetastop.com\/\",\"name\":\"Gazeta Stop\",\"description\":\"Ndalo p\u00ebr lajmin e par\u00eb!\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/www.gazetastop.com\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.gazetastop.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/www.gazetastop.com\/#organization\",\"name\":\"Gazeta Stop\",\"url\":\"https:\/\/www.gazetastop.com\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/www.gazetastop.com\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/www.gazetastop.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/logo.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.gazetastop.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/logo.jpg\",\"width\":239,\"height\":122,\"caption\":\"Gazeta Stop\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.gazetastop.com\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/gazetastopofficial\",\"https:\/\/www.instagram.com\/gazetastopofficial\/\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/www.gazetastop.com\/#\/schema\/person\/c8f8dbdaa431a1f3f59c493ff7c5275b\",\"name\":\"Lulzim\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/www.gazetastop.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/ca98e96c9e5c34aa6ab2cf45c03526b3?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/ca98e96c9e5c34aa6ab2cf45c03526b3?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Lulzim\"},\"sameAs\":[\"http:\/\/www.gazetastop.com\/\"],\"url\":\"https:\/\/www.gazetastop.com\/author\/lulzimahmeti\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Banka Bot\u00ebrore: T\u00ebrheqja e mjeteve nga Trusti do ta nxiste m\u00eb tej inflacionin - Gazeta Stop","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.gazetastop.com\/banka-boterore-terheqja-e-mjeteve-nga-trusti-do-ta-nxiste-me-tej-inflacionin\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Banka Bot\u00ebrore: T\u00ebrheqja e mjeteve nga Trusti do ta nxiste m\u00eb tej inflacionin - Gazeta Stop","og_description":"Eksperti i Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, Richard Record, shprehet kund\u00ebr t\u00ebrheqjes s\u00eb mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale t\u00eb Kosov\u00ebs, pasi, si\u00e7 thot\u00eb, nj\u00eb veprim i till\u00eb do ta rriste edhe m\u00eb…","og_url":"https:\/\/www.gazetastop.com\/banka-boterore-terheqja-e-mjeteve-nga-trusti-do-ta-nxiste-me-tej-inflacionin\/","og_site_name":"Gazeta Stop","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/gazetastopofficial","article_published_time":"2022-11-02T14:08:55+00:00","article_modified_time":"2024-01-19T02:57:49+00:00","og_image":[{"width":1024,"height":768,"url":"https:\/\/www.gazetastop.com\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/Banka-Botrore.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"Lulzim","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"Lulzim","Est. reading time":"16 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/www.gazetastop.com\/banka-boterore-terheqja-e-mjeteve-nga-trusti-do-ta-nxiste-me-tej-inflacionin\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.gazetastop.com\/banka-boterore-terheqja-e-mjeteve-nga-trusti-do-ta-nxiste-me-tej-inflacionin\/"},"author":{"name":"Lulzim","@id":"https:\/\/www.gazetastop.com\/#\/schema\/person\/c8f8dbdaa431a1f3f59c493ff7c5275b"},"headline":"Banka Bot\u00ebrore: T\u00ebrheqja e mjeteve nga Trusti do ta nxiste m\u00eb tej inflacionin","datePublished":"2022-11-02T14:08:55+00:00","dateModified":"2024-01-19T02:57:49+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/www.gazetastop.com\/banka-boterore-terheqja-e-mjeteve-nga-trusti-do-ta-nxiste-me-tej-inflacionin\/"},"wordCount":3353,"publisher":{"@id":"https:\/\/www.gazetastop.com\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/www.gazetastop.com\/banka-boterore-terheqja-e-mjeteve-nga-trusti-do-ta-nxiste-me-tej-inflacionin\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.gazetastop.com\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/Banka-Botrore.jpg","articleSection":["Aktuale","Ekonomi"],"inLanguage":"sq"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.gazetastop.com\/banka-boterore-terheqja-e-mjeteve-nga-trusti-do-ta-nxiste-me-tej-inflacionin\/","url":"https:\/\/www.gazetastop.com\/banka-boterore-terheqja-e-mjeteve-nga-trusti-do-ta-nxiste-me-tej-inflacionin\/","name":"Banka Bot\u00ebrore: T\u00ebrheqja e mjeteve nga Trusti do ta nxiste m\u00eb tej inflacionin - Gazeta Stop","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.gazetastop.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.gazetastop.com\/banka-boterore-terheqja-e-mjeteve-nga-trusti-do-ta-nxiste-me-tej-inflacionin\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/www.gazetastop.com\/banka-boterore-terheqja-e-mjeteve-nga-trusti-do-ta-nxiste-me-tej-inflacionin\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.gazetastop.com\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/Banka-Botrore.jpg","datePublished":"2022-11-02T14:08:55+00:00","dateModified":"2024-01-19T02:57:49+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.gazetastop.com\/banka-boterore-terheqja-e-mjeteve-nga-trusti-do-ta-nxiste-me-tej-inflacionin\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.gazetastop.com\/banka-boterore-terheqja-e-mjeteve-nga-trusti-do-ta-nxiste-me-tej-inflacionin\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/www.gazetastop.com\/banka-boterore-terheqja-e-mjeteve-nga-trusti-do-ta-nxiste-me-tej-inflacionin\/#primaryimage","url":"https:\/\/www.gazetastop.com\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/Banka-Botrore.jpg","contentUrl":"https:\/\/www.gazetastop.com\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/Banka-Botrore.jpg","width":1024,"height":768},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.gazetastop.com\/banka-boterore-terheqja-e-mjeteve-nga-trusti-do-ta-nxiste-me-tej-inflacionin\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/www.gazetastop.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Banka Bot\u00ebrore: T\u00ebrheqja e mjeteve nga Trusti do ta nxiste m\u00eb tej inflacionin"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.gazetastop.com\/#website","url":"https:\/\/www.gazetastop.com\/","name":"Gazeta Stop","description":"Ndalo p\u00ebr lajmin e par\u00eb!","publisher":{"@id":"https:\/\/www.gazetastop.com\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.gazetastop.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/www.gazetastop.com\/#organization","name":"Gazeta Stop","url":"https:\/\/www.gazetastop.com\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/www.gazetastop.com\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/www.gazetastop.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/logo.jpg","contentUrl":"https:\/\/www.gazetastop.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/logo.jpg","width":239,"height":122,"caption":"Gazeta Stop"},"image":{"@id":"https:\/\/www.gazetastop.com\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/gazetastopofficial","https:\/\/www.instagram.com\/gazetastopofficial\/"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.gazetastop.com\/#\/schema\/person\/c8f8dbdaa431a1f3f59c493ff7c5275b","name":"Lulzim","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/www.gazetastop.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/ca98e96c9e5c34aa6ab2cf45c03526b3?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/ca98e96c9e5c34aa6ab2cf45c03526b3?s=96&d=mm&r=g","caption":"Lulzim"},"sameAs":["http:\/\/www.gazetastop.com\/"],"url":"https:\/\/www.gazetastop.com\/author\/lulzimahmeti\/"}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/www.gazetastop.com\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/Banka-Botrore.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.gazetastop.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81713"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.gazetastop.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.gazetastop.com\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.gazetastop.com\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.gazetastop.com\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=81713"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.gazetastop.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81713\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":81715,"href":"https:\/\/www.gazetastop.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81713\/revisions\/81715"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.gazetastop.com\/wp-json\/wp\/v2\/media\/81714"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.gazetastop.com\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=81713"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.gazetastop.com\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=81713"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.gazetastop.com\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=81713"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}