{"id":88476,"date":"2023-03-17T21:00:33","date_gmt":"2023-03-17T20:00:33","guid":{"rendered":"https:\/\/www.gazetastop.com\/?p=88476"},"modified":"2024-01-19T03:52:26","modified_gmt":"2024-01-19T02:52:26","slug":"keshilli-drejtues-i-pdk-se-marreveshja-eshte-e-pamjaftueshme-dhe-nuk-arrin-qellimet-shteterore-te-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.gazetastop.com\/keshilli-drejtues-i-pdk-se-marreveshja-eshte-e-pamjaftueshme-dhe-nuk-arrin-qellimet-shteterore-te-kosoves\/","title":{"rendered":"K\u00ebshilli Drejtues i PDK-s\u00eb: Marr\u00ebveshja \u00ebsht\u00eb e pamjaftueshme dhe nuk arrin q\u00ebllimet shtet\u00ebrore t\u00eb Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"\n
Partia Demokratike e Kosov\u00ebs (PDK), ka mbajtur sot mbledhjen e K\u00ebshillit Drejtues t\u00eb saj, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb diskutuar p\u00ebr situat\u00ebn e fundit politike n\u00eb vend dhe propozimin evropian, t\u00eb pranuar tashm\u00eb nga Kryeministri Kurti.<\/p>\n\n\n\n
Kryetari i PDK-s\u00eb, Memli Krasniqi, i informoi an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit Drejtues p\u00ebr takimet dhe diskutimet e shumta t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit me akter\u00eb vendor\u00eb dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb \u2013 n\u00eb t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb diskutuar p\u00ebr aktualitetin politik.<\/p>\n\n\n\n
N\u00eb fjal\u00ebn e tij, duke diskutuar p\u00ebr propozimin evropian, Kryetari Krasniqi tha se kjo marr\u00ebveshje \u00ebsht\u00eb e pamjaftueshme dhe nuk realizon q\u00ebllimet shtet\u00ebrore t\u00eb Kosov\u00ebs dhe qytetar\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n\n\n\n
\u201cNga nj\u00eb marr\u00ebveshje me njohjen e nd\u00ebrsjell\u00eb n\u00eb qend\u00ebr, sot, fatkeq\u00ebsisht, Kryeministri Kurti i ka sjell\u00eb vendit nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb p\u00ebrkohshme me asociacionin n\u00eb qend\u00ebr\u201d, tha Kryetari Krasniqi.<\/p>\n\n\n\n
M\u00eb tej, Kryetari Krasniqi tha se vet\u00ebm nj\u00eb marr\u00ebveshje finale dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, ligj\u00ebrisht e obligueshme dhe e garantuar nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht, e p\u00ebrq\u00ebndruar n\u00eb njohjen reciproke nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, mund\u00ebson paqe t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe avancim konkret t\u00eb integrimit euro-atlantik t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n
K\u00ebshilli Drejtues miratoi, pa asnj\u00eb vot\u00eb kund\u00ebr, deklarat\u00ebn e propozuar nga Kryetari Memli Krasniqi \u2013 n\u00eb raport me situat\u00ebn aktuale politike dhe marr\u00ebveshjen finale mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n
Deklarata e plot\u00eb e K\u00ebshillit Drejtues t\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs:<\/p>\n\n\n\n