{"id":88745,"date":"2023-03-22T13:38:05","date_gmt":"2023-03-22T12:38:05","guid":{"rendered":"https:\/\/www.gazetastop.com\/?p=88745"},"modified":"2024-01-19T03:52:14","modified_gmt":"2024-01-19T02:52:14","slug":"qeveria-ne-pritje-te-vendimit-te-zrre-se-per-tarifat-e-rrymes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.gazetastop.com\/qeveria-ne-pritje-te-vendimit-te-zrre-se-per-tarifat-e-rrymes\/","title":{"rendered":"Qeveria n\u00eb pritje t\u00eb vendimit t\u00eb ZRRE-s\u00eb p\u00ebr tarifat e rrym\u00ebs"},"content":{"rendered":"\n
Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ka th\u00ebn\u00eb se jan\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb vendimit t\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb Rregullatorit t\u00eb Energjis\u00eb (ZRRE), p\u00ebr tarifat e energjis\u00eb elektrike.<\/p>\n\n\n\n
Ai ka deklaruar se p\u00ebr momentin nuk mund t\u00eb flasin n\u00ebse do t\u00eb subvencionojn\u00eb rritjen e mundshme t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike dhe se pas dor\u00ebzimit t\u00eb komenteve t\u00eb tyre jan\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb vendimit.<\/p>\n\n\n\n
\u201cQeveria e Kosov\u00ebs, respektivisht ministrit\u00eb e linj\u00ebs kan\u00eb komunikuar dhe jan\u00eb dakorduar me ZRRE-n\u00eb dhe i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb sugjerimet e tyre, natyrisht n\u00eb bashk\u00ebpunim edhe me KEK-un, pra ministria e ekonomis\u00eb, Ministria e Financave, dhe KEK-u p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb trek\u00ebnd\u00ebshin i cili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs dhe angazhohet m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjet\u00ebr sa i p\u00ebrket sektorit t\u00eb energjis\u00eb dhe n\u00eb ve\u00e7anti \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike. Ata i kan\u00eb dor\u00ebzuar komentet e tyre, tash ne presim q\u00ebndrimin dhe vendimin e tyre, pas analizave dhe studimeve q\u00eb ata i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb situat\u00ebs\u201d, ka theksuar Kurti, n\u00eb konferenc\u00ebn pas mbledhjes s\u00eb Qeveris\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbajtur t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n
Pas vendimit ai ka th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb mund t\u00eb flasin, por ka theksuar se nuk mund t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e ZRRE-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n
Kurti ka deklaruar se do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb krejt \u00e7ka munden n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019u leht\u00ebsojn\u00eb barr\u00ebn qytetar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n
\u201cTash ata duhet t\u00eb flasin, m\u00eb pas ne do t\u00eb mund t\u00eb flasim, por un\u00eb \u00e7ka zotohem si kryeminist\u00ebr i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb se nuk i nd\u00ebrhyjm\u00eb institucioneve t\u00eb pavarura si\u00e7 \u00ebsht\u00eb puna e ZRRE-s\u00eb, por n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb krejt \u00e7ka mundemi dhe dim\u00eb q\u00eb t\u00eb ju leht\u00ebsojm\u00eb barr\u00ebn qytetar\u00ebve edhe sa i p\u00ebrket \u00e7mimeve t\u00eb p\u00ebrballueshme edhe sa i p\u00ebrket furnizimit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm me energji elektrike, kur them qytetar\u00ebt natyrisht them qytetar\u00ebt si konsumator por natyrisht edhe bizneset t\u00eb cilat jan\u00eb vendimtare p\u00ebr ekonomin\u00eb ton\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur Kurti.<\/p>\n\n\n\n
N\u00eb komentet q\u00eb ka dor\u00ebzuar n\u00eb ZRRE Qeveria ka propozim q\u00eb tarifat e konsumator\u00ebve t\u00eb amvis\u00ebris\u00eb t\u00eb mbeten t\u00eb nj\u00ebjta, e rritja potenciale t\u2019i prek\u00eb bizneset, ve\u00e7mas ato t\u00eb m\u00ebdhat\u00eb.<\/p>\n\n\n\n
Nd\u00ebrsa Presidenca ka rekomanduar q\u00eb t\u00eb mos rriten tarifat dhe ka propozuar q\u00eb kostoja shtes\u00eb e operator\u00ebve, e diktuar nga importi, t\u00eb mbulohet p\u00ebrmes pakos prej 75 milion\u00eb eurosh, t\u00eb ndara nga Bashkimi Evropian.<\/p>\n\n\n\n
Gjat\u00eb procesit t\u00eb shqyrtimit t\u00eb tarifave, ZRRE-ja ka propozuar q\u00eb \u00e7mimi i rrym\u00ebs t\u00eb rritet p\u00ebr 14 p\u00ebr qind. Ky propozim ka ardhur pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb KESCO-s q\u00eb \u00e7mimi t\u00eb rritet p\u00ebr 50 p\u00ebr qind.<\/p>\n\n\n\n
Edhe KEK-u ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb rritet \u00e7mimi i megavatit t\u00eb energjis\u00eb q\u00eb ai ia shet KEDS-it dhe KOSTT-it nga 29.5 n\u00eb 32.5 euro.<\/p>\n\n\n\n
Vendimi p\u00ebr tarifat e reja pritet t\u00eb merret gjat\u00eb k\u00ebtij muaji, nd\u00ebrsa ato do t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb fuqi nga 1 prilli.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ka th\u00ebn\u00eb se jan\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb vendimit t\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb Rregullatorit t\u00eb Energjis\u00eb (ZRRE), p\u00ebr tarifat e energjis\u00eb elektrike. Ai ka deklaruar se p\u00ebr… <\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":67365,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[17],"tags":[57,447,278],"yoast_head":"\n