Alarmi Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/alarmi/ Ndalo për lajmin e parë! Fri, 19 Jan 2024 01:16:56 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.2 https://www.gazetastop.com/wp-content/uploads/2020/04/logo-150x150.png Alarmi Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/alarmi/ 32 32 Alarm i rremë për bombë në Rektoratin e UP-së https://www.gazetastop.com/alarm-i-rreme-per-bombe-ne-rektoratin-e-up-se/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=alarm-i-rreme-per-bombe-ne-rektoratin-e-up-se Tue, 24 May 2022 13:15:24 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=72878 Policia e Kosovës bëri të ditur se pas kontrolleve të kryera në hapësirën e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, alarmi për mjete shpërthyese ka rezultuar të jetë i…

The post Alarm i rremë për bombë në Rektoratin e UP-së appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Policia e Kosovës bëri të ditur se pas kontrolleve të kryera në hapësirën e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, alarmi për mjete shpërthyese ka rezultuar të jetë i rremë.

Më herët gjatë ditës, Policia e Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë se rreth orës 12:00 kanë pranuar informatën se dyshohet për shpërthime të mundshme në Rektoratin e UP-së.

Sërish alarm për bombë në Rektoratin e UP-së

“Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike”, thanë nga Policia e Kosovës.

Kjo është hera e dytë që Rektorati, përmes postës elektronike, kërcënohet për shpërthime.

Më 17 maj, policia tha se alarmi për bombë në Rektorat kishte qenë i rremë. Ndërkaq, më 18 maj, kërcënime të ngjashme, që dolën të rreme, ishin bërë edhe në shkollën e mesme “Xhevdet Doda” në Prishtinë.

Alarm për bombë, policia rrethon Rektoratin e UP-së

Së fundmi, përveç në Kosovë, edhe në Serbi, Mal të Zi janë raportuar kërcënime të rreme për bomba në shkolla, konvikte, qendra tregtare, spitale etj.

The post Alarm i rremë për bombë në Rektoratin e UP-së appeared first on Gazeta Stop.

]]>
72878