Argjentina Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/argjentina/ Ndalo për lajmin e parë! Fri, 19 Jan 2024 02:56:01 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 https://www.gazetastop.com/wp-content/uploads/2020/04/logo-150x150.png Argjentina Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/argjentina/ 32 32 Di Maria cakton kohën e tërheqjes nga kombëtarja https://www.gazetastop.com/di-maria-cakton-kohen-e-terheqjes-nga-kombetarja/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=di-maria-cakton-kohen-e-terheqjes-nga-kombetarja Thu, 19 Oct 2023 07:12:36 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=98380 Aventurës së Di Marias me kombëtaren e Argjentinës po i vjen fundi. Federata e Argjentinës nuk do të jetë në gjendje ta llogarisë Angel Di Marian për Botërorin e ardhshëm…

The post Di Maria cakton kohën e tërheqjes nga kombëtarja appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Aventurës së Di Marias me kombëtaren e Argjentinës po i vjen fundi.

Federata e Argjentinës nuk do të jetë në gjendje ta llogarisë Angel Di Marian për Botërorin e ardhshëm në vitin 2026. Këtë e ka bërë të ditur vetë Di Maria gjatë një interviste të dhënë për “Todo Pasa”. Copa America 2024 do të jetë turneu i fundit ndërkombëtar ku Di Maria do të marrë pjesë me Argjentinën. 35-vjeçari ka bërë të ditur se tashmë e ka marrë vendimin e tij dhe se do të bëjë gjithçka për të marrë pjesë në turneun që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga data 20 qershor deri më 14 korrik.

“Kupa e Amerikës do të jetë turneu im i fundit dhe në fund të kompeticionit do të them lamtumirë. Transferimi te Benfica më dha mundësinë të vazhdoj të luaj në një nivel të mirë për të qenë pjesë e kombëtares. Do të bëj gjithçka për të qenë në Kupën e Amerikës për të bërë paraqitjen time të fundit”.

Angel Di Maria iu bashkua kombëtares së Argjentinës në vitin 2008, kur ishte vetëm 20 vjeç. Që atëherë ai ka luajtur në 134 ndeshje, duke u bërë lojtari i katërt me më shumë ndeshje në historinë e “Albicelestes” (pas Messit, Mascheranos dhe Zanettit). Di Maria mori pjesë në katër edicione të Kupës së Botës (2010, 2014, 2018 dhe 2022) dhe fitoi një Kupë Bote (në 2022) dhe një Kupë të Amerikës (në 2021). /Supersport/

The post Di Maria cakton kohën e tërheqjes nga kombëtarja appeared first on Gazeta Stop.

]]>
98380
Emri “Lionel” pushton Argjentinën https://www.gazetastop.com/emri-lionel-pushton-argjentinen/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=emri-lionel-pushton-argjentinen Fri, 06 Jan 2023 13:51:28 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=84970 Triumfi i Argjentinës në Kupën e Botës në Katar ka qenë një fenomen për vendin. Megjithatë, buja e vërtetë për Botërorin është reflektuar në një tjetër fakt. Sipas Regjistrit Civil…

The post Emri “Lionel” pushton Argjentinën appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Triumfi i Argjentinës në Kupën e Botës në Katar ka qenë një fenomen për vendin. Megjithatë, buja e vërtetë për Botërorin është reflektuar në një tjetër fakt.

Sipas Regjistrit Civil të provincës Santa Fe, një në 70 foshnja të lindura në dhjetor 2022 u regjistruan me emrat Lionel ose Lionela, sipas kapitenit të Argjentinës, Lionel Messi.

Kjo barazohet me një rritje prej 700 për qind në zgjedhjen e këtyre emrave për të sapolindurit, me vetëm gjashtë fëmijë në muaj që e kanë pasur këtë emër deri në shtator.

Ky numër u rrit në 49 në vetëm 30 ditë. Për më tepër, Drejtori i Gjendjes Civile të Santa Fe, Mariano Galvez, tha për programin radiofonik Santa Fe LT9 se “javët e fundit ka pasur foshnja të regjistruara me emra të tjerë të anëtarëve të ekipit kombëtar, si Julian ose Emiliano”. por, shtoi ai, “emri më i kërkuar është Lionel”.

The post Emri “Lionel” pushton Argjentinën appeared first on Gazeta Stop.

]]>
84970
Përfitimet e secilës kombëtare që mori pjesë në kampionatin Botëror “Katari 2022” https://www.gazetastop.com/perfitimet-e-seciles-kombetare-qe-mori-pjese-ne-kampionatin-boteror-katari-2022/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=perfitimet-e-seciles-kombetare-qe-mori-pjese-ne-kampionatin-boteror-katari-2022 Mon, 19 Dec 2022 12:22:14 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=84246 Përtej prestigjit që ofron pjesëmarrja në këtë kampionat, kombëtaret marrin edhe përfitime monetare që ndahen sipas suksesit të arritur. Argjentina merr më shumë para nga çdo ekip, por nuk merr…

The post Përfitimet e secilës kombëtare që mori pjesë në kampionatin Botëror “Katari 2022” appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Përtej prestigjit që ofron pjesëmarrja në këtë kampionat, kombëtaret marrin edhe përfitime monetare që ndahen sipas suksesit të arritur.

Argjentina merr më shumë para nga çdo ekip, por nuk merr shumicën e parave që ndahen. Sa fiton secili ekip varet nga mënyra se si ata e përfunduan turneun, plus një shtesë prej 1.5 milionë dollarësh që ndahen për secilin për kostot e përgatitjes.

Pavarësisht humbjes në finale, Franca merr 30 milionë dollarë. Vendi i tretë Kroacia merr 27 milionë dollarë dhe i katërti Maroku merr 25 milionë dollarë.

 Ja sa merr çdo skuadër për Kupën e Botës 2022:

Kampionët (Argjentinë): 42 milionë dollarë

Nënkampioni (Francë): 30 milionë dollarë

Vendi i tretë: (Kroaci): 27 milionë dollarë

Vendi i katërt: (Marok): 25 milionë dollarë

Vendi 5-8 (Holandë, Brazil, Portugali dhe Angli): 17 milionë dollarë secila

Vendi 9-16 (SHBA, Australia, Polonia, Senegali, Japonia, Koreja e Jugut, Spanja dhe Zvicra): 14 milionë dollarë secila

Ekipet e fazës së grupeve (Ekuadori, Katari, Irani, Uellsi, Meksika, Arabia Saudite, Tunizia, Danimarka, Gjermania, Kosta Rika, Belgjika, Kanadaja, Kameruni, Serbia, Uruguai dhe Gana): 9 milionë dollarë secila.

The post Përfitimet e secilës kombëtare që mori pjesë në kampionatin Botëror “Katari 2022” appeared first on Gazeta Stop.

]]>
84246
Ronaldo uron Messin: Një lamtumirë e denjë për gjeniun https://www.gazetastop.com/ronaldo-uron-messin-nje-lamtumire-e-denje-per-gjeniun/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=ronaldo-uron-messin-nje-lamtumire-e-denje-per-gjeniun Mon, 19 Dec 2022 08:28:12 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=84235 Legjenda e Brazilit, Ronaldo e ka uruar Lionel Messin për trofeun e Kupës së Botës. Messi mahniti në një finale emocionuese teksa Argjentina mundi kampionen në fuqi Francën me penallti,…

The post Ronaldo uron Messin: Një lamtumirë e denjë për gjeniun appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Legjenda e Brazilit, Ronaldo e ka uruar Lionel Messin për trofeun e Kupës së Botës.

Messi mahniti në një finale emocionuese teksa Argjentina mundi kampionen në fuqi Francën me penallti, duke shënuar dy herë, transmeton Klankosova.tv.

35-vjeçari mori çmimin e lojtarit më të mirë të turneut pasi shënoi shtatë gola, ndërsa ai u bë gjithashtu lojtari i parë që shënoi në çdo raund të nokauteve që nga zgjerimi i turneut në 32 ekipe.

Dhe Ronaldo, ylli i fitores së Brazilit në Kupën e Botës 2002, iu bashkua yjeve të tjerë të futbollit që e uruan Messin.

“Futbolli i këtij lloji largon çdo rivalitet. Pashë shumë brazilianë dhe njerëz nga e gjithë bota, duke brohoritur për Messin në këtë finale elektrizuese”, shkroi Ronaldo në Tëitter.

“Një lamtumirë e denjë për gjeniun që, përtej të qenit yll i Kupës së Botës, drejtoi një epokë. Urime, Messi!”.

Ronaldo gjithashtu shënoi dy herë në finalen e Kupës së Botës 2002, kur Brazili mundi Gjermaninë, ndërsa ai ishte pjesë e skuadrës fitimtare në vitin 1994 në moshën 17-vjeçare edhe pse nuk luajti.

The post Ronaldo uron Messin: Një lamtumirë e denjë për gjeniun appeared first on Gazeta Stop.

]]>
84235
Argjentina është kampione e botës https://www.gazetastop.com/argjentina-eshte-kampione-e-botes/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=argjentina-eshte-kampione-e-botes Sun, 18 Dec 2022 18:04:34 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=84195 Argjentina e ka fituar Kupën Botës për herë të tretë në histori, duke mposhtur Francën përmes penalltive, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me rezultat 3-3. Argjentinasit e nisën…

The post Argjentina është kampione e botës appeared first on Gazeta Stop.

]]>

Argjentina e ka fituar Kupën Botës për herë të tretë në histori, duke mposhtur Francën përmes penalltive, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me rezultat 3-3.

Argjentinasit e nisën më mirë ndeshjen, duke mbajtur nën presion kampionin në fuqi.

Ishte minuta e 21-të e takimit, kur Ousmane Dembele e rrëzoi Angel di Marian brenda zonës së rreptësisë.

Edhe pse ishte një rrëzim i lehtë brenda zonës, gjyqtari Szymon Marciniak e mbajti atë qëndrim.

Nga pika e bardhë, Messi shënoi në minutën e 24-të, duke i dhënë Argjentinës epërsinë.

Pasi 35-vjeçari shënoi nga penalltia në minutën e 24-të, argjentinasit vazhduan me paraqitje brilante.

Ky mund iu shpërblye, pasi shënuan edhe golin e dytë.

Ishte Alexis Mac Allister që e gjeti në mënyrë perfekte Di Marian, që realizoi për 2-0 në minutën e 36-të.

Franca më pas tentoi të kthehej në lojë, duke larguar nga loja Olivier Giroud dhe Ousmane Dembele në minutën e 41-të, duke futur Kolo Muanin dhe Marcus Thuram në vend të tyre, derisa ishin shtatë minuta lojë shtesë – por pa ndonjë ndryshim në rezultat nga Les Blues.

Edhe 45 minutat e dytë nisën më mirë për Argjentinën, duke krijuar hapësira të mëdha në çdo cepë të fushës, derisa Julian Alavrez (59’) testoi Llorisin, por që ky i fundit ishte i vëmendshëm.

Ishte një moment shokues për Francën, pasi në minutën e 68-të të takimit, ata regjistruan goditjen e parë në portën e argjentinasëve dhe ishte e plogësht.

Më pas, Les Blues intervenuan me dy zëvendësime të tjera, me Didier Deschamps që largoi Theo Hernandez dhe Antoine Griezmannin, për të inkuadrua Eduardo Camavingan dhe Kingsley Comanin.

Këto zëvendësime sollën ndryshim të madh në taktikat e tyre, ndërsa pasuan më pas dy gola.

Nicolas Otamendi shkaktoi penallti, duke rrëzuar një lojtar të Gjelave në minutën e 79-të.

Nga pika e bardhë, Kylian Mbappe u tregua i saktë dhe ngushtoi rezultatin në 2-1.

Ishte minuta e 82-të e takimit, kur ylli i Paris Saint-Germain bashkëpunoi me Marcus Thuram dhe i barazuan shifrat në 2-2.Reklama

Në minutën e 97-të, Messi lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, por mrekullisht intervenoi gardiani i Francës.

Në tetë minutat shtesë nuk pati më gola, duke bërë që ndeshja të shkojë me dy herë nga 15 minuta.

Në 15 minutat e parë të vazhdimeve, rastin më të mirë e pati Lautaro Martinez në minutën e 105-të, kur doli përballë Llorisit, por nuk ia doli ta mposhte francezin.

Ndërsa, në 15 minutat e dytë Messi bëri mrekulli dhe ia riktheu epërsinë Argjentinës në minutën e 109-të të takimit, duke zënë francezët të pafuqishëm për ta larguar topin nga vija e portës.Reklama

Derisa 35-vjeçari e riktheu epërsinë për argjentinasit në minutën e 109-të të ndeshjes, ndodhi sërish befasia.

Kylian Mbappe ia doli të realizonte het-trik, që është i pari në histori të finaleve të Kampionatit Botëror.

Në minutën e 118-të, ylli francez shënoi nga penalltia për 3-3, duke bërë që finalja të shkonte në gjuajtjen e penalltive.

Ekzekutimi i penalltive:

Argjentina: O, O, O, O.

Franca: O, X, X, O.

(X-penallti e humbur, O-penallti e saktë)

/Telegrafi/

The post Argjentina është kampione e botës appeared first on Gazeta Stop.

]]>
84195
Sot luhet finalja e madhe Argjentina – Franca https://www.gazetastop.com/sot-luhet-finalja-e-madhe-argjentina-franca/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=sot-luhet-finalja-e-madhe-argjentina-franca Sun, 18 Dec 2022 08:11:06 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=84180 Sot me fillim nga ora 16:00 luhet finalja e madhe e Kampionatit Botëror “Qatar 2022”. Karshi njëra-tjetrës do t’i masin forcat Argjentina  dhe Franca. Ndeshja luhet në stadiumin “Lusail”, i…

The post Sot luhet finalja e madhe Argjentina – Franca appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Sot me fillim nga ora 16:00 luhet finalja e madhe e Kampionatit Botëror “Qatar 2022”.

Karshi njëra-tjetrës do t’i masin forcat Argjentina  dhe Franca.

Ndeshja luhet në stadiumin “Lusail”, i cili ka 88 mijë e 966 vende.

Lionel Messi do të synojë që kësaj radhe të ngris këtë trofe e cila mungon në vitrinën e tij.

Kjo është hera e dytë rresht e “gjelave” që mbërrin në këtë fazë të garave.

Herën e kaluar Franca arriti që të shpallej kampion.

The post Sot luhet finalja e madhe Argjentina – Franca appeared first on Gazeta Stop.

]]>
84180
Messi shkon në finalen e Katar 2022, FIFA i mbush “xhepat” Barçës https://www.gazetastop.com/messi-shkon-ne-finalen-e-katar-2022-fifa-i-mbush-xhepat-barces/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=messi-shkon-ne-finalen-e-katar-2022-fifa-i-mbush-xhepat-barces Fri, 16 Dec 2022 13:08:38 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=84109 Barcelona do të marrë një shumë të mirë financiare në fund të Kupës së Botës, plot 3.88 milionë euro pasi 23 lojtarë dhe ish-lojtarë të saj që ishin pjesë e…

The post Messi shkon në finalen e Katar 2022, FIFA i mbush “xhepat” Barçës appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Barcelona do të marrë një shumë të mirë financiare në fund të Kupës së Botës, plot 3.88 milionë euro pasi 23 lojtarë dhe ish-lojtarë të saj që ishin pjesë e katalanasve për dy sezonet e fundit morën pjesë në kompeticionin në Katar.

Në një marrëveshje mes ECA-s dhe FIFA-s, siç raportojnë mediet spanjolle, kjo e fundit do të duhet të paguajë 10,000 euro në ditë për klubet, për çdo lojtar që ka qenë anëtar i klubit që nga gushti 2020 e deri më tani.

Kështu, Barcelona do të marrë një shumë të konsiderueshëm për… Lionel Messi.

The post Messi shkon në finalen e Katar 2022, FIFA i mbush “xhepat” Barçës appeared first on Gazeta Stop.

]]>
84109
Messi e pranon: Finalja, ndeshja ime e fundit në Botëror https://www.gazetastop.com/messi-e-pranon-finalja-ndeshja-ime-e-fundit-ne-boteror/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=messi-e-pranon-finalja-ndeshja-ime-e-fundit-ne-boteror Wed, 14 Dec 2022 09:24:27 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=83943 Lionel Messi është një hap larg ëndrrës së tij më të madhe, shpallej kampion bote me Argjentinën, trofe që për shumë të pasionuar të futbollit do ta kurorëzonte si më…

The post Messi e pranon: Finalja, ndeshja ime e fundit në Botëror appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Lionel Messi është një hap larg ëndrrës së tij më të madhe, shpallej kampion bote me Argjentinën, trofe që për shumë të pasionuar të futbollit do ta kurorëzonte si më të madhin e të gjithë kohërave.

Është shansi i madh për të mbyllur e lavdinë e përjetësisë karrierën me kombëtaren, pasi, siç e pranoi vetë pas sfidës gjysmëfinale me Kroacinë, finalja e së dielës do të jetë ndeshja e fundit me fanellën bardhekaltër në Kupën e Botës.

“Jam krenar që do të mund ta përfundoj karrierën time në Kupën e Botës duke luajtur në këtë finale. Ajo që po përjetoj është diçka emocionuese. Me siguri e diela do të jetë ndeshja ime e fundit në një Kupë Bote. Duhet të kalojnë shumë vite derisa të vijë Botërori i radhës (2026) dhe nuk mendoj se do të jem. Kështu që shpresoj të përfundoj në mënyrën më të mirë”.

The post Messi e pranon: Finalja, ndeshja ime e fundit në Botëror appeared first on Gazeta Stop.

]]>
83943
Argjentina në finale të Kupës së Botës https://www.gazetastop.com/argjentina-ne-finale-te-kupes-se-botes/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=argjentina-ne-finale-te-kupes-se-botes Wed, 14 Dec 2022 03:57:54 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=83911 Në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Botës, Argjentina ka arritur ta mposht Kroacinë me rezultat 3-0, duke kaluar në finalen e madhe te Katar 2022. Fillimi i pjesës së…

The post Argjentina në finale të Kupës së Botës appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Botës, Argjentina ka arritur ta mposht Kroacinë me rezultat 3-0, duke kaluar në finalen e madhe te Katar 2022.

Fillimi i pjesës së parë ishte i kontrolluar nga të dy skuadrat, me presion në mesfushë dhe pak raste.

Goditjen e parë në portë e kishte Enzo Fernandez që gjuajti nga distanca në minutën e 25-të, por goditja e tij u prit nga Dominik Livakovic.

Por loja u zhbllokua në minutën e 32-të, kur gjyqtari Daniele Orsato tregoi në pikën e bardhë, pasi portieri Livakovic ndali në mënyrë të palejuar sulmuesin Julian Alvarez.

Nga pika e bardhë ishte Lionel Messi që gjuajti bukur për të shënuar për 1-0.Reklama

Pas pesë minutash Argjentina arriti të gjejë sërish golin, pas një aksioni individual të Julian Alvarez i cili kaloi disa lojtarë, pak edhe me fat, për të mposhtur Livakovicin për 2-0.

Argjentina ka mundur ta mbyll ndeshjen në minutën e 42-të, kur Alexis Mac Allister gjuajti me kokë, por Livakovic bëri pritje të madhe.

Në pjesën e dytë Kroacia bëri disa ndryshime, duke kërkuar golin që do të hapte ndeshjen, por nuk ia arriti.

Në minutën e 58-të, Messi kishte rast të shënonte, por portieri kroat ndali gjuajtjen e tij.

Kroacia kishte rast të mirë në minutën e 58-të, kur Dejan Lovren gjuajti por Emi Marinez ishte në vend.Reklama

Ndeshja u mbyll në minutën e 69-të, kur Messi mori një top në mesin e fushës, dribloi disa herë Josko Gvardiolin, u fut në zonë dhe pasoi te Alvarez i cili ishte i vetëm për të shënuar për 3-0.

Në minutën e 83-të, Albicelestët kanë mundur të shënojnë edhe njëherë, por pasimit të Paulo Dybalas nuk iu përgjigj mirë Alexis Mac Allister, që gjuajti jashtë.

Në fund Argjentina fitoi dhe arriti në finale, ku e pret fituesin e ndeshjes Maroku- Francë. /Telegrafi/

The post Argjentina në finale të Kupës së Botës appeared first on Gazeta Stop.

]]>
83911
Pesë ndeshje mes tyre: Kush është më e mirë në përballjet direkte, Argjentina apo Kroacia https://www.gazetastop.com/pese-ndeshje-mes-tyre-kush-eshte-me-e-mire-ne-perballjet-direkte-argjentina-apo-kroacia/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=pese-ndeshje-mes-tyre-kush-eshte-me-e-mire-ne-perballjet-direkte-argjentina-apo-kroacia Tue, 13 Dec 2022 16:14:54 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=83902 Argjentina do të luajë gjysmëfinalen e Kampionatit Botërorit të Katarit 2022 kundër Kroacisë, rivale me të cilën tashmë janë përballur edhe herë të tjera në garën më të madhe të…

The post Pesë ndeshje mes tyre: Kush është më e mirë në përballjet direkte, Argjentina apo Kroacia appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Argjentina do të luajë gjysmëfinalen e Kampionatit Botërorit të Katarit 2022 kundër Kroacisë, rivale me të cilën tashmë janë përballur edhe herë të tjera në garën më të madhe të futbollit.

Duke i shikuar rezultatet ka barazi, por me veçantinë: në një ndeshje të vitit 2006, Lionel Messi shënoi golin e parë me bardheblutë.

Ballafaqimi është i barabartë, me pesë ndeshje të luajtura ndërmjet miqësoreve dhe Kupës së Botës: dy fitore për Argjentinën, po aq për Kroacinë dhe një barazim i vetëm.

Kryqëzimi i parë erdhi më 4 qershor 1994 dhe përfundoi në barazim pa gola, në përgatitjen për Kupën e Botës në Shtetet e Bashkuara të luajtur atë vit.

Dy kombëtare u takuan përsëri në Kupën e Botës 1998 në Francë: Argjentina mori fitoren 1-0 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve dhe zuri vendin e parë në grupin H, të dytët dolën kroatët.

Nga ana tjetër, pikërisht ndaj skuadrës ballkanike, Messi shënoi golin e parë me Argjentinën. Ishte në një miqësore të 2 mars 2006 e luajtur në Zvicër në të cilën evropianët fituan 3-2.

Atë ditë ‘La Pulga’ asistoi te Carlos Tevez dhe shënoi, duke filluar të jepte indikacione se çfarë do të ndodhte më pas.

Përballja u përsërit pas Kupës së Botës 2014 në Brazil, kur skuadra tashmë e drejtuar nga Gerardo Martino fitoi 2-1 në një ndeshje të luajtur më 12 nëntor të atij viti në Londër.

Megjithatë, dueli më i kujtuar është i fundit që korrespondon me ndeshjen e dytë të grupit D të Botërorit 2018 në Rusi, në të cilin Kroacia mposhti 3-0 ekipin e Jorge Sampaolit.

Të gjitha ndeshjet: Argjentinë – Kroaci

06/04/1994 | Argjentina 0-0 Kroacia | Miqësore

26.06.1998 | Argjentina 1-0 Kroacia | Faza e grupeve e Kupës së Botës në Francë 1998

03/02/2006 | Argjentinë 2-3 Kroaci | Miqësore

12.11.2014 | Argjentinë 2-1 Kroaci | Miqësore

21.06.2018 | Argjentina 0-3 Kroacia | Faza e grupeve e Kupës së Botës Rusi 2018.

The post Pesë ndeshje mes tyre: Kush është më e mirë në përballjet direkte, Argjentina apo Kroacia appeared first on Gazeta Stop.

]]>
83902