Pesë ndeshje mes tyre: Kush është më e mirë në përballjet direkte, Argjentina apo Kroacia

Argjentina do të luajë gjysmëfinalen e Kampionatit Botërorit të Katarit 2022 kundër Kroacisë, rivale me të cilën tashmë janë përballur edhe herë të tjera në garën më të madhe të futbollit.

Duke i shikuar rezultatet ka barazi, por me veçantinë: në një ndeshje të vitit 2006, Lionel Messi shënoi golin e parë me bardheblutë.

Ballafaqimi është i barabartë, me pesë ndeshje të luajtura ndërmjet miqësoreve dhe Kupës së Botës: dy fitore për Argjentinën, po aq për Kroacinë dhe një barazim i vetëm.

Kryqëzimi i parë erdhi më 4 qershor 1994 dhe përfundoi në barazim pa gola, në përgatitjen për Kupën e Botës në Shtetet e Bashkuara të luajtur atë vit.

Dy kombëtare u takuan përsëri në Kupën e Botës 1998 në Francë: Argjentina mori fitoren 1-0 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve dhe zuri vendin e parë në grupin H, të dytët dolën kroatët.

Nga ana tjetër, pikërisht ndaj skuadrës ballkanike, Messi shënoi golin e parë me Argjentinën. Ishte në një miqësore të 2 mars 2006 e luajtur në Zvicër në të cilën evropianët fituan 3-2.

Atë ditë ‘La Pulga’ asistoi te Carlos Tevez dhe shënoi, duke filluar të jepte indikacione se çfarë do të ndodhte më pas.

Përballja u përsërit pas Kupës së Botës 2014 në Brazil, kur skuadra tashmë e drejtuar nga Gerardo Martino fitoi 2-1 në një ndeshje të luajtur më 12 nëntor të atij viti në Londër.

Megjithatë, dueli më i kujtuar është i fundit që korrespondon me ndeshjen e dytë të grupit D të Botërorit 2018 në Rusi, në të cilin Kroacia mposhti 3-0 ekipin e Jorge Sampaolit.

Të gjitha ndeshjet: Argjentinë – Kroaci

06/04/1994 | Argjentina 0-0 Kroacia | Miqësore

26.06.1998 | Argjentina 1-0 Kroacia | Faza e grupeve e Kupës së Botës në Francë 1998

03/02/2006 | Argjentinë 2-3 Kroaci | Miqësore

12.11.2014 | Argjentinë 2-1 Kroaci | Miqësore

21.06.2018 | Argjentina 0-3 Kroacia | Faza e grupeve e Kupës së Botës Rusi 2018.