ARKEP Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/arkep/ Ndalo për lajmin e parë! Tue, 06 Feb 2024 14:46:40 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 https://www.gazetastop.com/wp-content/uploads/2020/04/logo-150x150.png ARKEP Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/arkep/ 32 32 Hyn në fuqi rregullorja: Konsumatorët kanë të drejtë t’i shkëpusin kontratat me operatorët https://www.gazetastop.com/hyn-ne-fuqi-rregullorja-konsumatoret-kane-te-drejte-ti-shkepusin-kontratat-me-operatoret/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=hyn-ne-fuqi-rregullorja-konsumatoret-kane-te-drejte-ti-shkepusin-kontratat-me-operatoret Tue, 06 Feb 2024 14:46:39 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=119580 Ka hyrë në fuqi rregullorja e cila ua mundëson konsumatorëve të shkëpusin kontratat me operatorët kabllorë, për shkak të ndryshimit të njëanshëm të kushteve kontraktuale. Siç ka bërë të ditur…

The post Hyn në fuqi rregullorja: Konsumatorët kanë të drejtë t’i shkëpusin kontratat me operatorët appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Ka hyrë në fuqi rregullorja e cila ua mundëson konsumatorëve të shkëpusin kontratat me operatorët kabllorë, për shkak të ndryshimit të njëanshëm të kushteve kontraktuale. Siç ka bërë të ditur Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, përdoruesit kanë të drejtë të shkëpusin kontratat pa kosto shtesë.

ARKEP-i ka thënë se rregullorja është në përputhje me Kodin Evropian të Komunikimeve Elektronike dhe qëllimi kryesor i saj është fuqizimi i mëtutjeshëm i të drejtave të konsumatorëve. Për të gjitha rastet si, ndryshimi i njëanshëm i kushteve kontraktuale, funksionimi i dobët i shërbimit, apo shkeljeve tjera të kushteve kontraktuale nga ofruesi i shërbimit, konsumatori ka të drejtën e shkëputjes së parakohshme të kontratës.

Sipas ARKEP-it, përdoruesit duhet të njoftohen jo më vonë se 30 ditë para hyrjes në fuqi të ndryshimeve dhe duhet të informohen për të drejtën për shkëputje nëse nuk i pranojnë kushtet e reja.

“E drejta për shkëputjen e kontratës mund të ushtrohet brenda dy (2) muajve pas njoftimit të tillë. Ofruesit e shërbimeve duhet të sigurojnë që njoftimi të bëhet në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme në një medium të qëndrueshëm (sms, e-mail apo përmes adresës postare)”, thuhet në nenin 10 të rregullores.

Në rregulloren e re është përfshirë edhe mundësia e shkëputjes së kontratës për shkak të funksionimit të dobët të shërbimit, pra nëse konsumatorët nuk marrin performancën siç bëhet e ditur në kontratë.

Rregullorja ka sqaruar se periudha e vendosur kur ofruesi i shërbimit mund të kërkojë kompensim për shkëputjen e parakohshme të kontratës (gjatë 9 muajve të parë kur kontrata është lidhur për 12 muaj, përkatësisht 12 muajt e parë kur kontrata është lidhur për 24 muaj), vlen vetëm për rastet kur janë përmbushur të gjitha kushtet e kontratës nga ofruesi i shërbimit.

Një ditë më parë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë pas shqyrtimit të qindra ankesave të konsumatorëve lidhur me shërbimet e rrjetit kabllor, njoftoi se ka vendosur për t’i obliguar operatorët kabllorë që të largojnë kushtet e padrejta në kontratë, duke ua lejuar konsumatorëve të drejtën për shkëputje të kontratës në rast se operatori nuk i përmbushë obligimet sipas kontratës.

Sipas njoftimit të MINT-it, detyrimi që i vihet konsumatorëve me rastin e lidhjes së kontratës për të paguar pjesën e mbetur të saj edhe nëse ka ndryshuar përmbajtja e shërbimit/kanaleve, është në kundërshtim me ligjin.

The post Hyn në fuqi rregullorja: Konsumatorët kanë të drejtë t’i shkëpusin kontratat me operatorët appeared first on Gazeta Stop.

]]>
119580
ARKEP inicon ndryshimin e rregullores që ua ndalon klientëve shkëputjen e kontratave me operatorët kabllorë https://www.gazetastop.com/arkep-inicon-ndryshimin-e-rregullores-qe-ua-ndalon-klienteve-shkeputjen-e-kontratave-me-operatoret-kabllore/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=arkep-inicon-ndryshimin-e-rregullores-qe-ua-ndalon-klienteve-shkeputjen-e-kontratave-me-operatoret-kabllore Sat, 06 Jan 2024 10:16:12 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=101917 Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), ka konfirmuar për Buletinin Ekonomik se tashmë ka marrë hapa drejt ndryshimit të Rregullores së vet, e cila ua ndalon klientëve shkëputjen…

The post ARKEP inicon ndryshimin e rregullores që ua ndalon klientëve shkëputjen e kontratave me operatorët kabllorë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), ka konfirmuar për Buletinin Ekonomik se tashmë ka marrë hapa drejt ndryshimit të Rregullores së vet, e cila ua ndalon klientëve shkëputjen e kontratave me operatorët kabllorë. 

Sipas tyre, ARKEP-i nuk është institucioni kompetent për përmbajtjen e transmetuar nëpërmjet kanaleve televizive dhe ndryshimet e bëra në platformën e operatorëve, mirëpo siç thonë ata, pasi kontratat mes operatorëve kabllorë dhe klientëve mbështeten në Rregulloren e ARKEP-it, atëherë ata e kanë parë të arsyeshme të veprojnë për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

“Në këtë drejtim, duke qenë të vetëdijshëm për faktet e referuara më lartë dhe marrë për bazë numrin e ankesave gjithnjë e në rritje të konsumatorëve, ARKEP e ka konsideruar të nevojshme që të adresohet edhe kjo çështje dhe vendosen dispozita të caktuara, të cilat përfshijnë të drejtën e konsumatorëve për ndërprerjen e kontratave të kombinuara për secilin element të saj, duke përfshirë kanalet televizive”, thuhet në përgjigjet e ARKEP-it për Buletinin Ekonomik.

Për më tepër, ata thonë se “duke pasur parasysh kompetencat e ARKEP në këtë çështje dhe me qëllim të adresimit sa më të shpejtë të saj, para disa ditësh është realizuar takimi me përfaqësuesit e Komisionit të Pavarur për Media (KPM), Institucion ky përgjegjës për shërbimet audio-vizuele, ku ndër temat e diskutuara ka qenë edhe kontratat e konsumatorëve me ofruesit e shërbimeve televizive. Prandaj, ju informojmë se ARKEP nuk është kompetent për përmbajtjen e transmetuar nëpërmjet kanaleve televizive dhe ndryshimet e bëra në platformën e operatorëve”, shpjegojnë tutje ata.

Rregullorja që e përmend vet ARKEP-i, aktualisht iu jep të drejtë operatorëve kabllor, në çështjen e pamundësisë së shkëputjes së kontratave me konsumatorët para kohe.

Sipas kësaj Rregulloreje, konsumatorët mund të shkëpusin kontratat me operatorët vetëm pas nëntë (9) muajve të parë prej datës kur është nënshkruar kontrata mes palëve, dhe kurrsesi para kësaj periudhe.

Pra, vetëm pas kalimit të nëntë muajve të parë të marrëveshjes, konsumatorët janë të lirë t’i shkëpusin kontratat pa u ndëshkuar nga operatorët, përcjell Buletini Ekonomik.

Ndërkaq, në rastet kur kontrata kërkohet të shkëputet para 9 muajve të parë, atëherë në bazë të rregullores së ARKEP-it, operatorët kabllorë gëzojnë të drejtën e kërkimit të kompensimit të dëmit për shkëputjen e parakohshme të kontratës.

Kjo e drejtë iu jepet atyre përmes nenit 5, pikës 5.7 të “Rregullores për Kontratat, Transparencën dhe Publikimin e Informatave dhe Masave Tjera Mbrojtëse Për Përdoruesit Fundorë për Ofrimin e Rrjeteve dhe Shërbimeve Publike të Komunikimeve Elektronike” të ARKEP-it, në të cilën thuhet se:

“5.7 -Ndërmarrësi mund të kërkoj kompensimin e dëmit për shkëputjen e parakohshme të kontratës gjatë nëntë (9) muajve të parë”.

Mirëpo, edhe ky ndëshkim apo kompensim i dëmit nuk mundet kurrsesi të tejkalojë tarifën e parapagimit mujor për periudhën prej nëntë (9) muajve pas hyrjes në fuqi të kontratës, me përjashtim të rasteve kur përdoruesit fundor i ofrohen pajisje fundore, atëherë zbatohen dispozitat e nenit 9 të Rregullores.

Por, në anën tjetër, sipas kësaj rregulloreje, konsumatorët e secilit rrjet të shërbimeve kabllore kanë të drejtën e plotë t’i shkëpusin kontratat me ta pa u ndëshkuar, nëse operatori e paralajmëron paraprakisht klientin rreth modifikimit të kushteve të kontratës jo më vonë se 30 ditë para hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve.

Mirëpo, në rastin e fundit, operatorët ArtMotion dhe Kujtesa, nuk i kanë paralajmëruar fare klientët e tyre për modifikimet e bëra në platformat e tyre dhe as që kanë pyetur fare për pëlqimin apo jo të tyre.

E Rregullorja e ARKEP-it tregon qartë se në rast të mospajtimit me ndryshimin e kushteve nga operatori, parapaguesi, pra konsumatori, ka të drejtë që pa asnjë pasojë ta shkëpusë kontratën në fjalë, edhe pse është para kohe.

Gjithashtu edhe në rastet e rritjes së tarifave, konsumatorët kanë të drejtë të shkëpusin kontratën pa u ndëshkuar deri në ditën e fundit të muajit pas pranimit të faturës së parë si rezultat i këtyre ndryshimeve.

Në nenin 5, pikat 5.1, 5.2, 5.3 të kësaj rregulloreje të ARKEP-it përkufizohet kështu:

5.1. Parapaguesit kanë të drejtë që të shkëpusin kontratën e tyre pa u ndëshkuar pas paralajmërimit për modifikim të kushteve të kontratës të propozuara nga ndërmarrësit që ofrojnë shërbime dhe/ose rrjete të komunikimeve elektronike.

5.2 Parapaguesit duhet të informohen për të gjitha ndryshimet e propozuara në kushtet e kontratës jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve. Në rast të mospajtimit me ndryshimet e kushteve, parapaguesi ka të drejtë që pa asnjë pasojë të shkëputë kontratën.

5.3 Në rast të rritjes së tarifës, parapaguesi ka të drejtë të shkëpus kontratën pa u ndëshkuar deri në ditën e fundit të muajit pas pranimit të faturës së parë si rezultat i këtyre ndryshimeve.”

Pra, të gjitha nenet në kontratat e nënhkruara nga klientët e Kujtesës dhe ArtMotion bazohen në Rregulloren e ARKEP-it, ndërsa këta të fundit thonë se përgjegjëse për përmbajtjet e transmetuara në televizione dhe ndryshimin e shërbimeve, është Komisioni i Pavarur për Media (KPM). /Buletini Ekonomik/

The post ARKEP inicon ndryshimin e rregullores që ua ndalon klientëve shkëputjen e kontratave me operatorët kabllorë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
101917
Kontratat me IPKO-n mund të shkëputen pa asnjë pasojë https://www.gazetastop.com/kontratat-me-ipko-n-mund-te-shkeputen-pa-asnje-pasoje/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=kontratat-me-ipko-n-mund-te-shkeputen-pa-asnje-pasoje Fri, 06 May 2022 16:00:11 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=72071 Ndryshimi i përmbajtjes në platformën IPKO pas heqjes së kanaleve nga Shqipëria të paketës Digitalb, i ka irrituar shumë klientë të operatorit slloven në Kosovë. Përkundër ndryshimeve dhe mospërmbajtjes së…

The post Kontratat me IPKO-n mund të shkëputen pa asnjë pasojë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Ndryshimi i përmbajtjes në platformën IPKO pas heqjes së kanaleve nga Shqipëria të paketës Digitalb, i ka irrituar shumë klientë të operatorit slloven në Kosovë.

Përkundër ndryshimeve dhe mospërmbajtjes së marrëveshjes IPKO ka provuar që t’i obligojë abonentët e saj me kontrata që të qëndrojnë klientë të saj duke mos iu ofruar mundësinë e shkëputjes së kontratave.

Por, kjo po del se po ndodhë jashtëligjshëm nga ana e operatorit slloven në Kosovë, IPKO. Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare përmes një njoftimi publik u ka bërë të ditur konsumatorëve se “Bazuar në Rregulloren nr. 38 për Kontratat, transparencën dhe publikimin e informatave dhe masave tjera mbrojtëse për përdoruesit fundorë për ofrimin e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike, neni 5 (shkëputja e kontratave), paragrafi 2 përcakton që: Parapaguesit duhet të informohen për të gjitha ndryshimet e propozuara në kushtet e kontratës jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve… Në rast të mospajtimit me ndryshimet e kushteve, parapaguesi ka të drejtë që pa asnjë pasojë të shkëputë kontratën”, thuhet tutje në sqarim.

Ky është njoftimi i plotë i ARKEP:

Udhëzim për ofruesit e shërbimeve të internetit (ISP) në Republikën e Kosovës
Në përputhje me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr.13/68, të datës; 23.03.2022, lidhur me plotësimin e Vendimit të QeK Nr. 01/64, datë: 25.02.2022 “Për zbatimin nga Republika e Kosovës të vendimeve të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për vendosje të sanksioneve ndaj Federatës Ruse dhe Bjellorusisë, në raport me situatën në Ukrainë” si dhe duke marrë për bazë sugjerimet e Trupës së Rregullatorëve Europian për Komunikime Elektronike (BEREC), Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) konsideron se:
‘Rregullorja për Internet të Hapur” e KE, e cila është transpozuar në Kosovë përmes Rregullores Nr. 38, për ‘Kontratat, Transparencën dhe Publikimin e Informatave’ nuk është pengesë në zbatimin e sanksioneve të vendosura nga Qeveria e Kosovës për të bllokuar RT dhe Sputnik’.
Për më tepër, ARKEP është duke përcjellur me vëmendje udhëzimet e BEREC dhe është i përkushtuar të ofrojë asistencë për Ofruesit e Shërbimeve të Internetit (ISP) dhe zbatimin e sanksioneve të vendosuar me Vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Andaj bazuar në opinionin e BEREC-ut, ARKEP e kupton që detyrimet për të bllokuar RT dhe Sputnik duhet të lexohen në një kontekst më të gjerë, dhe se të gjitha faqet e internetit që u përkasin subjekteve të përmendura në Shtojcën XV, të Rregullores së Këshillit të Evropës Nr. 2022/530, të datës 1 mars 2022, udhëzohen që të bllokohen, duke përfshirë ofrimin e qasjes në to nga ISP-të, e Republikës së Kosovës.
Kështu ARKEP, konsideron se masat e mësipërme lidhur me të gjitha domenet përfshirë nën-domenet (të tilla si:
www.rt.com, francais.rt.com, *.sputniknews.com, sputniknewslv.com, sputniknews.gr, sputniknews.cn, etj.) që lidhen me entitetet e përmendura në Shtojcën XV, hyjnë në përjashtimet ndaj rregullave për neutralitetin e rrjetit.
Andaj ARKEP udhëzon Operatorët e Shërbimeve të Internetit (ISP) që në zbatim të vendimit të Qeverisë së Kosovës, të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme.
ARKEP mbetet në dispozocionin tuaj për të dhënë sqarime shtesë nëse një gjë e tillë kërkohet nga ofruesit e shërbimeve.

The post Kontratat me IPKO-n mund të shkëputen pa asnjë pasojë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
72071