Kontratat me IPKO-n mund të shkëputen pa asnjë pasojë

Ndryshimi i përmbajtjes në platformën IPKO pas heqjes së kanaleve nga Shqipëria të paketës Digitalb, i ka irrituar shumë klientë të operatorit slloven në Kosovë.

Përkundër ndryshimeve dhe mospërmbajtjes së marrëveshjes IPKO ka provuar që t’i obligojë abonentët e saj me kontrata që të qëndrojnë klientë të saj duke mos iu ofruar mundësinë e shkëputjes së kontratave.

Por, kjo po del se po ndodhë jashtëligjshëm nga ana e operatorit slloven në Kosovë, IPKO. Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare përmes një njoftimi publik u ka bërë të ditur konsumatorëve se “Bazuar në Rregulloren nr. 38 për Kontratat, transparencën dhe publikimin e informatave dhe masave tjera mbrojtëse për përdoruesit fundorë për ofrimin e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike, neni 5 (shkëputja e kontratave), paragrafi 2 përcakton që: Parapaguesit duhet të informohen për të gjitha ndryshimet e propozuara në kushtet e kontratës jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve… Në rast të mospajtimit me ndryshimet e kushteve, parapaguesi ka të drejtë që pa asnjë pasojë të shkëputë kontratën”, thuhet tutje në sqarim.

Ky është njoftimi i plotë i ARKEP:

Udhëzim për ofruesit e shërbimeve të internetit (ISP) në Republikën e Kosovës
Në përputhje me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr.13/68, të datës; 23.03.2022, lidhur me plotësimin e Vendimit të QeK Nr. 01/64, datë: 25.02.2022 “Për zbatimin nga Republika e Kosovës të vendimeve të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për vendosje të sanksioneve ndaj Federatës Ruse dhe Bjellorusisë, në raport me situatën në Ukrainë” si dhe duke marrë për bazë sugjerimet e Trupës së Rregullatorëve Europian për Komunikime Elektronike (BEREC), Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) konsideron se:
‘Rregullorja për Internet të Hapur” e KE, e cila është transpozuar në Kosovë përmes Rregullores Nr. 38, për ‘Kontratat, Transparencën dhe Publikimin e Informatave’ nuk është pengesë në zbatimin e sanksioneve të vendosura nga Qeveria e Kosovës për të bllokuar RT dhe Sputnik’.
Për më tepër, ARKEP është duke përcjellur me vëmendje udhëzimet e BEREC dhe është i përkushtuar të ofrojë asistencë për Ofruesit e Shërbimeve të Internetit (ISP) dhe zbatimin e sanksioneve të vendosuar me Vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Andaj bazuar në opinionin e BEREC-ut, ARKEP e kupton që detyrimet për të bllokuar RT dhe Sputnik duhet të lexohen në një kontekst më të gjerë, dhe se të gjitha faqet e internetit që u përkasin subjekteve të përmendura në Shtojcën XV, të Rregullores së Këshillit të Evropës Nr. 2022/530, të datës 1 mars 2022, udhëzohen që të bllokohen, duke përfshirë ofrimin e qasjes në to nga ISP-të, e Republikës së Kosovës.
Kështu ARKEP, konsideron se masat e mësipërme lidhur me të gjitha domenet përfshirë nën-domenet (të tilla si:
www.rt.com, francais.rt.com, *.sputniknews.com, sputniknewslv.com, sputniknews.gr, sputniknews.cn, etj.) që lidhen me entitetet e përmendura në Shtojcën XV, hyjnë në përjashtimet ndaj rregullave për neutralitetin e rrjetit.
Andaj ARKEP udhëzon Operatorët e Shërbimeve të Internetit (ISP) që në zbatim të vendimit të Qeverisë së Kosovës, të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme.
ARKEP mbetet në dispozocionin tuaj për të dhënë sqarime shtesë nëse një gjë e tillë kërkohet nga ofruesit e shërbimeve.