BKS Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/bks/ Ndalo për lajmin e parë! Fri, 19 Jan 2024 02:45:24 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.2 https://www.gazetastop.com/wp-content/uploads/2020/04/logo-150x150.png BKS Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/bks/ 32 32 Zbatimi i marrëveshjes për targat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si bëhet dëmshpërblimi në rast të aksidenteve? https://www.gazetastop.com/zbatimi-i-marreveshjes-per-targat-ndermjet-kosoves-dhe-serbise-si-behet-demshperblimi-ne-rast-te-aksidenteve/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=zbatimi-i-marreveshjes-per-targat-ndermjet-kosoves-dhe-serbise-si-behet-demshperblimi-ne-rast-te-aksidenteve Wed, 10 Jan 2024 08:17:59 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=102053 Po thuajse një dekadë pasi ishte nënshkruar në Bruksel marrëveshja për targat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, këtë vit ka nisur së zbatuari një e tillë që mundëson lëvizjen e lirë…

The post Zbatimi i marrëveshjes për targat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si bëhet dëmshpërblimi në rast të aksidenteve? appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Po thuajse një dekadë pasi ishte nënshkruar në Bruksel marrëveshja për targat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, këtë vit ka nisur së zbatuari një e tillë që mundëson lëvizjen e lirë me makina në të dy shtetet.

Më 25 dhjetor 2023, Qeveria e Serbisë vendosi të lejonte makinat me targa RKS – Republika e Kosovës – të lëvizin lirshëm në territorin e shtetit të saj, vendim ky që nisi të zbatohej më 1 janar 2024, gjersa edhe  Qeveria e Kosovës më 4 janar vendosi që të heqë regjimin e letrave ngjitëse për makinat me targa të Serbisë.

Zbatimi i marrëveshjes për targat mundësoi lëvizjen e lirë të qytetarëve me automjete, por çfarë ndodhë nëse një veturë me targa RKS aksidentohet në territorin e Serbisë, ose anasjelltas?

Në rast të ndonjë aksidenti në trafik mënyra e raportimit të dëmit ku përfshihen automjetet me targa RKS dhe SRB në Kosovë e Serbi, parashikohet në një dokument që është nënshkruar në vitin 2013.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel më 23 qershor 2013 nga Byroja e Sigurimit në Kosovë dhe Shoqatës së Sigurimeve të Serbisë bëhen të ditura rregullat e mbulimit të dëmeve të shkaktuara nga aksidentet e automjeteve nga juridiksioni i njëra tjetrës.

Nga Byroja e Sigurimit në Kosovë kanë bërë të ditur për Telegrafin se bazuar në këtë marrëveshje ofrohet njohje reciproke dhe pranimi i TPL valide (policës së sigurimit).

Po ashtu në këtë marrëveshje thuhet se bëhet edhe procesimi dhe pagesa e dëmeve si pasojë e aksidenteve të shkaktuara nga automjetet me mbulim të vlefshëm sigurues në juridiksionin e secilës palë.

Po ashtu në këtë marrëveshje bëhet e ditur se: “Dëmi i shkaktuar nga përdorimi i mjeteve motorike pa sigurim të vlefshëm në juridiksionin e palës tjetër do të rimbursohet nga fondet garantuese të palës ku ka ndodhur aksidenti. Në qoftë se njëra nga palët nuk ofron verifikimin elektronik të përmendur më lart, ajo palë duhet të garantojë rimbursimin e kërkesave që dalin nga aksidentet e shkaktuara nga automjetet e pasiguruara nga juridiksioni i saj”.

Sipas marrëveshjes shuma e detyrueshme minimale e sigurimit për kontraktimin e sigurimit të auto përgjegjësisë është:

2.1 për dëme në persona, për rast të siguruar, pavarësisht nga numri i personave të dëmtuar një milion euro

2.2 për dëme në pasuri, për rast të siguruar, pavarësisht nga numri i personave të dëmtuar 200 mijë euro

2.3 për dëme të shkaktuara nga përdorimi i autobusit dhe mjeteve motorike të destinuara për transportin e lendeve të rrezikshme, zbatohet dyfishi i shumave minimale të sigurimit të përcaktuara në nën-paragrafët 2.1. dhe 2.2. të këtij paragrafi.

Këtu mund ta lexoni marrëveshjen e plotë të nënshkruar në vitin 2013 në Bruksel. /Telegrafi/

The post Zbatimi i marrëveshjes për targat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si bëhet dëmshpërblimi në rast të aksidenteve? appeared first on Gazeta Stop.

]]>
102053
Jep dorëheqje Drejtori i BKS-së Sami Mazreku https://www.gazetastop.com/jep-doreheqje-drejtori-i-bks-se-sami-mazreku/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=jep-doreheqje-drejtori-i-bks-se-sami-mazreku Fri, 05 Jan 2024 09:46:58 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=101867 Sami Mazreku ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS). Mazreku këtë e bëri të ditur në një postim në Facebook. “…Por, tash shumë shkurt…

The post Jep dorëheqje Drejtori i BKS-së Sami Mazreku appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Sami Mazreku ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS).

Mazreku këtë e bëri të ditur në një postim në Facebook.

“…Por, tash shumë shkurt po flas rreth arsyes së dorëheqjes sime.

Mos aprovimi i kërkesës sime që së bashku me vendimin që ka marrë Asambleja për delegimin e trajtimit të dëmeve në kompani të sigurimeve, të transferohet edhe një pjesë konsiderueshme e stafit që lidhet me trajtimin e dëmeve si dhe mos aprovimi i buxhetit për edukim financuar ku përfshihet publikimi i gazetës, mirëmbajtja e ueb faqes, organizimi i tryezave, konferencave me gazetarë, seminareve me gazetarë, dizajnimi i grafikave… etj kanë pamundësuar që unë të vazhdoj edhe më tutje të jam në krye të BKS-së”, shkruan ai.

Lexoni të plotë njoftimin:

Të nderuar shok, miq e bashkëpunëtorë

Unë sot kam vendosur të jap dorëheqje nga pozita e drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), duke iu falënderuar të gjithëve një nga një për bashkëpunimin që ma keni ofruar gjatë 38 muajve të fundit sa unë kam drejtuar një institucion të rëndësishëm siç është Byroja Kosovare e Sigurimit.

Një falënderim i veçantë është për Bankën Qendrore të Kosovës që me ka ofruar mbështetje të parezervë.

Për punën që është bërë në këtë BKS, por edhe për sektorin e sigurimeve në vend më duhet të flas më ditë të tëra, sepse siç edhe ju e dini ka shumë, por unë do të ndalem tek zhvillimet kryesore që kanë ndodhur, ku unë kam dhënë kontributin tim që sektori i sigurimeve tash të ketë një pamje krejtësisht tjetër.

Kur unë kam nisur punën, konkretisht më 30 shtator të vitit 2020, në BKS i kam gjetur pezull 5246 dosje që i përkasin periudhës 2002-2020. Nga 1 tetor 2020 deri 1 maj 2023, ne i kemi mbyllë 82 % të dosjeve. Po ashtu, nga 1 tetor 2020 deri 31 maj 2023 në BKS u paraqiten edhe 12,998 dosje të reja prej te cilave në i mbyllëm 79 % apo në total 10249 dosje.

Në raport me automjetet e paregjistruara ne falë një punë dhe angazhimi të madh hoqëm të gjitha kushtëzimet për regjistrimin e veturave që kishin qenë në fuqi si kusht për të regjistruar automjetin. Gjithashtu, për herë të parë sektori i sigurimeve në Kosovë financoi projektin e stikerave e që falë këtyre dhe natyrisht punës së madhe time dhe institucioneve tjera numri i automjeteve të paregjistruar nga 35 % ka rënë në 3 %.

Në raport me Byrotë e vendeve tjera, ne nënshkruam marrëveshjen me Byronë e Malit të Zi, i mbyllem problemet e shumta që ishin me Byronë Shqiptare të Sigurimit dhe relaksuam raportet me Byrotë e rajonit dhe COB.

Në raport me auditimin e jashtëm është dashur të bëhet skanim dhe rakordimi i pasqyrave financiare për gjashtë vitet e kaluara, ku dhe për herë të parë BKS-ja është barazuar në aspektin financiar e ligjore me anëtaret e saj. Rakordimi i periudhës gjashtëvjeçare me raportin të cilin e kemi dorëzuar në BQK mundësoi që disa kualifikime që ishin ndër vite në raportin e auditorit të jashtëm të hiqen, e ku për herë të parë në dy vitet BKS-ja ka raport të pakualifikuar të auditorit të jashtëm.

Në raport me regreset për periudhën dyvjeçare në inkasuam rreth 1,8 milionë euro, pranuam vendime milionëshe të cilat janë në procese të përmbarimit, përderisa sa në periudhën 2002-2020 ishin vetëm 500 mijë euro të hyra pavarësisht që ishin paguar mbi 40 milionë euro.

Në raport me sistemin, BKS-ja për herë të parë ka në pronësi dhe posedon source kodin e sistemit, i cili përveç digjitalizimit, mundësoi që për herë të parë tarifat e BQK-së të aplikohen në mënyrë të saktë, dhe atë në veçanti për kategori rent, taksi dhe për autobus urban dhe ndër urban, e ku u krijuan të hyra më të larta për sektorin. Ky sistem mundësoi lidhjen me 17 institucione financiare të licencuar nga BQK-ja që konfirmimi i pagesave të bëhet në kohe reale, pa pritur sesionet e zakonshme të BQK-së. Ky sistem krijoi qasje në kohë reale në aplikacionet që janë enkas për drejtorët e kompanive të sigurimit secili veç e veç për kompaninë që udhëheq.

Në raport me infrastrukturën ligjore ne kemi bërë ndryshimin e të gjitha rregulloreve të cilat ishin të pandryshueshme që nga vitin 2013. Po ashtu, draftuam bashkërisht edhe Ligjin e auto-përgjegjësisë.

Në raport me infrastrukturën e brendshme, atë e ndryshuam në tersi, pasi që edhe siç ju e dini gjendja ishte e mjerueshme.

Në raport me qasjen e anëtareve në BKS kemi ofruar transparencë 100%, si Asamblesë, ashtu edhe Këshillit, ku keni qenë të njoftuar në kohë reale për veprimet që po ndodhin.

Në raport me edukimin financiar ne jemi konsideruar si institucion model. Kemi krijuar gazetën iSIGURIME, kemi krijuar ueb faqen e BKS-së ku në kohe reale janë publikuar të gjitha materialet, kemi publikuar mijëra grafika edukative Ne gjatë 38 muajve kemi organizuar më qindra aktivitete me media e institucione që kanë pasur për qëllim vetëdijesimin dhe edukimin për sektorin e sigurimeve në vend.

Gjatë kësaj përudhe kohore ne kemi nënshkruar shumë memorandume me universitet publike, kolegje private, shkolla të mesme… etj, ku qëllimi i vetëm ishte edukimi financiar si një prej kërkesave kryesore të rregullatorit.

Gjatë kësaj kohe ne kemi përmbushur të gjitha kërkesat teknike që bien në barrën e BKS-së për anëtarësimin e Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër, madje edhe kjo është konfirmuar edhe nga vetë presidentja e këtij Institucioni.

Jo e fundit për nga rëndësia, për herë të parë BKS-ja është përmendur ne dy vitet e fundit edhe në raportin e Progresit për të arritura pozitive që kanë ndodhur gjatë kohës së unë e kam menaxhuar këtë institucion.

Nga minus 24 milionë humbje në plus 10 milionë euro fitim.  

Siç ju e dini sektori i sigurimeve para disa viteve ka mbyllur vitin me bilanc negativ prej më shumë se 24.6 milionë euro, deri sa sot pas pesë vite veprime, aktivisteve, angazhime e ndryshime, erdh te një situate ku sektori i sigurimeve mbyll vitin me bilanc pozitiv mbi 10 milionë euro. Për ta ardhur te kjo rritje e profitit është dashur një angazhim dhe punë e palodhshme e ime, por edhe institucioneve tjera siç është BQK-ja.

Me Ligjin e auto përgjegjësisë ishte e paraparë që 1 % e Primeve Bruto të TPL-së të derdhej në llogari të Kryqit të Kuq të Kosovës. Siç ju e dini dy tentativat e juaja për ndryshim ishin të pasuksesshme, derisa angazhimi im në ketë drejtim dhe dhënë rezultate, ku Gjykata Kushtetuese, ka shpallur si nen diskriminues dhe kundërkushtetues dhe kompanitë nuk do të paguajnë më atë shumën prej rreth 10 milionë euro. Si dhe për çdo vit nga 500 deri në 600 mijë euro.

Me Ligjin e Korporatave kompanitë kanë paguar 5 % në qarkullim, madje edhe në kohën kur kompanitë ishin më humbje. Edhe në ketë drejtim ne punuam bashkërisht dhe ia arritëm qëllimit, ku përfundimisht kompanitë nuk do të paguajnë ketë taksë shtese prej 5 %, por do të paguajnë tatim në fitim si të gjitha korporatat tjera. Deri në këtë ndryshim ligjor kompanitë paguan më shumë se 60 milionë euro. Impakti vjetor i këtij ligji është mbi 5 milionë euro në vit.

Implementimi i sistemit të ri INSUREX bëri që të hiqet letra e para printuar për TPL, TPL plus dhe sigurim kufitar. Implementohet saktë sistemi bonus-malus. Impakti vjetor që sjell sistemi ri është 4 deri në 6 milionë euro.

Vendosja e stikerave në xhama të automjeteve përveç që uli dëmet nga automjetet e paregjistruara rreth 15 %, po ashtu mundësoi që policia e Kosovës t’i identifikoj nga distanca dhe me pas të heq nga qarkullimi këto automjete.

Siç edhe ju e dini në të kaluarën BKS-ja është akuzuar dhe kritikuar nga të gjithë, e ndihem krenar që logon e BKS-së po e lej në çdo veturë, media, Institucione Publike, private… etj.

Jam i lumtur që kam dhënë kontributin tim për të ndodhur këto të mira për sektorin e sigurimeve ku kam dhënë kontributin tim tash e 18 vite.

Shumë shkurt u’a rikujtova vetëm disa punë të mira që ne kemi bëre gjithmonë në të mirë të sektorit, në të mirë të pronareve të kompanive të sigurimeve

Por, tash shumë shkurt po flas rreth arsyes së dorëheqjes sime

Mos aprovimi i kërkesës sime që së bashku me vendimin që ka marrë Asambleja për delegimin e trajtimit te dëmeve në kompani të sigurimeve, të transferohet edhe një pjesë konsiderueshme e stafit që lidhet me trajtimin e dëmeve si dhe mos aprovimi i buxhetit për edukim financuar ku përfshihet publikimi i gazetës, mirëmbajtja e ueb faqes, organizimi i tryezave, konferencave me gazetarë, seminareve me gazetarë, dizajnimi i grafikave… etj kanë pamundësuar që unë të vazhdoj edhe më tutje të jam në krye të BKS-së.

Andaj edhe njëherë unë ndihem me fat që kam pas pasur mundësinë ta menaxhoj një Institucion të tillë dhe ndihem krenar që kam arritur te le ne gjendje siç është sot.

Mirënjohje pa fund mediave.

Faleminderit të gjithëve. 

The post Jep dorëheqje Drejtori i BKS-së Sami Mazreku appeared first on Gazeta Stop.

]]>
101867
Mazreku: Për 10 muaj, kompanitë e sigurimeve paguan 60 milionë euro dëme, 10 milionë euro profiti i tyre https://www.gazetastop.com/mazreku-per-10-muaj-kompanite-e-sigurimeve-paguan-60-milione-euro-deme-10-milione-euro-profiti-i-tyre/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=mazreku-per-10-muaj-kompanite-e-sigurimeve-paguan-60-milione-euro-deme-10-milione-euro-profiti-i-tyre Sun, 24 Dec 2023 07:38:57 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=101476 Nga janari deri në tetor të këtij viti, rreth 60 milionë euro dëme janë paguar nga kompanitë e sigurimeve, 14 për qind më shumë se periudha e njëjtë e vitit…

The post Mazreku: Për 10 muaj, kompanitë e sigurimeve paguan 60 milionë euro dëme, 10 milionë euro profiti i tyre appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Nga janari deri në tetor të këtij viti, rreth 60 milionë euro dëme janë paguar nga kompanitë e sigurimeve, 14 për qind më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar. Ndërsa profitimi i kompanive ka shkuar mbi 10 milionë euro, raporton EO.

Këto të dhëna për Ekonomia Online i ka treguar drejtori Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), Sami Mazreku. Ai, sektorin e sigurimeve e konsideron si mirë të kapitalizuar, ndonëse viteve të kaluara është përballur me shumë probleme e humbje milionëshe.

Sukses për këtë vit, Mazreku e konsideron uljen e numrit të veturave të paregjistruara në komunikacion, teksa këtë zotim e jep edhe për vitin e ardhshëm.


“Prioritet edhe i kompanive të sigurimeve dhe BKS-së ka qenë trajtimi dhe pagesa e dëmeve në kohë mirëpo këtë me së miri e tregojnë edhe statistikat nëse i referohemi të dhënave zyrtare të publikuara edhe nga Banka Qendrore shihet se nga periudha-janar tetor 2023 janë paguar rreth 60 milionë euro dëme, e cila është 14 për qind më e madhe se sa në periudhën e njëjte janar-tetor 2022 kjo është ajo që jemi zotuar dhe në këtë trend pozitiv po shkojmë”.


“… ndër vite është fol për një sektor që ka pasur probleme, dëmet, humbjet milionëshe edhe tek kjo pjesë ka ndryshim të mirë edhe në periudhën janar-tetor 2023 profiti i kompanive ka arritur rreth 10.8milionë euro i cili është viti i 3 me radhë që sektori i sigurimit po ka sukses sepse përpara jemi mësuar të dëgjohet vetëm për humbje dhe kjo ka pasur disa veprime qe janë marrë, veprime qoftë edhe nga Banka Qendrore qoftë mirëkapitalizmi i tregut të kompanive të sigurimeve, shtimi i kapitalit në anën tjetër, pastrimi i automjeteve të paregjistruara”, thotë Mazreku.


Synim i BKS-së, thotë Mazreku është që lëndët të mos përfundojnë në Gjykatë. Mazreku ka folur edhe për revokimin e licencave të dy kompanive, për të cilat thotë se rregullatori ka zero tolerancë ndaj këtij sektori. Thotë se aktualisht, kompanitë kanë shtuar kapital mbi 20 milionë euro.

“Fokusi i Policisë së Kosovës për vendosjen e stikersave, ulja e shpenzimeve operative dhe demet të paguhen në kohë reale, dëmet minimalisht të mos shkojnë në Gjykata por të mbyllën në procedura jogjyqsore dhe kjo ka bërë që të flasim për një periudhe pozitive që na ka kaluar shumë 3-4 vite që po i përfshijmë në këto përmbledhje”.

“Nëse e krahasojmë vitin 2023 me vitin 2019 mund të them që mbi 20 milionë euro është vetëm pjesa që kompanitë kanë shtuar kapital gjatë kësaj periudhe e dini që janë revoku dy licenca është licenca e ‘Insigut’ dhe ‘Kosovës së Re’, kjo do thotë rregullatori në këtë rast BQK ka zero tolerancë dhe ka kërkuar që ky sektor të rregullohet”, u shpreh Mazreku.

The post Mazreku: Për 10 muaj, kompanitë e sigurimeve paguan 60 milionë euro dëme, 10 milionë euro profiti i tyre appeared first on Gazeta Stop.

]]>
101476
Mazreku: 60 milionë euro dëme u paguan për 10 muaj https://www.gazetastop.com/mazreku-60-milione-euro-deme-u-paguan-per-10-muaj/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=mazreku-60-milione-euro-deme-u-paguan-per-10-muaj Fri, 08 Dec 2023 14:47:00 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=100910 Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku ka treguar se gjatë periudhës janar-tetor 2023 kompanitë e sigurimeve si dhe Byroja Kosovare e Sigurimit kanë paguar hiç më pakë se…

The post Mazreku: 60 milionë euro dëme u paguan për 10 muaj appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku ka treguar se gjatë periudhës janar-tetor 2023 kompanitë e sigurimeve si dhe Byroja Kosovare e Sigurimit kanë paguar hiç më pakë se 60 milionë euro.

Sipas tij, referuar të dhënave zyrtare të BQK-së gjatë periudhës Janar-Tetor 2023, janë paguar gjithsej 59,239,034 euro dëme ose 13.35% më shumë se gjatë periudhës së njëjtë Janar-Tetor 2022.

Më tutje ai ka treguar se sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës, numri i dëmeve të paguara gjatë periudhës Janar-Tetor 2023 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak është rritur për 10,147 dëme duke arritur në 148,426 nga të cilat 148,073 dëme janë paguar nga kompanitë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 353 nga kompanitë e sigurimit të Jetës.

The post Mazreku: 60 milionë euro dëme u paguan për 10 muaj appeared first on Gazeta Stop.

]]>
100910
BKS-ja lanson një aplikacion të rëndësishëm   https://www.gazetastop.com/bks-ja-lanson-nje-aplikacion-te-rendesishem/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=bks-ja-lanson-nje-aplikacion-te-rendesishem Fri, 10 Nov 2023 11:08:48 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=99590 Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) ka lansuar edhe një aplikacion shumë të rëndësishëm, atë të mundëson gjenerimin certifikatës se historisë së sigurimeve. Përmes këtij aplikacioni në një kohë shumë të shkurtë,…

The post BKS-ja lanson një aplikacion të rëndësishëm   appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) ka lansuar edhe një aplikacion shumë të rëndësishëm, atë të mundëson gjenerimin certifikatës se historisë së sigurimeve. Përmes këtij aplikacioni në një kohë shumë të shkurtë, duke paguar 30 euro ju mund të merrni certifikatën e historisë së sigurimeve e cila është shumë e domosdoshme për bashkatdhetarët tanë që jetojnë në shtete të ndryshme të botës. 

Aplikacioni mundëson gjenerimin certifikatës se historisë së sigurimeve e cila kërkohet nga kompanitë e sigurimeve jashtë Kosovës në mënyrë që mund të përfitojnë zbritje të premisë së sigurimi nëse klienti vërteton se ka histori të sigurimeve. 

Në certifikatë listohen policat të cilat klienti i ka pas në diskoni për automjetet e tij, ku shfaqet automjet, periudha e sigurimit dhe kompania e sigurimit që ka lëshuar sigurimin. Këto certifikata munde të lëshohen në  këto gjuhë të huaja Anglisht, Gjermanisht, Italisht dhe Frëngjisht. Çmimin për certifikatës se historisë së sigurimeve është 30€. 

Gjithashtu në ditët në vijim Byroja Kosovare e Sigurimit do ta lansoj edhe një modul  tjetër po ashtu shumë të rëndësishëm të verifikimit të së kaluarës së automjetit kundrejt një pagesë prej 20 euro. 

Aplikacionin mund ta shkarkoni:

Linku për Appel IPhone App Store

https://apps.apple.com/us/app/bks-app/id1660764520

Linku për Android Play Store

https://play.google.com/store/apps/details?id=com.quantix.bks.app

The post BKS-ja lanson një aplikacion të rëndësishëm   appeared first on Gazeta Stop.

]]>
99590
Mazreku: Me pesë milionë euro mund të sigurohen policët https://www.gazetastop.com/mazreku-me-pese-milione-euro-mund-te-sigurohen-policet/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=mazreku-me-pese-milione-euro-mund-te-sigurohen-policet Thu, 09 Nov 2023 19:20:33 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=99564 Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) Sami Mazreku, tha se me pesë milionë euro mund të sigurohen Policët e Kosovës. Mazreku tha se për këtë çështje industria e sigurimeve…

The post Mazreku: Me pesë milionë euro mund të sigurohen policët appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) Sami Mazreku, tha se me pesë milionë euro mund të sigurohen Policët e Kosovës.

Mazreku tha se për këtë çështje industria e sigurimeve është e gatshme të diskutojë me institucionet e Kosovës që polica e Kosovës të kenë sigurime shëndetësore.

Mazreku bëri me dije se ky është viti i katërt që industria e sigurimeve afaron me fitim.

Sigurimi i veturave në Raportin e Progresit është cilësuar pozitive dhe për këtë Mazreku tha se sfide për Byronë mbetet liberalizimi i Polisave të Sigurimeve.

“Nëse i referohemi kërkesave për liberalizim të tregut është një proces që ka filluar kohë më par dhe se ende është në proces, mirëpo e gjithë kjo varet nga objektivat që i ka Banka Qendrore e Kosovës. Çështja e automjeteve të pargjestruara është një çështje e ndjeshme dhe pas implementimit të stikersave gjatë regjistrimit të veturave e me këtë janë pastruar veturat vjetra nga Databaza”, tha Mazreku në RTK.

Ai ka thënë se pas pastrimit të këtyre veturave kërkesat për dëmshpërblime janë më të vogla, ku shkaktarë janë veturat e paregjistruara.

“Për këtë çështje që është përmendur në Raportin e Progresit një meritë të madhe e ka Agjencia e Regjistrimit Civil në krye me drejtorin e saj i cili ka marrë veprime konkrete. Krejt kjo ka ardhur falë një bashkëpunimi ndërinstitucional ose një marrëveshje mes Ministrisë së Infrastrukturës , BQK-së dhe Byrosë së Sigurimeve që tani e tutje ky proces po ec në rrugën e mbarë”, ka thënë Mazreku.

Rreth problematikës së Kartonit të Gjelbër, ai tha se ato që na janë kërkuar nga Brukseli rreth kësaj çështje tashmë janë bërë.

“Këshilli i Byrosë na ka konfirmuar që i kemi kryer shumicën e punëve që duhen bërë porse kjo lidhet edhe me çështje politike e që lidhet konkretisht me anëtarësimin e Kosovës në OKB”, tha Mazreku.

The post Mazreku: Me pesë milionë euro mund të sigurohen policët appeared first on Gazeta Stop.

]]>
99564
Raporti i KE vlerëson zgjidhjen e problemit me automjetet e paregjistruara https://www.gazetastop.com/raporti-i-ke-vlereson-zgjidhjen-e-problemit-me-automjetet-e-paregjistruara/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=raporti-i-ke-vlereson-zgjidhjen-e-problemit-me-automjetet-e-paregjistruara Wed, 08 Nov 2023 13:40:32 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=99490 Komisioni Evropian ka publikuar Raportin për Kosovën për vitin 2023. Një pjesë e këtij raporti flet për ekonominë dhe sektorët e saj në këtë rast, për sigurimet. Ky raport përmend…

The post Raporti i KE vlerëson zgjidhjen e problemit me automjetet e paregjistruara appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Komisioni Evropian ka publikuar Raportin për Kosovën për vitin 2023. Një pjesë e këtij raporti flet për ekonominë dhe sektorët e saj në këtë rast, për sigurimet. Ky raport përmend përparimet në zgjidhjen dhe uljen e automjeteve të pasiguruara dhe të paregjistruara në Kosovë që vite më parë ishte mbi 200 mijë.

Ky problem është zgjidhur falë vendosjes së stikersave që është bërë nga bashkëpunimi i Byrosë Kosovare të Sigurimit me institucionet e Kosovës.

Ky raport përmend edhe problemet që i ka Kosova me mos anëtarësimin në Kartonin e Gjelbër.

Raporti përmend edhe procesin e liberalizimit të sigurimeve i cili ende nuk ka filluar dhe modeli i ri i bazuar në rrezik për rregullimin e sigurimit të makinave tarifat nuk janë futur.

“Përkundër disa përparimeve në automjetet e pasiguruara dhe të paregjistruara, Kosova vazhdon mbeten jashtë sistemit të kartonit jeshil. Si rezultat, sigurimi kërkohet për të regjistruar jashtë vendit automjetet që hyjnë në Kosovë dhe automjetet me targa të Kosovës që dalin nga Kosova. Kjo vazhdon të përfaqësojnë një barrë financiare”, thuhet në raport.

The post Raporti i KE vlerëson zgjidhjen e problemit me automjetet e paregjistruara appeared first on Gazeta Stop.

]]>
99490
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ  https://www.gazetastop.com/bks-ja-kerkon-nga-institucionet-qe-sigurimi-per-bujqit-te-behet-obligativ/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=bks-ja-kerkon-nga-institucionet-qe-sigurimi-per-bujqit-te-behet-obligativ Thu, 19 Oct 2023 15:59:30 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=98454 Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku ka marrë pjesë të enjetën në tryezën e organizuar nga International Finance Corporation (IFC) me temën “Sigurimi i ambientit për zhvillim të…

The post BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ  appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku ka marrë pjesë të enjetën në tryezën e organizuar nga International Finance Corporation (IFC) me temën “Sigurimi i ambientit për zhvillim të qëndrueshem të sistemit të Sigurimeve Bujqësore në Kosovës”. Në këtë organizim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Banka Qendrore e Kosovës, por edhe Institucione tjera. 

Drejtori i BKS-së Mazreku ka potencuar para të pranishmëve se angazhimin e tij në këtë drejtim që nga viti 2018, ateherë në cilësinë e drejtorit të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, ku me përkrahje të Bankës Qendrore të Kosovës i kanë ofruar bashkëpunim të shpejtë IFC-së në krijmin dhe dizajnimin e produkteve për sigurimeve bujqësore, e ku në vitin 2019 kanë filluar të lëshohen edhe policat e para për bujëqit. 

“Cdo policë që është lëshuar nga 2019 e deri më tash për cdo dëm që ka ndodhur, kompanitë e siguirimeve në kohë reale e kanë paguar dëmin. Ajo që edhe më tutje mbetet sfiduese për kompanitë është numrii vogël i fermerëve që pajisën me polica sigurimi, pasi që është vullnetare. Unë kam propozuar që ky produkt sidomos për ata që marrin grante të behët obligativ”, ka thënë drejtori Mazreku. 

Sipas tij,  në kohën kur ky produkt është vullnetar është e vështirë të merrët nga bujqit. 

Gjithashtu drejtori Mazreku gjatë prezantimit të tij i ka ofruar IFC-së përkrahje të më tutjeshmë në realizimin e qëllimit. 

The post BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ  appeared first on Gazeta Stop.

]]>
98454
650 milionë euro dëme u paguan nga sigurimet https://www.gazetastop.com/650-milione-euro-deme-u-paguan-nga-sigurimet/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=650-milione-euro-deme-u-paguan-nga-sigurimet Wed, 18 Oct 2023 08:14:16 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=98322 Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga viti 2003 e deri në fund të muajit gusht të këtij viti, kompanitë e sigurimit të…

The post 650 milionë euro dëme u paguan nga sigurimet appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga viti 2003 e deri në fund të muajit gusht të këtij viti, kompanitë e sigurimit të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës si dhe Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) kompensuan dëme për palët e dëmtuara në vlerë prej hiç më pak se 650 milionë euro. Sidomos gjatë viteve të fundit kemi rritje të theksuar të pagesës së dëmeve, raporton iSIGURIME.

Hiç më pak se 650 milionë euro ka arritur shuma e mjeteve që kompanitë e sigurimeve, por edhe Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) kanë paguar nga viti 2003 e deri më tash, pra për rreth 21 vjet. Referuar të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se sidomos gjatë viteve të fundit kemi rritje të dukshme të pagesës së dëmeve për palët e dëmtuara si atyre në aksidente komunikacioni, por edhe në aspekt shëndetësorë.

Dëmet e paguara 2003-2023

Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovë shihet se në vitin 2003 kompanitë e sigurimeve si dhe BKS-ja paguan dëme në vlere prej 5.6 milionë euro, derisa në vitin 2004 paguan dëme në vlere prej 6.7 milionë euro. Në vitin 2005 sipas të dhënave të BQK-së shihet se kompanitë e sigurimeve paguan dëme në vlerë prej 9.2 milionë euro, deri sa një vit më vonë 2006 paguan dëme në vlerë prej 10.9 milionë euro. Gjithashtu në vitin 2007 kompanitë e sigurimeve si dhe BKS-ja paguan dëme në vlerë prej 12.8 milionë euro, në vitin 2008 paguan dëme në vlerë prej 17,7 milionë euro deri sa në vitin 2009 shuma e dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimeve ishte 18.8 milionë euro. Në vitin 2010 sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës  shihet se kishte një ngritje të dukshëm të pagesës së dëmeve, ku brenda vitit u paguan 26,5 milionë euro, e një vit më vonë, pra 2011 u paguan nga kompanitë e sigurimeve e Byroja Kosovare e Sigurimit hiç më pakë se 26.8 milionë euro.

Gjithnjë referuar të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se në vitin 2012 kompanitë e sigurimeve si dhe Byroja Kosovare e Sigurimit paguan 30.6 milionë euro, derisa në vitin 2013 i paguan 38.4 milionë euro. Në vitin 2014 u paguan 31.2 milionë euro, derisa në vitin 2015 u paguan 37 milionë euro. Gjithashtu edhe në vitin 2015 kompanitë paguan dëme në vlerë prej 37 milionë euro për palët e dëmtuara, derisa në vitin 2016 shuma e dëmeve të paguara ka arritur në 36.9 milionë euro. Në vitin 2017 shuma e dëmeve të paguara ishte 42.2 milionë euro, derisa në vitin 2018 shuma totale e dëmeve të paguara kishte arritur në 42.8 milionë euro. Në vitin 2019 sipas të dhënave zyrtare shuma e dëmeve të paguara kishte arritur në 50 milionë euro, deri sa në vitin 2020 shuma e dëmeve të paguara ishte 47 milionë euro. Në vitin 2021 shuma e dëmeve të kompensuar nga Byroja Kosovare e Sigurimit e kompanitë e sigurimeve kishte arritur në 54.1 milionë euro, deri sa në vitin 2022 kishte arritur rekordin në 57.7 milionë euro. Gjithashtu, gjatë periudhës janar-gusht 2023 shuma e dëmeve të paguara ka arritur në 47.6 milionë euro.

The post 650 milionë euro dëme u paguan nga sigurimet appeared first on Gazeta Stop.

]]>
98322
BKS e Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës thellojnë bashkëpunimin https://www.gazetastop.com/bks-e-oda-e-ndermjetesuesve-te-kosoves-thellojne-bashkepunimin/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=bks-e-oda-e-ndermjetesuesve-te-kosoves-thellojne-bashkepunimin Fri, 13 Oct 2023 18:33:29 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=98074 Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës dhe Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), thellojnë bashkëpunimin në fushën e ndërmjetësimit, e cila është një mënyrë alternative dhe efikase e zgjidhjes së kontesteve. Oda…

The post BKS e Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës thellojnë bashkëpunimin appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës dhe Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), thellojnë bashkëpunimin në fushën e ndërmjetësimit, e cila është një mënyrë alternative dhe efikase e zgjidhjes së kontesteve.

Oda njofton se Kryetarja e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës Ganimete Xhelili dhe Drejtori Ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku formalizuan Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet ONDK dhe BKS.

Marrëveshje së cilës i paraprinë dhe klauzola e ndërmjetësimit në kontratë të sigurimit, cila ka hyrë në funksion të përdorimit në gusht të vitit 2022 nga më shumë se 450 mijë policë-mbajtës në vendin tonë dhe e cila po rezulton me efekte pozitive.

Sipas njoftimit bashkëpunimi ndërmjet të dyja Palëve, sipas këtij Memorandumi të Bashkëpunimit, bazohet në interesin e përbashkët për të shkëmbyer informacione, për të bashkëpunuar në organizimin më të mirë të aktiviteteve që kanë të bëjnë me trajnimet lidhur me ndërmjetësimin, promovimin e ndërmjetësimit, mbledhjen e të dhënave, statistikave, vlerësimeve dhe aktiviteteve të tjera kurdo që kjo është e përshtatshme dhe e zbatueshme, me kompanitë e sigurimeve të përfshira, ndërmjetësues dhe gjyqtarë, etj.

Tutje thuhet se të dyja Palët konsiderojnë se është në interesin e tyre të përbashkët që t’i ofrojnë njëra-tjetrës ndihmë lidhur me ligjet që prekin bizneset dhe politikat, me qëllim të shkëmbimit të përvojës dhe pikëpamjeve.

“Në varësi të burimeve të arsyeshme të disponueshme të të dyja Palëve, këto iniciativa mund të përfshijnë, mes tjerash:

Bashkëpunimin për të koordinuar aktivitetet e politikave, avokimit dhe promovimit të ndërmjetësimit.

Asistencën në promovimin dhe organizimin e tryezave të rrumbullakëta të ndërgjegjësimit dhe diskutimeve, të trajnimeve dhe iniciativave të ngjashme për të promovuar ndërmjetësimin.

Bashkëpunimin për vlerësimin e vazhdueshëm dhe eliminimin e pengesave të ofrimit të shërbimeve të ndërmjetësimit.

Angazhimin aktiv për vlerësimin e nevojave të ndërmjetësimit dhe përdorimin e ndërmjetësimit.

Ofrimin e listave të ndërmjetësuesve dhe shpërndarjen e tyre në BKS dhe kompani të sigurimeve, për rastet me vet-inicim.

Rolin aktiv për adresimin e rekomandimeve dhe avancimin e ofrimit të shërbimeve të ndërmjetësimit.

Zgjidhja me ndërmjetësim kursen kohën, ka kosto më të ulët, ruan raportet në mes palëve/bizneseve në kontest dhe zvogëlon numrin e rasteve të pazgjidhura nëpër gjykata”, thuhet në njoftim.

The post BKS e Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës thellojnë bashkëpunimin appeared first on Gazeta Stop.

]]>
98074