650 milionë euro dëme u paguan nga sigurimet

Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga viti 2003 e deri në fund të muajit gusht të këtij viti, kompanitë e sigurimit të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës si dhe Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) kompensuan dëme për palët e dëmtuara në vlerë prej hiç më pak se 650 milionë euro. Sidomos gjatë viteve të fundit kemi rritje të theksuar të pagesës së dëmeve, raporton iSIGURIME.

Hiç më pak se 650 milionë euro ka arritur shuma e mjeteve që kompanitë e sigurimeve, por edhe Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) kanë paguar nga viti 2003 e deri më tash, pra për rreth 21 vjet. Referuar të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se sidomos gjatë viteve të fundit kemi rritje të dukshme të pagesës së dëmeve për palët e dëmtuara si atyre në aksidente komunikacioni, por edhe në aspekt shëndetësorë.

Dëmet e paguara 2003-2023

Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovë shihet se në vitin 2003 kompanitë e sigurimeve si dhe BKS-ja paguan dëme në vlere prej 5.6 milionë euro, derisa në vitin 2004 paguan dëme në vlere prej 6.7 milionë euro. Në vitin 2005 sipas të dhënave të BQK-së shihet se kompanitë e sigurimeve paguan dëme në vlerë prej 9.2 milionë euro, deri sa një vit më vonë 2006 paguan dëme në vlerë prej 10.9 milionë euro. Gjithashtu në vitin 2007 kompanitë e sigurimeve si dhe BKS-ja paguan dëme në vlerë prej 12.8 milionë euro, në vitin 2008 paguan dëme në vlerë prej 17,7 milionë euro deri sa në vitin 2009 shuma e dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimeve ishte 18.8 milionë euro. Në vitin 2010 sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës  shihet se kishte një ngritje të dukshëm të pagesës së dëmeve, ku brenda vitit u paguan 26,5 milionë euro, e një vit më vonë, pra 2011 u paguan nga kompanitë e sigurimeve e Byroja Kosovare e Sigurimit hiç më pakë se 26.8 milionë euro.

Gjithnjë referuar të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se në vitin 2012 kompanitë e sigurimeve si dhe Byroja Kosovare e Sigurimit paguan 30.6 milionë euro, derisa në vitin 2013 i paguan 38.4 milionë euro. Në vitin 2014 u paguan 31.2 milionë euro, derisa në vitin 2015 u paguan 37 milionë euro. Gjithashtu edhe në vitin 2015 kompanitë paguan dëme në vlerë prej 37 milionë euro për palët e dëmtuara, derisa në vitin 2016 shuma e dëmeve të paguara ka arritur në 36.9 milionë euro. Në vitin 2017 shuma e dëmeve të paguara ishte 42.2 milionë euro, derisa në vitin 2018 shuma totale e dëmeve të paguara kishte arritur në 42.8 milionë euro. Në vitin 2019 sipas të dhënave zyrtare shuma e dëmeve të paguara kishte arritur në 50 milionë euro, deri sa në vitin 2020 shuma e dëmeve të paguara ishte 47 milionë euro. Në vitin 2021 shuma e dëmeve të kompensuar nga Byroja Kosovare e Sigurimit e kompanitë e sigurimeve kishte arritur në 54.1 milionë euro, deri sa në vitin 2022 kishte arritur rekordin në 57.7 milionë euro. Gjithashtu, gjatë periudhës janar-gusht 2023 shuma e dëmeve të paguara ka arritur në 47.6 milionë euro.