Deti Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/deti/ Ndalo për lajmin e parë! Sat, 16 Mar 2024 19:26:14 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 https://www.gazetastop.com/wp-content/uploads/2020/04/logo-150x150.png Deti Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/deti/ 32 32 Dhëndri i Trumpit ia mësyn Shqipërisë për investime turistike https://www.gazetastop.com/dhendri-i-trumpit-ia-mesyn-shqiperise-per-investime-turistike/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=dhendri-i-trumpit-ia-mesyn-shqiperise-per-investime-turistike Sat, 16 Mar 2024 19:26:13 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=121210 Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, konfirmoi të premten se është afër finalizimit të disa marrëveshjeve të mëdha për pasuri të paluajtshme në Shqipëri dhe në Serbi. Kompania…

The post Dhëndri i Trumpit ia mësyn Shqipërisë për investime turistike appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, konfirmoi të premten se është afër finalizimit të disa marrëveshjeve të mëdha për pasuri të paluajtshme në Shqipëri dhe në Serbi.

Kompania e Kushnerit, Affinity Partners, është në bisedime të avancuara me dy vendet ballkanike për investime në prona turistike në vlerë mbi 1 miliard dollarë, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Kushner, i cili ishte zyrtar i lartë në Shtëpinë e Bardhë, tha në një intervistë për Bloomberg News se firma e tij me bazë në Majami synon ta shndërrojnë ishullin më të madh të Shqipërisë, Sazan, në Detin Mesdhe, në një destinacion luksoz për turistët.

Në Shqipëri, ai gjithashtu synon t’i ndërtojë disa hotele dhe qindra vila në Ishullin Zvërnec, një zonë bregdetare në Vlorë, në jug të Shqipërisë.

“Jemi shumë të ngazëllyer. Ne ende nuk i kemi finalizuar këto marrëveshje, prandaj mund të mos ndodhin, por jemi duke punuar zellshëm dhe jemi shumë afër”, tha Kushner.

Në Serbi, ai synon t’i shndërrojë tri blloqe të braktisura banesore në qendër të kryeqytet Beograd në një hotel luksoz, me hapësirë komerciale dhe më shumë se 1.500 rezidenca.

Planet e Kushnerit në Ballkan duket se janë bërë pjesërisht përmes marrëdhënieve të krijuara gjatë kohës sa Trumpi ishte president.

Ai tha se ka punuar rreth këtyre marrëveshjeve me Richard Grenellin, i cili shërbeu si i dërguar special i Shteteve të Bashkuara për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe shkurtimisht si ushtrues i detyrës së drejtorit të inteligjencës kombëtare në kohën e Donald Trumpit.

Gazeta amerikane New York Times raportoi se projekti i parë në Shqipëri dhe ai në Serbi përfshijnë tokë të kontrolluar nga qeveritë përkatëse, që nënkupton se atij do t’i duhet t’i finalizojë marrëveshjet me qeveritë e huaja.

Grenelli krijoi lidhje të çmueshme sa ishte në qeverinë amerikane, përfshirë disa të cilat duket se i kanë hapur rrugën ekipit të Kushnerit për investime në Ballkan, sipas gazetës amerikane.

Kushneri dhe Ivanka Trump e vizituan Shqipërinë dy herë prej se Trumpi u largua nga Shtëpia e Bardhë.

Ata udhëtuan atje së bashku me Grenellin dhe madje u takuan me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Kushner shërbeu si këshilltar i lartë në Shtëpinë e Bardhë dhe pasi u largua nga puna, ai e themeloi firmën Affinity, e cila ka asete në vlerë 3.1 miliardë dollarë.

Firma e tij është mbështetur nga investitorët e Lindjes së Mesme që gëzojnë mbështetje shtetërore, përfshirë me rreth 2 miliardë dollarë nga Fondi për Investime Publike i Arabisë Saudite.

Firma e tij synon të investojë edhe në energjinë e rinovueshme, në qendrat e të dhënave dhe në inteligjencën artificiale. /rel/

The post Dhëndri i Trumpit ia mësyn Shqipërisë për investime turistike appeared first on Gazeta Stop.

]]>
121210
Daily Star: Riviera Shqiptare rivale me Maldivet apo Karaibet! Ka rrëmbyer vëmendjen e britanikëve https://www.gazetastop.com/daily-star-riviera-shqiptare-rivale-me-maldivet-apo-karaibet-ka-rrembyer-vemendjen-e-britanikeve/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=daily-star-riviera-shqiptare-rivale-me-maldivet-apo-karaibet-ka-rrembyer-vemendjen-e-britanikeve Sat, 25 Nov 2023 11:18:45 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=100309 Riviera e Shqipërisë, që përfshin vijën bregdetare të Adriatikut, është një vend i mrekullueshëm pushimesh më pak i eksploruar me plazhe të bardha, ujë blu të ndritshëm dhe hotele e…

The post Daily Star: Riviera Shqiptare rivale me Maldivet apo Karaibet! Ka rrëmbyer vëmendjen e britanikëve appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Riviera e Shqipërisë, që përfshin vijën bregdetare të Adriatikut, është një vend i mrekullueshëm pushimesh më pak i eksploruar me plazhe të bardha, ujë blu të ndritshëm dhe hotele e fluturime të lira… edhe birra kushton më pak se 1 £.”

Kështu e ka nisur artikullin për “Daily Star”, Sophie Foster, kushtuar Rivierës Shqiptare. Reporterja i krahason plazhet e kristalta me Maldivet apo Karaibet.

Artikulli i plotë i “Daily Star”

Shumë nga të preferuarit tanë të fortë si Greqia dhe Italia janë rritur në çmim vitet e fundit, kështu që është koha për të zbuluar disa rajone më pak të njohura. Një komb që ka rrëmbyer mendjet britanike vitet e fundit është Shqipëria, e cila ndodhet pak mbi Greqinë, dhe nuk është çudi kur merrni parasysh rivierën e saj të lavdishme.

Shumë britanikë nuk do ta kenë menduar kurrë të shkojnë në Shqipëri, por ajo është e mbushur me oferta dhe plazhe tepër të lira që disa thonë se rivalizojnë Maldivet. Ju ende mund të shijoni rrezet e diellit pasi temperaturat arrijnë në 40 gradë gjatë verës.

Jo vetëm që mund të merrni një hotel nga 16,60 £ në natë –  83 £ për pesë netë – por ndërkohë që jeni atje nuk do të shpenzoni as tepër. Sipas PintPrice, ju mund të merrni një birrë për vetëm 1 paund në disa pika. Megjithatë, disa uebfaqe të tjera, si Hiker’s Bay, deklarojnë se ka të ngjarë të paguani afërsisht 1,65 £ në një restorant.

Riviera shqiptare, e cila shtrihet në bregdetin e vendit në Adriatik, mund të rivalizojë Bregun e Amalfit ose ishujt grekë falë detit të saj të ndritshëm bruz dhe rërës së bardhë. Pra, ia vlen të shikoni disa nga pikat më të mira nëse doni një destinacion pushimi me kosto të ulët, por mahnitëse të bukur.

Një nga zonat më mahnitëse të rivierës së Shqipërisë është Ksamili i cili është krahasuar me Karaibet nga vizitorët. Fshati ndodhet në jug të Shqipërisë brenda Parkut Kombëtar të Butrintit dhe ka gjithçka që mund të dëshironi nga pushimet.

The post Daily Star: Riviera Shqiptare rivale me Maldivet apo Karaibet! Ka rrëmbyer vëmendjen e britanikëve appeared first on Gazeta Stop.

]]>
100309
“Daily Express”: Shqipëria, destinacioni më në trend për në 2024 https://www.gazetastop.com/daily-express-shqiperia-destinacioni-me-ne-trend-per-ne-2024/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=daily-express-shqiperia-destinacioni-me-ne-trend-per-ne-2024 Wed, 25 Oct 2023 12:10:32 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=98754 Vera 2023 ka mbaruar, por për ata që planifikojnë pushimet e tyre verore për vitin e ardhshëm, ekziston një perlë e “nënvlerësuar” në Evropë që është në rrugën e duhur…

The post “Daily Express”: Shqipëria, destinacioni më në trend për në 2024 appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Vera 2023 ka mbaruar, por për ata që planifikojnë pushimet e tyre verore për vitin e ardhshëm, ekziston një perlë e “nënvlerësuar” në Evropë që është në rrugën e duhur për t’u bërë një destinacion trend.

Bëhet fjalë pikërisht për vendin tonë që sipas një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Daily Express” britanikët ka të ngjarë të kërkojnë destinacione më të lira.

Media prestigjoze i referohet një hulumtimi të kryer nga ekspertët e faqes më të madhe të udhëtimeve Booking.com të cilët thonë se qytetarët britanikë mund të shijojnë plazhe të ngjashme mahnitëse dhe ujëra të kristalta shumë më afër atdheut të tyre.

“Xhevahiri i Ballkanit, Shqipëria është destinacioniu trend për vitin 2024 për shkak të ujërave të kaltra, maleve mbresëlënëse dhe kostove të ulta për të gjitë udhëtarët ,” thonë ekspertët e Booking.com. Ishujt e Maldiveve janë padyshim një nga destinacionet më të kërkuara në botë, por udhëtimi nga Britania e Madhe e deri në këtë vend është shumë i gjatë dhe pushimet vijnë në një kosto të lartë.

E sa i përket udhëtimeve të gjata, qytetarët britanikë nuk do ta kenë aspak problem me Shqipërinë. Falë ndërtimit të aeroportit të Vlorës britanikët do të vijnë në vendin tonë përmes linjave të ndryshme ajrore dhe udhëtimi i tyre do të zgjasë pak orë.

Jo vetëm për pushimet e verës por edhe për ato dimërore britaniët mund të udhëtojnë me linjën e British Airëays me vetëm 69 £ për person.Ndërsa linja tjetër ajrore Ryanair ka fluturime vajtje-ardhje për në Tiranë. Nga kryeqyteti marrja me qira e një makine është ndoshta një nga mënyrat më të lehta për të shkuar drejt Vlorës, por edhe qyteteve të tjera bregdetare.

The post “Daily Express”: Shqipëria, destinacioni më në trend për në 2024 appeared first on Gazeta Stop.

]]>
98754
Rekord turistësh në Shqipëri, 7.2 milionë të huaj vizituan vendin nga janari deri në gusht https://www.gazetastop.com/rekord-turistesh-ne-shqiperi-7-2-milione-te-huaj-vizituan-vendin-nga-janari-deri-ne-gusht/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=rekord-turistesh-ne-shqiperi-7-2-milione-te-huaj-vizituan-vendin-nga-janari-deri-ne-gusht Tue, 26 Sep 2023 06:53:54 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=97237 Shqipëria po përjeton vitin e saj më të mirë turistik në historinë e pas tranzicionit. Nga veriu në jug, në plazhe, në mal, në qytetet historike, në bare e restorante,…

The post Rekord turistësh në Shqipëri, 7.2 milionë të huaj vizituan vendin nga janari deri në gusht appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Shqipëria po përjeton vitin e saj më të mirë turistik në historinë e pas tranzicionit. Nga veriu në jug, në plazhe, në mal, në qytetet historike, në bare e restorante, kudo, ndeshesh me turistë nga kombe të ndryshme.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se hyrjet e shtetasve të huaj për 8 muajt e parë të këtij viti arritën në gati 7.2 milionë persona (7,190,410), me një rritje prej 26.9 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vetëm në gusht, që është kulmi i sezonit turistik, në vend hyrë rreth 2 milionë shtetas të huaj, ose 18.3 për qind më shumë sesa gushti i një viti më parë.

Që nga qershori në vend hyn mbi 1 milionë shtetas të huaj, për të arritur në 1.77 milionë në korrik dhe duke e kaluar për herë të parë pragun e 2 milionëve në gusht.

Sipas INSTAT, Në Gusht 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 1.951.489 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore /Paqësori, përkatësisht me 40.106 dhe 12.335 shtetas.

Në Gusht 2023, krahasuar me Gusht 2022, hyrjet e shtetasve të huaj janë rritur: për qëllime personale me 18.2 për qind; për qëllime pushime, vizitë tek të afërm, etj. me 22.5 për qind; për biznes dhe qëllime profesionale me 34 për qind.

Të dhëna të tjera të Ministrisë së Turizmit bëjnë të ditur se shtetasit nga Kosova vijojnë të zënë pjesën më të madhe të hyrjeve në Shqipëri, me rreth një të tretën. Këtë vit, për herë të parë italianët kaluan të dytët me rreth 10%, të ndjekur nga vendet e tjera të rajonit, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut.

The post Rekord turistësh në Shqipëri, 7.2 milionë të huaj vizituan vendin nga janari deri në gusht appeared first on Gazeta Stop.

]]>
97237
1.5 milion qytetarë të Kosovës shkuan në Shqipëri në periudhën maj-korrik https://www.gazetastop.com/1-5-milion-qytetare-te-kosoves-shkuan-ne-shqiperi-ne-periudhen-maj-korrik/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=1-5-milion-qytetare-te-kosoves-shkuan-ne-shqiperi-ne-periudhen-maj-korrik Sat, 26 Aug 2023 16:53:30 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=95793 Në periudhën maj-korrik sivjet, në Shqipëri kanë shkuar 1.5 milion qytetarë të Kosovës, siç shkruan “top-channel”, duke përbërë sërish numrin më të madh të turistëve, në vitin kur Shqipëria ka…

The post 1.5 milion qytetarë të Kosovës shkuan në Shqipëri në periudhën maj-korrik appeared first on Gazeta Stop.

]]>

Në periudhën maj-korrik sivjet, në Shqipëri kanë shkuar 1.5 milion qytetarë të Kosovës, siç shkruan “top-channel”, duke përbërë sërish numrin më të madh të turistëve, në vitin kur Shqipëria ka regjistruar bum turistik.

Edhe këtë vit më të shumtë në numër janë turistët nga Kosova. Pas qytetarëve nga Kosova, vijnë italianët pasuar nga turistët e Malit të Zi dhe Maqedonia e Veriut, të cilët janë më pak në numër se një vit më parë.

“Pika e kalimit me më shumë fluks është ajo e Morinës, më pas vjen Rinasi që sivjet ka pasur shumë lëvizje. Me fluks ka qenë edhe pika e Muriqanit dhe Qafë Thanës. Fluks të shtuar sivjet pati dhe Porti i Sarandës”, ka konfirmuar drejtori i Kufirit dhe Migracionit, Saimir Boshnjaku në Policinë e Shqipërisë.

Ai ka thënë se Shqipëria ka rritur masat e sigurisë në kuadër të turizmit.

Janë regjistruar 85 raste të dhënies së ndihmës në det në situata kritike./tch

The post 1.5 milion qytetarë të Kosovës shkuan në Shqipëri në periudhën maj-korrik appeared first on Gazeta Stop.

]]>
95793
Miliarderi gjerman, Reinhold Wurth viziton Durrësin! Super jahti me vlerë 150 milionë dollar https://www.gazetastop.com/miliarderi-gjerman-reinhold-wurth-viziton-durresin-super-jahti-me-vlere-150-milione-dollar/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=miliarderi-gjerman-reinhold-wurth-viziton-durresin-super-jahti-me-vlere-150-milione-dollar Thu, 24 Aug 2023 20:37:02 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=95718 Super jahti “Vibrant Curiosity” i miliarderit Reinhold Würth u ankorua në Portin e Durrësit ku do të qëndrojë deri ditën e nesërme. Gjatë kësaj ndalese, super jahti me një vlerë…

The post Miliarderi gjerman, Reinhold Wurth viziton Durrësin! Super jahti me vlerë 150 milionë dollar appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Super jahti “Vibrant Curiosity” i miliarderit Reinhold Würth u ankorua në Portin e Durrësit ku do të qëndrojë deri ditën e nesërme. Gjatë kësaj ndalese, super jahti me një vlerë prej 150 milion dollarësh do të furnizohet me karburant. Këtë vit po aplikohet edhe taksa e luksit për ccdo litër karburanti me të cilin furnizohen jahtet turistike në vendin tonë. Vetëm nga furnizimi i këtij mjetit luksoz të miliarderit Würth brenda pak orësh sa do të zgjasë furnizimi, arka e shtetit përfiton 2,8 milion lekë.

Burime nga Autoriteti Portual i Durrësit bëjnë me dije se pavarësisht vendosjes së taksës së luksit, 40 lek për ccdo litër naftë, jahtet nuk kanë të ndalur në Durrës.

Super jahti i miliarderit gjerman mbërriti mbrëmjen e sotme nga Dubrovniku dhe nesër do të vijojë lundrimin drejt Korfuzit.

I ndërtuar në Hollandë jahti luksoz mban deri në 18 persona dhe një ekuipazh prej 26 vetash që ofrojnë shërbim tejet cilësor për pronarin e jahtit dhe të ftuarit e tij. Ai konsiderohet si një vepër arti e inxhinierisë, dizajnit dhe arredimit të hapësirave relaksuese e argëtuese brenda tij.

The post Miliarderi gjerman, Reinhold Wurth viziton Durrësin! Super jahti me vlerë 150 milionë dollar appeared first on Gazeta Stop.

]]>
95718
Arrestohet kosovari në Sarandë, mbante peng 6 italianë që i dëmtuan apartamentin https://www.gazetastop.com/arrestohet-kosovari-ne-sarande-mbante-peng-6-italiane-qe-i-demtuan-apartamentin/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=arrestohet-kosovari-ne-sarande-mbante-peng-6-italiane-qe-i-demtuan-apartamentin Thu, 24 Aug 2023 12:20:22 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=95699 Një 59 vjeçar nga Kosova ka rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi akuzohet se ka mbajtur peng 6 shtetas italianë të cilët dyshohet se i kanë dëmtuar pajisjet…

The post Arrestohet kosovari në Sarandë, mbante peng 6 italianë që i dëmtuan apartamentin appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Një 59 vjeçar nga Kosova ka rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi akuzohet se ka mbajtur peng 6 shtetas italianë të cilët dyshohet se i kanë dëmtuar pajisjet në apartamentin e dhënë me qira.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1, ku 59 vjeçari iu kishte hequr lirinë, në mënyrë të kundërligjshme, disa shtetasve, në një apartament, shërbimet e Komisariatit te Policisë Sarandë kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe arrestimin e autorit.

Ndër të tjera thuhet se 59-vjeçari, për rreth 1 orë, iu ka hequr lirinë 6 shtetasve italianë, në apartamentin që iu kishte dhënë me qira, pasi pretendonte se këta shtetas i kishin dëmtuar disa pajisje në këtë apartament.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

The post Arrestohet kosovari në Sarandë, mbante peng 6 italianë që i dëmtuan apartamentin appeared first on Gazeta Stop.

]]>
95699
“35% më shumë turistë italianë” : Në Shqipëri, hotelet e luksit 5 mijë euro, në Itali 15 mijë! https://www.gazetastop.com/35-me-shume-turiste-italiane-ne-shqiperi-hotelet-e-luksit-5-mije-euro-ne-itali-15-mije/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=35-me-shume-turiste-italiane-ne-shqiperi-hotelet-e-luksit-5-mije-euro-ne-itali-15-mije Thu, 17 Aug 2023 13:18:44 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=95281 Il Messagero është media më e fundit italiane që kthen vëmendjen nga Shqipëria si një prej destinacioneve “të nxehta” turistike të kësaj vere. “Një alternativë low cost” mjaft e pëlqyer…

The post “35% më shumë turistë italianë” : Në Shqipëri, hotelet e luksit 5 mijë euro, në Itali 15 mijë! appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Il Messagero është media më e fundit italiane që kthen vëmendjen nga Shqipëria si një prej destinacioneve “të nxehta” turistike të kësaj vere.

“Një alternativë low cost” mjaft e pëlqyer përballë atyre popullore por edhe më të kushtueshme si Spanja, Greqia e vetë Italia, shkruan e përditshmja e njohur. Këtë vit, sipas Il Messagero, numri i turistëve italianë në vendin tonë është rritur me 53% krahasuar me 2022-shin.

Në total, numrin e të huajve që kanë vërshuar sivjet e llogarit të shtuar me 31% në krahasim me një vit më parë, apo e thënë ndryshe, mbi 5.1 milionë turistëve të zbarkuar, ndërkohë që bën dhe dallimin me koston e pushimeve në Itali.

Shifra është befasuese: Në fqinjin tonë përtej Adriatikut, sipas l`associazione Consumerismo të cituar nga Il Messagero, pushimet në Itali kushtojnë 248% më shumë. Shoqata e konsumatorëve atje ka vënë përballë njëra-tjetrës çmimet për shërbimet turistike shqiptare dhe ato italiane të gushtit.

7 netë buzë detit në Shqipëri kushtojnë nga 175 euro në Vlorë deri në 420 euro në Qeparo, thotë ajo, duke shtuar se në rastin e strukturave ekskluzive të luksit mund të mbërrihet në 2.300 deri në 5.653 euro.

Në Itali ndërkohë, për të njëjtën periudhë llogaritet të shpenzohen 564 euro në Milano Marittima e 889 euro në Villasimius. Për resortet dhe hotelet e luksit sakaq, pagesat mund të kapërcejnë 15 mijë eurot në Milano Marittima dhe 17 mijë eurot në Viareggio.

Përpos Shqipërisë, destinacione të preferuara të italianëve që duket se kanë kërkuar të shmangin plazhet e shtrenjta të vendit të tyre kanë qenë edhe Kroacia e Spanja.

The post “35% më shumë turistë italianë” : Në Shqipëri, hotelet e luksit 5 mijë euro, në Itali 15 mijë! appeared first on Gazeta Stop.

]]>
95281
Policia u shpëton jetën 12 pushuesve në Durrës, ngelën në mes të detit me skaf të prishur https://www.gazetastop.com/policia-u-shpeton-jeten-12-pushuesve-ne-durres-ngelen-ne-mes-te-detit-me-skaf-te-prishur/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=policia-u-shpeton-jeten-12-pushuesve-ne-durres-ngelen-ne-mes-te-detit-me-skaf-te-prishur Mon, 14 Aug 2023 09:37:35 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=95074 Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare iu shkojnë në ndihmë 12 shtetasve që rrezikuan të mbyteshin në det ndërkohë që lundronin me 2 mjete lundruese skafe. Njëri nga…

The post Policia u shpëton jetën 12 pushuesve në Durrës, ngelën në mes të detit me skaf të prishur appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare iu shkojnë në ndihmë 12 shtetasve që rrezikuan të mbyteshin në det ndërkohë që lundronin me 2 mjete lundruese skafe.

Njëri nga mjetet lundruese (me 8 pasagjerë, 3 prej tyre të mitur) pësoi defekt në mes të detit, në Vilun, Velipojë, ndërsa mjeti tjetër lundrues (me 4 pasagjerë) u përplas me gurët dhe rrezikoi të fundosej në vendin e quajtur “Bishti i Pallës”, Durrës.

-Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin dhe të Policisë Kufitare Velipojë, pas njoftimit nga një shtetas se mjeti lundrues skaf me të cilin ai po lundronte bashkë me 7 shtetas të tjerë, kishte pësuar defekt në plazhin e Vilunit, dhe e kishte të pamundur të dilte në breg të detit, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, me një mjet lundrues të Policisë Kufitare.

Brenda disa minutash, shërbimet e Policisë Kufitare kanë lokalizuar mjetin lundrues skaf që kishte pësuar defekt në mes të detit dhe kanë nxjerrë në breg të detit, 8 pasagjerët e këtij mjeti lundrues, 3 prej të cilëve ishin të mitur.

-Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare Durrës kanë marrë njoftim se një tjetër mjet lundrues skaf me 4 pasagjerë, ishte përplasur me disa gurë në vendin e quajtur “Bishti i Pallës” dhe rrezikonte të fundosej pasi kishte futur ujë.

Menjëherë pas njoftimit, në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare, bashkë me një mjet lundrues të Policisë Kufitare. Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar mjetin lundrues që po rrezikonte të fundosej në det dhe kanë ndërhyrë menjëherë duke nxjerrë në breg me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, 4 pasagjerët e mjetit lundrues skaf.

Të gjithë pasagjerët e 2 mjeteve lundruese skafe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kanë falënderuar shërbimet e Policisë, për gatishmërinë dhe ndihmën e ofruar.

Shërbimet e Policisë Kufitare ftojnë çdo qytetar/pushues që gjendet në nevojë që lidhet me detyrat funksionale të Policisë së Shtetit, të kërkojë ndihmë, dhe ndërhyrja nga shërbime të specializuara për secilin rast, do të jetë e menjëhershme.

The post Policia u shpëton jetën 12 pushuesve në Durrës, ngelën në mes të detit me skaf të prishur appeared first on Gazeta Stop.

]]>
95074
DailyMail: Britanikët mahniten pas Shqipërisë, dynden për pushime https://www.gazetastop.com/dailymail-britaniket-mahniten-pas-shqiperise-dynden-per-pushime/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=dailymail-britaniket-mahniten-pas-shqiperise-dynden-per-pushime Sat, 12 Aug 2023 10:29:29 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=94962 Ekspertët e udhëtimeve kanë zbuluar se britanikët po dynden në një vend të vogël ballkanik këtë verë, ndërsa vendi gëzon ‘bumin e turizmit’ falë plazheve piktoreske, hoteleve dhe restoranteve të…

The post DailyMail: Britanikët mahniten pas Shqipërisë, dynden për pushime appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Ekspertët e udhëtimeve kanë zbuluar se britanikët po dynden në një vend të vogël ballkanik këtë verë, ndërsa vendi gëzon ‘bumin e turizmit’ falë plazheve piktoreske, hoteleve dhe restoranteve të lira, shkruan Mark Duell në një artikull për “Dailymail”.

120 000 shtetas të Britanisë së Madhe çdo vit vizitojnë tani Shqipërinë, ndërsa sektori i saj i turizmit po lulëzon.

“Britanikët po vërshojnë në Shqipëri pasi vendi gëzon një rritje të turizmit falë plazheve të tij me rërë, hoteleve dhe restoranteve të lira”, thanë ekspertët e udhëtimit.

Më shumë se 12 000 shtetas të Britanisë së Madhe çdo vit vizitojnë tani vendin ballkanik, i cili ishte nën sundimin komunist deri në vitin 1992, pasi sektori i tij i turizmit gëzon vitin e tij më të suksesshëm deri më sot.

Dhe vendi malor do të jetë edhe më tërheqës për britanikët këtë dimër kur “Ryanair” dhe “Wizz Air” të nisin fluturimet e reja buxhetore.

Sipas Skyscanner, muajin e kaluar u regjistrua një rritje e numrit të udhëtimeve nga Britania e Madhe në Shqipëri që nga fillimi i vitit 2022.

Hulumtimi i MailOnline tregoi se mesatarja e vaktit për dy persona në një restorant të nivelit të mesëm në Shqipëri është vetëm 29 paund në total, ndërsa një birrë kushton mesatarisht 1.67 paund.

Qytetet më të lira për një vakt janë Shkodra dhe Vlora ku kushton vetëm 21 paund për dy persona. Qyteti më pak i kushtueshëm për një birrë është Berati me vetëm 80 p.

Të dhënat e përpiluara nga baza e të dhënave të kostos së jetesës “Numbeo” zbuluan gjithashtu se kryeqyteti i Tiranës është vendi më i shtrenjtë për një vakt jashtë, por është ende vetëm 33 paund për dy persona, ndërsa një birrë është 1.70 paund.

Hotelet janë gjithashtu të arsyeshme, sipas të dhënave të Booking.com që tregojnë se hotelet me tre yje në Tiranë kushtojnë vetëm 41 paund nata, me katër yje 60 paund dhe 116 paund hotelet me pesë yje.

Akomodimi edhe më i lirë mund të gjendet në qytetin piktoresk mesjetar të Beratit, ku një hotel me tre yje kushton mesatarisht vetëm 31 paund në natë.

Ndërsa inflacioni i lartë është i shfrenuar në BM, shumë familje po kërkojnë opsione më të përballueshme kur planifikojnë pushime jashtë vendit.

“Ryanair” është caktuar të shfrytëzojë sa më shumë interesin në rritje për Shqipërinë duke prezantuar fluturime të reja nga Stansted, Manchester dhe Edinburgh më 31 tetor.

Fluturimi i tij i parë nga Stansted do të jetë më 31 tetor në orën 6.30 të mëngjesit me çmime nga vetëm 17 paund. Do të ketë gjithashtu një fluturim të parë nga Mançesteri në 6.05 të mëngjesit më 31 tetor me një çmim prej 42 paund. I pari nga Edinburgu do të largohet në orën 13:45, duke kushtuar 55 paund.

Fluturimet më të lira të “Ryanair” nga Londra në nëntor aktualisht kushtojnë vetëm 39 paund vajtje-ardhje.

Linjat e reja janë ndër 17 që “Ryanair” nis nga Tirana për orarin dimëror të këtij viti. Linja ajrore tha se Shqipëria do të bëhet vendi i 37-të në rrjetin e saj dhe do të ofrojë deri në 200 fluturime javore në të gjithë Evropën.

Ndërkohë “Wizz Air”, e cila ka operuar drejt Tiranës nga qendra e saj kryesore në Britaninë e Madhe në “London Luton” që nga viti 2018, do të nisë gjithashtu fluturimet nga Liverpool, Birmingham dhe Edinburgh këtë dimër.

Vitin e kaluar, 463 451 pasagjerë fluturuan në Tiranë nga Londra dhe Ministria e Jashtme thotë se mbi 120 000 shtetas britanikë vizitojnë Shqipërinë çdo vit.

Shqipëria po shijon aktualisht vitin e saj më të suksesshëm të turizmit deri më tani, pasi është vizituar nga 3.4 milionë shtetas të huaj gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti.

“Kjo ishte një rritje prej 33 për qind në vitin 2022”, sipas Institutit të Statistikave të vendit. Ai shtoi se vetëm qershori regjistroi mbi një milion vizita, 15 përqind më shumë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Këto shifra janë të mëdha në krahasim me vitin 2010 kur Shqipëria priti vetëm 1,28 milionë turistë ndërkombëtarë gjatë gjithë vitit.

Edhe në vitin 2019, kjo shifër ishte trefishuar gati në 3.3 milionë për të gjithë vitin. Por tani një numër i ngjashëm po hyn në vend në vetëm gjashtë muaj.

Laura Lindsay, ekspertja e tendencave të udhëtimit në “Skyscanner”, tha për MailOnline se Shqipëria ka qenë në radarin e udhëtarëve që kërkojnë diçka ndryshe prej kohësh, por meqë kërkesat për udhëtime është rritur, po depërton si një destinacion popullor pushimesh.

“Shumica e njerëzve ende nuk e kanë zbuluar atë, por fluturimet dhe infrastruktura turistike janë në vend dhe ka më pak turma.

Gjithashtu plazhet e bukura të Rivierës Shqiptare dhe kostoja më e lirë e jetesës e bëjnë atë një destinacion të shkëlqyer veror me buxhet. Shqipëria ka qytete historike për t’u eksploruar dhe një skenë në lulëzim festivalesh me ngjarje që zënë vendin e tyre në të gjithë kalendarin muzikor botëror.

Andrea Godfrey, i operatorit turistik “Regent Holidays”, i tha ”Daily Telegraph” se kompania regjistroi një rritje prej 42 për qind të kërkesave dhe një rritje prej 62 për qind të rezervimeve për Shqipërinë gjatë vitit të kaluar.

“Ka patur një rritje të konsiderueshme të interesit për Shqipërinë, e nxitur kryesisht nga perceptimi i saj si një destinacion plazhi me vlerë për paratë”, tha ajo.

“Po shohim gjithashtu një klientelë më të re në moshë, për shkak të popullaritetit të plazheve të Shqipërisë në Instagram”, shtoi ajo.

Shqipëria ka një popullsi prej 2.7 milionë banorësh dhe është një destinacion relativisht i pazbuluar për britanikët, me italianët që aktualisht përbëjnë pjesën më të madhe të turistëve.

Aeroporti kryesor ndërkombëtar i tij është në Tiranë, por ka një tjetër në Kukës, afër kufirit me Kosovën. Një i tretë në Vlorë, pranë bregut, është në ndërtim e sipër dhe do të përfundojë në prillin e ardhshëm.

Kjo pritet të sjellë shumë më tepër turistë për shkak të vendndodhjes së saj kryesore në disa nga plazhet më të mira të Shqipërisë, ndërsa operatorët në BM pritet të shfrytëzojnë sa më shumë duke nisur marrëveshjet e reja të pushimeve atje.

Disa operatorë turistikë që kryejnë udhëtime për britanikët në plazhet e Shqipërisë së Jugut, i dërgojnë ata në Korfuz dhe më pas i kalojnë me traget, i cili zgjat rreth 30 minuta.

Diku tjetër në Shqipëri, zonat e njohura historike përfshijnë vendet arkeologjike të Apolonisë dhe Butrintit, si dhe qytetin malor të Beratit, ku të gjithë vizitohen shpesh gjatë turneve të shoqëruar.

Por, shumë emigrantë shqiptarë po udhëtojnë në drejtim të kundërt. Nga 45 755 personat që kaluan Kanalin Anglez me varka të vogla vitin e kaluar, 12 301 ose më shumë se një e katërta erdhën nga Shqipëria dhe shumica kërkuan azil.

Rritja e kalimeve të Kanalit thuhet gjithashtu se ka çuar në një rritje të krimit në Britani, me 80 emigrantë shqiptarë të dënuar për vepra penale duke përfshirë vrasjen, përdhunimin dhe rrëmbimin vetëm në katër muajt e parë të vitit 2023.

The post DailyMail: Britanikët mahniten pas Shqipërisë, dynden për pushime appeared first on Gazeta Stop.

]]>
94962