Miliarderi gjerman, Reinhold Wurth viziton Durrësin! Super jahti me vlerë 150 milionë dollar

Super jahti “Vibrant Curiosity” i miliarderit Reinhold Würth u ankorua në Portin e Durrësit ku do të qëndrojë deri ditën e nesërme. Gjatë kësaj ndalese, super jahti me një vlerë prej 150 milion dollarësh do të furnizohet me karburant. Këtë vit po aplikohet edhe taksa e luksit për ccdo litër karburanti me të cilin furnizohen jahtet turistike në vendin tonë. Vetëm nga furnizimi i këtij mjetit luksoz të miliarderit Würth brenda pak orësh sa do të zgjasë furnizimi, arka e shtetit përfiton 2,8 milion lekë.

Burime nga Autoriteti Portual i Durrësit bëjnë me dije se pavarësisht vendosjes së taksës së luksit, 40 lek për ccdo litër naftë, jahtet nuk kanë të ndalur në Durrës.

Super jahti i miliarderit gjerman mbërriti mbrëmjen e sotme nga Dubrovniku dhe nesër do të vijojë lundrimin drejt Korfuzit.

I ndërtuar në Hollandë jahti luksoz mban deri në 18 persona dhe një ekuipazh prej 26 vetash që ofrojnë shërbim tejet cilësor për pronarin e jahtit dhe të ftuarit e tij. Ai konsiderohet si një vepër arti e inxhinierisë, dizajnit dhe arredimit të hapësirave relaksuese e argëtuese brenda tij.