Dialogu Kosovë-Serbi Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/dialogu-kosove-serbi/ Ndalo për lajmin e parë! Mon, 06 May 2024 06:11:53 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 https://www.gazetastop.com/wp-content/uploads/2020/04/logo-150x150.png Dialogu Kosovë-Serbi Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/dialogu-kosove-serbi/ 32 32 Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut? https://www.gazetastop.com/pahor-paraqet-interes-per-te-drejtuar-dialogun-kosove-serbi-a-do-te-zgjidhet-ai-si-zevendesuesi-i-lajcakut/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=pahor-paraqet-interes-per-te-drejtuar-dialogun-kosove-serbi-a-do-te-zgjidhet-ai-si-zevendesuesi-i-lajcakut Mon, 06 May 2024 06:11:52 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=123055 Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon të jetë një temë thelbësore në politikën rajonale dhe ndërkombëtare. Pas shumë vitesh tensionesh dhe konfliktesh, përpjekjet për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për marrëdhëniet midis…

The post Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut? appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon të jetë një temë thelbësore në politikën rajonale dhe ndërkombëtare.

Pas shumë vitesh tensionesh dhe konfliktesh, përpjekjet për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për marrëdhëniet midis dy vendeve po vazhdojnë ende.

Pavarësisht disa marrëveshjeve të arritura në kuadër të këtij procesi, Kosova dhe Serbia ende nuk kanë arritur deri tek marrëveshja përfundimtare që do të sillte edhe njohën reciproke.

E një drejtim të ri pritet të marrë ky proces nga shtatori, kur do të bëhet edhe ndërrimi i ndërmjetësit të BE-së, e që aktualisht është Miroslav Lajçak.

Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike të Bashkimit Evropian nëpër botë, Miroslav Lajçak, pritet që në shtator të largohet nga pozita e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun dhe të marr pozitën e ambasadorit të BE-së në Zvicër.

Ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Lajçakun në postin e të dërguarit të posaçëm për dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Por, dëshirën për të qenë në pozitën e tij tashmë e ka shprehur ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor.

Pahor madje ka paralajmëruar se këtë javë do të dorëzojë kandidaturën e tij në Bruksel që të jetë emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

Ish-presidenti slloven, ka thënë se Sllovenia dhe ai kanë statusin e një ndërmjetësi të ndershëm dhe po ashtu ide se si të ngjallet procesi i ngecur i dialogut.

“Po përgatitem me shumë kujdes dhe përgjegjësi, ndoshta këtë javë kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, në të cilën do të shpjegoj arsyet pse ndihem i përshtatshëm për ta zgjidhur këtë çështje. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, Sllovenia, ashtu si unë, më duket mua, ka statusin e një ndërmjetësi të ndershëm, përvojë të pasur në këtë rajon dhe, natyrisht, gjithashtu një sërë idesh se si të rifreskohet ose ringjallet ky dialog i ngecur. Në përgjithësi, situata e sigurisë dhe politike në rajon është shumë shqetësuese”, ka thënë ai gjatë një interviste RTV Slovenia.

Ish-presidenti i Sllovenisë është i njohur për avokimin e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, por edhe për faktin se insistoi në përmbushjen e marrëveshjeve të Brukselit dhe formimin e asociacionit.

Nga 2012 deri 2022 ishte president i Sllovenisë, dhe së fundi me ish-shefen e tij të kabinetit Alja Brglez themeloi Institutin e Miqve të Ballkanit Perëndimor (FOVB).

Kujtojmë se bisedimet teknike në mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë filluar në vitin 2011. Ideja ka qenë që të diskutohen çështjet teknike që do ta bënin më të lehtë jetën e përditshme për qytetarët e të dyja shteteve.

Sidoqoftë, edhe pse në fillim u paralajmërua që Kosova do të bisedojë me Serbinë vetëm për çështje teknike –të cilat janë udhëhequr nga ekipet teknike të të dyja shteteve – në fund të vitit 2012, krahas bisedimeve teknike, filluar edhe bisedimet në nivelin politik për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë kontekst, dialogu Kosovë-Serbi mbetet një proces i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon. /Telegrafi/

The post Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut? appeared first on Gazeta Stop.

]]>
123055
Moszbatimi i marrëveshjes, Lajçak thotë se Kosova dhe Serbia s’janë të gatshme për normalizim https://www.gazetastop.com/moszbatimi-i-marreveshjes-lajcak-thote-se-kosova-dhe-serbia-sjane-te-gatshme-per-normalizim/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=moszbatimi-i-marreveshjes-lajcak-thote-se-kosova-dhe-serbia-sjane-te-gatshme-per-normalizim Mon, 08 Apr 2024 16:50:52 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=122032 Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka përsëritur qëndrimet për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel dhe aneksin e Ohrit, duke thënë se kjo…

The post Moszbatimi i marrëveshjes, Lajçak thotë se Kosova dhe Serbia s’janë të gatshme për normalizim appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka përsëritur qëndrimet për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel dhe aneksin e Ohrit, duke thënë se kjo është e vetmja rrugë drejt integrimit evropian të këtyre shteteve. 

Duke folur në forumin “BE-ja takon Ballkanin” në kryeqytetin bullgar, Lajçak ka vënë theksin në rëndësinë e përmbushjes së angazhimeve nga të dyja palët.

“Marrëveshja është aty dhe nuk mund të zhbëhet,” tha Lajçak, duke përçuar një mesazh të qartë se mundësitë për ndryshime ose rinegocime janë jo-ekzistente. “Duhet fokusuar te zbatimi i kësaj marrëveshje,” shtoi ai, duke theksuar nevojën për të krijuar një atmosferë të përshtatshme për normalizim.

Ndërsa e përshkroi dialogun e lehtësuar nga BE-ja si platforma e vetme dhe me përkrahje të fortë nga SHBA-ja, Lajçak e cilësoi procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi si “procesin më strategjik në Ballkanin Perëndimor”, me një ndikim të gjerë në tërë rajonin.

Në lidhje me moszbatimin e marrëveshjeve, Lajçak tha se një nga pengesat kryesore qëndron te gatishmëria për normalizim nga të dy palët.

“Me marrëveshjen e Ohrit, nuk besoj se palët ose shoqëritë janë të gatshme për këtë,” u shpreh ai.

Ai shtoi se edhe përkundër përparimit, dy liderët – Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq – përballen me kritika të ashpra nga opozita, duke theksuar se në realitet ata meritojnë përgëzime për përpjekjet e tyre drejt normalizimit.

Ai ka folur edhe për rrugëtimin e tij pesë vjeçar si ndërmjetësues.

“Kemi pasur periudha normalizimi e pastaj menaxhim të krizave, kështu ka qenë gjithë mandati”, tha Lajçak, i cili ka përmendur sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it në maj, si dhe sulmin terrorist në Banjskë në shtatorin e vitit të kaluar kur u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Sulmin në Banjskë e ka quajtur si “shkelje shumë serioze të sigurisë”.

Për bisedimet e ardhshme në Bruksel lidhur me çështjen e “dinarit”, Lajçak shprehu optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje të bazuar në propozimet e BE-së.

“Diskutimet janë konstruktive dhe palët janë duke bërë përpjekje për gjetje të zgjidhjes,” deklaroi ai, shtuar se idetë e paraqitura nga BE-ja janë pranuar nga të dyja palët dhe synimi është që të finalizohet marrëveshja javën e ardhshme.

The post Moszbatimi i marrëveshjes, Lajçak thotë se Kosova dhe Serbia s’janë të gatshme për normalizim appeared first on Gazeta Stop.

]]>
122032
Borrell: BE-ja e shqetësuar për pasojat e ndalimit të dinarit për serbët në Kosovë https://www.gazetastop.com/borrell-be-ja-e-shqetesuar-per-pasojat-e-ndalimit-te-dinarit-per-serbet-ne-kosove/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=borrell-be-ja-e-shqetesuar-per-pasojat-e-ndalimit-te-dinarit-per-serbet-ne-kosove Sat, 06 Apr 2024 18:50:30 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=121953 Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka thënë se Brukseli është i shqetësuar për mungesën e konsultimeve para vendimit të Bankës Qendrore të…

The post Borrell: BE-ja e shqetësuar për pasojat e ndalimit të dinarit për serbët në Kosovë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka thënë se Brukseli është i shqetësuar për mungesën e konsultimeve para vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për heqjen e dinarit dhe pasojat që ai ka në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës.

“Kjo ka të bëjë veçanërisht me ndikimin e vendimit në shkolla dhe spitale, duke pasur parasysh mungesën e dukshme të alternativave për momentin”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Borrell.

Në përgjigje të pyetjeve të deputetit francez Dominique Bild, çfarë planifikon të bëjë Komisioni Evropian (KE) në lidhje me themelimin e Komunitetit të Komunave Serbe, vendimin e BQK-së dhe sistemet arsimore dhe shëndetësore të serbëve të Kosovës, Borell tha se çështja e dinarit prek çështjet që është dashur të negociohen në lidhje me Asociacionin.

“Çështja e vendimit të BQK-së për operacionet me para të gatshme prek çështje që është dashur të negociohen në lidhje me Asociacionin, si statusi dhe financimi i institucioneve të menaxhuara nga Serbia në Kosovë dhe integrimi i tyre në institucionet dhe kornizën ligjore të Kosovës”, ai ka shkruar.

Ai ritheksoi se themelimi i Asociacionit është obligim i Kosovës sipas së drejtës ndërkombëtare dhe buron nga Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013, e cila është lidhur nga Serbia dhe Kosova në dialog me ndërmjetësimin e BE-së dhe më pas është miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

Në përgjigjen me shkrim thuhet se BE-ja ka përgatitur draftin evropian të statutit të Asociacionit, në konsultim me ekspertë të së drejtës ndërkombëtare, duke respektuar marrëveshjet përkatëse nga dialogu, si dhe kornizën ligjore të Kosovës dhe “vijat e kuqe të palët në masën e mundshme”.

Më 21 tetor të vitit të kaluar, projekt-statuti iu dorëzua kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Më 26 tetor, Prishtina ka njoftuar BE-në se do ta pranojë propozimin, me kusht që Marrëveshja për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Aneksi dhe vetë Draft Statuti i Asociacionit, të nënshkruhet zyrtarisht nga Kurti dhe Vuçiq”, deklaroi Borell.

The post Borrell: BE-ja e shqetësuar për pasojat e ndalimit të dinarit për serbët në Kosovë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
121953
Rama: Zbatimi i Marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë, i rëndësishëm për sigurinë dhe paqen https://www.gazetastop.com/rama-zbatimi-i-marreveshjes-mes-kosoves-e-serbise-i-rendesishem-per-sigurine-dhe-paqen/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=rama-zbatimi-i-marreveshjes-mes-kosoves-e-serbise-i-rendesishem-per-sigurine-dhe-paqen Mon, 18 Mar 2024 07:34:35 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=121229 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se zbatimi i Marrëveshjes dhe i Aneksit të dakorduar mes Kosovës e Serbisë është e rëndësishëm për ruajtjen e sigurisë, stabilitetit dhe paqes…

The post Rama: Zbatimi i Marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë, i rëndësishëm për sigurinë dhe paqen appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se zbatimi i Marrëveshjes dhe i Aneksit të dakorduar mes Kosovës e Serbisë është e rëndësishëm për ruajtjen e sigurisë, stabilitetit dhe paqes në Ballkanin Perëndimor.

Ai ka shkruar në rrjetin social X të hënën se nuk mjafton vetëm njohja e Marrëveshjes “që është ligjërisht e detyrueshme”.

“Për të siguruar progres, Marrëveshja dhe Aneksi i zbatimit duhet të përfshihen zyrtarisht si pjesë përbërëse e proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian. Çdo vonesë për ta bërë këtë vetëm e forcon status-quonë. Dhe status-quoja në lidhje me këtë çelës strategjik për një fqinjësi paqësore, të begatë dhe evropiane në mes të Evropës nuk i shërben sigurisë së vetë Evropës”, ka thënë Rama, duke kujtuar takimin e Këshillit Evropian të BE-së më 21 mars.

The post Rama: Zbatimi i Marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë, i rëndësishëm për sigurinë dhe paqen appeared first on Gazeta Stop.

]]>
121229
Lajçak: Zbatimi i Marrëveshjes Bazë, në interesin e të gjithëve https://www.gazetastop.com/lajcak-zbatimi-i-marreveshjes-baze-ne-interesin-e-te-gjitheve/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=lajcak-zbatimi-i-marreveshjes-baze-ne-interesin-e-te-gjitheve Tue, 05 Mar 2024 12:05:38 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=120719 I dërguari i posaçëm për dialogut Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, u bëri thirrje palëve që të nisin me zbatimin e Marrëveshjes Bazë, pasi, siç tha, një gjë e tillë është në…

The post Lajçak: Zbatimi i Marrëveshjes Bazë, në interesin e të gjithëve appeared first on Gazeta Stop.

]]>
I dërguari i posaçëm për dialogut Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, u bëri thirrje palëve që të nisin me zbatimin e Marrëveshjes Bazë, pasi, siç tha, një gjë e tillë është në interesin e të gjithëve.

Pas takimit me kryenegociatorin e Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, Lajçak tha se në takimin e 5 marsit në Prishtinë, u diskutua edhe për çështjen e ndalimit të përdorimit të dinarit serb.

“Kemi një listë të gjatë të çështjeve për të cilat kemi diskutuar, por më e rëndësishmja është zbatimi i Marrëveshjes Bazë. Është në interesin e të gjithëve që të shohim përparim më të shpejtë në këtë drejtim”, tha Lajçak për gazetarët në Prishtinë.

Bislimi ende nuk është prononcuar pas këtij takimi.

Sipas emisarit evropian, Marrëveshja Bazë – që u arrit në Bruksel shkurtin e kaluar, dhe më pas në mars në Ohër u arrit pajtimi për Aneksin e saj – është ligjërisht e obligueshme, pavarësisht se palët nuk e kanë nënshkruar atë.

“Kjo marrëveshje është marrëveshja më e mirë që mund të siguronin Kosova dhe Serbia. Jam shumë i sigurt për këtë. Nëse do të kishte marrëveshje më të mirë, ajo veçse do të ishte propozuar. Prandaj, është në interesin e të gjithëve që të nisin zbatimin e saj. Me këtë marrëveshje ne kemi përgjigje në pyetjet se si, çfarë të bëjmë dhe kur ta bëjmë. E vetmja pyetje që mbetet është se kur dhe unë pyes: Pse të presim? Kjo marrëveshje është e mirë dhe duhet të nisë së zbatuari”, tha ai.

Marrëveshja prej 11 nenesh në rrugën drejt normalizimit ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Lajçak foli edhe për çështjen e dinarit serb, duke pranuar se për një gjë të tillë kishte organizuar më 27 shkurt një takim në Bruksel në nivel ekspertësh.

Megjithatë, tha ai, disa aspekte të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës është dashur të diskutohen me Bislimin.

“E di që kemi pasur takimin javën e kaluar në nivel ekspertësh në Bruksel. Takimi ishte konstruktiv dhe arritëm të gjenim përgjigje për disa pyetje. Por, janë disa pyetje që shkojnë përtej mandatit të këtyre ekspertëve dhe i kemi diskutuar këto çështje me Bislimin. Komunikimi ynë do të vazhdojë dhe planifikoj të organizoj një takim të ri në ditët në vijim në nivel të kryenegociatorëve”, sqaroi Lajçak.

Në takimin e 27 shkurtit, Kosova u përfaqësua nga krerë të Bankës Qendrore të Kosovës, ndërkaq Serbia nga kryenegociatori i saj, Petar Petkoviq.

Lajçak, duke folur për mospjesëmarrjen e Bislimit në këtë takim, tha se “qëllimisht” në ftesën dërguar palëve, e kishte lënë të hapur mundësinë që ato të zgjidhnin se kush do t’i përfaqësonte në takim.

Rregullorja e BQK-së, që parasheh vetëm euron valutë me të cilën mund të kryhen pagesat me para të gatshme, hyri në fuqi më 1 shkurt.

Shteti serb ndan miliona euro për serbët në Kosovë pasi ua paguan atyre në dinarë – përmes një sistemi paralel – rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë.

Rregullorja është kritikuar nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara. Uashingtoni ka kërkuar që Kosova të shtyjë zbatimin e vendimit, duke argumentuar se ai u mor pa konsultime paraprake dhe pa marrë për bazë ndikimet te popullata serbe.

The post Lajçak: Zbatimi i Marrëveshjes Bazë, në interesin e të gjithëve appeared first on Gazeta Stop.

]]>
120719
Borrell: Takimet me Kurtin e Vuçiqin në Munih, të pasuksesshme https://www.gazetastop.com/borrell-takimet-me-kurtin-e-vuciqin-ne-munih-te-pasuksesshme/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=borrell-takimet-me-kurtin-e-vuciqin-ne-munih-te-pasuksesshme Mon, 26 Feb 2024 10:31:01 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=120364 Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, është deklaruar rreth Konferencës së Sigurisë të mbajtur në Munih nga 16 shkurti, ku ka përmendur edhe takimet e ndara me kryeministrin…

The post Borrell: Takimet me Kurtin e Vuçiqin në Munih, të pasuksesshme appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, është deklaruar rreth Konferencës së Sigurisë të mbajtur në Munih nga 16 shkurti, ku ka përmendur edhe takimet e ndara me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Duke treguar për çështjet e diskutuara gjatë qëndrimit të tij në këtë konferencë, Borrelli ka thënë se me Kurtin dhe Vuçiqin në takime të ndara ka diskutuar për depërshkallëzimin e tensioneve, por që bisedimet rezultuan “pa sukses fatkeqësisht”, njofton Shërbimi Diplomatik i Bashkimit Evropian.

“Gjatë qëndrimit tim në Munih, kemi diskutuar për çështjet më të ngutshme globale me Antonio Guterres, Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Gustavo Petro, Presidentin e Kolumbisë, Wang Yi, Ministrin e Jashtëm të Kinës, Subrahmanyam Shankar, Ministër i Jashtëm i Indisë, Hakan Fidam, Ministër i Jashtëm i Turqisë dhe Chris Van Hollen, senator amerikan. Me presidentin serb Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Kurti, kam diskutuar, në takime të ndara, se si t’i depërshkallëzojmë tensionet mes dy vendeve, pa sukses fatkeqësisht”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Evropa është në rrezik nga luftërat në pragun e saj dhe nga “era e barutit” në mbarë botën, realitet ky për të cilin, sipas tij, këtë vit ishin të vetëdijshëm të gjithë në konferencë.

“Me dy luftëra në pragun e saj dhe me shumë fuçi të tjera baruti në të gjithë botën, të gjithë ishin të vetëdijshëm se Evropa është në rrezik, siç e thashë dy vjet më parë”, është shprehur Borrelli.

Ai e ka përmendur edhe situatën në Lindjen e Mesme, për të cilën ka thënë se ka diskutuar me kryeministrin e Libanit, Najib Mikati, Princ Faisal – Ministër i Jashtëm i Arabisë Saudite, Sameh Shoukry, Ministër i Jashtëm i Egjiptit.

“U fokusuam në përpjekjet tona për t’i dhënë fund luftimeve në Gaza, për të liruar pengjet, për të zbutur katastrofën humanitare në rrip, për të shmangur përhapjen e konfliktit në rajon dhe për të ecur përpara drejt zgjidhjes midis dy shteteve”, ka thënë ai.

Borrelli në këtë konferencë ka paraqitur pikëpamjet e tij mbi agjendën e ardhshme gjeopolitike të BE-së.

Ai ka thënë se nuk duhet lejuar që Rusia të shpërblehet për agresionin e saj në Ukrainë.

“Nëse Putini mbizotëron, kjo do të dërgonte sinjal shumë të rrezikshëm globalisht se vendet e fuqishme mund të ndryshojnë kufijtë në mënyrë të njëanshme. Nëse nuk veprojmë me shpejtësi të mjaftueshme në muajt e ardhshëm, Ukraina rrezikon të humbasë terren. Duhet ta mbështesim Ukrainën më shumë dhe duhet ta bëjmë më shpejt, veçanërisht në lidhje me municionet e artilerisë. Ato duhen tani, jo pas disa muajsh. Aktualisht, çështja nuk është më një mungesë reale e kapacitetit të prodhimit të municioneve; përkundrazi, është mungesa në financim dhe porosi”, ka thënë ai.

Sipas Borrellit, angazhimi më i rëndësishëm i sigurisë që BE-ja mund t’i japë Ukrainës është anëtarësimi në bllok.

Ai e ka vlerësuar se detyrë urgjente përfundimin e luftimeve në Gaza, në mënyrë që të shmanget katastrofa humanitare.

“Në kërkim të një zgjidhjeje politike për të nesërmen, nuk duhet të shikojmë ekskluzivisht Gazën, por të gjitha territoret e pushtuara palestineze. A mundet BE-ja të luajë një rol në sjelljen e paqes në rajon dhe të zbatojë përfundimisht zgjidhjen me dy shtete që ne e mbrojmë për më shumë se 30 vjet? Jam i bindur se mundemi. Nuk është vetëm e mundur, është edhe detyrë dhe në interesin tonë”, ka thënë ai.

Sipas Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, duhet të përforcohen masivisht kapacitetet në siguri dhe mbrojtje.

“Duhet të përgatitemi veçanërisht për një periudhë të zgjatur tensionesh me Rusinë, e cila mund të tundohet të përshkallëzojë provokimet e saj politike dhe ushtarake kundër vendeve të NATO-s në muajt e ardhshëm”, është shprehur ai.

The post Borrell: Takimet me Kurtin e Vuçiqin në Munih, të pasuksesshme appeared first on Gazeta Stop.

]]>
120364
Vizita e sekretarit amerikan në Tiranë – çfarë mesazhi dha Blinken e Rama për Kosovën dhe dialogun me Serbinë? https://www.gazetastop.com/vizita-e-sekretarit-amerikan-ne-tirane-cfare-mesazhi-dha-blinken-e-rama-per-kosoven-dhe-dialogun-me-serbine/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=vizita-e-sekretarit-amerikan-ne-tirane-cfare-mesazhi-dha-blinken-e-rama-per-kosoven-dhe-dialogun-me-serbine Fri, 16 Feb 2024 06:45:17 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=119985 Të enjten për një vizitë disa orëshe në Tiranë ishte sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken. Pas takimeve që i pati në kryeqytetin shqiptar, Blinken dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi…

The post Vizita e sekretarit amerikan në Tiranë – çfarë mesazhi dha Blinken e Rama për Kosovën dhe dialogun me Serbinë? appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Të enjten për një vizitë disa orëshe në Tiranë ishte sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken. Pas takimeve që i pati në kryeqytetin shqiptar, Blinken dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbajtën një konferencë për media, ku ndër të tjera u fol edhe ër Kosovën dhe dialogun me Serbinë.

Blinken para gazetarëve tha se sfida më e madhe në fillim të punës së tij para shumë vitesh ishte Ballkani.

“Kur nisa të punoja në Shtëpinë e Bardhe rreth 30 vite më parë sfida kryesore ishte Ballkani, në fillim Bosnja, më pas Kosova. Shumë prej nesh kanë një histori të gjatë me rajonin. Ju e dini shumë mirë se Presidenti Biden ka lidhje shumë të gjatë me Ballkanin”.

Blinken shtoi se vendi i tij e di se çfarë ka ndodhur në rajon 30 vjet më parë, ndaj “nuk mund të ketë përsëritje të saj”.

“Ne nuk mund të çojmë mbrapa ngjarjet dhe nuk mund të përsëritet ajo që ka ngjarë në vitet ’90. Jemi të përkushtuar për të çuar përpara integrimin e Ballkanit në BE”, tha Blinken, përcjell Telegrafi.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken

Ai tha se SHBA-ja do të punojë edhe me “Shqipërinë dhe të tjerët” për t’i ndihmuar Kosovën e Serbinë që të avancojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve.

“Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është i duhuri dhe shtegu i vetëm për të ecur përpara. Ne jemi të vendosur për të mbështetur të gjitha vendet e rajonit për integrime dhe mbështesim dialogun. Përgëzoj rolin e Shqipërisë pasi ka treguar një stabilitet rajonal”, ka deklaruar Blinken.

“Ne e dimë se cila është alternativa se e kemi përjetuar, e kemi parë prandaj jemi të vendosur që të mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE dhe të punojmë që të shkojmë përpara në këtë shtet”, ka shtuar Blinken.

Sekretari Amerikan i Shtetit nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për një vendim të BQK, që ndaloi përdorimin e dinarit serb në vend dhe që nxiti reagim të fuqishëm të diplomatëve amerikanë.

Lidhur me Kosovën, vendimet dhe dialogun me Serbinë ka folur edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ai në konferencën me sekretarin amerikan tha se Prishtina të mos bëjë asnjë hap pa u konsultuar me aleatët tanë strategjikë.

Po ashtu, Rama tha se shqiptarët nuk duhet të harrojnë se pa SHBA-të nuk do të kishte shtet të pavarur të Kosovës dhe i bëri thirrje autoriteteve atje që për çdo veprim të tyre, të konsultohen me partnerët ndërkombëtarë.

“Sekretari në takimet e rëndësishme me aleatët evropianë, nuk e lë pa nënvizuar nevojën për ta shtyrë më tutje procesin e integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne jemi investuar me vendosmëri që rajoni të shkojë përpara, sepse në radhë të parë është në interesin tonë strategjik, në interesin e popullit tonë që ta shohë bashkimin me Evropën si një bashkim rreth vlerave dhe parimeve. E kemi nxitur dialogun Kosovë-Serbi”, citohet të ketë thënë Rama.

Sipas tij, SHBA-të kanë qenë janë dhe do mbeten mbështetëse të palëkundura të procesit të njohjeve të Kosovës.

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

“Është mirë që shqiptarët kudo ku janë, duke filluar nga ata në Kosovë, të mos harrojnë se pa SHBA-të nuk do të kishte një shtet të pavarur të Kosovës. Interesi i SHBA për mbarëvajtjen e punëve në Shqipëri e Kosovë nuk është interes i dorës së dytë dhe nuk është interes i ndarë”, tha ai.

“Pa diskutim që ne jemi të keq ardhur sa herë që shohim hapa pas dhe pa diskutim që jemi të vetëdijshëm për vështirësitë e këtij dialogu, për dhimbjen e plagëve të një tragjedie jo shumë të largët të atyre që jetojnë në Kosovë dhe jemi të vetëdijshëm se në rastet si ai i sulmit në Banjskë, Serbia nuk e ndihmon siç duhet procesin”.

Por jemi të vetëdijshëm po ashtu se Kosova duhet të përparojë edhe unilateralisht nëse është nevoja, në plotësimin e kërkesave të dialogut, të cilat bëjnë të mundur krijimin e një konteksti që e ngre lart Republikën e Kosovës, si një republikë që meriton gjithë mbështetjen e aleatëve tanë strategjikë, pa të cilët, e ardhmja bëhet shumë më e largët dhe e tashmja e ndërlikuar. Përsëris apelin për autoritetet e Prishtinës që të mos bëjnë asnjë hap të pakonsultuar me aleatët tanë strategjikë, sepse është në interesin e tyre dhe të aleancës”, është shprehur më tej Rama. /Telegrafi/

The post Vizita e sekretarit amerikan në Tiranë – çfarë mesazhi dha Blinken e Rama për Kosovën dhe dialogun me Serbinë? appeared first on Gazeta Stop.

]]>
119985
Blinken i kërkon Serbisë të zbatojë marrëveshjet e Dialogut dhe të normalizojë raportet me Kosovën https://www.gazetastop.com/blinken-i-kerkon-serbise-te-zbatoje-marreveshjet-e-dialogut-dhe-te-normalizoje-raportet-me-kosoven/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=blinken-i-kerkon-serbise-te-zbatoje-marreveshjet-e-dialogut-dhe-te-normalizoje-raportet-me-kosoven Thu, 15 Feb 2024 16:42:01 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=119966 Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka uruar Serbinë me rastin e ditës së shtetësisë.Ai ka shkruar se SHBA mezi pret të forcojë lidhjet me Serbinë për një të ardhme…

The post Blinken i kërkon Serbisë të zbatojë marrëveshjet e Dialogut dhe të normalizojë raportet me Kosovën appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka uruar Serbinë me rastin e ditës së shtetësisë.Ai ka shkruar se SHBA mezi pret të forcojë lidhjet me Serbinë për një të ardhme më të qëndrueshme dhe të sigurt për popujt e dy vendeve. Sekretari amerikan ka thënë se SHBA është e përkushtuar për përkrahur qëllimin e Serbisë për anëtarësim në BE dhe se mezi presin që të punojnë me qeverinë e re të Serbisë për të ndihmuar Serbinë për të plotësuar kushtet për anëtarësim.

Menjëherë pas kësaj, Blinken ka thënë se SHBA e inkurajon Serbinë për të përmbushur angazhimet e saj dhe të ecë përpara përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve me Kosovën.

The post Blinken i kërkon Serbisë të zbatojë marrëveshjet e Dialogut dhe të normalizojë raportet me Kosovën appeared first on Gazeta Stop.

]]>
119966
Intensifikimi i bisedimeve për dialogun – pas një jave të ngjeshur në Bruksel, Lajçak pritet të vizitojë Prishtinën e Beogradin https://www.gazetastop.com/intensifikimi-i-bisedimeve-per-dialogun-pas-nje-jave-te-ngjeshur-ne-bruksel-lajcak-pritet-te-vizitoje-prishtinen-e-beogradin/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=intensifikimi-i-bisedimeve-per-dialogun-pas-nje-jave-te-ngjeshur-ne-bruksel-lajcak-pritet-te-vizitoje-prishtinen-e-beogradin Mon, 29 Jan 2024 06:50:35 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=119210 I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka njoftuar se kishte një javë të ngjeshur në Bruksel, me takime të shumta që në fokus…

The post Intensifikimi i bisedimeve për dialogun – pas një jave të ngjeshur në Bruksel, Lajçak pritet të vizitojë Prishtinën e Beogradin appeared first on Gazeta Stop.

]]>
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka njoftuar se kishte një javë të ngjeshur në Bruksel, me takime të shumta që në fokus kishin dialogun.

Lajçak pritet të vizitojë Prishtinën të martën më 30 janar, ndërkaq sot pritet të jetë për vizitë në Beograd.r

Lajçak pritet të takohet me përfaqësuesit e institucioneve vendore, ndonëse akoma nuk ka konfirmim nëse do mbahet një takim në mes të tij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ka raportuar RTK.

Ndërkohë, bëhet e ditur se tashmë është konfirmuar mbajtja e takimit me zëvendëskryeministrin njëkohësisht kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin.

Në një postim në Facebook, emisari i BE-së nuk ka dhënë detaje për këto vizita, por ka ndarë detaje nga takimet që zhvilloi javën e kaluar në Bruksel.

“Ka qenë javë e ngarkuar në Bruksel – nga përgatitjet e udhëtimit deri te takimet me bashkëbisedues nga rajoni,  si me atë nga Fronti i Gjelbër-Majtas Serb si dhe me Ministrin e Jashtëm maqedonas Bujar Osmani dhe ata që merren me rajonin duke përfshirë eurodeputeten Viola von Cramon dhe të dërguarin norvegjez për Ballkanin perëndimor Haakon Blankenborg. Sigurisht që në diskutimet tona dominuan dialogu, si dhe zhvillimet e shumta rajonale dhe zgjedhjet e fundit në Serbi”., ka shkruar Lajçak.

Lajçak ka shtuar se krahas këtyre angazhimeve të punës, ka pasur një takim që e ka quajtur të këndshëm me Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Republikës Sllovake Peter Pellegrini, i cili po vizitonte institucionet evropiane.

“Ishte një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar çështjet kyçe të politikës së jashtme evropiane dhe peizazhin aktual të Brukselit”, ka shkruar diplomati evropian.

The post Intensifikimi i bisedimeve për dialogun – pas një jave të ngjeshur në Bruksel, Lajçak pritet të vizitojë Prishtinën e Beogradin appeared first on Gazeta Stop.

]]>
119210
Brukseli i përgjigjet Kurtit pasi kërkoi të ndahet nga dialogu anëtarësimi i Kosovës në BE https://www.gazetastop.com/brukseli-i-pergjigjet-kurtit-pasi-kerkoi-te-ndahet-nga-dialogu-anetaresimi-i-kosoves-ne-be/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=brukseli-i-pergjigjet-kurtit-pasi-kerkoi-te-ndahet-nga-dialogu-anetaresimi-i-kosoves-ne-be Thu, 25 Jan 2024 14:20:12 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=119078 Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, sot i është përgjigjur kërkesës së kryeministrit Albin Kurti për ndarjen e procesit të anëtarësimit të Kosovës në BE me dialogun me Serbinë. Stano tha…

The post Brukseli i përgjigjet Kurtit pasi kërkoi të ndahet nga dialogu anëtarësimi i Kosovës në BE appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, sot i është përgjigjur kërkesës së kryeministrit Albin Kurti për ndarjen e procesit të anëtarësimit të Kosovës në BE me dialogun me Serbinë.

Stano tha se edhe për Kosovën edhe për Serbinë s’ka rrugë tjetër që duhet kaluar pos në dialogun e lehtësuar nga vetë Unioni.

“Rruga europiane për Kosovën dhe Serbinë shkon përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Me fjalë të tjera, nëse s’ka progres në dialog nënkupton që s’ka progres as në procesin e anëtarësimit. Kjo është shumë e qartë”.

Megjithatë, Stano në konferencën e sotme tha se nëse njëra palë bën progres në procesin e dialogut, progresi do të reflektohet edhe në procesin e anëtarësimit, raporton Gazeta Express.

“Çfarë BE-ja dhe shtetet anëtare presin kur bëhet fjalë për procesin e anëtarësimit dhe dialogun. Janë pjesë e të njëjtit proces, dialogu dhe anëtarësimi për Kosovën dhe Serbinë janë pashmangshëm të lidhur.  Nëse s’ka përparim në dialog dhe në përmbushjen e zotimeve do të thotë se s’ka përparim as në proceset anëtarësuese përkatëse. Nëse ka progres nga njëra palë, do të reflektohet në procesin e anëtarësimit të palës partnere”.

Ndërkaq, Stano tha se Bashkimi Europian për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë është duke pritur rezultatet përfundimtare nga autoritet kosovare, të cilat e kanë në dorë hetimin e plotë zyrtar.

“Nuk ka asgjë të re. BE po pret ende raportin final të hetimeve nga autoritetet e Kosovës, hetimi zyrtar është në duart e autoriteteve kosovare. Kur të shohim rezultatet përfundimtare, atëherë do t’i analizojmë, rishikojmë”.

The post Brukseli i përgjigjet Kurtit pasi kërkoi të ndahet nga dialogu anëtarësimi i Kosovës në BE appeared first on Gazeta Stop.

]]>
119078