Dritan Abazoviq Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/dritan-abazoviq/ Ndalo për lajmin e parë! Fri, 19 Jan 2024 02:51:21 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 https://www.gazetastop.com/wp-content/uploads/2020/04/logo-150x150.png Dritan Abazoviq Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/dritan-abazoviq/ 32 32 Dritan Aazoviq dorëzon mandatin, i uron suksese kryeministrit të ri https://www.gazetastop.com/dritan-aazoviq-dorezon-mandatin-i-uron-suksese-kryeministrit-te-ri/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=dritan-aazoviq-dorezon-mandatin-i-uron-suksese-kryeministrit-te-ri Tue, 31 Oct 2023 08:13:29 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=99042 Dritan Abazoviq i ka dorëzuar sot mandatin e kryeministrit Milojko Spajiq. Abazoviq i ka uruar atij suksese. “Siç diktojnë sjelljet demokratike, sot në mëngjes u bë transferimi i detyrës! Kryeministrit…

The post Dritan Aazoviq dorëzon mandatin, i uron suksese kryeministrit të ri appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Dritan Abazoviq i ka dorëzuar sot mandatin e kryeministrit Milojko Spajiq.

Abazoviq i ka uruar atij suksese.

“Siç diktojnë sjelljet demokratike, sot në mëngjes u bë transferimi i detyrës! Kryeministrit të ri dhe të 44-tës i urova suksese. Qeverisë. Se Mali i Zi gjithmonë ul vetëm sukseset dhe qëndron në rrugën e duhur! 🇲🇪❤🇪🇺”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Pas një diskutimi që zgjati gjithë natën, deputetët e Kuvendit të Malit të Zi kanë votuar për qeverinë e 44-të dhe kryeministri i ri, Milojko Spajiq.

The post Dritan Aazoviq dorëzon mandatin, i uron suksese kryeministrit të ri appeared first on Gazeta Stop.

]]>
99042
Abazoviq pas sulmit në veri: Tragjedi, të provohet pajtimi https://www.gazetastop.com/abazoviq-pas-sulmit-ne-veri-tragjedi-te-provohet-pajtimi/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=abazoviq-pas-sulmit-ne-veri-tragjedi-te-provohet-pajtimi Tue, 26 Sep 2023 12:43:38 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=97263 Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka reaguar pas sulmeve në veri të Kosovës, ku rreshteri policor Afrim Bunjaku mbeti i vrarë nga terroristët serbë. Ai ka…

The post Abazoviq pas sulmit në veri: Tragjedi, të provohet pajtimi appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka reaguar pas sulmeve në veri të Kosovës, ku rreshteri policor Afrim Bunjaku mbeti i vrarë nga terroristët serbë. Ai ka thënë se kjo ishte një tragjedi, derisa ka apeluar Kosovën dhe Serbinë që të provojnë pajtimin.

Në një paraqitje për media, Abazoviq ka thënë situata të dielën lehtë mund të kalonte në konflikt më të madh, e i cili do të kishte pasoja të mëdha.

“Tragjedi dhe vazhdimi i një politike katastrofike ballkanike nga e cila, për fat të keq, ne si rajon nuk mund të dalim. Personalisht, ashpër dënoj dhunën, vrasjet, çfarë të themi tjetër, me vërtet të gjithë ishim të tronditur, kjo situatë mund të kalojë lehtësisht në një konflikt, një më të madh, që do të ketë pasoja katastrofike për të gjithë, dhe kështu është fatkeqësinë e kemi dhe ajo që nuk donim të kishim është gjaku në rrugë”, ka thënë ai.

Përkundër faktit se terroristët vranë rreshterin policor Afrim Bunjaku dhe sulmuan Policinë e Kosovës, Abazoviq mendon se pajtimi është zgjidhja.

“Mali i Zi i qëndron pranë asaj që ka përfaqësuar edhe deri tani, ne mendojmë se politika e viteve 1990 duhet të marrë fund. Pra, popujt në këto treva kanë provuar gjithçka përveç pajtimit, prandaj apeli im është edhe në raport me popullit serb edhe në raport me popullin shqiptar, më në fund provoni një herë pajtimin. Ju keni provuar gjithçka, përpiquni të pajtoheni, besoj se do t’ju pëlqejë të gjithëve, për të gjithë do të jenë mirë, garantoj që kështu do të jetë. Provoni atë që nuk e keni provuar kurrë, përndryshe ne të gjithë do të jemi në një problem të madh, të madh, të madh, nuk kemi oreks, as dëshirë dhe nuk na takon në asnjë mënyrë të marrim pjesë të mësojmë dikë se çfarë të bëjë siç duhet të sillet. Dhuna nuk është zgjidhje, sidomos dhuna që përfundon me konfrontime të përgjakshme, nuk është zgjidhje dhe le të përpiqemi të bëjmë diçka tjetër në të ardhmen për të mirën e të gjithë qytetarëve të rajonit”, ka thënë ai.

The post Abazoviq pas sulmit në veri: Tragjedi, të provohet pajtimi appeared first on Gazeta Stop.

]]>
97263
Rama mbërrin në Mal të Zi, takohet me Abazoviqin https://www.gazetastop.com/rama-mberrin-ne-mal-te-zi-takohet-me-abazoviqin/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=rama-mberrin-ne-mal-te-zi-takohet-me-abazoviqin Fri, 07 Jul 2023 13:29:17 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=93381 Pas Sarajevës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është nisur drejt Malit të Zi. Në Mal të Zi, Rama është pritur në takim nga homologu, Dritan Abazoviq. Kështu ka bërë të…

The post Rama mbërrin në Mal të Zi, takohet me Abazoviqin appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Pas Sarajevës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është nisur drejt Malit të Zi.

Në Mal të Zi, Rama është pritur në takim nga homologu, Dritan Abazoviq.

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook vetë Abazoviq i cili ka publikuar disa fotografi me Ramën.

Pastaj do të kenë një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin malazez, Dritan Abazoviq.

May be an image of 6 people, suit, wrist watch and text

Ai do të takohet edhe me presidentin e Malit të Zi, Jakov Millatoviq.

Më herët, Rama ishte në Sarajevë, ku ka kërkuar nga Bosnja dhe Hercegovina që qytetarëve të Republikës së Kosovës duhet t’u mundësohet lëvizja me letërnjoftime.

Në mbrëmje pritet të shkojë në Serbi ku pritet të takohet me presidentin, Aleksandër Vuçiq.

Të enjten e 6 korrikut, Rama ishte për vizitë në Kosovë, ku është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca.

Ndërsa takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nuk pati.

Gjatë ndalesës së parë të këtij turi, Rama deklaroi në Shkup që “unë kam akoma shpresë që Albini nuk e ka harruar Kanunin që kur të vjen në shtëpi edhe hasmit i hapet dera. Është e ndaluar ta nxjerrësh deri kur ai të mbarojë fjalën”.

Më 5 korrik, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i propozoi Ramës një mbledhje të përbashkët të të dy qeverive, dhe me atë rast të nënshkruhen marrëveshjet “që janë të dakorduara që janë në sirtarë dhe në këtë mënyrë t’i zbatojmë një orë e më parë të gjitha ato”.

Rama këto vizita po i zhvillon për t’u konsultuar me përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor para Samitit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor.

The post Rama mbërrin në Mal të Zi, takohet me Abazoviqin appeared first on Gazeta Stop.

]]>
93381
Osmani merr besimin e Abazoviq për përkrahjen ndaj Kosovës në rrafshin ndërkombëtar https://www.gazetastop.com/osmani-merr-besimin-e-abazoviq-per-perkrahjen-ndaj-kosoves-ne-rrafshin-nderkombetar/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=osmani-merr-besimin-e-abazoviq-per-perkrahjen-ndaj-kosoves-ne-rrafshin-nderkombetar Sat, 15 Apr 2023 11:35:33 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=89990 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve janë vlerësuar të shkëlqyeshme, teksa të dy…

The post Osmani merr besimin e Abazoviq për përkrahjen ndaj Kosovës në rrafshin ndërkombëtar appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve janë vlerësuar të shkëlqyeshme, teksa të dy kanë shprehur gatishmërinë për thellimin e tyre ku dhe është përshëndetur marrëveshja për shërbime ajrore.

Sipas Presidentes Osmani, Mali i Zi është shtet mik dhe partner i Kosovës, ndaj ka shfaqur besimin se do ta mbështesë Kosovën edhe më tej në përpjekjen për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar duke përfshirë anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, për të cilën gjë ka marrë mbështetjen e kryeministrit Abazoviq.

Temë e takimit kanë qenë edhe  zhvillimet e fundit në vend dhe rajon dhe dialogun me Serbinë, ku Osman ka potencuar se Marrëveshja e Brukselit, e trajton Kosovën dhe Serbinë si palë të barabarta në kontekstin e raporteve ndërshtetërore, megjithëse ka theksuar se Serbia po vazhdon me obstruksione sa i përket zbatimit të marrëveshjes së arritur.

Ndër të tjera, në takim, nga të dy palët është thënë se komuniteti shqiptar në Mal të Zi dhe ai malazez në Kosovë janë urë e fuqishme lidhëse ndërmjet të dy shteteve.

Në takimin Osmani-Abazoviq është folur edhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e shkëmbimit ekonomik, tregtar, turizëm, arsim dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm.

The post Osmani merr besimin e Abazoviq për përkrahjen ndaj Kosovës në rrafshin ndërkombëtar appeared first on Gazeta Stop.

]]>
89990
Osmani sot pret në takim Abazoviqin https://www.gazetastop.com/osmani-sot-pret-ne-takim-abazoviqin/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=osmani-sot-pret-ne-takim-abazoviqin Sat, 15 Apr 2023 06:24:49 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=89972 Presidentja Vjosa Osmani sot do të presë në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Takimi në presidencë do të mbahet nga ora 10:00. Ndërkohë, Abazoviqi dje…

The post Osmani sot pret në takim Abazoviqin appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Presidentja Vjosa Osmani sot do të presë në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Takimi në presidencë do të mbahet nga ora 10:00.

Ndërkohë, Abazoviqi dje u takua edhe me kryeministrin Albin Kurti, ku u nënshkrua marrëveshja për shërbime ajrore mes Kosovës dhe Malit të Zi.

The post Osmani sot pret në takim Abazoviqin appeared first on Gazeta Stop.

]]>
89972
Kurti: Marrëveshja me Malin e Zi mundëson shkurtimin e rrugëve ajrore për 15 minuta https://www.gazetastop.com/kurti-marreveshja-me-malin-e-zi-mundeson-shkurtimin-e-rrugeve-ajrore-per-15-minuta/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=kurti-marreveshja-me-malin-e-zi-mundeson-shkurtimin-e-rrugeve-ajrore-per-15-minuta Fri, 14 Apr 2023 09:47:08 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=89933 Kryeministri i vendit, Albin Kurti pas takimit me homologun e tij nga Mali i Zi Dritan, Abazoviq tha se marrëveshja e nënshkruar për shërbime ajrore është hap i rëndësishëm dhe…

The post Kurti: Marrëveshja me Malin e Zi mundëson shkurtimin e rrugëve ajrore për 15 minuta appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Kryeministri i vendit, Albin Kurti pas takimit me homologun e tij nga Mali i Zi Dritan, Abazoviq tha se marrëveshja e nënshkruar për shërbime ajrore është hap i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për rregullimin e hapësirës e ajrore mes dy republikave. 

Kurti në një konferencë për media ka thënë se e gëzon fakti që edhe Mali i Zi i ka ratifikuar tri marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit.

Duke folur për marrëveshjen për shërbime ajrore, ai tha se “Marrëveshja me Malin e Zi mundëson shkurtimin e rrugëve ajrore e kohës së fluturimit për 15 minuta”.

Kurti po ashtu tha se është mirënjohës ndaj shtetit malazez, i cili gjatë luftës së fundit në Kosovë u bë strehë e shumë refugjatëve nga Kosova.

Ai po ashtu tha se sot qytetarët e Kosovës, jo vetëm që shkojnë në Mal të Zi për të pushuar në bregdet, por edhe janë investitorë ekonomik.

“Pata kënaqësinë të mirëpres në takim kryeministrin Abazoviq me të cilin biseduam për marrëdhëniet e mira fqinjësore mes dy vendeve. Mundësitë e mira për dy vendet tona ishin në fokus të këtij takimi. Mali i Zi e njohu Kosovën në vitin 2008. Jemi mirënjohës që në kohëra më të vështira, Mali i Zi u bë strehë për Kosovën për mbi 100 mijë qytetarë të Kosovës që u dëbuan nga regjimi i Millosheviqit…Qytete të shumta i hapën zemrat, duke i strehuar refugjatët nga Kosova…Sot qytetarët e Kosovës jo vetëm që kanë pushuar në bregdetin e Malit të Zi, por janë edhe investitorë të rëndësishëm, të cilët i kontribuojnë ndërlidhjes ekonomike mes dy vendeve tona…Sot punojmë ngushtë si dy shtete fqinje për të promovuar paqen e sigurinë”, ka thënë Kurti.

The post Kurti: Marrëveshja me Malin e Zi mundëson shkurtimin e rrugëve ajrore për 15 minuta appeared first on Gazeta Stop.

]]>
89933
Zgjedhja e presidentit të ri, Abazoviq: Mali i Zi nuk do të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës https://www.gazetastop.com/zgjedhja-e-presidentit-te-ri-abazoviq-mali-i-zi-nuk-do-te-ndryshoje-qasjen-ndaj-kosoves/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=zgjedhja-e-presidentit-te-ri-abazoviq-mali-i-zi-nuk-do-te-ndryshoje-qasjen-ndaj-kosoves Fri, 14 Apr 2023 09:39:29 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=89930 Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë sot se kanë raportet të shkëlqyera me Kosovën. Abazoviq në konferencën e përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, u deklarua…

The post Zgjedhja e presidentit të ri, Abazoviq: Mali i Zi nuk do të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë sot se kanë raportet të shkëlqyera me Kosovën.

Abazoviq në konferencën e përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, u deklarua se qasja e Malit të Zi ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë, pavarësisht se atje kanë ndodhur disa procese politike.

“Mali i Zi dhe Kosova janë duke dhënë shembull se si funksionojnë dy shtete fqinje. Jemi në rrugë të duhur që të bëjmë disa projekte që do t’i quaja histori. Ideja jonë është me kriju qasje më të lehte për dy popujt e vendeve tona. Na vijmë me një mesazh paqësor, miqësor edhe në të ardhmen do të kemi një atmosferë ku do të japim shembull. Në Mal të Zi kanë ndodhë disa procese politike, por kjo nuk do të ndryshon qasjen ndaj Kosovës. Ne jemi të gatshëm me kapacitetet tona të përkrahim Kosovën”, theksoi ai.

Gjithashtu, ai shtoi se “ardhmërinë tonë e shohim në Bashkimin Evropian, edhe Kosova edhe Mali i Zi kanë treguar që me drejtësinë e tyre kundër korrupsionit kanë pasur shumë sukses”.

Abazoviq në fund të konferencës ftoi kryeministrin Kurti për një vizitë në Podgoricë.

Ndryshe, kryeministri i vendit Albin Kurti se bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq kanë nënshkruar sot marrëveshjen bilaterale për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës. 

The post Zgjedhja e presidentit të ri, Abazoviq: Mali i Zi nuk do të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës appeared first on Gazeta Stop.

]]>
89930
Abazoviqi nderohet me “Çelësin e Prishtinës”, thotë se ndihet si në shtëpinë e tij https://www.gazetastop.com/abazoviqi-nderohet-me-celesin-e-prishtines-thote-se-ndihet-si-ne-shtepine-e-tij/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=abazoviqi-nderohet-me-celesin-e-prishtines-thote-se-ndihet-si-ne-shtepine-e-tij Fri, 14 Apr 2023 07:21:43 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=89916 Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në vizitë kryeministrin me mandat teknik të Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Me këtë rast, Rama i ka dhuruar “Çelësin e Prishtinës”. Abazoviqi…

The post Abazoviqi nderohet me “Çelësin e Prishtinës”, thotë se ndihet si në shtëpinë e tij appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në vizitë kryeministrin me mandat teknik të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Me këtë rast, Rama i ka dhuruar “Çelësin e Prishtinës”.

Abazoviqi ka thënë se ndihet si të ishte në shtëpinë e tij. “Ndoshta në mënyrë simbolike po e ndjejë vetën qytetar të Prishtinës dhe me të vërtetë po e ndjej vetën si në shtëpinë time”, ka deklaruar Abazoviq.

Kryeministri i Malit të Zi në orën 09:00 do të takojë edhe kryeministrin Albin Kurti.

Ai gjatë ditës do të zhvillojë edhe një varg takimesh. /EO/

The post Abazoviqi nderohet me “Çelësin e Prishtinës”, thotë se ndihet si në shtëpinë e tij appeared first on Gazeta Stop.

]]>
89916
Takohen Kurti dhe Abazoviqi https://www.gazetastop.com/takohen-kurti-dhe-abazoviqi/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=takohen-kurti-dhe-abazoviqi Fri, 14 Apr 2023 06:13:59 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=89908 Kryeministri Albin Kurti sot do të pret në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Takimi mes homologëve është planifikuar të  nisë nga ora 9, në ndërtesën…

The post Takohen Kurti dhe Abazoviqi appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Kryeministri Albin Kurti sot do të pret në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Takimi mes homologëve është planifikuar të  nisë nga ora 9, në ndërtesën e Qeverisë.

Në takimin ndërmjet dy kryeministrave, i paraparë për në orën 09:00, Kurti dhe Abazoviq do të nënshkruajnë marrëveshjen bilaterale për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës.

Pas takimit, të dy do të dalin në konferencë për media.

Abazoviqi po qëndron në Kosovë në një vizitë treditore. Ai sot po ashtu do të takohet me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

The post Takohen Kurti dhe Abazoviqi appeared first on Gazeta Stop.

]]>
89908
Vizita e Abazoviqit, Policia e Kosovës njofton për ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në trafik https://www.gazetastop.com/vizita-e-abazoviqit-policia-e-kosoves-njofton-per-nderprerje-te-perkohshme-te-qarkullimit-ne-trafik/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=vizita-e-abazoviqit-policia-e-kosoves-njofton-per-nderprerje-te-perkohshme-te-qarkullimit-ne-trafik Fri, 14 Apr 2023 06:02:09 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=89902 Policia e Kosovës një ditë më parë njoftoi se nga datat 13 prill deri më 15 prill 2023, në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë kryeministri i Republikës…

The post Vizita e Abazoviqit, Policia e Kosovës njofton për ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në trafik appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Policia e Kosovës një ditë më parë njoftoi se nga datat 13 prill deri më 15 prill 2023, në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë kryeministri i Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazoviq, së bashku me një delegacion shoqërues.

Në njoftim bëhet e ditur se Policia e Kosovës gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në vendin tonë.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen vizitat e që ndërlidhën me rrugë që shpien në drejtim të institucioneve shtetërore.

Gjithashtu, ju njoftojmë se në disa segmente rrugore do të ketë ndërprerje të qarkullimit të automjeteve, do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftim.

The post Vizita e Abazoviqit, Policia e Kosovës njofton për ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në trafik appeared first on Gazeta Stop.

]]>
89902