Abazoviqi nderohet me “Çelësin e Prishtinës”, thotë se ndihet si në shtëpinë e tij

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në vizitë kryeministrin me mandat teknik të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Me këtë rast, Rama i ka dhuruar “Çelësin e Prishtinës”.

Abazoviqi ka thënë se ndihet si të ishte në shtëpinë e tij. “Ndoshta në mënyrë simbolike po e ndjejë vetën qytetar të Prishtinës dhe me të vërtetë po e ndjej vetën si në shtëpinë time”, ka deklaruar Abazoviq.

Kryeministri i Malit të Zi në orën 09:00 do të takojë edhe kryeministrin Albin Kurti.

Ai gjatë ditës do të zhvillojë edhe një varg takimesh. /EO/