Euro Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/euro/ Ndalo për lajmin e parë! Sun, 21 Apr 2024 07:40:25 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 https://www.gazetastop.com/wp-content/uploads/2020/04/logo-150x150.png Euro Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/euro/ 32 32 Ferizaj, e gjen kuleten me para, e dorëzon në polici https://www.gazetastop.com/ferizaj-e-gjen-kuleten-me-para-e-dorezon-ne-polici/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=ferizaj-e-gjen-kuleten-me-para-e-dorezon-ne-polici Sun, 21 Apr 2024 07:40:24 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=122488 Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para të humbura. Në njoftimin e policisë thuhet se ai menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar…

The post Ferizaj, e gjen kuleten me para, e dorëzon në polici appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para të humbura.

Në njoftimin e policisë thuhet se ai menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.

“Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë 321.95 euro”.

“Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin A.Zejnullahu për gjestin e tij human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë”, thuhet në njoftim. 

The post Ferizaj, e gjen kuleten me para, e dorëzon në polici appeared first on Gazeta Stop.

]]>
122488
Zyrtari i një banke deponon në BQK 2239 monedha të falsifikuara, nisin hetimet https://www.gazetastop.com/zyrtari-i-nje-banke-deponon-ne-bqk-2239-monedha-te-falsifikuara-nisin-hetimet/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=zyrtari-i-nje-banke-deponon-ne-bqk-2239-monedha-te-falsifikuara-nisin-hetimet Sat, 16 Mar 2024 08:02:41 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=121181 Një zyrtar i një banke në Prishtinë ka deponuar në Bankën Qendrore të Kosovës 2 mijë e 239 monedha metalike të falsifikuara, raporton Express. Policia ka nisur hetimet për këtë…

The post Zyrtari i një banke deponon në BQK 2239 monedha të falsifikuara, nisin hetimet appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Një zyrtar i një banke në Prishtinë ka deponuar në Bankën Qendrore të Kosovës 2 mijë e 239 monedha metalike të falsifikuara, raporton Express.

Policia ka nisur hetimet për këtë rast, derisa monedhat janë sekuestruar dhe janë dërguar për ekzaminime të mëtutjeshme.

“FALSIFIKIM I PARASË- Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë 15.03.2024 – NN. Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i BQK-së, ka raportuar se një zyrtar i një banke ka deponuar në BQK 2239€ monedha metalike të falsifikuara. Monedha janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.

The post Zyrtari i një banke deponon në BQK 2239 monedha të falsifikuara, nisin hetimet appeared first on Gazeta Stop.

]]>
121181
BQK-ja me SMS informon qytetarët për qasjen në llogari bankare dhe pranimin e mjeteve në euro https://www.gazetastop.com/bqk-ja-me-sms-informon-qytetaret-per-qasjen-ne-llogari-bankare-dhe-pranimin-e-mjeteve-ne-euro/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=bqk-ja-me-sms-informon-qytetaret-per-qasjen-ne-llogari-bankare-dhe-pranimin-e-mjeteve-ne-euro Mon, 04 Mar 2024 13:12:18 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=120662 Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar se me anë të mesazheve telefonike, ka njoftuar qytetarët për qasjen në llogari bankare dhe mundësitë për pranimin e mjeteve në llogaritë e…

The post BQK-ja me SMS informon qytetarët për qasjen në llogari bankare dhe pranimin e mjeteve në euro appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar se me anë të mesazheve telefonike, ka njoftuar qytetarët për qasjen në llogari bankare dhe mundësitë për pranimin e mjeteve në llogaritë e tyre me euro.

Kjo nismë është në kuadër të planit për zbatimin e lehtësuar të Rregullores për Operacione me Para të Gatshme

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në kuadër të Planit për zbatim të lehtësuar të Rregullores për Operacione me Para të Gatshme, njofton opinionin publik se përmes operatorëve është duke dërguar SMS te qytetarët për të informuar mbi qasjen në llogari bankare dhe mundësitë e pranimit të mjeteve në llogaritë e tyre në euro”, thuhet në njoftim.

“Qytetarë të nderuar, Pranoni para përmes llogarisë bankare në Euro. Kurseni dhe këmbeni në cilëndo valutë. Hapni Llogari me Shërbime Bazike, pa tarifë të hapjes dhe të mirëmbajtjes. 080022255” – thuhet në përmbajtjen e mesazhit që po u dërgohet qytetarëve.

Njoftimi i plotë i BQK-së:

BQK-ja me anë të SMS-ve informon qytetarët mbi qasjen në llogari bankare dhe mundësitë e pranimit të mjeteve në llogaritë e tyre në Euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në kuadër të Planit për zbatim të lehtësuar të Rregullores për Operacione me Para të Gatshme, njofton opinionin publik se përmes operatorëve është duke dërguar SMS te qytetarët për të informuar mbi qasjen në llogari bankare dhe mundësitë e pranimit të mjeteve në llogaritë e tyre në Euro.

Po ashtu, BQK bën me dije se të gjithë ata qytetarë që ende nuk kanë llogari, mund të hapin një të tillë në njërën nga bankat, sipas Rregullores së BQK-së për qasje në Llogari Pagese për Shërbime Bazike, që për grupet e cenueshme e të skemave sociale nuk ka tarifë të hapjes e as të mirëmbajtjes, nga 1 janari 2024.

Përmbajtja e plotë e SMS-it të dërguar:

Qytetarë të nderuar, Pranoni para përmes llogarisë bankare në Euro. Kurseni dhe këmbeni në cilëndo valutë. Hapni Llogari me Shërbime Bazike, pa tarifë të hapjes dhe të mirëmbajtjes. 080022255

The post BQK-ja me SMS informon qytetarët për qasjen në llogari bankare dhe pranimin e mjeteve në euro appeared first on Gazeta Stop.

]]>
120662
BQK: Mbi 180 mijë kartëmonedha prej 500 euro janë tërhequr nga qarkullimi https://www.gazetastop.com/bqk-mbi-180-mije-kartemonedha-prej-500-euro-jane-terhequr-nga-qarkullimi/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=bqk-mbi-180-mije-kartemonedha-prej-500-euro-jane-terhequr-nga-qarkullimi Fri, 16 Feb 2024 13:37:11 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=120012 Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar se numri i kartëmonedhave prej 500 euro të deponuara nga qytetarët në bankat komerciale dhe me pas në BQK, si para të tërhequra…

The post BQK: Mbi 180 mijë kartëmonedha prej 500 euro janë tërhequr nga qarkullimi appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar se numri i kartëmonedhave prej 500 euro të deponuara nga qytetarët në bankat komerciale dhe me pas në BQK, si para të tërhequra nga qarkullimi, ka kaluar mbi 180,500 njësi, duke tejkaluar vlerën e 90 milionë e 250 mijë eurove.

Heqja e këtyre kartëmonedhave nga qarkullimi parashihet me Rregulloren e re për Operacione me Para të Gatshme.

“Rregullorja për Operacione me Para të Gatshme përveç tjerash përcaktoi që të gjitha institucionet financiare bankare dhe jobankare janë të obliguara që të ndalojnë riqarkullimin e kartëmonedhës 500 euro te klientët e tyre. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për të avancuar kornizën ligjore dhe mbikëqyrëse në zbatim të mandatit të saj kushtetues dhe në pajtim me objektivat strategjike të saj, me transparencë dhe përkushtim ndaj publikut”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës njofton se si efekt i Rregullores për Operacione me Para të Gatshme, numri i kartëmonedhave prej 500 euro të deponuara nga qytetarët në bankat komerciale dhe me pas në BQK, si para të tërhequra nga qarkullimi, ka kaluar mbi 180,500 njësi, duke tejkaluar vlerën e 90 milionë e 250 mijë eurove.

Ky është ndër efektet e drejtpërdrejta të Rregullores që nga miratimi i saj, duke kontribuar në arritjen e qëllimit për një sistem financiar me integritet dhe që ndihmon në strategjinë kombëtare kundër informalitetit dhe dukurive të ndërlidhura.

Rregullorja për Operacione me Para të Gatshme përveç tjerash përcaktoi që të gjitha institucionet financiare bankare dhe jobankare janë të obliguara që të ndalojnë riqarkullimin e kartëmonedhës 500 euro te klientët e tyre.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për të avancuar kornizën ligjore dhe mbikëqyrëse në zbatim të mandatit të saj kushtetues dhe në pajtim me objektivat strategjike të saj, me transparencë dhe përkushtim ndaj publikut.

The post BQK: Mbi 180 mijë kartëmonedha prej 500 euro janë tërhequr nga qarkullimi appeared first on Gazeta Stop.

]]>
120012
Kurti në OKB: Rregullorja e BQK-së se pengon Serbinë t’i ndihmojë serbët e Kosovës https://www.gazetastop.com/kurti-ne-okb-rregullorja-e-bqk-se-se-pengon-serbine-ti-ndihmoje-serbet-e-kosoves/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=kurti-ne-okb-rregullorja-e-bqk-se-se-pengon-serbine-ti-ndihmoje-serbet-e-kosoves Fri, 09 Feb 2024 07:05:08 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=119664 Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës nuk e pengon Serbinë që t’i ndihmojë qytetarët serbë në Kosovë. Kështu ka thënë ai në…

The post Kurti në OKB: Rregullorja e BQK-së se pengon Serbinë t’i ndihmojë serbët e Kosovës appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës nuk e pengon Serbinë që t’i ndihmojë qytetarët serbë në Kosovë.

Kështu ka thënë ai në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila është thirrur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pikërisht për t’u ankuar rreth rregullores së re të BQK-së.

“Serbët që largohen nga Kosova dhe Serbia e bëjnë këtë për të kërkuar mundësi në Evropë dhe jo për shkak të një spastrimi etik fiktiv siç pretendon Vuçiqi”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se është Serbia ajo që po bën shpopullimin e Luginës së Preshevës duke u mohuar të drejtat themelore të tyre.

“Kur kam qenë i burgosur politik në serbi, dëgjoja gardianët që gëzoheshin një ditë – ishte 11 shtatori 2001”, ka shtuar Kurti.

“Tani të kthehemi te rregullorja e BQK-së, ajo nuk e pengon Qeverinë e Serbisë për ofrimin e ndihmës ndaj serbëve të Kosovës, gjithçka tjetër është propagandë. Rregullorja synon që të sigurojë transparencë të të hollave”, është shprehur kryeministri.

Më tej, Kurti ka thënë se rregullorja e BQK-së nuk ndalon transferet e dinarëve nga Serbia, sikurse nuk ndalon transferimin e dollarëve nga Amerika.

The post Kurti në OKB: Rregullorja e BQK-së se pengon Serbinë t’i ndihmojë serbët e Kosovës appeared first on Gazeta Stop.

]]>
119664
BQK-ja tregon se ku dhe si mund të bëhet pranimi dhe konvertimi në euro https://www.gazetastop.com/bqk-ja-tregon-se-ku-dhe-si-mund-te-behet-pranimi-dhe-konvertimi-ne-euro/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=bqk-ja-tregon-se-ku-dhe-si-mund-te-behet-pranimi-dhe-konvertimi-ne-euro Sun, 04 Feb 2024 12:59:06 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=119465 Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka dalë me një njoftim ku tregon përgjigjet në pyetjet më të shpeshta sa i përket rregullores së re operacione me para të gatshme. BQK…

The post BQK-ja tregon se ku dhe si mund të bëhet pranimi dhe konvertimi në euro appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka dalë me një njoftim ku tregon përgjigjet në pyetjet më të shpeshta sa i përket rregullores së re operacione me para të gatshme.

BQK thotë se valuta e vetme e vlefshme për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin kombëtar te pagesave në Kosovë është euro.

“Valutat tjera jo euro mund të përdoren në Republikën e Kosovës si vlera për ruajtje në formë fizike apo në llogaritë bankare në valuta jo euro, për kryerjen e pagesave ndërkombëtare në valuta jo euro dhe për aktivitetet e këmbimit valutor”, thuhet në publikimin e BQK’së.

BQK tregon se ku mund të kryhen këmbimet valutore.

“Këmbimet valutore mund të kryhen në Republikën e Kosovës vetëm përmes institucioneve të licencuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës që ofrojnë këtë shërbim, për te gjitha valutat pa përjashtim nga aspekti rregullativ.”

BQK thotë se Rregullorja nuk ka vendosur kufizime dhe lejon hapjen e llogarive në të gjitha valutat për të cilat institucioni financiar ofron dhe klienti pajton.

“Rregullorja nuk ka vendosur asnjë kufizim sa i përket transferit ndërkombëtar të mjeteve në llogari. Prandaj, transferi në çfarëdo valute që niset nga vendi huaj, mund të pranohet dhe konvertohet në euro në vlerë ekuivalente me kursin përkatës, sipas procedurave të vet bankës së klientit.”

The post BQK-ja tregon se ku dhe si mund të bëhet pranimi dhe konvertimi në euro appeared first on Gazeta Stop.

]]>
119465
Deponohen 800 euro të falsifikuara në një bankë në Rahovec https://www.gazetastop.com/deponohen-800-euro-te-falsifikuara-ne-nje-banke-ne-rahovec/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=deponohen-800-euro-te-falsifikuara-ne-nje-banke-ne-rahovec Sat, 27 Jan 2024 08:34:22 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=119135 Zyrtari i një banke në Rahovec ka njoftuar se një person ka deponuar 800 euro fals. Policia ka bërë të ditur se paratë janë konfiskuar dhe rasti është duke u…

The post Deponohen 800 euro të falsifikuara në një bankë në Rahovec appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Zyrtari i një banke në Rahovec ka njoftuar se një person ka deponuar 800 euro fals.

Policia ka bërë të ditur se paratë janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bankës, ka informuar se nga klient janë deponuar 800 € para të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në raportin e policisë.

The post Deponohen 800 euro të falsifikuara në një bankë në Rahovec appeared first on Gazeta Stop.

]]>
119135
SHBA i kërkon Kosovës të rishqyrtojë vendimin për dinarin https://www.gazetastop.com/shba-i-kerkon-kosoves-te-rishqyrtoje-vendimin-per-dinarin/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=shba-i-kerkon-kosoves-te-rishqyrtoje-vendimin-per-dinarin Wed, 24 Jan 2024 09:38:48 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=118998 Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të rishqyrtojë vendimin e autoriteteve financiare për paratë e gatshme, ku është përmendur edhe dinari serb. Ditë më parë,…

The post SHBA i kërkon Kosovës të rishqyrtojë vendimin për dinarin appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të rishqyrtojë vendimin e autoriteteve financiare për paratë e gatshme, ku është përmendur edhe dinari serb.

Ditë më parë, Banka Qendrore e Kosovës (BQK), e ka miratuar një rregullore për operacionet me para të gatshme që parasheh euron si monedhën e vetme për kryerjen e transaksioneve.

Kjo rregullore parashihet të hyjë në fuqi më 1 shkurt.

Në Kosovë, në të gjitha vendbanimet me shumicë serbe, popullsia përdor dinarin serb për të kryer pagesa dhe ata që punojnë në institucionet serbe në Kosovë, i marrin edhe pagat me dinarë.

Me dinarë paguhen edhe pensionet, sipas sistemit serb si dhe shtesat për fëmijë dhe ndihmat sociale.

Një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se Qeveria e Kosovës duhet të konsultohet me komunitetet e prekura nga ky vendim, t’i adresojë shqetësimet e shprehura prej komunitetit ndërkombëtar, dhe të ofrojë kohë për zbatim të vendimit, për të zbutur ndikimin që mund të ketë ai te banorët për të cilët vlen.

“Ne jemi të shqetësuar që rregullorja e miratuar më 27 dhjetor, do të ketë ndikim negativ te komuniteti serb në Kosovë. Sipas ligjeve të Kosovës, si dhe në bazë të zotimeve që ka marrë Kosova me Planin e Ahtisarit, Serbia ka të drejtë t’iu dërgojë ndihmë financiare pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë”.

Dinarët kanë ardhur në Kosovë nga Serbia përmes Bankës Kombëtare të Serbisë, e cila ka një kasafortë në Leposaviq, komunë në veri të Kosovës e banuar me shumicë serbe. Paratë atje janë transportuar nga kompania e transportit të parave “Henderson”.

Në rregulloren e BQK-së është thënë se importi dhe eksporti i kartëmonedhave dhe monedhave metalike euro dhe valutave të tjera në Kosovë janë e drejtë ekzekutive e saj.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – pati thënë se ky vendim i “regjimit të Albin Kurtit” është “vendim për dëbimin e serbëve nga këto zona pa përdorimin e armëve”.

Mes tjerash në reagim, Ambasada amerikane ka rikujtuar pse Kosova duhet të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Asociacioni është mekanizmi primar, përmes së cilit Serbia do të mund të ofronte ndihmë financiare për institucionet dhe individët, nën kornizën ligjore të Kosovës”.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

The post SHBA i kërkon Kosovës të rishqyrtojë vendimin për dinarin appeared first on Gazeta Stop.

]]>
118998
BE-ja po kërkon sqarime nga Kosova për vendimin e BQK-së https://www.gazetastop.com/be-ja-po-kerkon-sqarime-nga-kosova-per-vendimin-e-bqk-se/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=be-ja-po-kerkon-sqarime-nga-kosova-per-vendimin-e-bqk-se Fri, 19 Jan 2024 13:00:06 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=118768 Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shmangin veprimet e pakoordinuara të cilat nuk janë në frymën e normalizimit të raporteve dhe, siç thanë nga blloku,…

The post BE-ja po kërkon sqarime nga Kosova për vendimin e BQK-së appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shmangin veprimet e pakoordinuara të cilat nuk janë në frymën e normalizimit të raporteve dhe, siç thanë nga blloku, mund të ndikojnë negativisht në situatën në terren.

Kjo thirrje u bë edhe lidhur me rastin e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, e cila ka miratuar një rregullore për operacionet me para të gatshme. Kjo rregullore parasheh që pagesat të kryhen vetëm me valutën euro, vendim që nga Serbia është parë si ndalesë për pagesat me dinarë serbë.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, duke iu përgjigjur pyetjeve lidhur me këtë vendim të BQK-së, që do të hyjë në fuqi më 1 shkurt, tha se blloku evropian ende është duke e analizuar këtë çështje.

“Ne jemi ende duke e analizuar dhe duke kërkuar sqarime për këtë vendim, motivet dhe implikimet që ai mund t’i ketë… Kosova dhe Serbia duhet të shmangin veprimet e pakoordinuara që nuk shkojnë në frymën e normalizimit të raporteve dhe që mund të kenë ndikim negativ në situatën në terren”, tha Stano.

Ai përsëriti thirrjen për të dyja palët që edhe këtë çështje ta adresojnë në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga BE-ja.

Një ditë më parë, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se shpreson që të gjendet një zgjidhje, në mënyrë që të mos ketë pasoja negative. Sipas emisarit evropian, informacionet që i ka marrë nga Kosova për këtë çështje, i ka përcjellë në Bruksel, duke shtuar se pret që BE-ja të dalë me një qëndrim të përbashkët për këtë çështje.

Petkoviq, në një deklaratë të ndarë për Radio Televizionin e Serbisë, tha se pret që të realizohet ajo çfarë ka deklaruar Lajçak, pra që të gjendet “një zgjidhje që nuk do të përfundojë me pasoja negative”.

Kundër vendimit të BQK-së është shprehur Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. Kjo parti, më 18 janar tha se ky vendim i “regjimit të [kryeministrit të Kosovës] Albin Kurtit” është “vendim për dëbimin e serbëve nga këto zona pa përdorimin e armëve”.

“Pas të gjitha formave të dhunës institucionale që u përdorën kundër popullit serb nga regjimi autoritar i [kryeministrit të Kosovës, Albin] Kurtit dhe që nuk arriti t’i dëbojë të gjithë serbët nga Kosova, ai tani ka vendosur të ndalojë dinarin në Kosovë dhe kështu të kërcënojë drejtpërdrejt mbijetesën fizike të popullit serb”, u tha në reagimin e Listës Serbe.

Në Kosovë, në të gjitha vendbanimet me shumicë serbe, popullsia atje përdor dinarin serb për të kryer pagesa dhe ata që punojnë në institucionet serbe në Kosovë, i marrin edhe pagat me dinarë. Me dinarë paguhen edhe pensionet, sipas sistemit serb si dhe shtesat për fëmijë dhe ndihmat sociale.

Gjithashtu, në zonat ku banojnë serbët, dinarët përdoren në objektet tregtare, ndërkaq në katër komunat me shumicë serbe në veri, çmimet janë me dinarë.

Në rregulloren e miratuar nga BQK-ja për operacionet për paratë e gatshme në të cilën u tha se valutat joeuro mund të përdoren vetëm për t’u ruajtur “në formë fizike apo në llogaritë bankare” dhe me to mund të kryen pagesa ndërkombëtare dhe këto valuta po ashtu mund të përdoren për këmbim. /REL/

The post BE-ja po kërkon sqarime nga Kosova për vendimin e BQK-së appeared first on Gazeta Stop.

]]>
118768
Deponon 11 mijë euro në një bankë në Prishtinë, 5 monedha nga 500 konfiskohen si të falsifikuara https://www.gazetastop.com/deponon-11-mije-euro-ne-nje-banke-ne-prishtine-5-monedha-nga-500-konfiskohen-si-te-falsifikuara/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=deponon-11-mije-euro-ne-nje-banke-ne-prishtine-5-monedha-nga-500-konfiskohen-si-te-falsifikuara Fri, 19 Jan 2024 08:30:33 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=118761 Një rast i falsifikimit të parasë është raportuar dje në Prishtinës. Siç mëson gazeta online Reporteri.net në filialin e bankës “Credins” në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë janë deponuar disa…

The post Deponon 11 mijë euro në një bankë në Prishtinë, 5 monedha nga 500 konfiskohen si të falsifikuara appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Një rast i falsifikimit të parasë është raportuar dje në Prishtinës.

Siç mëson gazeta online Reporteri.net në filialin e bankës “Credins” në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë janë deponuar disa kartëmonedha 500 euroshe të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Klienti i kësaj banke ka deponuar gjithsej 11 mijë euro, prej të cilave 5 kartëmonedha prej 500 euro dyshohet të jenë të falsifikuara.

Paratë janë konfiskuar nga Policia e Kosovës.

Për rastin janë informuar njësia e krimeve ekonomike që pritet ta hetojnë.

The post Deponon 11 mijë euro në një bankë në Prishtinë, 5 monedha nga 500 konfiskohen si të falsifikuara appeared first on Gazeta Stop.

]]>
118761