Deponon 11 mijë euro në një bankë në Prishtinë, 5 monedha nga 500 konfiskohen si të falsifikuara

Një rast i falsifikimit të parasë është raportuar dje në Prishtinës.

Siç mëson gazeta online Reporteri.net në filialin e bankës “Credins” në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë janë deponuar disa kartëmonedha 500 euroshe të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Klienti i kësaj banke ka deponuar gjithsej 11 mijë euro, prej të cilave 5 kartëmonedha prej 500 euro dyshohet të jenë të falsifikuara.

Paratë janë konfiskuar nga Policia e Kosovës.

Për rastin janë informuar njësia e krimeve ekonomike që pritet ta hetojnë.