Fehmi Lladrovci Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/fehmi-lladrovci/ Ndalo për lajmin e parë! Fri, 19 Jan 2024 02:59:53 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 https://www.gazetastop.com/wp-content/uploads/2020/04/logo-150x150.png Fehmi Lladrovci Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/fehmi-lladrovci/ 32 32 Dasma e pazakontë e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, letra që i bëri të gjithë dasmorët të qajnë https://www.gazetastop.com/dasma-e-pazakonte-e-fehmi-dhe-xheve-lladrovcit-letra-qe-i-beri-te-gjithe-dasmoret-te-qajne/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=dasma-e-pazakonte-e-fehmi-dhe-xheve-lladrovcit-letra-qe-i-beri-te-gjithe-dasmoret-te-qajne Thu, 22 Sep 2022 16:31:08 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=79296 Bashkëluftëtari i Fehmi Lladrovcit, njëherit edhe i afërm i tij, Sabit Lladrovci, në “Frontal” të T7 ka rrëfyer se si ka ndodhur dasma e Fehmi e Xhevë Lladrovcit. “Fehmiu pasi…

The post Dasma e pazakontë e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, letra që i bëri të gjithë dasmorët të qajnë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Bashkëluftëtari i Fehmi Lladrovcit, njëherit edhe i afërm i tij, Sabit Lladrovci, në “Frontal” të T7 ka rrëfyer se si ka ndodhur dasma e Fehmi e Xhevë Lladrovcit.

“Fehmiu pasi u dënua 10 vite, me kërkesën e bacit Tush ka shku te baci Avdyl edhe i ka thënë ‘po kem qef me marr Xhevën edhe pa prezencën e Fehmiut’. Nuk ka ndodh në historinë tonë që nusja me ardhë pa prezencën e burrit edhe prej familjes tonë, ka shku ka dhënë mësim në Drenas. Dasma u ba masi u ardhë Fehmiu, por kur ka ardhë Xheva jo. Kur u ardhe Fehmiu prej burgut, ka ardhë si papritmas dhe ka shku për shërim nëna e tij në Drenas. Në atë vagan ku ka prit me hyp, ka zbrit Fehmiu dhe janë taku papritmas me Xhevën dhe janë kap përqafe”, tha Sabit Lladrovci.

Ai tha se pas kësaj ata nuk kanë shkuar as në shkollë e as te mjeku.

“Jemi mbledhur e gjithë lagja, mixha u kan i vjetër në atë kohë e po i thotë ‘Fehmi shko se je lodh, pusho’, ai i thotë ‘jo po du me nejt’. Mas ni periudhe i tha 3-4 herë, Fehmiu tha “unë nuk martohna pa dasmë’. Edhe Fehmiu ka flejt në kullë, e Xheva me motra të Fehmiut, derisa u ba dasma. Në dasmë kanë ardhë shokë prej Malit të Zi, Maqedonisë”, tha Lladrovci.

“Xheva nuk ka pranu me shku me marr me nuse me kerre, edhe baçi Abdyl e kish përgatit një letër Fehmiut Xhevës qysh ka qenë edhe qysh e ka kërku baci Tush me marr Xhevën. Letrën e ka lexu Idriz Hyseni, ish i burgosuri politik dhe krejt dasmorët kemi qajt. Letra ka qenë biografi e dhimbshme. Në fund të letrës thotë ‘këta lot të shndërrohen në gëzim’, atëherë kërsiti pushka dhe Fehmiu hini dhandërr”, tha ai.

The post Dasma e pazakontë e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, letra që i bëri të gjithë dasmorët të qajnë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
79296
Në 24-vjetorin e rënies heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, kryeministri Kurti bëri homazhe në Drenas https://www.gazetastop.com/ne-24-vjetorin-e-renies-heroike-te-fehmi-dhe-xheve-lladrovcit-kryeministri-kurti-beri-homazhe-ne-drenas/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=ne-24-vjetorin-e-renies-heroike-te-fehmi-dhe-xheve-lladrovcit-kryeministri-kurti-beri-homazhe-ne-drenas Thu, 22 Sep 2022 08:21:30 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=79246 Në 24-vjetorin e rënies heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule të freskëta te shtatorja e tyre në Drenas.…

The post Në 24-vjetorin e rënies heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, kryeministri Kurti bëri homazhe në Drenas appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Në 24-vjetorin e rënies heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule të freskëta te shtatorja e tyre në Drenas.


Që nga vitet ’80-të e tutje, emri i Fehmi Lladrovcit haset kudo ku kishte veprimtari politike dhe ushtarake për çlirimin e Kosovës nga Serbia. Por ashtu siç emri i Azem Galicës rëndom përmendet bashkë me emrin e gruas së tij Shotës, edhe emri i Fehmi Lladrovcit është bërë i pashqitshëm nga emri i gruas së tij Xhevë Krasniqit, ka thënë Kryeministri.


Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, janë ndër figurat kyçe të organizimit dhe ngritjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe si të tillë, bashkërisht, ata janë bërë pjesë e historisë moderne të Kosovës, asaj historie që ata e kanë bërë dje, kurse neve na takon ta kujtojmë e shkruajmë sot, ka theksuar ai.

Më 22 shtator 1998, bashkë me luftëtarë të tjerë të UÇK-së, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci u përballën disa orë rresht me njësite të tëra serbe në Gradinë, ku të dy bashkë ranë dëshmorë duke luftuar përballë trupave serbe. Atë ditë, bashkë me ta ranë dëshmorë edhe Fatime Hetemi dhe Shefqet Zeka.


Në këtë përvjetor, Kryeministri Kurti nderoi kujtimin e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, Fatime Hetemit, Shefqet Zekës dhe të gjithë dëshmorëve që ranë në rrugën e gjatë për çlirimin e Kosovës.

The post Në 24-vjetorin e rënies heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, kryeministri Kurti bëri homazhe në Drenas appeared first on Gazeta Stop.

]]>
79246