Komuna e Deçanit Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/komuna-e-decanit/ Ndalo për lajmin e parë! Wed, 13 Mar 2024 10:55:48 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 https://www.gazetastop.com/wp-content/uploads/2020/04/logo-150x150.png Komuna e Deçanit Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/komuna-e-decanit/ 32 32 Qeveria urdhëron që Manastirit të Deçanit t’i jepen pronat sipas vendimit të Kushtetueses https://www.gazetastop.com/qeveria-urdheron-qe-manastirit-te-decanit-ti-jepen-pronat-sipas-vendimit-te-kushtetueses/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=qeveria-urdheron-qe-manastirit-te-decanit-ti-jepen-pronat-sipas-vendimit-te-kushtetueses Wed, 13 Mar 2024 10:53:58 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=121088 Qeveria e Kosovës i ka dhënë sot dritën jeshile Agjencisë Kadastrale të Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pronat e Manastiri të Deçanit. Kryeministri i…

The post Qeveria urdhëron që Manastirit të Deçanit t’i jepen pronat sipas vendimit të Kushtetueses appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Qeveria e Kosovës i ka dhënë sot dritën jeshile Agjencisë Kadastrale të Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pronat e Manastiri të Deçanit.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës bëri të ditur se lidhur me këtë tashmë ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës i ka dërguar notë verbale njoftuese Këshillit të Evropës, raporton Telegrafi.

Kurti para kabinetit qeveritar tha se në këto dy vitet e fundit të gjitha institucionet e Kosovës nuk ka lënë gur pa lëvizur e takime pa zhvilluar lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Sipas tij, raporti i KiE-së për Kosovën ka theksuar se Kosova është shtet me qëndrueshmëri të institucioneve demokratike, ka listuar kushtet që janë zbatuar dhe ato që duhet të zbatohen.

Ai tha më tej se pas një procesi masiv të takimeve dhe komunikimeve u është bërë e qartë se pika rreth zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat për Manastirin e Deçanit nuk do të hiqet për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Çfarë kontestohet?

Autoritetet lokale në Deçan refuzojnë që Manastirit të Deçanit t’ia regjistrojnë në kadastër 24 hektarë tokë dhe pyll, sepse konsiderojnë se kjo pronë është e ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” dhe se nuk ka qenë kurrë e Manastirit.

Sipas tyre, Gjykata Kushtetuese ka “legalizuar” një vendim të vitit 1997 të ish-presidentit të Republikës Federale të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, me të cilin ajo pronë iu dhurua Manastirit të Deçanit.

Deri më tash, këtë qëndrim të pushtetit vendor e përkrahën edhe zyrtarë të lartë të Kosovës, përfshirë kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, për të cilët ky vendim i Gjykatës Kushtetuese “bazohet në politikën diskriminuese të Qeverisë së Serbisë të viteve ‘90”.

Por, nga Manastiri i Deçanit thonë se një qëndrim i tillë i zyrtarëve kosovarë kërcënon sigurinë e Manastirit”, sepse publikut i prezantohet “sikurse vetë Manastiri ia ka marrë tokën dikujt tjetër”.

Ata shpjegojnë se në vitin 1997 atyre iu kthyen 24 nga gjithsej 700 hektarët tokë, e cila u ishte marrë nga pushteti komunist i Jugosllavisë, në vitin 1946.

Ata, po ashtu, kujtojnë se “në kohën e Milloshevqit”, nga viti 1991 deri më 1999, janë sjellë mijëra gjykime ligjore për mosmarrëveshje të ndryshme dhe pyeten nëse të gjitha ato do të anulohen.

The post Qeveria urdhëron që Manastirit të Deçanit t’i jepen pronat sipas vendimit të Kushtetueses appeared first on Gazeta Stop.

]]>
121088
Rrokulliset vetura në Deçan, lëndohet një person https://www.gazetastop.com/rrokulliset-vetura-ne-decan-lendohet-nje-person/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=rrokulliset-vetura-ne-decan-lendohet-nje-person Mon, 20 Mar 2023 09:41:53 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=88609 Një vetaksident ka ndodhur në orët e hershme të së hënës në qendër të Deçanit, tek vendi i quajtur “Rrethi i Carrabregut”. Si pasojë e rrokullisjes së një veture është…

The post Rrokulliset vetura në Deçan, lëndohet një person appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Një vetaksident ka ndodhur në orët e hershme të së hënës në qendër të Deçanit, tek vendi i quajtur “Rrethi i Carrabregut”.

Si pasojë e rrokullisjes së një veture është lënduar një person.

Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv Driton Rugova, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës.

“I njëjti është dërguar ne Spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, tha Rugova.

The post Rrokulliset vetura në Deçan, lëndohet një person appeared first on Gazeta Stop.

]]>
88609
Bëri vetaksident, doli nga vetura për të kaluar rrugën dhe u godit për vdekje nga një automjet tjetër  https://www.gazetastop.com/beri-vetaksident-doli-nga-vetura-per-te-kaluar-rrugen-dhe-u-godit-per-vdekje-nga-nje-automjet-tjeter/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=beri-vetaksident-doli-nga-vetura-per-te-kaluar-rrugen-dhe-u-godit-per-vdekje-nga-nje-automjet-tjeter Sat, 25 Feb 2023 09:36:47 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=87395 Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person pasi ishte vet-aksidentuar ka dal nga vetura për të kaluar në anën tjetër të rrugës, ndërkaq më pas është goditur…

The post Bëri vetaksident, doli nga vetura për të kaluar rrugën dhe u godit për vdekje nga një automjet tjetër  appeared first on Gazeta Stop.

]]>

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person pasi ishte vet-aksidentuar ka dal nga vetura për të kaluar në anën tjetër të rrugës, ndërkaq më pas është goditur nga një veturë që ishte në lëvizje dhe më pas ka ndërruar jetë për shkak të lëndimeve të rënda.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 22:35 në fshatin Rastavic-Deçan.

Lexoni të plotë njoftimin e Policisë: 

Ju informojmë se më datë 24 shkurt 2023, rreth orës 22:35, Policia është informuar për një vet aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Rastavic – Deçan.

Deri te vet aksidenti ka ardhur deri sa i vozitësi ishte duke qarkulluar në rrugën Gjakovë – Deçan, i njëjti duke mos ju përshtatur shpejtësisë, humb kontrollin del nga rruga.

Viktima kishte dalë nga vetura dhe gjatë kalimit të rrugës në kursin nga drejtimi i Gjakovës goditet nga një veturë e cila ishte në lëvizje nga drejtimi i Gjakovës.

Viktima dërgohet në Spitalin Rajonal në Gjakovë e më pastaj për shkake të natyrës se lëndimeve është dërguar për në QKUK – Prishtinë.

Sot rreth orës 01:50 minuta Policia është njoftuar se viktima kishte ndërruar jetë.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

I dyshuari me urdhër Prokurorit shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

The post Bëri vetaksident, doli nga vetura për të kaluar rrugën dhe u godit për vdekje nga një automjet tjetër  appeared first on Gazeta Stop.

]]>
87395
Helmimi nga uji i pijes në Deçan, ngritët aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të kompanisë “Hidrodrini” https://www.gazetastop.com/helmimi-nga-uji-i-pijes-ne-decan-ngritet-aktakuze-ndaj-dy-zyrtareve-te-kompanise-hidrodrini/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=helmimi-nga-uji-i-pijes-ne-decan-ngritet-aktakuze-ndaj-dy-zyrtareve-te-kompanise-hidrodrini Mon, 07 Feb 2022 12:48:34 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=67244 Prokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Dorjan Juniku në një konferencë për media ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të kompanisë rajonale “Hidrodrini” lidhur me…

The post Helmimi nga uji i pijes në Deçan, ngritët aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të kompanisë “Hidrodrini” appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Prokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Dorjan Juniku në një konferencë për media ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të kompanisë rajonale “Hidrodrini” lidhur me helmimin e qytetarëve të Deçanit, që ndodhi në verën e vitit të kaluar.

“Ju njoftoj se pas një hetimi intensiv disa mujor në çështjen penale që ka të bëjë me helmimet e mbi 1,500  qytetarëve të Deçanit dhe fshatrave përreth, sot më datën 7 shkurt 2022, kam ngritur aktakuzën kundër dy zyrtarëve si persona përgjegjës të kompanisë rajonale “Hidrodrini”, kundër drejtorit të departamentit teknik për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe kundër kimistes së kësaj kompanie për veprën penale “Mos evitim të rrezikut të përgjithshëm””, ka thënë Juniku.

Ai ka shtuar se muaji korrik i vitit 2021 nuk ishte aspak i lehtë për qytetarët e Komunës së Deçanit dhe 10 fshatrave përreth e as për ta si Prokurori, sepse asokohe hiq më pak se mbi 1500 qytetarë në QKMF në Deçan kishin kërkuar ndihmën mjekësore e në mesin e tyre edhe 51 fëmijë, transmeton Telegrafi.

“Me ti pranuar këto informata kryeprokurori Agim Kurmehaj, autorizon menjëherë dy prokurorë të shtetit që të fillojmë me veprime në zbardhjen e këtij rasti. Në bashkëpunim të ngushtë me Policinë dhe IKSHPK-në, kemi arritur të bëjmë grumbullimin e informacioneve”, u shpreh prokurori.

Prokurori Juniku ka shtuar se nga mbi 1,500 qytetarët që kishin kërkuar ndihmë në QKMF-në në Deçan 872 kanë pasur simptoma të njëjta.

“872 kanë pasur simptoma që i referohen helmimeve nga uji i pijes, sipas analizave nga IKSHPK është kontestuar se të njëjtit e kanë pasur bakterien E.Coli dhe baktreien Norovirus, të shkaktuara nga mungesa e klorit dhe testimeve shumë të pakta dhe aspak të rregullta”, u shpreh ai.

The post Helmimi nga uji i pijes në Deçan, ngritët aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të kompanisë “Hidrodrini” appeared first on Gazeta Stop.

]]>
67244