Lulzim Rafuna Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/lulzim-rafuna/ Ndalo për lajmin e parë! Sun, 28 Apr 2024 10:35:01 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 https://www.gazetastop.com/wp-content/uploads/2020/04/logo-150x150.png Lulzim Rafuna Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/lulzim-rafuna/ 32 32 CEFTA dhe WB6 CIF bashkohen për të fuqizuar zërat e bizneseve https://www.gazetastop.com/cefta-dhe-wb6-cif-bashkohen-per-te-fuqizuar-zerat-e-bizneseve/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=cefta-dhe-wb6-cif-bashkohen-per-te-fuqizuar-zerat-e-bizneseve Sun, 28 Apr 2024 10:35:00 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=122826 Me qëllim për të rritur bashkëpunimin me bizneset dhe për të forcuar rolin e tyre në integrimin ekonomik rajonal, Sekretariati i CEFTA-s dhe Forumi Investiv i 6 Dhomave të Tregtisë…

The post CEFTA dhe WB6 CIF bashkohen për të fuqizuar zërat e bizneseve appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Me qëllim për të rritur bashkëpunimin me bizneset dhe për të forcuar rolin e tyre në integrimin ekonomik rajonal, Sekretariati i CEFTA-s dhe Forumi Investiv i 6 Dhomave të Tregtisë në Ballkanin Perëndimor (WB6 CIF) kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi (MoU) në Bruksel. Kjo marrëveshje vendos një bazë për bashkëpunim të fuqishëm dhe ndarje të informacionit që do të nxisë krijimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal nën përkujdesjen dhe përkrahjen e Procesit të Berlinit.

Përmes kësaj, të dy organizatat demonstojnë një përkushtim për të promovuar rrjedhat e tregtisë efikase ndërmjet palëve të CEFTA-s dhe për të nxitur integrimin ekonomik rajonal. Duke bashkuar përpjekjet, Sekretariati i CEFTA-s dhe WB6 CIF synojnë të mbështesin implementimin e planit të veprimit të përbashkët të Tregut Rajonal dhe planit të ri të zhvillimit për Ballkanin Perëndimor, duke ngritur harmonizimin me Bashkimin Evropian.

“Bizneset kanë nevojë të vazhdojnë të shohin përmirësime reale për çdo ditë në secilen fushë, dhe për të arritur këtë, partneritetet e forta siç është partneriteti me Sekretariatin e CEFTA-s për vite, janë thelbësore dhe shumë të rëndësishme. Ne vlerësojmë punën e tyre në lehtësimin e tregtisë, duke punuar vazhdimisht për të zgjeruar tutje bashkëpunimin tonë, në mënyrë që të kemi një tregti më të shpejtë dhe më efikase në rajon,” deklaroi Lulzim Rafuna, Kryetar i WB6 CIF.

Elementet kryesore të këtij bashkëpunimi përfshijnë forcimin e dialogut publiko-privat, promovimin e lehtësimit të tregtisë, mbështetjen e digitalizimit, si dhe organizimin e ngjarjeve të përbashkëta për të rritur dukshmërinë e proceseve reformuese që promovojnë një treg të përbashkët dhe destinacionin e investimeve në Ballkanin Perëndimor.

“Së bashku ne jemi më të fuqishëm në përpjekjet investuese, jo vetëm në promovimin e tregtisë së mallrave dhe shërbimeve, por edhe në fuqizimin e zërit të bizneseve tona në Ballkanin Perëndimor. Duke integruar nevojat dhe sfidat e tyre në politikat dhe inicativat tona, ne po nxisim një mjedis vërtetë të orientuar drejt bizneseve. Ky është një bashkëpunim që qëndron në krah të bizneseve, për bizneset,” deklaroi drejtoresha në detyrë e CEFTA-s, Danijela Gaçević.

Përfaqësuesit e të dy organizatave prauan potencialin që ka ky bashkëpunim për Ballkanin Perëndimor, duke parashikuar përfitime reciproke përmes përpjekjeve dhe ekspertizës së përbashkët gjatë katër viteve të ardhshme.

The post CEFTA dhe WB6 CIF bashkohen për të fuqizuar zërat e bizneseve appeared first on Gazeta Stop.

]]>
122826
Rafuna thotë se tensionet në veri e masat e BE-së po e dëmtojnë Kosovën https://www.gazetastop.com/rafuna-thote-se-tensionet-ne-veri-e-masat-e-be-se-po-e-demtojne-kosoven/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=rafuna-thote-se-tensionet-ne-veri-e-masat-e-be-se-po-e-demtojne-kosoven Sat, 09 Mar 2024 08:54:41 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=120912 Mungesa e investimeve të huaja ka dëmtuar tej mase Kosovën, ndërsa dëm po aq të madh po i sjellin edhe tensionet në veri, ka thënë kryetari i Odës Ekonomike të…

The post Rafuna thotë se tensionet në veri e masat e BE-së po e dëmtojnë Kosovën appeared first on Gazeta Stop.

]]>

Mungesa e investimeve të huaja ka dëmtuar tej mase Kosovën, ndërsa dëm po aq të madh po i sjellin edhe tensionet në veri, ka thënë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

Rafuna ka deklaruar se tensionet në veri e dëmtojnë imazhin e Kosovës në sytë e investitorëve potencialë, ndërkaq kërkon më shumë angazhim në përmbyllje të dialogut me Serbinë.

“Tek pjesa investimeve kemi nevojë shumë, është e vërtetë që nuk qëndrojmë mirë, sidomos në kuptimin që me sjell prodhues, me sjell brende që janë të njohur jo vetëm në Evropë po edhe më gjerë. Pra brende që janë të njohura botërisht, të cilat neve nuk kishin me na sjell vetëm të mira materiale në kuptimin e makinerisë por do të na kishin sjell edhe njohuri domethënë kohën e njëjtë do të na kishin shërby edhe për të mirë për ta ndryshuar imazhin e Kosovës dhe për të përçuar një mesazh edhe të investitorë të tjerë që Kosova është një vend stabil”, thotë Rafuna.

Teksa ka theksuar se për të sjellë investitorëve të huaj në Kosovë, e nevojshme është edhe përmbyllja e dialogut me Serbinë.

Duke folur për ndikimin nga tensionet në veri, Rafuna është shprehur se ato “pa dyshim që nuk janë një mesazh i mirë për investitorët e huaj”.

Sipas Rafunës, masat e Bashkimit Evropian e kanë goditur Kosovën me humbjen e miliona eurove për shkak të projekteve që nuk mund të implementohen.

“Kërkesa jonë orientohet te qeveria që të bëjë gjithçka brenda kapaciteteve të tyre, që t’i plotësojnë kushtet që kërkohet në mënyrë që të largohen sa më shpejt këto masa se jo vetëm që po ndikojnë që ne mos me thith burime mos me thith projekte, projekte që deri më tani sipas informatave që i kemi sillen rreth 300 milionë, mirëpo kjo shkon duke u rritur për arsye se çdo muaj vinë projekte të reja që ne nuk mund t’i marrim se nuk mund të implementojmë për shkak të masave që janë vendos”, ka deklaruar Rafuna./ EO

The post Rafuna thotë se tensionet në veri e masat e BE-së po e dëmtojnë Kosovën appeared first on Gazeta Stop.

]]>
120912
Rafuna: 67% e bizneseve të shqetësuara nga largimi i punëtoreve pas liberalizmit të vizave https://www.gazetastop.com/rafuna-67-e-bizneseve-te-shqetesuara-nga-largimi-i-punetoreve-pas-liberalizmit-te-vizave/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=rafuna-67-e-bizneseve-te-shqetesuara-nga-largimi-i-punetoreve-pas-liberalizmit-te-vizave Fri, 05 Jan 2024 12:29:55 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=101875 Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, ka thënë se 67 për qind e bizneseve kanë shprehur shqetësimin e tyre me largimin e punëtorëve pas liberalizimit të vizave.…

The post Rafuna: 67% e bizneseve të shqetësuara nga largimi i punëtoreve pas liberalizmit të vizave appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, ka thënë se 67 për qind e bizneseve kanë shprehur shqetësimin e tyre me largimin e punëtorëve pas liberalizimit të vizave.

Në një konferencë për media të mbajtur të premten ai ka deklaruar se nga një analizë që kanë bërë me 500 kompani të ndryshme në vend, del që 67 për qind e tyre janë shumë të shqetësuar për largimin e punëtoreve.

“67 për qind e bizneseve janë shumë të shqetësuar nga largimi i punëtoreve pas 1 janarit me liberalizimin e vizave. 27 për qind kanë deklaruar se është e shqetësuese, 4 për qind kanë deklaruar si pak e shqetësuese dhe 2 për qind kanë deklaruar se nuk është aspak e shqetësuese”, tha ai, raporton EO

Ai tha se nga kjo analizë del që 70 për qind e kompanive si sfidë kryesore gjatë viti 2023 kanë pasur mungesë të personelit të kualifikuar.

Rafuna ka theksuar se në vitin 2014 pritet rënie e çmimeve.

“Pritjet tona janë që në vitin 2024 nuk do të këtë rritje të inflacionit dhe normave të interesit. Do të këtë ulje të inflacionit. Ky është një lajm i mirë edhe për bizneset që në vitin 2024 do të këtë rënie të normave të interesit. Kemi bërë një analizë me 500 biznes të sektorëve të ndryshme dhe kemi nxjerrë se cilat kanë qenë sfidat dhe barrierat më vitin 2023. Del që gjatë vitit ka pasur një mungesë të kërkesës, këtu hyn edhe ndërtimtaria te shitja e banesave, 53 për qind kanë deklaruar që ka mungesë të porosive. 70 për qind kanë deklaruar që kanë mungesa të personelit të kualifikuar. Problemi me mungesë të energjisë elektrike kanë deklaruar se kane 28 për qind”, deklaroi ai.

Rafuna në këtë konferencë ka paraqitur një përmbledhje të punës së OEK-ut gjatë vitit 2023, sfidat e kompanive dhe rekomandimet për institucionet qendrore.

The post Rafuna: 67% e bizneseve të shqetësuara nga largimi i punëtoreve pas liberalizmit të vizave appeared first on Gazeta Stop.

]]>
101875
Rafuna: Viti 2023 ishte sfidues për bizneset https://www.gazetastop.com/rafuna-viti-2023-ishte-sfidues-per-bizneset/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=rafuna-viti-2023-ishte-sfidues-per-bizneset Mon, 11 Dec 2023 17:28:12 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=101057 Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna tha se viti 2023 për bizneset në Kosovë ka qenë një vit sfidues, për faktin se bizneset ende nuk mundën të rikuperoheshin…

The post Rafuna: Viti 2023 ishte sfidues për bizneset appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna tha se viti 2023 për bizneset në Kosovë ka qenë një vit sfidues, për faktin se bizneset ende nuk mundën të rikuperoheshin nga pandemia Covit-19 dhe nga lufta në Ukrainë, e cila ka ndikuar në mënyrë indirekte edhe në Kosovë.

Ai këto komente i bëri në ‘Info Plus’ të RTK-së. Rafuna tha se bizneset kosovare treg primar, pos rajonin, e kanë edhe tregun e BE-së.

“Pos sfidave të tjera biznesi u përball edhe më fuqinë punëtore, dhe sfidë pas sfide një vit sfidues për Kosovën dhe biznesin në përgjithësi”, tha Rafuna.

Po ashtu ai tha që të ketë rimëkëmbje të ekonomisë në vend, duhet të ketë ndryshim të politikave në nivel qendror.

“Duhet të ketë ndryshim madje shumë të madh të politikave në nivel qendror dhe duhet ta marrim më seriozisht ekonominë dhe me gjasë temat në dialog me Serbinë po marrin më shumë kohë se sa ekonomia e vendit. Madje nga kjo nuk po mund të përqendrohemi tek ekonomia”, tha kreu i OEK-ut.

Madje, siç shprehet ai, bizneset kosovare po hyn në vitin 2024 me një pasiguri të madhe, sepse tregjet e BE-së nuk janë të qëndrueshme apo të parashikueshme.

Sipas tij, inflacioni tashmë ka filluar të bie dhe kjo është fakt.

“Kjo është një lajm i mirë dhe lajmi i mirë për bizneset është edhe se normat e interesit nuk do të ngritën, për shkak të rënies së inflacionit”, tha Rafuna në RTK.

Po ashtu ai tha se për bizneset e Kosovës, tashmë ka sfida të reja siç është regullativa e BE-së, e cila kërkon që bizneset të hynë në ekonominë e gjelbër.

“Sfidë për bizneset e vendit është rregullativa e BE-së, e cila kërkon që bizneset të hynë në ekonominë e gjelbër dhe të hynë në digjitalizim. Një çështje tjetër që parashihet në vitet e ardhshme të jetë është çështja e taksës së karbonit për mall rat që prodhohen prej materies që liron dyoksid të karbonit”, tha ai.

Prandaj, siç thotë Rafuna, bizneset tona qysh tash duhet të fillojnë të punojnë në këtë drejtim sepse do ta humbin mundësinë dhe tregun në BE.

The post Rafuna: Viti 2023 ishte sfidues për bizneset appeared first on Gazeta Stop.

]]>
101057
Rafuna: Pritjet janë se nuk do të ketë largime të mëdha nga Kosova pas liberalizimit të vizave https://www.gazetastop.com/rafuna-pritjet-jane-se-nuk-do-te-kete-largime-te-medha-nga-kosova-pas-liberalizimit-te-vizave/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=rafuna-pritjet-jane-se-nuk-do-te-kete-largime-te-medha-nga-kosova-pas-liberalizimit-te-vizave Wed, 26 Jul 2023 07:08:35 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=94109 Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna në një intervistë për Telegrafin, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se nuk ka indikacione që do të ketë largime masive…

The post Rafuna: Pritjet janë se nuk do të ketë largime të mëdha nga Kosova pas liberalizimit të vizave appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna në një intervistë për Telegrafin, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se nuk ka indikacione që do të ketë largime masive pasi të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës.

Rafuna ka thënë se ata që kanë ndarë mendjen për t’u larguar nga vendi deri më tani kanë gjetur alternativa për ta bërë këtë.

“Nuk janë pritjet se do të ketë largime të mëdha. Ata që kanë pasur në plan të largohen tashmë këtë e kanë bërë”.

I pari i OEK-ut megjithatë ka thënë se qytetarët duhet të kenë kujdes pasi vizat që po liberalizohen do të jenë vetëm për turizëm.

“Dënimet janë shumë të larta si për individin që shkel rregullat ashtu edhe për institucionet e vendit nëse ka keqpërdorime. Besoj si turistë mund të lidhin kontakte me ndonjë punëdhënës në mënyrë që pasi të kthehen të aplikojnë siç realizohet edhe sot”.

Ai thotë se duhet një strategji kombëtare për të adresuar këto probleme.

“Institucionet duhet të jenë më të shpejta për të ndërtuar strategji për të ndalur të rinjtë që të largohen nga Kosova. Poashtu duhet t’i kthejmë ata që kanë filluar punë jashtë vendit apo kanë hapur biznese jashtë vendit të kthehen në vend”.

“Ne kemi shumë nevojë për zhvillim. Nëse vendet tjera punojnë tetë orë në ditë, ne duhet të punojmë 16 orë pasi jemi shtet i ri dhe kemi filluar gjithçka nga zeroja”.

Rafuna thotë se migrimi në masë të madhe ka ndodhur nga gjinia mashkullore e që sipas tij kjo mund të shkaktojë probleme me natalitet.

The post Rafuna: Pritjet janë se nuk do të ketë largime të mëdha nga Kosova pas liberalizimit të vizave appeared first on Gazeta Stop.

]]>
94109
Mungesa e fuqisë punëtore në Kosovë, Rafuna: Po shqyrtohet opsioni për punëtorë nga tri vende të huaja https://www.gazetastop.com/mungesa-e-fuqise-punetore-ne-kosove-rafuna-po-shqyrtohet-opsioni-per-punetore-nga-tri-vende-te-huaja/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=mungesa-e-fuqise-punetore-ne-kosove-rafuna-po-shqyrtohet-opsioni-per-punetore-nga-tri-vende-te-huaja Tue, 25 Jul 2023 11:41:49 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=94081 Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna në një intervistë për Telegrafin, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka folur për situatën ekonomike në vend, mungesën e fuqisë punëtore me…

The post Mungesa e fuqisë punëtore në Kosovë, Rafuna: Po shqyrtohet opsioni për punëtorë nga tri vende të huaja appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna në një intervistë për Telegrafin, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka folur për situatën ekonomike në vend, mungesën e fuqisë punëtore me të cilën po përballen bizneset si dhe për temën e investimeve kapitale gjatë këtij viti. 

Rafuna thotë se viteve të fundit bizneset janë përballur me vështirësi të shumta si pasojë e pandemisë, luftës në Ukrainë dhe inflacionit.

“Për fat të mirë gjendja ka filluar të përmirësohet. Çmimet kanë filluar të stabilizohen jo vetëm në Kosovë por edhe në gjithë eurozonën”, shprehet ai.

Megjithatë Rafuna thotë se sfida më e madhe për bizneset sot në Kosovë është mungesa e fuqisë punëtore në disa sektorë.

“Ndërtimi dhe gastronomia janë dy sektorët më të prekur nga mungesa e punëtorëve pasi që edhe janë dy sektorët më të përhapur në vend. Këta sektorë nuk kërkojnë punëtorë të kualifikuar, por janë të ndikuar nga trendi që ka kapluar të rinjtë për largim nga vendi”.

Reklama

Drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) thotë se një ndikim në ikjen e punëtorëve nga Kosova lidhet me hapjen e tregut të Bashkimit Evropian. “Është një element që shumë vende të BE-së si Gjermania, Italia, Austria por edhe Zvicra i kanë thjeshtuar në minimumin e mundshëm procedurat për marrjen e një vize të punës”.

Sipas Rafunës edhe sistemi i arsimit në vend është fajtor për ikjen e të rinjve pasi kërkesat e  tregut të punës nuk përputhen me ato kuadro që prodhojnë universitetet tona.

Një tjetër faktor në këtë drejtim sipas tij është edhe mungesa e kuadrit ligjor që të mbrojë bizneset në vend. “Një kontest administrativ merr shumë kohë. Për biznesin në pyetje është koha. Koha është e çmueshme. Biznesi nuk ka kohë të pret me vite të tëra për të zgjidhur një kontest”.

Por, Rafuna thotë se Oda Ekonomike të Kosovës bashkë me bizneset janë duke i menduar alternativat për të zgjidhur këtë çështje.

“Njëri opsion është riorganizimi i brendshëm i bizneseve për të zbutur këtë krizën e punëtorëve pasi nuk mund të zëvendësohen. Shembull në gastronomi mund të përdoret opsioni i vetëshërbimit, derisa në industri mund të ndihmojë procesi i automatizimit. Pra punën që e kanë kryer 20 punëtorë, me ndihmën e pajisjeve tash e kryejnë dhjetë punëtorë”.

“Alternativa e dytë mund të jetë sjellja e punëtorëve nga Bangladeshi, Nepali, por ka edhe prej Turqisë. Ka kompani të interesuar për të sjellë punëtorë nga jashtë. Ka tashmë punëtorë nga Turqia që punojnë në Kosovë për kompani kosovare”.

Megjithatë Rafuna thotë se bizneset nuk ndjehen të sigurt me këta punëtorë pasi që ka dyshime se të njëjtët mund ta përdorin Kosovën si trampolinë për të kaluar në vendet evropiane.

Në këtë intervistë Rafuna ka folur edhe për kërkesat e bizneseve drejtuar institucioneve dhe nevojës për investime kapitale. /Telegrafi/

The post Mungesa e fuqisë punëtore në Kosovë, Rafuna: Po shqyrtohet opsioni për punëtorë nga tri vende të huaja appeared first on Gazeta Stop.

]]>
94081
Kryetari i OEK-ut, viziton kompaninë BINNI https://www.gazetastop.com/kryetari-i-oek-ut-viziton-kompanine-binni/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=kryetari-i-oek-ut-viziton-kompanine-binni Tue, 23 May 2023 19:31:02 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=91469 Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna ka vizituar të martën kompaninë Binni ku ka parë nga afër prodhimet që bënë kno kompani për tregun vendor dhe të…

The post Kryetari i OEK-ut, viziton kompaninë BINNI appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna ka vizituar të martën kompaninë Binni ku ka parë nga afër prodhimet që bënë kno kompani për tregun vendor dhe të jashtëm.

Po ashtu, sipas një njoftimi të OEK-ut, vizita kishte për qëllim edhe diskutimin e sfidave të biznesit nga ky sektor dhe mundësive të bashkëpunimit në mes të dy palëve, shkruan Gazeta Stop.

Kryetari Rafuna u informua nga afër nga njëri prej pronarëve të Binnit, Bedri Fazliu, për procesin e punës brenda kompanisë.

The post Kryetari i OEK-ut, viziton kompaninë BINNI appeared first on Gazeta Stop.

]]>
91469
“Frutex” shpërblehet me dy çmime nga OEK-u https://www.gazetastop.com/frutex-shperblehet-me-dy-cmime-nga-oek-u/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=frutex-shperblehet-me-dy-cmime-nga-oek-u Tue, 06 Dec 2022 15:04:18 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=83484 Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), ka shpërblyer me dy çmime kompaninë “Frutex” për vitin 2022. Kjo kompani ka marr çmimin “Tatimpaguesi i vitit 2022” dhe “Eksportuesi i vitit 2022”, këtë…

The post “Frutex” shpërblehet me dy çmime nga OEK-u appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), ka shpërblyer me dy çmime kompaninë “Frutex” për vitin 2022.

Kjo kompani ka marr çmimin “Tatimpaguesi i vitit 2022” dhe “Eksportuesi i vitit 2022”, këtë e ka bërë të ditur udhëheqësi i kësaj kompanie Shaqir Palushi.

Postimi i plotë:

Frutex edhe këtë vit fiton dy çmime

Tatimpaguesi i vitit 2022

Eksportuesi i vitit 2022

The post “Frutex” shpërblehet me dy çmime nga OEK-u appeared first on Gazeta Stop.

]]>
83484
Rafuna zgjedhjet kryesues i Bordit Menaxhues të CIF https://www.gazetastop.com/rafuna-zgjedhjet-kryesues-i-bordit-menaxhues-te-cif/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=rafuna-zgjedhjet-kryesues-i-bordit-menaxhues-te-cif Tue, 22 Nov 2022 12:31:08 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=82734 Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, është zgjedhur sot Kryetar i Bordit Menaxhues të Forumit të Investimeve të Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor (Western Balkans 6 Chamber Investment…

The post Rafuna zgjedhjet kryesues i Bordit Menaxhues të CIF appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, është zgjedhur sot Kryetar i Bordit Menaxhues të Forumit të Investimeve të Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor (Western Balkans 6 Chamber Investment Forum – WB6 CIF).

Duke e marr detyrën e re, Kryetari Rafuna u shpreh falënderues për besimin e dhënë dhe u zotua për përkrahje për eliminimin e mëtutjeshëm të barrierave mes bizneseve.

“Faleminderit për besimin e dhënë, për të udhëhequr një mekanizëm kaq të rëndësishëm. I rëndësishëm sepse qëllim kryesor e ka përkrahjen e bizneseve në të bërit biznes në rajon, më shume fitime dhe rritje të punësimit”, u shpreh Kryetari Rafuna në cilësinë e Kryesuesit të ri të Bordit Menaxhues.

“Do të vazhdojmë, akoma më shumë, që të përkrahim bizneset duke eliminuar barrierat administrative dhe jo administrative. Nuk do te jete e lehte, po nuk është e pamundur”, shtoi kryetari Rafuna.

Kjo është hera e parë që Kosova merr kryesimin e Bordit Menaxhues të CIF.

Forumi i Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor 6 është një nismë e dhomave nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, për një platformë bashkëpunimi, e ndërmarrë në vitin 2017, e që synon të ofrojë një zë të përbashkët të komunitetit të biznesit në rajon si dhe për të lehtësuar kontaktet ndër-biznesore dhe për të promovuar rajonin si një destinacion investimi.

The post Rafuna zgjedhjet kryesues i Bordit Menaxhues të CIF appeared first on Gazeta Stop.

]]>
82734
Kosova dhe Greqia duhet ta rrisin bashkëpunimin ekonomik https://www.gazetastop.com/kosova-dhe-greqia-duhet-ta-rrisin-bashkepunimin-ekonomik/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=kosova-dhe-greqia-duhet-ta-rrisin-bashkepunimin-ekonomik Tue, 30 Aug 2022 08:22:03 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=77889 Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, priti në takim Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, Ambasadoren Heleni Vakali, si dhe konsullin në këtë Zyrë, Michail Verttakis, me të…

The post Kosova dhe Greqia duhet ta rrisin bashkëpunimin ekonomik appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, priti në takim Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, Ambasadoren Heleni Vakali, si dhe konsullin në këtë Zyrë, Michail Verttakis, me të cilët ka biseduar për bashkëpunimin ekonomik në mes dy vendeve, me theks të veçantë për të krijuar lehtësirave për afaristët kosovarë.

Rafuna u shpreh se Greqia është partner i rëndësishëm i Kosovës dhe se ekonomitë e të dyja vendeve duhet ta thellojnë bashkëpunimin.

“Kosova dhe Greqia tanimë kanë vënë themelet e një bashkëpunimin ekonomik të mirë në mes vete dhe nga kjo kanë përfituar të dyja vendet. Tani duhet të punohet që ky bashkëpunim të thellohet, në sektorët ku ka bashkëpunim, por edhe të zgjerohet në më shumë sektorë të ri”, u shpreh Kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna.

Ai shprehu falënderim për zotimin e Zyrës Ndërlidhëse Greke që të aplikojë lehtësira për pajisjen me viza të bizneseve që janë anëtare të Odës Ekonomike të Kosovës.

“Vizat janë ndër pengesat kryesore të bizneseve kosovare. Çdo lehtësi për t’u pajisur me viza për biznes për anëtarët e Odës Ekonomike të Kosovës është përkrahje për ekonominë kosovare në përgjithësi”, tha Rafuna.

Kryetari i OEK-ut, propozoi edhe mbajtjen e takimeve B2B ndërmjet bizneseve të greke dhe atyre kosovare si dhe angazhimin në përpjekjet për eliminim të barrierave ekonomike në mes të dyja vendeve.

The post Kosova dhe Greqia duhet ta rrisin bashkëpunimin ekonomik appeared first on Gazeta Stop.

]]>
77889