MASHT Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/masht/ Ndalo për lajmin e parë! Fri, 22 Mar 2024 12:09:31 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.2 https://www.gazetastop.com/wp-content/uploads/2020/04/logo-150x150.png MASHT Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/masht/ 32 32 Rishikimi i teksteve shkollore, dorëzohet raporti i fazës së parë që përfshin vlerësimin e teksteve të gjuhës shqipe dhe matematikës së klasave 1-9 https://www.gazetastop.com/rishikimi-i-teksteve-shkollore-dorezohet-raporti-i-fazes-se-pare-qe-perfshin-vleresimin-e-teksteve-te-gjuhes-shqipe-dhe-matematikes-se-klasave-1-9/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=rishikimi-i-teksteve-shkollore-dorezohet-raporti-i-fazes-se-pare-qe-perfshin-vleresimin-e-teksteve-te-gjuhes-shqipe-dhe-matematikes-se-klasave-1-9 Fri, 22 Mar 2024 12:09:30 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=121424 Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci i ka dorëzuar Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, raportin e fazës së parë të rishikimit të teksteve të gjuhës…

The post Rishikimi i teksteve shkollore, dorëzohet raporti i fazës së parë që përfshin vlerësimin e teksteve të gjuhës shqipe dhe matematikës së klasave 1-9 appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci i ka dorëzuar Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, raportin e fazës së parë të rishikimit të teksteve të gjuhës shqipe dhe matematikës në takimin e mbajtur dje. Aty të pranishëm ishin edhe zëvendësministri, Taulant Kelmendi, përfaqësues të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, zyrtarë të MAShTI-it dhe anëtarë të Këshillit të Ekspertëve për Programe dhe Tekste Shkollore-KEPShT.

Kryeministri Kurti me këtë rast ka thënë se tema e këtij takimi është çështje thelbësore për arsimin, pasi rishikimi i teksteve është vendimtar për cilësinë e arsimit dhe edukimit, ku me kërkesë të MAShTI-it ka filluar procesi i rishikimit të 38 teksteve, 21 të gjuhës shqipe dhe 17 të matematikës.

Lënda e gjuhës dhe ajo e matematikës janë vendimtare për formimin e nxënësve dhe për karrierat e tyre në të ardhmen, veçoi ai.

Në lidhje me raportin e përgatitur, kryeministri u shpreh se ai paraqet një bazë të mirë për korrigjimin dhe avancimin e teksteve mësimore.

“Shpresojmë dhe besojmë se ky raport do të nxisë debat publik të mësimdhënësve, prindërve, nxënësve, ekspertëve të arsimit dhe të gjithë atyre që e kuptojnë që ardhmëria e vendit tonë varet nga ngritja e cilësisë së arsimimit dhe të edukimit”, tha kryeministri.

Ndërsa, ministrja Nagavci tha se kërkesa për fillimin e këtij procesi ka qenë insistim i MAShTI-it dhe me mbështetjen e BE-së ka përfunduar faza e parë, ku janë rishikuar tekstet e gjuhës shqipe dhe matematikës, ndërsa janë në proces të fillimit të rishikimit tekstet e shkencës.

Ajo bëri të ditur se tekstet e gjuhës shqipe dhe matematikës janë zgjedhur duke pasur parasysh rezultatet e testit PISA duke i ditur rezultatet e nxënësve në këto lëndë.

Ministrja shtoi se përveçse do të vazhdojmë me rishikimin e teksteve të tjera, po ashtu planifikojmë që të gjitha këto raporte t’i ndajmë më shtëpitë botuese me autorët e teksteve dhe do të jetë obligim i tyre që t’i përmirësojnë në bazë të gjetjeve të cilat janë bërë.

Mihaela Singer nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë tha se, qëllimi kryesor i gjetjeve është përmirësimi i cilësisë së teksteve shkollore. Singer ka folur për fazën e parë të procesit të rishikimit të teksteve shkollore dhe gjetjet të cilat janë përfshirë në Raport.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Projektin “KosEd: Përkrahje për Arsimin Fillor dhe të Mesëm të Lartë”, i ndihmuar nga Bashkimi Evropian vitin e kaluar kanë filluar procesin e rishikimit të teksteve shkollore të gjuhës shqipe dhe matematikës në arsimin e obligueshëm (klasat 1-9), me qëllim të përmirësimit të cilësisë së arsimit parauniversitar.

Procesi i rishikimit të teksteve shkollore udhëhiqet nga Këshilli i Ekspertëve për Tekste Shkollore dhe Planprograme Mësimore i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), me ndihmën e ekspertëve ndërkombëtarë dhe vendorë.

The post Rishikimi i teksteve shkollore, dorëzohet raporti i fazës së parë që përfshin vlerësimin e teksteve të gjuhës shqipe dhe matematikës së klasave 1-9 appeared first on Gazeta Stop.

]]>
121424
Aksidenti ku vdiq 26-vjeçari, të dyshuarës i zëvendësohet paraburgimi me arrest shtëpiak https://www.gazetastop.com/aksidenti-ku-vdiq-26-vjecari-te-dyshuares-i-zevendesohet-paraburgimi-me-arrest-shtepiak/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=aksidenti-ku-vdiq-26-vjecari-te-dyshuares-i-zevendesohet-paraburgimi-me-arrest-shtepiak Sat, 16 Mar 2024 08:07:09 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=121186 Gjykata Themelore në Prishtinë, të pandehurës Y.G, ia ka zëvendësuar masën e paraburgimit me arrest shtëpiak, e cila dyshohet se më 26 shkurt 2024, në rrugën “Agim Ramadani”, ka shkaktuar…

The post Aksidenti ku vdiq 26-vjeçari, të dyshuarës i zëvendësohet paraburgimi me arrest shtëpiak appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Gjykata Themelore në Prishtinë, të pandehurës Y.G, ia ka zëvendësuar masën e paraburgimit me arrest shtëpiak, e cila dyshohet se më 26 shkurt 2024, në rrugën “Agim Ramadani”, ka shkaktuar aksidentin ku mbeti i vdekur këmbësori Sh.H (26-vjeçar).

Këtë e ka bërë të ditur për “Betimi për Drejtësi” mbrojtësi i të dyshuarës G., avokati Nasuf Hasani, i cili tha ky vendim është marrë pas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Masa e arrestit shtëpiak të njëjtës do t’i zgjas deri më 14 prill 2024.

Ndryshe, më 28 shkurt të këtij viti Gjykata Themelore në Prishtinë, të dyshuarës Y.G, ia kishte ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Në vendimin për caktimin e paraburgimit thuhej se e dyshuara ka vepruar në kundërshtim me rregulltat e trafikut rrugor, duke mos përshtatur shpejtësinë e automjetit dhe kushteve të rrugës dhe se si pasojë e kësaj, kishte goditur shtyllën e semaforit, e më pas shtylla kishte goditur tani të ndjerin Sh.H.

The post Aksidenti ku vdiq 26-vjeçari, të dyshuarës i zëvendësohet paraburgimi me arrest shtëpiak appeared first on Gazeta Stop.

]]>
121186
Ndalohet për 48 orë shoferja që e aksidentoi për vdekje 26-vjeçarin në Prishtinë https://www.gazetastop.com/ndalohet-per-48-ore-shoferja-qe-e-aksidentoi-per-vdekje-26-vjecarin-ne-prishtine/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=ndalohet-per-48-ore-shoferja-qe-e-aksidentoi-per-vdekje-26-vjecarin-ne-prishtine Mon, 26 Feb 2024 17:16:56 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=120394 Prokuroria e ka ndaluar një grua, e cila dyshohet se e ka shkaktuar një aksident me fatalitet gjatë ditës së sotme në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Si pasojë një…

The post Ndalohet për 48 orë shoferja që e aksidentoi për vdekje 26-vjeçarin në Prishtinë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Prokuroria e ka ndaluar një grua, e cila dyshohet se e ka shkaktuar një aksident me fatalitet gjatë ditës së sotme në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Si pasojë një këmbësor e ka humbur jetën.

Ndaj shoferës është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orë.

Kështu deklaroi për Klankosova.tv zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Ju njoftojmë lidhur me aksidentin i cili ndodhi sot ne rrugën “Agim Ramadani”, se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e te dyshuarës, për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik” (me fatalitet). E dyshuara është dërguar ne mbajtje ne kohëzgjatje prej 48 orësh”, tha Ulaj.

The post Ndalohet për 48 orë shoferja që e aksidentoi për vdekje 26-vjeçarin në Prishtinë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
120394
Nxënësit në pushim dimëror nga 15 janari – ky është kalendari shkollor për vitin 2024 https://www.gazetastop.com/nxenesit-ne-pushim-dimeror-nga-15-janari-ky-eshte-kalendari-shkollor-per-vitin-2024/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=nxenesit-ne-pushim-dimeror-nga-15-janari-ky-eshte-kalendari-shkollor-per-vitin-2024 Sat, 06 Jan 2024 16:40:24 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=101932 Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) kohë më parë ka publikuar kalendarin e vitit shkollor 2023/2024 për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar në vend. E referuar kalendarit shkollor,…

The post Nxënësit në pushim dimëror nga 15 janari – ky është kalendari shkollor për vitin 2024 appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) kohë më parë ka publikuar kalendarin e vitit shkollor 2023/2024 për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar në vend.

E referuar kalendarit shkollor, gjysmëvjetori i parë do të përfundoj më 12 janar, ndërkaq nxënësit do të jenë në pushim dimëror që nga 15 janari i këtij viti deri më 23 janar (më 24 janar do të rinis mësimi).

Po ashtu, në kalendar figuron edhe pushimi pranveror për nxënësit të cilët do të pushojnë nga data 08.04.2024 deri më 12.04.2024 (mësimi rinis më 15 prill).

Ndërsa, më 16 maj do të përfundojë mësimi për klasën e 12-të-maturantët, e më 6 qershor do të përfundojë mësimi për klasën 9, 10 dhe 11, sipas Telegrafit.

E për parafillorët nga klasa e parë deri në të tetën përfundimi i vitit mësimor do të jetë më 24 qershor 2024.

Ndërkaq, në kalendar janë të parapara edhe festat zyrtare.

The post Nxënësit në pushim dimëror nga 15 janari – ky është kalendari shkollor për vitin 2024 appeared first on Gazeta Stop.

]]>
101932
PDK: PISA është pasqyra e vërtetë e Qeverisë Kurti, Ministrja Nagavci të jap dorëheqje https://www.gazetastop.com/pdk-pisa-eshte-pasqyra-e-vertete-e-qeverise-kurti-ministrja-nagavci-te-jap-doreheqje/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=pdk-pisa-eshte-pasqyra-e-vertete-e-qeverise-kurti-ministrja-nagavci-te-jap-doreheqje Wed, 06 Dec 2023 12:10:53 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=100806 Pas publikimit të rezultateve të Testit PISA, ku Kosova u rangua pothuajse në fund të tabelës, Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se dje u konfirmua zyrtarisht se analfabetizmi qeveritar nuk arriti ta reformojë sistemin…

The post PDK: PISA është pasqyra e vërtetë e Qeverisë Kurti, Ministrja Nagavci të jap dorëheqje appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Pas publikimit të rezultateve të Testit PISA, ku Kosova u rangua pothuajse në fund të tabelës, Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se dje u konfirmua zyrtarisht se analfabetizmi qeveritar nuk arriti ta reformojë sistemin arsimor në Kosovë.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha në një konferencë për media tha se me Qeverinë Kurti në tri vitet e fundit, kriza në arsim vetëm sa është thelluar edhe më shumë.  

“Nuk mund të presim përmirësim të cilësisë në Arsim, kur Qeveria Kurti me veprimet e saj ka vendosur në pikëpyetje kredibilitetin e pothuajse secilit mësimdhënës në Kosovë. Në vend se, t’u ofrojë mbështetje për zhvillim, të aftësive dhe shkathtësive të reja të kohës, siç kishte premtuar, e për të cilat fëmijët tanë kanë kaq shumë nevojë. Çfarë na dëshmohet ne sot, është që nxënësit ngarkohen me libra e informata sasiore, por jo me zhvillim dhe përgatitje cilësore. Dhe kjo, i atribuohet kësaj Qeverie e cila pushtetin e ka marrë duke u thirrur në reformë, por me logjikën si kanë funksionuar këto tri vite, kanë dështuar jo vetëm ata, por ka dështuar edhe Kosova. PISA sot është pasqyra e vërtetë e qeverisjes së Albin Kurtit”, tha ajo.

Hoxha theksoi se Ministria e Arsimit jo vetëm që nuk ka bërë reforma në sistemin arsimor, por edhe i ka penguar ato.

“Po hyjmë në vitin e fundit të kësaj Qeverie, dhe 160 çerdhet e premtuara as afër nuk janë. As 10 sosh nuk janë ndërtuar. Nuk ka pasur asnjë reformë në Arsimin Fillor. Për më tepër, në vend që të bëjë reforma, zgjodhi që të luftoj nga njëra anë mësimdhënësit, e këtë vit nuk doli zot as obligimit kushtetutes dhe ligjor, që të siguroj falas librat për nxënësit e Kosovës. Po ashtu, besoj ju kujtohet lufta që ministrja Nagavci i kishte bërë kryetarit të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati në reformën e tij për arsimin fillor, duke i tejkaluar kompetencat e saj dhe duke shkelur Kushtetutën e Kosovës. E sa për digjitalizim e inovacion, as që është diskutuar ndonjëherë nga kjo Qeveri dhe as nuk ka ndonjë lëvizje”, tha ajo.

Ndërsa, anëtari i kryesisë së PDK-së, Muzafer Shala tha se pas të gjeturave shqetësuese të nxjerra nga PISA, Ministrja e Arsimit është dashur qysh sot të jap dorëheqje.

“Qeveria e Kosovës urgjentisht duhet të bëjë prioritet adresimin e problemeve të cilat i ka evidentuar PISA”, shtoi ai.

PDK i ka propozuar Qeverisë së Kosovës nëntë rekomandime, të cilat ata duhet të adresojnë urgjentisht.

Përmirësimi i Arsimit në matematikë, lexim dhe shkencë:

“Shkollat duhet të fokusohen në forcimin e kurrikulave të tyre të matematikës, leximit dhe shkencave, duke përfshirë më shumë mundësi mësimore praktike dhe të aplikuara. Mbështetja e studentëve me arritje të ulëta: Të ketë ndërhyrje të synuara dhe mbështetje për nxënësit me arritje të ulëta, të cilat ndihmojnë në ngritjen e nivelit të performancës së tyre. Ngushtimi i hendekut te performancës:  Të bëhet përpjekje e vazhdueshme për të mbështetur ata me arritje të ulëta, duke ofruar gjithashtu sfida për ata me arritje të larta. MASHT duhet të zhvillojnë strategji për të mbështetur nxënësit me prejardhje të pafavorshme, duke siguruar që ata të kenë qasje në mjetet e konkretizimit dhe mbështetjen që u nevojitet për të pasur sukses”, janë disa nga rekomandimet e PDK-së për arsimin, të cilat i propozoi Shala.

The post PDK: PISA është pasqyra e vërtetë e Qeverisë Kurti, Ministrja Nagavci të jap dorëheqje appeared first on Gazeta Stop.

]]>
100806
Kosova pothuajse “në fund të pusit”, publikohen rezultatet e testit PISA https://www.gazetastop.com/kosova-pothuajse-ne-fund-te-pusit-publikohen-rezultatet-e-testit-pisa/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=kosova-pothuajse-ne-fund-te-pusit-publikohen-rezultatet-e-testit-pisa Tue, 05 Dec 2023 12:20:47 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=100754 Kosova është renditur pothuajse në vendet e fundit në rezultatet e testit të PISA-s për vitin 2022. Kosova ka zënë vendin e 78-të nga 80 shtete pjesëmarrëse, pra ka rënie…

The post Kosova pothuajse “në fund të pusit”, publikohen rezultatet e testit PISA appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Kosova është renditur pothuajse në vendet e fundit në rezultatet e testit të PISA-s për vitin 2022.

Kosova ka zënë vendin e 78-të nga 80 shtete pjesëmarrëse, pra ka rënie nga viti 2018 për 11 pikë.

Vendi ka zënë pozitën e 76-të për lexim, 77-të për shkencë si dhe pozitën e 74-të për matematikë.

May be a graphic of text that says 'Comparing countries' and economies' Statistically above OECD average statistically different Statistically in science average Science Singapore 2022 561 (China) Science 17 2022 Darussalam H.g (China)* 15 Uruguay 435 432 Zealand* Emirates 2 Switzerland 504 Moldova 26 UnitedKingdom* Mongolia Republic N.A 499 498 12 Sweden 410 Argentina 17 408 491 Netherlands* Hungary Arabia Panama* 15 390 ithuania Indonesia 486 485 484 23 383 380 Macedonia Türkiye 10 12 33 376 Guatemala Malta 476 472 373 Republic N.A 368 462 447 25 Philippine Uzbekistan Cambodia 356 Database, descending order ofthe Table -1 N.A performance PISA 2022 Results OECD'

Rezultatet e testit “PISA 2022” janë publikuar të martën, ndërsa u prezantuan nga Ministria e Arsimit në një konferencë për media.

Ministrja e këtij dikasteri, Arbërie Nagavci, tha se rezultatet kanë qenë të pritshme.

“Rezultatet të cilat janë bërë publike kanë qenë të pritshme, duke marrë parasysh që e kemi pasur një situatë pas pandemisë, ku mësimi është zhvilluar me probleme. Kjo ka qenë e pritshme. Këtu e shtojmë që pandemia ka sjell sfida të tjera të mësimdhënësit e nxënësit për shkak të mungesës së kushteve”.

“Këtu e shtojmë edhe ndërrimin e qeverisjeve. Por, ne e kemi pasur fokus në zhvillimin e politikave për përmirësimin e cilësisë në arsim”, ka thënë Nagavci në një konferencë për shtyp.

PISA është studim ndërkombëtar i arsimit që vlerëson kompetencat e nxënësve 15-vjeçar në lexim, matematikë dhe shkencë.

Testet eksplorojnë se sa mirë studentët mund të zgjidhin probleme komplekse, të mendojnë në mënyrë kritike dhe të komunikojnë në mënyrë efektive. Kjo jep njohuri se sa mirë sistemet arsimore po i përgatisin studentët për sfidat e jetës reale dhe suksesin e ardhshëm.

Studentët iu nënshtruan testeve prej dy orësh, secili kushtuar një lënde. Nxënësve të ndryshëm iu dhanë pyetje të ndryshme testimi dhe kombinime të ndryshme lëndësh (p.sh. matematika e ndjekur nga lexim, ose shkenca e ndjekur nga matematika, etj). Artikujt e testit ishin një përzierje pyetjesh me zgjedhje të shumëfishta të cilat kërkonin që studentët të formulonin përgjigjet e tyre.

Kosova mori pjesë për herë të parë në PISA në vitin 2015. Duke krahasuar rezultatet në nivel ndërkombëtar, politikëbërësit dhe edukatorët në Kosovë mund të mësojnë nga politikat dhe praktikat e vendeve të tjera. /Telegrafi/

The post Kosova pothuajse “në fund të pusit”, publikohen rezultatet e testit PISA appeared first on Gazeta Stop.

]]>
100754
Lansohet fushata për imazhin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional https://www.gazetastop.com/lansohet-fushata-per-imazhin-e-arsimit-dhe-aftesimit-profesional/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=lansohet-fushata-per-imazhin-e-arsimit-dhe-aftesimit-profesional Tue, 21 Nov 2023 13:21:21 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=100132 Me qëllimin kryesor për të investuar për burimin tonë më të vlefshëm, rininë, sot u lansua fushata për imazhin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, ngjarje në të cilën mori pjesë…

The post Lansohet fushata për imazhin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Me qëllimin kryesor për të investuar për burimin tonë më të vlefshëm, rininë, sot u lansua fushata për imazhin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, ngjarje në të cilën mori pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Rritja dhe diversifikimi i ekonomisë sonë, dyfishimi i investimeve të huaja direkte, ulja e inflacionit e rritja e shifrave të punësimit, janë dëshmi e qëndrueshmërisë, punës dhe angazhimit të përbashkët të institucioneve, ndërmarrjeve dhe punëtorëve të Kosovës.

Duke u gjendur para kryqëzimit të ndryshimeve globale dhe rritjes ekonomike në vendin tonë, ku kërkohet një fuqi punëtore e aftë, e adaptueshme dhe inovative, kryeministri Kurti theksoi se Arsimi dhe Aftësimi Profesional është thelbësor për mirëqenien sociale. Kësisoj, bashkëpunimi ynë me Qeverinë gjermane tregon rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në ndërlidhjen e arsimit me tregun e punës.

“Duke mësuar nga modeli gjerman, qeveria jonë synon të integrojë praktikat më të mira me kontekstin tonë unik; një sistem i cili i përgjigjet nevojave të ekonomisë dhe shoqërisë sonë, por edhe potencialeve të vendit tonë. Këtu bashkëpunimi i ngushtë mes kompanive, shoqatave përkatëse, shkollave profesionale, nxënësve por edhe prindërve tonë, është parakusht i çdo përpjekjeje institucionale për ndërtimin e sistemit dual”, tha kryeministri gjatë fjalës së tij.

Përveçse do të plotësohen vendet e lira të punës, duke zhvilluar dhe pilotuar sistemin dual, tashmë në 12 profile, në 21 shkolla e në 14 komuna, njëherit po ndërtojmë themelin për të mësuarit gjatë gjithë jetës.

Përmes kësaj fushate, kryeministri rekomandoi që kompanitë t’i adresojnë propozimet e tyre te Ministria e Arsimit dhe te shkollat përkatëse në komunat e tyre, ndërkaq odat t’iu ndihmojnë kompanive anëtare në mbledhjen e kërkesave që nga viti shkollor 2024/25 të kemi hapësira të mjaftueshme nëpër shkolla profesionale për t’i përgatitur nxënësit.

Në anën tjetër, për nxënësit dhe prindërit kjo fushatë është një thirrje për të njohur mësimin dhe sistemin dual si një rrugë e qëndrueshme dhe e vlefshme drejt suksesit personal e profesional, pasi siç tha kryeministri, sistemi dual do të thotë edhe karrierë, jo vetëm aftësim.

Zbatimi i AAP-së, pra ofrimi i mundësisë për çdo të ri e të re për të ndjekur shkollimin profesional dhe të mësojë zanatin që dëshiron, është një premtim kyç i Qeverisë, i cili premton fuqi punëtore të kualifikuar për industritë tona që rrjedhimisht i shërben rritjes ekonomike dhe sociale në Kosovë.


Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

E nderuara znj. Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit,

E nderuara znj. Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,  

I nderuari Ambasador Jörn Rohde, Ambasador i Republikës Federale Gjermane në Kosovë,

I nderuari z. Stefan Thomas, Ekspert i Lartë i Kapitalit Njerëzor nga Fondacioni Evropian i Trajnimit,

I nderuari Taulant Kelmendi, zëvendësministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit,

Të nderuar pjesëmarrës, zonja dhe zotërinj,

Republika e Kosovës, e mbushur me energji dhe potencial rinor, është në një moment kyç në rrugëtimin e saj zhvillimor. Popullsia jonë e re është një nga pasuritë më të mëdha, andaj është detyrë dhe privilegj i yni t’i pajisim ata me mjetet, aftësitë dhe njohuritë që u nevojiten për të arritur suksese në tregun dinamik.

Po jetojmë në një kohë të ndryshimeve të paprecedentë. Ekonomia dhe zhvillimet teknologjike po evoluojnë me shpejtësi. Këto zhvillime kërkojnë një fuqi punëtore të aftë, të adaptueshme dhe inovative. Pikërisht këtu, në këtë kryqëzim të ndryshimeve globale dhe rritjes ekonomike në vendin tonë, Arsimi dhe Aftësimi Profesional bëhen jo vetëm të rëndësishëm, por edhe thelbësor për mirëqenien sociale.

Sot, ndërsa jemi mbledhur këtu për lansimin e fushatës për imazhin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, është thelbësore të reflektojmë mbi zhvillimet ekonomike në Kosovë, të cilat theksojnë rëndësinë e kësaj nisme.

Qarkullimi i ekonomisë sonë ka parë një rritje të jashtëzakonshme, nga 12.56 miliardë euro në vitin 2019, në 18.15 miliardë euro në vitin 2022, një rritje prej 44.5%. Të hyrat nga taksat në periudhën 2020-2022 u rritën me 47%, pa e ndryshuar politikën fiskale. Në fushën e tregtisë ndërkombëtare, eksportet tona në vitin 2022 arritën në 920.4 milionë euro, pothuajse duke u dyfishuar krahasuar me vitin 2020. Jemi në rrugën e duhur për të tejkaluar 1 miliardë euro eksporte këtë vit, një arritje që nënvizon dinamikën e ekonomisë dhe të eksportit tonë. Raporti ynë eksport-import ka pësuar përmirësime të ndjeshme, duke kaluar nga pothuajse 1:9 në vitin 2019, në më pak se 1:6 sa është aktualisht. Ky është një tregues i qartë i rritjes dhe diversifikimit të ekonomisë sonë. 

Investimet në vendin tonë kanë qenë të fuqishme, me investimet e huaja direkte që janë dyfishuar për dy vite. Vetëm në vitin 2022, ne regjistruam 772 milionë euro në Investime te Huaja Direkte, në total prej 1.2 miliardë euro për dy vitet e fundit.

Rritja jonë ekonomike në vitin 2022 ishte 5.2%, dhe për vitin 2021 në një nivel impresiv prej 10.7%. Ndërkaq këtë vit duket se do të mund ta përmbyllim me një rritje ekonomike prej 3,8%.

Inflacioni, një sfidë globale, është menaxhuar efektivisht në kohë. Nga një kulm i jashtëzakonshëm prej rreth 12% në janar të këtij viti, kemi arritur që brenda vetëm 10 muajve, në muajin tetor ta kemi inflacionin 3,3% që është më i ulëti në Gadishullin Ballkanik. Kjo është një dëshmi e menaxhimit tonë të shëndoshë fiskal dhe të qëndrueshmërisë ekonomike.

Por kryesorja në këto tri vitet e fundit është se si liria pra është bërë zhvillim, ndërkaq antikorrupsioni është bërë rritje. Për çdo vit ekonomisë i është shtuar së paku 1 miliardë euro, ndërkohë që më herët i janë nevojitur tre vite për 1 miliardë euro.

Vitalitetin e ekonomisë e pasqyrojnë edhe shifrat e punësimit sepse një rritje nuk duhet të ngelet te shteti, ajo duhet të reflektohet në shoqëri si punësim dhe mirëqenie. Nga shkurti i vitit 2021 deri në gusht të vitit 2023, kemi parë një rritje prej rreth 60 mijë vendeve të punës, apo më shumë se 16% në më pak se 32 muaj. Sektori ynë i shërbimeve, që llogaritë 71.8% të bruto produktit vendor, ka qenë një kontribues i rëndësishëm në këtë rritje të punësimit.

Të nderuara zonja dhe zotërinj,

Këta tregues nuk janë thjesht numra, shifra, por dëshmi e qëndrueshmërisë, punës dhe angazhimit të përbashkët të ndërmarrjeve, institucioneve, dhe punëtorëve të Kosovës. Andaj edhe lansimin e kësaj fushate sot, e bëj me besim se shteti ynë është në rrugën e rritjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Investimi ynë në arsim, veçanërisht në trajnimin profesional, është një komponentë strategjike, për shtetin dhe popullin tonë.

Duke zhvilluar dhe pilotuar sistemin dual – tashmë në 12 profile, në 21 shkolla, në 14 komuna –  anekënd Kosovës, ne nuk do të plotësojmë vetëm vendet e lira të punës; por njëherit po ndërtojmë themelin për të mësuarit gjatë gjithë jetës. Me këtë po i hapim dyert kreativitetit në vendin tonë, duke e përgatitur rininë tonë për sfidat dhe mundësitë e së ardhmes.

Shteti dëshiron të ndihmojë ndërmarrësit, sepse koston që e paguajnë ndërmarrësit për aftësimin e punëtorëve le ta marrë shteti, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Ashtu që për një diplomë shkolle të kemi një vend pune, me një punëtor të aftë sipas asaj diplome shkolle e për atë vend pune.

Të gjithëve na rastis në Kosovë që nganjëherë të takojmë edhe ndonjë akademik joprofesionist, por ne kemi nevojë si shoqëri për profesionalizëm joakademik. Pra, për njerëz të cilët kryejnë punë për rritje ekonomike, për mirëqenien familjare e për dinjitetin individual.

Bashkëpunimi ynë me Qeverinë gjermane e thekson rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në ndërlidhjen e arsimit me tregun e punës. Duke mësuar nga modeli gjerman, qeveria jonë synon të integrojë praktikat më të mira me kontekstin tonë unik; një sistem i cili i përgjigjet nevojave të ekonomisë dhe shoqërisë sonë, por edhe potencialeve të vendit tonë. Këtu bashkëpunimi i ngushtë mes kompanive, shoqatave përkatëse, shkollave profesionale, nxënësve por edhe prindërve tanë, është parakusht i çdo përpjekjeje institucionale për ndërtimin e sistemit dual. Andaj një thirrje e veçantë ua bëj të gjithë prindërve në Kosovë që të shqyrtojnë mundësinë e të inkurajojnë fëmijët e tyre për sistemin dual, në mënyrë që ta krijojmë këtë urë të qëndrueshme, të rëndësishme si për shtetin e ekonominë, ashtu edhe për familjen dhe qytetarin ndërmjet tregut të punës dhe aftësimit profesional. 

Ky forum sot dhe kjo fushatë le të na shërbejë për këto partneritete, të cilat:

–           Kompanitë t’i shprehin dhe t’i adresojnë nevojat dhe propozimet e tyre te Ministria e Arsimit, por edhe tek shkollat përkatëse në komunat e tyre. Nuk mjafton që shteti të shkojë te ndërmarrësi, ne inkurajojmë ndërmarrësin të vijë te shteti. Nuk mund t’i tregojë vetëm fakulteti, e kolegji, e universiteti sektorit privat se çka është mirë e si duhet, por edhe anasjelltas. Kemi nevojë një drejtim të përbashkët por me dy kahje.

–           Odat t’iu ndihmojnë kompanive anëtare në mbledhjen e kërkesave dhe ideve me qëllim që nga viti shkollor 2024/25 të kemi hapësira të mjaftueshme nëpër shkolla profesionale për t’i përgatitur nxënësit; dhe

–           Për nxënësit dhe prindërit: Kjo fushatë është sidomos për juve: Është një thirrje për të njohur mësimin dhe sistemin dual si një rrugë të qëndrueshme dhe të vlefshme drejt suksesit personal e profesional. Sistemi dual do të thotë edhe karrierë, jo vetëm aftësim.

Ndërsa e fillojmë këtë fushatë sot, po investojmë në burimin tonë më të vlefshëm, pra, rininë tonë. Po angazhohemi që rinia jonë të zhvillohet profesionalisht e që vendi ynë të jetë më i qëndrueshëm ekonomikisht. Po krijojmë mundësitë që të rinjtë të mësojnë, punojnë e të kontribuojnë në dhe për vendin e tyre, Kosovën.

Sistemi dual është i dobishëm ekonomikisht për individin dhe për shtetin. Por sistemin dual duhet ta bëjmë dhe ta afirmojmë si vlerë shoqërore. Njerëzit të cilët hyjnë në sistemin dual duhet të jenë krenarë që janë në sistemin dual. Vetëm në këtë mënyrë ne e bëjmë sistemin dual edhe vlerë shoqërore përveçse dobi ekonomike.

Të nderuar të pranishëm,

U falënderoj të gjithëve që jeni pjesë e këtij udhëtimi tonë të përbashkët kaq të rëndësishëm. Mbështetja juaj dhe besimi juaj në këtë proces, do ta shtyjnë këtë fushatë drejt suksesit. Andaj, le të vazhdojmë të punojmë së bashku për të krijuar një të ardhme më të ndritshme për Kosovën, për këtë gjeneratë, dhe për brezat që vijnë pas nesh.

Ju faleminderit.

The post Lansohet fushata për imazhin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional appeared first on Gazeta Stop.

]]>
100132
13 festa zyrtare – këto janë ditët e pushimit për nxënësit dhe mësimdhënësit https://www.gazetastop.com/13-festa-zyrtare-keto-jane-ditet-e-pushimit-per-nxenesit-dhe-mesimdhenesit/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=13-festa-zyrtare-keto-jane-ditet-e-pushimit-per-nxenesit-dhe-mesimdhenesit Wed, 08 Nov 2023 17:38:56 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=99499 Si edhe vitin e kaluar shumë festa do të bien në ditë mësimi dhe në vitin e ri shkollor, me ç’rast nuk do të mbahet mësim. Neni 7 i Udhëzimit…

The post 13 festa zyrtare – këto janë ditët e pushimit për nxënësit dhe mësimdhënësit appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Si edhe vitin e kaluar shumë festa do të bien në ditë mësimi dhe në vitin e ri shkollor, me ç’rast nuk do të mbahet mësim.

Neni 7 i Udhëzimit Administrativ tregon saktë për festat zyrtare që janë në shtetin tonë.

Githësejt janë 13 festa zyrtare:

Festa e parë pas fillimit të Vitit të Ri shkollor është 28 Nëntori – Dita e Flamurit

Pastaj më 25 dhjetor janë Krishtlindjet Katolike.

Më 1 e 2 janar Viti i Ri

Më 7 janar Krishtlindjet ortodokse – shkollat ditë pushimi kanë 8 janarin.

17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës

31 mars – Pashkët Katolike – ditë pushimi është më 1 prill

9 prill – Dita e Kushtetutës

10 prill – Fitër Bajrami

1 Maj – Dita Ndërkombëtare e Punës

5 Maj – Pashkët Ortodoke

9 Maj – Dita e Evropës

12 Qershor – Dita e Paqes

16 Qershor – Kurban Bajrami

The post 13 festa zyrtare – këto janë ditët e pushimit për nxënësit dhe mësimdhënësit appeared first on Gazeta Stop.

]]>
99499
Nagavci paralajmëron masa në rastin e dhunës ndaj 3-vjeçarit në Fushë-Kosovë https://www.gazetastop.com/nagavci-paralajmeron-masa-ne-rastin-e-dhunes-ndaj-3-vjecarit-ne-fushe-kosove/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=nagavci-paralajmeron-masa-ne-rastin-e-dhunes-ndaj-3-vjecarit-ne-fushe-kosove Tue, 19 Sep 2023 08:27:06 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=96890 Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas dhunës fizike që dyshohet se është ushtruar ndaj një 3-vjeçari në një çerdhe në Fushë-Kosovë. Ajo ka thënë se është thellësisht e…

The post Nagavci paralajmëron masa në rastin e dhunës ndaj 3-vjeçarit në Fushë-Kosovë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas dhunës fizike që dyshohet se është ushtruar ndaj një 3-vjeçari në një çerdhe në Fushë-Kosovë.

Ajo ka thënë se është thellësisht e shqetësuar nga pamjet e publikuara, derisa ka paralajmëruar se do të ketë masa ndaj institucionit dhe edukatoreve.

“E dënoj ashpër dhunën e ushtruar ndaj një të mituri në këtë institucion parashkollor. Dhuna është e papranueshme andaj, pres që kushdo që ushtron dhunë të marrë dënimin e merituar”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, “ajo që është më shqetësuese sipas pamjeve të publikuara, është se nuk bëhet fjalë vetëm për një person por më shumë edukatore të involvuara e që e shton dyshimin se nuk është fenomen i izoluar”.

Ka shtuar se Inspektorati i Arsimit ndodhet në këtë institucion dhe sapo të pranojnë raportin, do të ndërmarrin masa të menjëhershme.

“MASHTI, komunat dhe në përgjithësi si institucione kemi obligim të kujdesemi e të sigurohemi për mirëqenien e të gjithë fëmijëve”, ka thënë ajo.

Një 3-vjeçar dyshohet se është rrahur nga edukatoret në një çerdhe publike në Fushë-Kosovë.

Rasti është raportuar nga një familjar, i cili në Facebook ka postuar fotografi dhe video të nxjerra nga kamerat e vendosura brenda çerdhes.

The post Nagavci paralajmëron masa në rastin e dhunës ndaj 3-vjeçarit në Fushë-Kosovë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
96890
MASHT për librat shkollorë: Janë procesuar pagesat për 130 mijë aplikues https://www.gazetastop.com/masht-per-librat-shkollore-jane-procesuar-pagesat-per-130-mije-aplikues/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=masht-per-librat-shkollore-jane-procesuar-pagesat-per-130-mije-aplikues Sat, 09 Sep 2023 16:16:48 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=96430 Ministria e Arsimit ka thënë të shtunën se janë procesuar pagesat për 130 mijë aplikues për subvencionim për blerjen e librave shkollorë. Sipas njoftimit të MASHTI-t, deri tash në platformën…

The post MASHT për librat shkollorë: Janë procesuar pagesat për 130 mijë aplikues appeared first on Gazeta Stop.

]]>

Ministria e Arsimit ka thënë të shtunën se janë procesuar pagesat për 130 mijë aplikues për subvencionim për blerjen e librave shkollorë.

Sipas njoftimit të MASHTI-t, deri tash në platformën “eKosova” janë pranuar 178 mijë aplikime, nga të cilat rreth 105 mijë për klasat I-V për tekste shkollore dhe materiale shkollore (nga 80 euro) dhe 73 mijë aplikime nga prindërit e klasave prej VI-IX, që kanë aplikuar për mbështetje për materiale shkollore (nga 30 euro). Sipas një përllogaritjeje, nëse ndahen mjetet për këta 178 mijë aplikime, shifra totale tejkalon 10 milionë euroshin. Qeveria ka ndarë rreth 13 milionë euro për këtë proces.

Platforma do të jetë e hapur për aplikim deri në fund të muajit shtator, ka përsëritur Ministria.

MASHTI ka deklaruar se nuk ka marrë raportim nga Drejtoritë Komunale a Inspektorati për ndonjë shkollë që s’po mban mësim për shkak të mungesës së teksteve.

“Nga MAShTI janë procesuar për pagesë pas verifikimit 130,000 aplikantë dhe në fillim të javës së ardhshme do të procedohet pjesa tjetër. Kjo procedurë po vazhdon dhe të gjithë aplikantëve do të ju transferohen mjetet. Jemi në koordinim edhe me institucionet relevante që transferimi të bëhet në intervale sa më të shpejta kohore”, thuhet në njoftim.

Ministria po ashtu ka thënë se “procesi i furnizimit me tekste shkollore me këtë praktikë është shumë më i shpejtë sesa me praktikat e aplikuara në vitet e mëhershme”.

Sivjet, MASHTI ka vendosur të ndajë mjete që u ndahen prindërve e që ata të blejnë librat, në bazë të çmimeve për të cilat Ministria është marrë vesh me shtëpitë botuese. Arsyetimi ka qenë se në tenderët për furnizim me libra shkollorë, shtëpitë botuese kishin konkurruar me çmime më të larta se ato që i shesin nëpër librari. Vendimi ka nxitur debat në vend. Opozita madje e ka cilësuar dështim të menaxhimit dhe ka kërkuar shkarkimin e ministres Arbërie Nagavci.

The post MASHT për librat shkollorë: Janë procesuar pagesat për 130 mijë aplikues appeared first on Gazeta Stop.

]]>
96430