Ndalohet për 48 orë shoferja që e aksidentoi për vdekje 26-vjeçarin në Prishtinë

Prokuroria e ka ndaluar një grua, e cila dyshohet se e ka shkaktuar një aksident me fatalitet gjatë ditës së sotme në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Si pasojë një këmbësor e ka humbur jetën.

Ndaj shoferës është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orë.

Kështu deklaroi për Klankosova.tv zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Ju njoftojmë lidhur me aksidentin i cili ndodhi sot ne rrugën “Agim Ramadani”, se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e te dyshuarës, për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik” (me fatalitet). E dyshuara është dërguar ne mbajtje ne kohëzgjatje prej 48 orësh”, tha Ulaj.