Milo Gjukanoviq Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/milo-gjukanoviq/ Ndalo për lajmin e parë! Fri, 19 Jan 2024 02:59:58 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 https://www.gazetastop.com/wp-content/uploads/2020/04/logo-150x150.png Milo Gjukanoviq Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/milo-gjukanoviq/ 32 32 Rezultatet preliminare në Mal të Zi nxjerrin fitues Milatoviqin https://www.gazetastop.com/rezultatet-preliminare-ne-mal-te-zi-nxjerrin-fitues-milatoviqin/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=rezultatet-preliminare-ne-mal-te-zi-nxjerrin-fitues-milatoviqin Mon, 03 Apr 2023 06:19:02 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=89333 Jakov Milatoviq, kandidati për kryetar të Lëvizjes Evropa Tani, po kryeson bindshëm në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, tregojnë rezultatet paraprake. Sipas rezultateve preliminare të Qendrës për Monitorim dhe…

The post Rezultatet preliminare në Mal të Zi nxjerrin fitues Milatoviqin appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Jakov Milatoviq, kandidati për kryetar të Lëvizjes Evropa Tani, po kryeson bindshëm në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, tregojnë rezultatet paraprake.

Sipas rezultateve preliminare të Qendrës për Monitorim dhe Hulumtim (CeMI), bazuar në 78,7 për qind të votave të numëruara, Milatoviq ka fituar 60,2 për qind të votave, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviq 39,8 për qind.

Sipas të dhënave të CeMI, pjesëmarrja ishte 70.6 për qind.

Qendra për Tranzicion Demokratik (CDT) njoftoi, sipas 76,3 për qind të votave të numëruara, se Milatoviç fitoi 56,9 për qind të votave dhe Gjukanoviq 43,1.

Më herët kanë bërë të ditur se pjesëmarrja ka qenë 70.7 për qind.

The post Rezultatet preliminare në Mal të Zi nxjerrin fitues Milatoviqin appeared first on Gazeta Stop.

]]>
89333
Mali i Zi zgjedh sot Pesidentin https://www.gazetastop.com/mali-i-zi-zgjedh-sot-pesidentin/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=mali-i-zi-zgjedh-sot-pesidentin Sun, 02 Apr 2023 07:08:50 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=89305 Mëngjesin e sotëm janë hapur vendvotimet për rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi. Afro 550 mijë malazezë kanë të drejtë vote deri në mbylljen e qendrave…

The post Mali i Zi zgjedh sot Pesidentin appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Mëngjesin e sotëm janë hapur vendvotimet për rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi.

Afro 550 mijë malazezë kanë të drejtë vote deri në mbylljen e qendrave të votimit, në orën 20:00.

Pasi fituan më së shumti vota në raundin e parë zgjedhor të 19 marsit, kandidatët për pozitën e presidentit për një mandat pesëvjeçar janë Millo Gjukanoviçi dhe Jakov Millatoviçi.

Gjukanoviç është udhëheqës i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) dhe president aktual i Malit të Zi. 61-vjeçari ka qenë në krye të politikës malazeze për më shumë se 33 vjet.

Ndërsa, Jakov Millatoviç, është kandidati i Lëvizjes Evropa Tani, parti e themeluar në qershor të vitit të kaluar. 37-vjeçari ka hyrë në politikë që më pak se tre vjet.

Të drejtën për votuar për njërin prej tyre kanë 542.154 qytetarë. Më së shumti votues ka në Podgoricë, gjithsej 143.609, ndërsa më së paku ka në qytetin në veri të vendit, në Shavnik, ku janë të regjistruar vetëm 1.777 votues.

Fitues në raundin e dytë zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale do të jetë kandidati që do të fitojë numrin më të madh të votave nga zgjedhësit. Mandati i presidentit zgjat pesë vjet.

Këto janë zgjedhjet e katërta presidenciale që nga ripërtëritja e pavarësisë së Malit të Zi dhe të shtatat që nga futja e sistemit shumë-partiak.

Rregullsia e procesit zgjedhor do të monitorohet nga misionet vëzhguese të ODIHR-it, deputetët evropian dhe Këshilli i Evropës, si dhe nga organizatat joqeveritare Qendra për Monitorim dhe Qendra për Tranzicionin Demokratik.

The post Mali i Zi zgjedh sot Pesidentin appeared first on Gazeta Stop.

]]>
89305
Balotazhi në Malin e Zi: Sondazhet favorizojnë Gjukanoviç për t’u rizgjedhur President më 2 prill https://www.gazetastop.com/balotazhi-ne-malin-e-zi-sondazhet-favorizojne-gjukanovic-per-tu-rizgjedhur-president-me-2-prill/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=balotazhi-ne-malin-e-zi-sondazhet-favorizojne-gjukanovic-per-tu-rizgjedhur-president-me-2-prill Tue, 21 Mar 2023 08:45:32 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=88672 Presidenti në detyrë i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç do të përballet me ekonomistin pro-evropian Jakov Miltaoviç në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, pas raundit të parë të votimit…

The post Balotazhi në Malin e Zi: Sondazhet favorizojnë Gjukanoviç për t’u rizgjedhur President më 2 prill appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Presidenti në detyrë i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç do të përballet me ekonomistin pro-evropian Jakov Miltaoviç në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, pas raundit të parë të votimit të mbajtur ditën e diel.

Gjukanoviç, që sipas sondazhit të OJQ-së “CeMI”, përgjegjëse për mbikëqyrjen e zgjedhjeve, gëzon 35 për qind të votave përballë 29 për qind të Milatoviç.

Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 2 prill.

“Ka një avantazh të theksuar krahasuar me kandidatin tjetër, me të cilin do të përballem në raundin e dytë, por kjo nuk është vetëm një arsye për kënaqësi dhe optimizëm; është edhe një njohje e pastër e votuesve të rezervuar që nuk ishin aktivizuar më parë”, theksoi Gjukanoviç.

“Kjo është një fitore e përbashkët me ata që u diskriminuan në 30 vitet e fundit, fëmijët e të cilëve u larguan nga Mali i Zi pasi nuk kishin drejtësi dhe ishin të varfër. Kjo është një fitore për një Mal të Zi më të mirë, më të bukur dhe më të drejtë”, u shpreh Jakov Milatoviç.

Këto zgjedhje po mbahen pas muajsh të tërë ngërçi politik në vendin që shtrihet në Adriatik. Dy qeveri janë rrëzuar nga mocionet e mosbesimit që prej zgjedhjeve legjislative të 2020-s, e fundit prej të cilave gushtin e kalu

The post Balotazhi në Malin e Zi: Sondazhet favorizojnë Gjukanoviç për t’u rizgjedhur President më 2 prill appeared first on Gazeta Stop.

]]>
88672
Gjukanoviq: E mbështesim rrugën evropiane të Kosovës https://www.gazetastop.com/gjukanoviq-e-mbeshtesim-rrugen-evropiane-te-kosoves/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=gjukanoviq-e-mbeshtesim-rrugen-evropiane-te-kosoves Tue, 07 Feb 2023 14:29:40 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=86492 “Ne i kuptojmë ambiciet e Kosovës për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës, për të marrë statusin vendit kandidat në Bashkimin Evropian dhe e mbështesim fuqishëm këtë”, tha presidenti…

The post Gjukanoviq: E mbështesim rrugën evropiane të Kosovës appeared first on Gazeta Stop.

]]>
“Ne i kuptojmë ambiciet e Kosovës për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës, për të marrë statusin vendit kandidat në Bashkimin Evropian dhe e mbështesim fuqishëm këtë”, tha presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Kështu tha ai të martën para gazetarëve në Podgoricë, pas takimit që pati me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në vizitën e parë të saj zyrtare në këtë shtet.

Osmani tha se Mali i Zi deri më tani ka treguar mbështetje të qartë për Kosovën në të gjitha fushat.

“Mali i Zi dhe Kosova janë shtete sovrane dhe qartësisht të përkushtuara në rrugën e anëtarësimit në BE. Ne do të vazhdojmë të punojmë me synimin për të zgjidhur çështjet e së kaluarës sonë të dhimbshme. Ne do të vazhdojmë në rrugën e paqes dhe stabilitetit”, tha ajo.

Ajo falënderoi Gjukanoviqin për mbështetjen e tij, dhe tha se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO i kontribuoi paqes në të gjithë rajonin.

Duke folur për raportet e ndërsjella, të cilat sipas tyre janë të rëndësishme dhe miqësore, Gjukanoviq tha se ka punë përpara që pakica malazeze në Kosovë të përfshihet në Kushtetutën e Kosovës si komunitet zyrtar.

Gjukanoviq tha gjithashtu se Mali i Zi po ndjek me kujdes gjithçka që po ndodh në negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ne jemi të bindur se mund të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme. Me zgjidhjen e kësaj çështjeje – do të zgjidhej dukshëm çështja e stabilitetit e këtij rajoni”.

Osmani tha se gjatë takimit është biseduar për potencialin e jashtëzakonshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Gjukanoviq dhe Osmani do të marrin pjesë në panelin e presidentëve “Zhvillimi i ngjarjeve në Ballkanin Perëndimor: Sfidat për paqen dhe stabilitetin në dritën e krizës rajonale dhe globale”, organizuar nga Lëvizja Evropiane në Mal të Zi.

Në ditën e dytë të vizitës, presidentja Osmani do të vizitojë komunat e Tuzit dhe Ulqinit, ku jetojnë kryesisht shqiptarët në Mal të Zi.

Qeveria e Malit të Zi, e udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e presidentit Gjukanoviq e njohu Kosovën në tetor të vitit 2008, tetë muaj pas vendimit të Prishtinës për ta shpallur pavarësinë.

Në të njëjtën kohë, opozita e atëhershme malazeze, e udhëhequr nga lideri i Frontit Demokratik, Andrija Mandiq, protestoi duke kërkuar anulimin e vendimit për njohjen e Kosovës.

Pas tri dekadash në pushtet, DPS e Gjukanoviqit humbi zgjedhjet e gushtit 2020. Aktualisht ajo është partia më e fortë opozitare në Mal të Zi.

The post Gjukanoviq: E mbështesim rrugën evropiane të Kosovës appeared first on Gazeta Stop.

]]>
86492
Presidentja Osmani sot e takon presidentin e Malit të Zi https://www.gazetastop.com/presidentja-osmani-sot-e-takon-presidentin-e-malit-te-zi/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=presidentja-osmani-sot-e-takon-presidentin-e-malit-te-zi Tue, 07 Feb 2023 07:55:16 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=86450 Me ftesë të Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të zjvillojë sot e nesër vizitë zyrtare në Mal të Zi. Osmani…

The post Presidentja Osmani sot e takon presidentin e Malit të Zi appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Me ftesë të Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të zjvillojë sot e nesër vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Osmani do të pritet nga presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, me nderimet më të larta shtetërore.

Pas takimeve, ata do të do të flasin për media.

Sot poashtu Presidenti i Malit të Zi dhe Presidentja e Republikës së Kosovës do të marrin pjesë në panelin presidencial “Zhvillimi i ngjarjeve në Ballkanin Perëndimor: Sfidat për paqen dhe stabilitetin në dritën e krizës rajonale dhe globale”, organizuar nga Lëvizja Evropiane në Mal të Zi.

Në vazhdim të vizitës, presidenti Gjukanoviq do të shtrojë një darkë zyrtare në Podgoricë për nder të mysafirës, ku do të marrin pjesë liderët e partive politike shqiptare në Mal të Zi“, njofton Zyra e Presidencës së Malit të Zi.

The post Presidentja Osmani sot e takon presidentin e Malit të Zi appeared first on Gazeta Stop.

]]>
86450
Abazoviq: Një kompani pranë Gjukanoviq financoi fushatën e mocionit të mosbesimit kundër meje https://www.gazetastop.com/abazoviq-nje-kompani-prane-gjukanoviq-financoi-fushaten-e-mocionit-te-mosbesimit-kunder-meje/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=abazoviq-nje-kompani-prane-gjukanoviq-financoi-fushaten-e-mocionit-te-mosbesimit-kunder-meje Tue, 27 Sep 2022 06:43:44 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=79573 Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, thotë se mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së tij nisi 10 ditë pasi kishte marrë detyrën. Ai tha se gjithçka erdhi…

The post Abazoviq: Një kompani pranë Gjukanoviq financoi fushatën e mocionit të mosbesimit kundër meje appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, thotë se mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së tij nisi 10 ditë pasi kishte marrë detyrën.

Ai tha se gjithçka erdhi pas një operacioni anti-kontrabandë që çoi në kapjen e një sasie të madhe cigaresh që ishin në pronësi të një kompanie, sipas Abazoviqit të lidhur me presidentin malazez, Milo Gjukanoviq.

“A e dini kur ka filluar me u rrëzuar qeveria? Jo kur ishte shkruar kontrata me kishën, por 10 ditë pasi kam hyrë në kabinet. Kur kemi bërë një aksion të madh në portin e Tivarit dhe kemi kapur 148 mijë paketa cigare, në treg kishte vlerën mbi 120 milionë euro. Ishin cigare kontrabandë, që janë të konfiskuara prej shtetit dhe do t’i djegim. Çka ka ndodhur? Në atë moment, ajo ka qenë 10-12 ditë pasi ka nisur qeveria e re”, tha Abazoviq.

“Janë disa pronarë. Por pronari është një kompani që e kam përmendur në parlamentin e Malit të Zi, që ka të bëjë me ndërtimin në Mal të Zi, e cila ishte afër Gjukanoviq, edhe financon komplet median dhe fushatën kundër meje për shkak të këtyre gjërave.”, raporton klantv.

The post Abazoviq: Një kompani pranë Gjukanoviq financoi fushatën e mocionit të mosbesimit kundër meje appeared first on Gazeta Stop.

]]>
79573
Gjukanoviq refuzon propozimin për mandatarin e ri, e çon Malin e Zi në zgjedhje https://www.gazetastop.com/gjukanoviq-refuzon-propozimin-per-mandatarin-e-ri-e-con-malin-e-zi-ne-zgjedhje/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=gjukanoviq-refuzon-propozimin-per-mandatarin-e-ri-e-con-malin-e-zi-ne-zgjedhje Tue, 20 Sep 2022 15:48:53 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=79136 Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ia ka dërguar kryetares së Kuvendit Danijela Gjuroviq propozimin për shpërbërjen e Parlamentit të Malit të Zi. Në sqarimin e tij, Gjukanoviq deklaroi…

The post Gjukanoviq refuzon propozimin për mandatarin e ri, e çon Malin e Zi në zgjedhje appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ia ka dërguar kryetares së Kuvendit Danijela Gjuroviq propozimin për shpërbërjen e Parlamentit të Malit të Zi.

Në sqarimin e tij, Gjukanoviq deklaroi se pas konsultimeve për mandatin për përbërjen e qeverisë, ai nuk “ka pasur përshtypjen se ekziston një shumicë e qartë që do të ishte në gjendje të formonte një qeveri që do të ofronte zgjidhje për probleme shumë të vështira në në nivel financiar, ekonomik, juridik, institucional dhe politik”.

“Sidomos në aspektin e sigurisë, duke pasur parasysh krizën aktuale në Evropë të shkaktuar nga agresioni rus kundër Ukrainës, i cili ka implikime të padyshimta për sigurinë e Ballkanit Perëndimor”, tha Gjukanoviq, shkruan Vijesti, transmeton Klankosova.tv.

“Vetëm këtë herë drejtuesit e koalicionit që pretendojnë se kanë mazhorancën nuk iu përgjigjën konsultimeve. Ata nuk i kanë bashkangjitur as nënshkrimet e shumicës së deputetëve dhe i referohen përvojës së tyre të mëparshme, e cila është krejtësisht ndryshe”, tha Gjukanoviq.

Gjukanoviq theksoi se nuk u krijua përshtypja që mund të formohej një qeveri që do të ofronte zgjidhje.

“Përveç kësaj, nuk u krijua përshtypja se ekziston një shumicë e qartë që do të mund të formonte një Qeveri që do të ofronte zgjidhje për probleme shumë të vështira në planin financiar, ekonomik, juridik, institucional dhe politik”.

Presidenti i Malit të Zi, siç tha ai, beson se “një Qeveri e tillë mund të arrihet vetëm me vendim të qytetarëve në zgjedhje”.

The post Gjukanoviq refuzon propozimin për mandatarin e ri, e çon Malin e Zi në zgjedhje appeared first on Gazeta Stop.

]]>
79136
Presidenti Gjukanoviq nisë iniciativën për rrëzimin e Abazoviqit https://www.gazetastop.com/presidenti-gjukanoviq-nise-iniciativen-per-rrezimin-e-abazoviqit/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=presidenti-gjukanoviq-nise-iniciativen-per-rrezimin-e-abazoviqit Wed, 03 Aug 2022 09:06:15 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=76354 Partia Social Demokrate e Malit të Zi ka njoftuar se do të nisë sot iniciativën për votëbesimin e Qeverisë. Nëpërmjet një postimi në Twitter, partia e presidentit malazez Millo Gjukanoviq,…

The post Presidenti Gjukanoviq nisë iniciativën për rrëzimin e Abazoviqit appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Partia Social Demokrate e Malit të Zi ka njoftuar se do të nisë sot iniciativën për votëbesimin e Qeverisë.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, partia e presidentit malazez Millo Gjukanoviq, ka thënë se iniciativa është e hapur për të gjithë ata që mendojnë se Qeveria e Malit të Zi është treguar e papërgjegjshme ndaj interesave nacionale.

“Marrëveshja e nënshkruar sot, e cila është në kundërshtim me Kushtetutën e Malit të Zi, do të pezullohet menjëherë pas ardhjes në pushtet të Qeverisë së re”, thuhet në postim.

Mali i Zi nënshkruan marrëveshje me Kishën Serbe

Marrëveshja Themelore është nënshkruar sot mes kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe Kishës Ortodokse Serbe.

Porfirije kishte arritur në Podgoricë pa asnjë paralajmërim.

Një pjesë e mediave në Mal të Zi paraprakisht kishin bërë të ditur se do të nënshkruhet marrëveshja më 3 gusht, por Abazoviq e mohoi këtë.

Mirëpo, Abazoviq ka njoftuar se marrëveshja është nënshkruar sot dhe ka postuar foto të nënshkrimit.

The post Presidenti Gjukanoviq nisë iniciativën për rrëzimin e Abazoviqit appeared first on Gazeta Stop.

]]>
76354
Rama u reagon Gjukanoviqit e Osmanit, thotë se Ballkani i Hapur nuk do të ndalet https://www.gazetastop.com/rama-u-reagon-gjukanoviqit-e-osmanit-thote-se-ballkani-i-hapur-nuk-do-te-ndalet/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=rama-u-reagon-gjukanoviqit-e-osmanit-thote-se-ballkani-i-hapur-nuk-do-te-ndalet Wed, 18 May 2022 19:17:08 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=72602 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u ka reaguar Milo Gjukanoviqit dhe Vjosa Osmanit në lidhje me deklaratat e tyre për Ballkanin e Hapur.  Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq,…

The post Rama u reagon Gjukanoviqit e Osmanit, thotë se Ballkani i Hapur nuk do të ndalet appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u ka reaguar Milo Gjukanoviqit dhe Vjosa Osmanit në lidhje me deklaratat e tyre për Ballkanin e Hapur. 

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, vizitoi sot Kosovën ku u prit nga Presidentja Vjosa Osmani. Në konferencën për media pas takimit, u fol edhe për nismën “Ballkani i Hapur” ku të dy liderët thanë se janë kundër kësaj nisme dhe se Procesi i Berlinit është iniciativa e vetme që i duhet Ballkanit Perëndimor, 

Jemi shumë të vetëdijshëm për mundësinë e bashkëpunimit rajonal ekonomik. Ky orientim parimor nuk do të thotë se i kemi sytë mbyllur. Por, ne mendojmë se në këtë temë kemi një iniciativë të mirë të Procesit të Berlinit. Kjo iniciativë është komplementare në rrugën drejt integrimit evropian”, tha Gjukanoviq. 

Rama u reagoi këtyre deklaratave sot nëpërmes një statusi në Twitter duke thënë se Ballkani i Hapur e përshpejton Procesin e Berlinit.   

“Kushdo është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nisëm nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit! Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot”, ka shkruar ai. 

Deklaratave të këtyre liderëve u parapriu një koment i kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviqit, i cili tha se do t’i bashkoheshin kësaj nisme nëse do i bashkoheshin të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. 


The post Rama u reagon Gjukanoviqit e Osmanit, thotë se Ballkani i Hapur nuk do të ndalet appeared first on Gazeta Stop.

]]>
72602
Gjukanoviq për demarkacionin: Do t’i japim mundësi çfarëdo korrigjimi https://www.gazetastop.com/gjukanoviq-per-demarkacionin-do-ti-japim-mundesi-cfaredo-korrigjimi/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=gjukanoviq-per-demarkacionin-do-ti-japim-mundesi-cfaredo-korrigjimi Wed, 18 May 2022 11:44:07 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=72572 Presidentja Vjosa Osmani dhe presidenti malazez, Milo Gjukanoviq në konferencën e përbashkët për media kanë folur edhe rreth çështjes së demarkacionit Kosovë-Mali i Zi. Presidentja Osmani tha se Mali i…

The post Gjukanoviq për demarkacionin: Do t’i japim mundësi çfarëdo korrigjimi appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Presidentja Vjosa Osmani dhe presidenti malazez, Milo Gjukanoviq në konferencën e përbashkët për media kanë folur edhe rreth çështjes së demarkacionit Kosovë-Mali i Zi.

Presidentja Osmani tha se Mali i zi është ndër shtetet e para që e kanë njohur Kosovën, ndërsa nga 2008-ta ka qenë ndër fqinjët më përkrahës ndaj Kosova dhe kjo miqësi e krijuar do të ruhet e forcohet me çdo kusht, raporton Telegrafi.

“Sa i përket çështjes së demarkacionit Kosova ka ratifikuar tri dokumente, marrëveshjen dy palësh sa i përket vendosjes së kufirit, deklaratën e përbashkët ndërmjet dy presidenteve dhe raportin e Komisionit shtetëror për çështjen e kufirit.

Gjithçka që ka të bëjë me raportet tona do të diskutohet dhe zhvillohet në përputhje me parimin e respektit të ndërsjellë, raporteve të shkëlqyera miqësore dhe çështjen e trupit të përbashkët teknik që është paraparë në deklaratën e dy presidentëve”, tha presidentja.

Ajo më tej shtoi se ka mjaftueshëm akterë të tjerë që kërkojnë të prishin marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, por sipas saj, Kosova dhe Mali nuk duhet të lejojnë këtë,

“Nuk shoh asnjë çështje që mund t’i prishë raportet tona”, tha presidentja.

Lidhur me çështjen e demarkacionit, foli edhe presidenti malazez, Gjukanoviq.

“Kjo mund të konsiderohet për dikë problematike por vetëm për ata që duan t’i shohin të tilla. Ne nuk dëshirojmë të krijojmë probleme. Ne do t’i përmbahemi dokumenteve të nënshkruara. Do të krijojmë kushte të domosdoshme për korrigjime për të cilat do të pajtohemi që ky kufi të jetë siç duhet të jetë dhe të mos shërbejë si burim i mosmarrëveshjeve dhe rrezikimit të marrëdhënieve”, tha ai.

The post Gjukanoviq për demarkacionin: Do t’i japim mundësi çfarëdo korrigjimi appeared first on Gazeta Stop.

]]>
72572