Presidentja Osmani sot e takon presidentin e Malit të Zi

Me ftesë të Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të zjvillojë sot e nesër vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Osmani do të pritet nga presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, me nderimet më të larta shtetërore.

Pas takimeve, ata do të do të flasin për media.

Sot poashtu Presidenti i Malit të Zi dhe Presidentja e Republikës së Kosovës do të marrin pjesë në panelin presidencial “Zhvillimi i ngjarjeve në Ballkanin Perëndimor: Sfidat për paqen dhe stabilitetin në dritën e krizës rajonale dhe globale”, organizuar nga Lëvizja Evropiane në Mal të Zi.

Në vazhdim të vizitës, presidenti Gjukanoviq do të shtrojë një darkë zyrtare në Podgoricë për nder të mysafirës, ku do të marrin pjesë liderët e partive politike shqiptare në Mal të Zi“, njofton Zyra e Presidencës së Malit të Zi.