Përgjimet Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/pergjimet/ Ndalo për lajmin e parë! Fri, 19 Jan 2024 03:00:08 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.2 https://www.gazetastop.com/wp-content/uploads/2020/04/logo-150x150.png Përgjimet Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/pergjimet/ 32 32 A e keni vënë re një dritë të gjelbër në telefonin tuaj? Ja pse duhet të alarmoheni https://www.gazetastop.com/a-e-keni-vene-re-nje-drite-te-gjelber-ne-telefonin-tuaj-ja-pse-duhet-te-alarmoheni/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=a-e-keni-vene-re-nje-drite-te-gjelber-ne-telefonin-tuaj-ja-pse-duhet-te-alarmoheni Mon, 21 Aug 2023 06:35:33 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=95477 Nëse keni vënë re ndonjëherë një dritë të vogël të gjelbër në cepin lart telefonit tuaj Android, mund të jetë një sinjal që po ju shikojnë ose përgjojnë. Ajo pikë…

The post A e keni vënë re një dritë të gjelbër në telefonin tuaj? Ja pse duhet të alarmoheni appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Nëse keni vënë re ndonjëherë një dritë të vogël të gjelbër në cepin lart telefonit tuaj Android, mund të jetë një sinjal që po ju shikojnë ose përgjojnë.

Ajo pikë është tregues se një aplikacion që keni të instaluar në telefon po përdor sensorët e telefonit tuaj, mikrofonin ose kamerën.

Zakonisht, ajo dritë nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësoheni, por nëse keni dyshime se po ju spiunojnë, duhet të veproni menjëherë.

Sipas Jamie Akhtar, CEO i CyberSmart, drita e gjelbër del sepse ne i kemi dhënë leje disa aplikacioneve që të përdorin mikrofonin ose kamerën. Por, nëse nuk përdorni asnjë aplikacion dhe sërish ju del drita në cepin lart të celularit, ja se çfarë duhet të bëjmë.

“Shkoni në seksionin “permissions” (lejet) të “Settings” dhe kontrolloni lejet e aplikacioneve. Ndoshta i keni lejuar përdorimin e mikrofonit apo kamerës edhe aplikacioneve që nuk i përdorni më. Nëse nuk është ky rasti, atëherë celulari juaj mund të jetë hakuar. Në këtë rast duhet të ndryshoni fjalëkalimet e rëndësishme (email), por jo në celularin tuaj, në një pajisje tjetër. Më pas, duhet të resetoni nga e para celularin”, shpjegon Akhtar.

The post A e keni vënë re një dritë të gjelbër në telefonin tuaj? Ja pse duhet të alarmoheni appeared first on Gazeta Stop.

]]>
95477
Kusari-Lila bën kallëzim penal ndaj Slavko Simiqit për “incizim të jashtëligjshëm” https://www.gazetastop.com/kusari-lila-ben-kallezim-penal-ndaj-slavko-simiqit-per-incizim-te-jashteligjshem/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=kusari-lila-ben-kallezim-penal-ndaj-slavko-simiqit-per-incizim-te-jashteligjshem Fri, 04 Aug 2023 15:21:22 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=94572 Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se ka dorëzuar Kallëzim Penal ndaj ish-nënkryetarit të Kuvendit, ish-deputetit dhe zyrtar i Listës Serbe, Slavko Simiq, në lidhje me…

The post Kusari-Lila bën kallëzim penal ndaj Slavko Simiqit për “incizim të jashtëligjshëm” appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se ka dorëzuar Kallëzim Penal ndaj ish-nënkryetarit të Kuvendit, ish-deputetit dhe zyrtar i Listës Serbe, Slavko Simiq, në lidhje me video-incizimet të cilat u publikuan në Gazetën Nacionale.

“Incizimi dhe publikimi i incizimit të jashtëligjshëm nga ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Slavko Simiq, shpërndarja e tyre me interpretime dhe ndërhyrje, nuk e kanë qëllimin as informimin e drejtë, as ndonjë parim tjetër. Ato janë akte penale në njërën anë, dhe aktivitete dezinfomuese nga ana tjetër”, ka shkruar Kusari-Lila, në një postim në Facebook.

Ajo ka përmendur edhe PDK-në se ka gisht në këto “aktivitete dezinformuese”, pa sqaruar më shumë. 

“Në këtë periudhë kohore janë publikuar dhjetëra lajme të rreme, të verifikuara nga monitoruesit. Burimi i tyre përveç nga individë është edhe nga një parti politike parlamentare, PDK”.

“Për pjesëtarin e Listën Serbe, për porositësit e urdhëruesit e tij dhe për shpërndarësit e nxitësit e dhunës dhe urrejtjes në publik do të vijojnë denoncimet”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Incizimi dhe publikimi i incizimit të jashtëligjshëm nga ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Slavko Simiq, shpërndarja e tyre me interpretime dhe ndërhyrje, nuk e kanë qëllimin as informimin e drejtë, as ndonjë parim tjetër. Ato janë akte penale në njërën anë, dhe aktivitete dezinfomuese nga ana tjetër.

Të njëjtat tani janë pjesë e kallëzimit penal dorëzuar Prokurorisë së Shtetit me 1 Gusht, 2023.

Përveç jashtëligjshmërisë së incizimit, pastaj përcjelljes për përfitim material dhe personal, partiak, me qëllim denigrimin e tjetrit për shkak të detyrës që mban, sekuencat kohore të materialit janë ndryshuar e materiali është manipuluar.

Nuk i ka mjaftuar incizimi, kjo vepër e rëndë penale, por kanë vijuar dhe me deformimin e përmbajtjes.
Gjuha me qëllim nxitjen e urrejtjes, mosdurimit dhe denigrimit të tjetrit e përdorur gjatë komentimit të materialit, ka nxitur kërcënimet ndaj meje nga persona të caktuar. Edhe ato janë paraqitur tek autoritetet relevante.

Të dashur qytetare e qytetarë,

Në këtë periudhë kohore janë publikuar dhjetëra lajme të rreme, të verifikuara nga monitoruesit. Burimi i tyre përveç nga individë është edhe nga një parti politike parlamentare, PDK.

Kjo është një fushatë e sulmit ndaj meje dhe rrjedhimisht ndaj detyrës që unë mbaj, ndaj grupimit politik e institucional që unë i përkas.

Lista Serbe ka 14 muaj që nuk është më pjesë e institucioneve. Deputetët e dikurshëm të Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje nga Kuvendi i Kosovës. Ata janë gjendur në veprime të tjera kriminale duke sulmuar gazetarët dhe pjesëtarët e NATO-s në protestat e dhunshme që i shkaktuan në 3 komunat e veriut të vendit gjatë muajit maj dhe qershor.

Abuzimi ekstrem me këtë material të jashtëligjshëm do të përcillet tek të gjitha institucionet përgjegjëse për mbikëqyrjen dhe publikimin e informacionit.

Për pjesëtarin e Listën Serbe, për porositësit e urdhëruesit e tij dhe për shpërndarësit e nxitësit e dhunës dhe urrejtjes në publik do të vijojnë denoncimet.

Të njëjtët po synojnë të vijojnë me fushatat e tyre.

Pavarësisht si duken fytyrat dhe emrat, le ta themi qartë cila është adresa e kësaj fushate: Serbia, regjimi i Vuçiqit dhe bandat e zgjatimet e tyre në Kosovë.

The post Kusari-Lila bën kallëzim penal ndaj Slavko Simiqit për “incizim të jashtëligjshëm” appeared first on Gazeta Stop.

]]>
94572
“Afera e grurit” – dalin përgjimet e reja, përmenden emra të disa zyrtarëve https://www.gazetastop.com/afera-e-grurit-dalin-pergjimet-e-reja-permenden-emra-te-disa-zyrtareve/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=afera-e-grurit-dalin-pergjimet-e-reja-permenden-emra-te-disa-zyrtareve Wed, 02 Aug 2023 08:11:53 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=94450 “Afera e grurit” – dalin përgjimet e reja, përmenden emra të disa zyrtarëve Gazeta Nacionale ka sjellë incizime të reja në Ministrinë Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), së drejtuar nga Rozeta…

The post “Afera e grurit” – dalin përgjimet e reja, përmenden emra të disa zyrtarëve appeared first on Gazeta Stop.

]]>
“Afera e grurit” – dalin përgjimet e reja, përmenden emra të disa zyrtarëve

Gazeta Nacionale ka sjellë incizime të reja në Ministrinë Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), së drejtuar nga Rozeta Hajdari. Kësaj radhe tema është e njëjtë, për blerjen e mallrave në rezervën shtetërore. Ndryshon vetëm produkti. Nga vaji, tash është afera “Gruri”.

Zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në këto incizime bisedojnë rreth nënshkrimit të kontratës për blerjen e grurit vitin e kaluar. Ata përmendin me emra disa zyrtarë si Hafiz Gara, Rexha, Arbëri, këshilltari (që nuk dihet nëse është fjala për këshilltarin e ministres, apo të ndonjë zyrtari tjetër)

Krejt përgjimi tregon për zyrtarin Enver Hajruallahu që me pozitë është certifikues. Ndaj tij kishte presione të mëdha për ta nënshkruar kontratën rreth grurit, edhe pse disa ton mungonin.

Certifikuesi nuk pranonte ta nënshkruante.

Sipas bisedës, kuptohet se kishte dyshime që një sasi e grurit në sasi prej 9 ton grurë po mungonte. Vlera e grurit që mungonte sipas bisedave, del të ishte rreth 6 milionë euro. Kjo duket se kishte shkaktuar edhe përplasje ndërmjet disa zyrtarëve në Ministrinë e Rozeta Hajdarit, shkruan nacionale.

“Edhe tash unë nuk lëshojsha pe, se mungojke një sasi në vlerë prej 6 milionë”, dëgjohet teksa flet një zyrtar.

“Unë i kam thanë nuk e paguaj për qetë punë për qetë punë, se tash ky shpediteri ky që e ka pas (nuk kuptohet) e ka pasur edhe shpedicionin, ai thojke e kam pru, shpediteri thojke mungojnë 9 tonë, këta thojshin mungojnë pak ma shumë, se aty në kontratë thuhet se duhet me i sjellë 10 mijë tonë me nen nuk duhet me humb asnjë pike rrugës”, dëgjohet teksa flet një zyrtar i Ministrisë së Tregtisë e Industrisë.

Kjo kishte shkaktuar tension në MINT. Madje, zyrtarët që bisedojnë bëjnë të ditur se kishte pasur rrezik edhe për një përplasje fizike ndërmjet Hafizit dhe ministres Hajdari.

Zyrtarët e konfirmojnë se disa nga veprimet kanë qenë të jashtëligjshme.

“Fol ti drejtor që vë vendime të jashtëligjshme”, dëgjohet teksa flet një zyrtar i Ministrisë me një tjetër.

“Edhe tani hiq, para dy tri jave një muaje, fytas e kemi qu me ministren, ma Hafizi ke tu e rre”, thuhet në bisedë.

Gjatë bisedave përmendet edhe drejtori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë. Zyrtarët tregojnë se kanë qenë në mëdyshje nëse duhet të bëhet kjo pagesë apo jo.

“Lem thash me folë, I nderuar drejtor kemi tha qeshtu (nuk kuptohet…) Jo tha normal duhet me u ba ajo pagesë drejtor, certifikuesi po ndërhyj po ta shpjegoj ma gjerësisht (nuk kuptohet) E u ndal ajo, plus drejtori i AKI-së po shkruan drejtpërdrejt (nuk kuptohet) – Edhe po i thotë, veç pak ministre për këtë punë qysh pe shpjegon certifikuesi jo që jeni duke i ba presion, por duhet me vlerësu punën e tij”, thuhet në bisedën e siguruar nga Nacionale.

The post “Afera e grurit” – dalin përgjimet e reja, përmenden emra të disa zyrtarëve appeared first on Gazeta Stop.

]]>
94450
Uran Ismaili: Kurti dhe Kusari-Lila të japin llogari për skandalin më të madh politik, bashkëpunuan me Radojçiqin për temat me rëndësi https://www.gazetastop.com/uran-ismaili-kurti-dhe-kusari-lila-te-japin-llogari-per-skandalin-me-te-madh-politik-bashkepunuan-me-radojciqin-per-temat-me-rendesi/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=uran-ismaili-kurti-dhe-kusari-lila-te-japin-llogari-per-skandalin-me-te-madh-politik-bashkepunuan-me-radojciqin-per-temat-me-rendesi Thu, 13 Jul 2023 08:37:57 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=93583 Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, zbardhjen e bisedës mes Kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, dhe Shefit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Slavko…

The post Uran Ismaili: Kurti dhe Kusari-Lila të japin llogari për skandalin më të madh politik, bashkëpunuan me Radojçiqin për temat me rëndësi appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, zbardhjen e bisedës mes Kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, dhe Shefit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Slavko Simiq, ku ajo fyen Ismailin dhe akterë tjerë të PDK-së, e ka cilësuar si skandalin më të madh politik të pushtetit.

Ismaili në një konferencë për media tha se këto incizime dëshmojnë bashkëpunimin e fshehtë të i Lëvizjes Vetëvendosje me Listën Serbe.

“Dëshmohet qe ky pushtet ka komunikuar dhe është koordinuar me një njeri të kërkuar nga Policia e Kosovës dhe i ndodhur ne listën e zezë të SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe, Milan Radojçiq. Dëshmohet bashkëpunimi i fshehtë i Lëvizjes Vetëvendosje me Listën Serbe, ndërkohë që Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se s’kanë as koalicion e as bashkëpunim. Dëshmohet edhe një herë mendësia e këtij pushteti, që kurdo në çfarëdo rasti përqesh dhe denigron veprën e UÇK-së, por kësaj here para përfaqësuesit të Milan Radojçiqit, duke u ankuar për veteranët dhe kërkesat e tyre. Ky është skandali më i madh politik i këtij pushteti. Ky bashkëpunim rreth çështjeve me rëndësi – siç është energjia në veri, zgjedhja e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, votimi kundër tërheqjes së parave të Trustit, të gjitha janë ose në koordinim me Milan Radojçiqin, ose me bekimin e tij”, theksoi Ismaili.

Ismaili kërkoi që kryeministri Albin Kurti dhe Mimoza Kusari-Lila të japin llogari para qytetarëve dhe para drejtësisë për këto deklarata.

“Bashkëpunimi me një parti që përfaqeson qytetarët serbë në Kuvendin e Kosovës, në vete nuk është problem. Por, duke e mbajtur të fshehtë këtë bashkëpunim, e duke i gënjyer qytetarët se asnjëherë nuk kanë pasur bashkëpunim me ta, është një tjeter hipokrizi e pushtetit aktual. Kryeministri Kurti dhe Mimoza Kusari-Lila kanë obligim që të japin llogari për tërë këtë situatë. Tendenca për ta normalizuar koordinimin dhe komunikimin me Milan Radojçiq veçse e thellon dhe e bën bashkëpjesëmarrëse tërë Qeverinë në këtë skandal. Milan Radojçiq është një person i kërkuar nga Policia e Kosovës, si për Mimoza Kusarin, edhe për Albin Kurtin, dhe nuk mund ta trajtojmë këtë bashkëpunim si diçka të zakonshme e normale. Propaganda e shfajësimi nuk janë e vërteta. E vërteta është se biseda me Radojçiqin ka ndodhur, është pranuar nga Mimoza Kusari-Lila, dhe çdo gjë perpos llogaridhënies para qytetarëve dhe drejtësisë është tentim për të vazhduar fshehjen e së vërtetës”, tha ai.

PDK e konisderon të pamoralshme dhe të pafalshme njollosjen e veterenaëve të UÇK-së nga Mimoza Kusari-Lila përballë përfaqësuesve të Listës Serbe.

“Ushtria Çlirimtare e Kosoves është historia e lavdishme e kombit tonë dhe secili ushtar e ushtare meriton vlerësim të perjetshem nga gjithë ne. Rrëfimi i saj para përfaqesuesit të Milan Radojçiqit për gjendjen dhe situatën me veteranët e UÇK-së, është i pafalshëm dhe denigrues për secilin qytetar.

Ismaili ripërsëriti kërkesën e PDK-së për zgjedhje të parakohshme, si e vetmja mundësi për të dalë nga kriza dhe stagnimi, që ka prodhuar Qeveria Kurti.

“Ky skandal nuk është problemi i vetëm i këtij pushteti. Stagnimi në ekonomi, shëndetësi, arsim, çmimet e larta dhe migrimi i vazhdueshëm, e izolimi i Kosovës, janë dështime të vazhdueshme të kësaj Qeverie. Dalja nga kjo krize dhe ky stagnim – prodhuar nga kjo Qeveri – ka vetëm një rrugë: zgjedhjet, duke i dhënë mundësinë qytetarëve që me vote ta ndryshojnë për të mirë jetën në Kosovë”, tha ai.

The post Uran Ismaili: Kurti dhe Kusari-Lila të japin llogari për skandalin më të madh politik, bashkëpunuan me Radojçiqin për temat me rëndësi appeared first on Gazeta Stop.

]]>
93583
Abazi: Kurti dhe Dejona Mihali kanë qenë në dijeni për bisedën Kusari-Simiq https://www.gazetastop.com/abazi-kurti-dhe-dejona-mihali-kane-qene-ne-dijeni-per-biseden-kusari-simiq/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=abazi-kurti-dhe-dejona-mihali-kane-qene-ne-dijeni-per-biseden-kusari-simiq Wed, 12 Jul 2023 20:20:00 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=93565 Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka deklaruar se është i bindur se kryeministri Albin Kurti dhe koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, kanë qenë në dijeni…

The post Abazi: Kurti dhe Dejona Mihali kanë qenë në dijeni për bisedën Kusari-Simiq appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka deklaruar se është i bindur se kryeministri Albin Kurti dhe koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, kanë qenë në dijeni për bisedën e Mimoza Kusari-Lilës me Sllavko Simiq.

“Jam i bindur absolutisht, e tha edhe Kurti sot që tha se ‘ne nuk varemi nga Lista Srpska por Kusari e ka për detyrë të krijojë më shumë vota përfshirë edhe këto të Listës Srpska’. Që do të thotë në një formë ose tjetër qenkemi të varur”, ka deklaruar Abazi në RTV Dukagjini.

Po ashtu, Abazi ka deklaruar se hapja e “Kutisë së Pendores” për keqmenaxhimin e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes është bërë para një viti e gjysmë, në momentin kur ai filloi të dalë në konferenca për shtyp dhe kërkonte dorëheqjen e Mimoza Kusari-Lilës dhe largimin e saj.

Ai ka akuzuar se në dy vitet e fundit ka pasur keqmenaxhim të sistematizuar dhe manipulim të Grupit Parlamentar të LVV-së në mënyrë më të poshtër të mundshme.

Ai gjithashtu ka theksuar se kjo gjë evidentohet qartë nga audio-incizimet.

“Hapja e kutisë së pendores për keqmenaxhimin e Grupit Parlamentar të VV-së është bërë para njëviti e gjysmë kur kam filluar me dalë në konferencë për shtyp edhe kam kërkuar dorëheqjen e Mimoza Kusari – Lila dhe largimin e saj. Për brenda dy viteve në mënyrë sistematike është keqmenaxhu edhe është manipulu në mënyrë më të poshtër të mundshme Grupi Parlamentar të LVV-së, nga audio-incizimet shihet qartë kjo gjë”, ka deklaruar ai.

The post Abazi: Kurti dhe Dejona Mihali kanë qenë në dijeni për bisedën Kusari-Simiq appeared first on Gazeta Stop.

]]>
93565
6 shenja që tregojnë se telefoni yt po hakohet https://www.gazetastop.com/6-shenja-qe-tregojne-se-telefoni-yt-po-hakohet/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=6-shenja-qe-tregojne-se-telefoni-yt-po-hakohet Sat, 17 Sep 2022 17:54:52 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=78947 Epoka e teknologjisë ka një ndikim pozitiv në jetën tonë, por gjithashtu sjell probleme.Hakerët dhe mashtruesit gjejnë çdo mënyrë të mundshme për të vjedhur të dhënat tona personale,. Madje edhe…

The post 6 shenja që tregojnë se telefoni yt po hakohet appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Epoka e teknologjisë ka një ndikim pozitiv në jetën tonë, por gjithashtu sjell probleme.Hakerët dhe mashtruesit gjejnë çdo mënyrë të mundshme për të vjedhur të dhënat tona personale,. Madje edhe paratë tona. Dhe ndonjëherë, ata mund ta bëjnë këtë gjë pa e kuptuar as ti vetë.

Bateria juaj po zbrazet më shpejt.

Nëse bateria juaj ka filluar të zbrazet më shpejt se më parë, mund të jetë ngaqë smartfoni juaj është hakuar. Arsyeja për këtë është se softueri keqdashës që nuk e shihni po funksionon në sfond, duke konsumuar më shumë energji. Pasojat e kësaj mund të jenë humbja e të dhënave, keqpërdorimi i informacionit personal dhe vedhjet financiare.

Një person me të cilin po flisni në internet ju jep komplimente të tepërta.

Në kohët aktuale, shumë njerëz takohen edhe përmes rrjeteve sociale ose aplikacioneve të takimeve. Por duke qenë se kemi të bëjmë me njerëz që nuk i njohim, është e rëndësishme që të jemi gjithmonë të kujdesshëm. Nëse një person me të cilin po flisni e fillon komunikimin me komplimente dhe ndjenja të tepërta, ka një rrezik që ai të ketë disa motive të fshehura. Nëse ata kërkojnë adresën tuaj, kërkojnë ndihmë financiare ose pretendojnë se kanë mbetur së fundmi i ve me fëmijë, të gjitha këto janë flamuj të kuq për të ngritur alarmin.

Një punëdhënës ju kërkon të dërgoni para.

Nëse jeni të lumtur për gjetjen e një pune, por punëdhënësi juaj i ri ju kërkon të dërgoni disa para, mos e bëni kurrë. Ndonjëherë mashtruesit do të kërkojnë para si një garanci pune për të “rezervuar” vendin tuaj ose për të paguar për një kurs trajnimi ose çertifikim për të qenë më të përshtatshëm me punën. Ju kurrë nuk duhet të paguani për punën tuaj — një punëdhënës vërtet legjitim nuk do t’jua kërkojë kurrë ta bëni këtë.

Një pronar shtëpie që s`mund t`ju tregojë shtëpinë

Ka njerëz që nuk janë pronarë të vërtetë, por mashtrues që duan të vjedhin para. Nëse flisni me një pronar të mundshëm që pretendon se zotëron pronën, por nuk mund ta tregojë atë fizikisht dhe në vend të kësaj mund të ndajë vetëm foto/video, ky është një mashtrim. Zakonisht, këta mashtrues premtojnë t’ju dërgojnë çelësin sapo të paguani qiranë dhe një depozitë, por, në realitet, ata thjesht do të marrin paratë tuaja dhe nuk do të dërgojnë kurrë asgjë.

Faqja kryesore e telefonit tuaj ka ndryshuar.

Në këtë epokë teknologjie në lulëzim, ka shumë njerëz që përpiqen të vjedhin të dhënat tona dhe të na vënë në rrezik. Ne ndonjëherë as nuk e dimë se dikush është përpjekur të vjedhë të dhënat tona derisa të jetë tepër vonë. Një nga shenjat që njerëzit kanë hakuar telefonin tuaj është ndryshimi i ngjyrës, të simboleve ose temave. Nëse shihni se diçka ka ndryshuar, ekziston një shans që telefoni juaj të jetë hakuar.

Shoku juaj thotë se është në telashe.

6 shenja që tregojnë se telefoni yt po hack-ohet

Nëse miku juaj ose anëtari i familjes ju dërgon një mesazh se është në telashe dhe ju kërkon të dërgoni para menjëherë, mos e bëni . Ekziston një shans që llogaritë e tyre të jenë hakuar dhe ju mund të bëheni një viktimë e një mashtrimi financiar. Natyrisht, nëse keni merak për të dashurit tuaj, thjesht telefonojini ata.

The post 6 shenja që tregojnë se telefoni yt po hakohet appeared first on Gazeta Stop.

]]>
78947
Mbi 400 kërkesa të AKI-së për përgjimin e personave të dyshimtë https://www.gazetastop.com/mbi-400-kerkesa-te-aki-se-per-pergjimin-e-personave-te-dyshimte/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=mbi-400-kerkesa-te-aki-se-per-pergjimin-e-personave-te-dyshimte Fri, 29 Apr 2022 17:40:37 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=71883 Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka kërkuar mbi 400 leje për të përgjuar persona të dyshuar gjatë viteve 2020-2021 dhe katër muajt e këtij viti. Gjykata Supreme e cila…

The post Mbi 400 kërkesa të AKI-së për përgjimin e personave të dyshimtë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka kërkuar mbi 400 leje për të përgjuar persona të dyshuar gjatë viteve 2020-2021 dhe katër muajt e këtij viti.

Gjykata Supreme e cila është e obliguar të trajtojë kërkesat e AKI-së nuk ka dhënë shumë detaje rreth tyre urdhrave të lëshuar me arsyetimin se këto informacione janë konfidenciale.

Është institucion që për mision ka të identifikojë të gjitha rreziqet ndaj sigurisë kombëtare të Kosovës.

E, për të bërë një gjë të tillë, Agjencia e Inteligjencës përdorë metoda dhe teknika të ndryshme.

Një nga to është edhe përgjimi i komunikimeve elektronike.

Këtë formë, AKI e ka praktikuar goxha shpesh gjatë dy viteve të fundit. Për t’i realizuar këto përgjime, Agjencisë së Inteligjencës i nevojitet një urdhër nga Gjykata Supreme.

Pranë instancës më të lartë gjyqësore në vend, Agjencia e Inteligjencës për pak më shumë se dy vjet ka parashtruar 418 kërkesa për përgjime.

Një gjë të tillë, për RTV Dukagjinin e ka konfirmuar vet Gjykata Supreme.

“Në vitin 2020 nga AKI në Gjykatë Supreme, janë pranuar 139 kërkesa për përgjime. Në vitin  2021 janë pranuar 232 kërkesa të tilla dhe në vitin 2022 janë pranuar 47 kërkesa deri më sot”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Gjykata ka ofruar të dhëna vetëm për numrin e kërkesave që i kanë shkuar për trajtim, por jo edhe të atyre që janë aprovuar dhe refuzuar.

Supremja nuk ka treguar se për çfarë lloji të veprave janë kërkuar përgjimet, me arsyetimin se këto informacione janë tepër konfidenciale.

Me arsyetimin e njëjtë, Gjykata nuk e ka bërë të ditur as numrin e personave të përgjuar gjatë dy viteve të fundit.

Ligji ia ndalon AKI-së të kryejë përgjime pa marrë urdhër nga gjykata.

Shkeljet eventuale të punonjësve të AKI-së, duke përfshirë rastet e përgjimeve, hetohen nga zyra e Inspektorit të Përgjithshëm.

Ish-udhëheqësi i këtij mekanizmi, Shkelzen Sopjani thotë se rastet e tilla janë trajtuar me seriozitet.

“Është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse Inspektorati, Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm e bën auditimin, inspektimin dhe hetimin e rasteve nëse vlerësohet se ka shkelje. Prej përvojës, procesi është trajtuar me shumë kujdes. Kështu që ka qenë proces i ndjeshëm dhe është trajtuar me kujdes të veçantë, kështu që nuk është se ka pasur ndonjë shqetësim”, ka thënë Sopjani.

Ligji i mundëson AKI-së që informacionet t’i mbledhë përmes përgjimit mobil dhe statik të cilat realizohen edhe përmes agjentëve të fshehtë.

Përgjimi teknik me pajisjet për dëgjim dhe përcjellje janë po ashtu ndër metodat që punonjësit e AKI-së lejohen t’i përdorin. 

The post Mbi 400 kërkesa të AKI-së për përgjimin e personave të dyshimtë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
71883