Super Liga Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/super-liga/ Ndalo për lajmin e parë! Sat, 06 Apr 2024 10:06:18 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 https://www.gazetastop.com/wp-content/uploads/2020/04/logo-150x150.png Super Liga Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/super-liga/ 32 32 Përballje interesante në Superligë: Malisheva pret Dukagjinin, Gjilani takohet me Fushë Kosovën https://www.gazetastop.com/perballje-interesante-ne-superlige-malisheva-pret-dukagjinin-gjilani-takohet-me-fushe-kosoven/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=perballje-interesante-ne-superlige-malisheva-pret-dukagjinin-gjilani-takohet-me-fushe-kosoven Sat, 06 Apr 2024 10:06:17 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=121930 Superliga e Kosovës vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 28-të, që pritet të jenë tejet interesante. Kjo xhiro hapet ditën e sotme, ku në program për t’u zhvilluar…

The post Përballje interesante në Superligë: Malisheva pret Dukagjinin, Gjilani takohet me Fushë Kosovën appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Superliga e Kosovës vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 28-të, që pritet të jenë tejet interesante.

Kjo xhiro hapet ditën e sotme, ku në program për t’u zhvilluar janë dy ndeshje, shkruan Gazeta Express.

Malisheva do të jetë nikoqire e Dukagjinit në “Liman Gegaj”.

Malishevasit po luftojnë për një vend që i dërgon në garat evropiane, teksa janë të katërtit në tabelë me 48 pikë, me vetëm tri pikë më pak se Drita, që mban pozitën e tretë.

Në anën tjetër, klinasit janë në vendin e gjashtë me 35 pikë të grumbulluara.

Të dy skuadrat barazuan në xhiron e kaluar. Malisheva ndau pikët me Dritën, kurse Dukagjini me Gjilanin.

Gjilani sot do të jetë nikoqir i Fushë Kosovës. Kjo do të jetë një përballje mes dy skuadrave që po luftojnë për t’i ikur rënies direkte nga Superliga.

Gjilanasit, që kanë grumbulluar 27 pikë deri tash, janë në pozitën e tetë në tabelë, pozitë e cila ia siguron ndeshjen e barazhit.

Ndërsa, “Pampurat” janë të parafundit (9) me 20 pikë.

Gjilani hyn në këtë ndeshje pas dy barazimeve rresht; ndaj Dritës dhe Dukagjinit, kurse Fushë Kosova pas humbjes ndaj Feronikelit ’74.

Të dy ndeshjet janë të parapara për t’u zhvilluar nga ora 15:00.

The post Përballje interesante në Superligë: Malisheva pret Dukagjinin, Gjilani takohet me Fushë Kosovën appeared first on Gazeta Stop.

]]>
121930
Dy ndeshje interesante sot në Superligë, vëmendja në Gjilan https://www.gazetastop.com/dy-ndeshje-interesante-sot-ne-superlige-vemendja-ne-gjilan/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=dy-ndeshje-interesante-sot-ne-superlige-vemendja-ne-gjilan Sat, 09 Mar 2024 11:21:20 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=120923 Sot do të zhvillohen dy ndeshje në kuadër të javës së 24-të në Superligën e Kosovës në futboll. Dueli më interesant pa dyshim është ai mes Dritës dhe Prishtinës. Pas…

The post Dy ndeshje interesante sot në Superligë, vëmendja në Gjilan appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Sot do të zhvillohen dy ndeshje në kuadër të javës së 24-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Dueli më interesant pa dyshim është ai mes Dritës dhe Prishtinës.

Pas tri fitoreve radhazi, të kaltrit nga Gjilani pësuan xhiron e kaluar dhe kanë ngecur ndaj liderit në pesë pikë dhe për ta është shumë e rëndësishme kjo sfidë që ta mbajnë hapin për kreun.

Në krahun tjetër, kryeqytetasit janë të pestit në tabelë me 34 pikë. Në duelet direkte, një fitore i ka takuar Dritës, e një Prishtinës.

The post Dy ndeshje interesante sot në Superligë, vëmendja në Gjilan appeared first on Gazeta Stop.

]]>
120923
Drita futet fuqishëm në garën për titull, kjo është tabela në Superligë pas javës së 22-të https://www.gazetastop.com/drita-futet-fuqishem-ne-garen-per-titull-kjo-eshte-tabela-ne-superlige-pas-javes-se-22-te/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=drita-futet-fuqishem-ne-garen-per-titull-kjo-eshte-tabela-ne-superlige-pas-javes-se-22-te Sun, 25 Feb 2024 15:28:04 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=120341 Me tri ndeshjet e zhvilluar ditën e sotme u mbyll edhe java e 22-të në Superligën e Kosovës në futboll. Llapi luajti baras dhe pa gola në derbin ndaj Prishtinës,…

The post Drita futet fuqishëm në garën për titull, kjo është tabela në Superligë pas javës së 22-të appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Me tri ndeshjet e zhvilluar ditën e sotme u mbyll edhe java e 22-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Llapi luajti baras dhe pa gola në derbin ndaj Prishtinës, me me ç’rast lështoi mundësinë për të rrëmbyer pozitën e liderit në tabelë, shkruan Gazeta Express.

Gjithsesi, skuadra nga Podujeva mbetet në garë për të titullin e kampionit, pasi tani është vetëm një pikë prapa liderit, Ballkanit.

Drita, që regjistroi fitore të pastër sot ndaj Dukagjinit, tani hyri fuqishëm në garën për titull – duke qenë vetëm dy pikë prapa Ballkanit.

Ndryshime nuk pati as në pozitat tjera. Malisheva vijon të jetë e katërta, e ndjekur nga Prishtina. Pastaj renditen Dukagjini, Feronikeli ’74, Gjilani, Fushë Kosova dhe Liria.

The post Drita futet fuqishëm në garën për titull, kjo është tabela në Superligë pas javës së 22-të appeared first on Gazeta Stop.

]]>
120341
Drita fiton derbin, lufta për titull tani është më e zjarrtë se kurrë https://www.gazetastop.com/drita-fiton-derbin-lufta-per-titull-tani-eshte-me-e-zjarrte-se-kurre/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=drita-fiton-derbin-lufta-per-titull-tani-eshte-me-e-zjarrte-se-kurre Wed, 21 Feb 2024 14:55:38 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=120187 Drita ka arritur të shënojë fitore ndaj Ballkanit me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 20-të të Superligës së Kosovës. Ndeshja nisi me raste nga të dyja palët ku…

The post Drita fiton derbin, lufta për titull tani është më e zjarrtë se kurrë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Drita ka arritur të shënojë fitore ndaj Ballkanit me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 20-të të Superligës së Kosovës.

Ndeshja nisi me raste nga të dyja palët ku fillimisht Drita rrezikoi në dy raste me Juan Masan, por nuk ishte i saktë.

Kastriot Selmani ishte afër golit në minutën e 30-të, ndërsa Nazmi Gripshi u kundërpërgjigj, por pa sukses.

Rastin më të mirë në pjesën e parë e kishte Blerim Krasniqi që goditi shtyllën në minutën e 38-të.

Në pjesën e dytë, Drita insistonte më shumë të gjejë golin dhe këtë gjë ia arriti.

Zhvillohej minuta e 62-të, kur Juan Masa shënoi me kokë pas harkimit të Besnik Krasniqit për të shënuar për 1-0.

oli u kontrollua nga VAR dhe u pranua, pasi nuk kishte pozitë jashtë loje.

Ballkani u mundua të rikthehej, por që nuk ia doli të kishte raste të mira, përveç një rasti me Elmir Kryeziut, por që Faton Maloku ishte në vend.

Drita ka mundur ta mbyll ndeshjen, por që u ndal nga shtylla në kohën shtesë.

Më këtë fitore Drita mbetet në vendin e tretë me 40 pikë, katër më pak se Ballkani që është lider.

The post Drita fiton derbin, lufta për titull tani është më e zjarrtë se kurrë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
120187
Sot mësohen çerekfinalistët e fundit, këto janë katër ndeshjet e ditës https://www.gazetastop.com/sot-mesohen-cerekfinalistet-e-fundit-keto-jane-kater-ndeshjet-e-dites/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=sot-mesohen-cerekfinalistet-e-fundit-keto-jane-kater-ndeshjet-e-dites Sun, 04 Feb 2024 11:18:42 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=119458 Të shtunën janë zhvilluar katër ndeshjet e para të fazës së 1/8 së finales në Kupën e Kosovës në futboll, me çka kanë nisur garat e stinorit pranveror. Kualifikimin në çerekfinale…

The post Sot mësohen çerekfinalistët e fundit, këto janë katër ndeshjet e ditës appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Të shtunën janë zhvilluar katër ndeshjet e para të fazës së 1/8 së finales në Kupën e Kosovës në futboll, me çka kanë nisur garat e stinorit pranveror. Kualifikimin në çerekfinale e kanë siguruar Prishtina, Suhareka 23, Malisheva dhe Vjosa.

Ndërsa sot me fillim nga 13:00 do të zhvillohen ndeshjet e radhës, ku do të mësohen çerekfinalistët e fundit:

Ballkani vs Vëllaznimi,

Drita vs Rilindja,

Dukagjini vs Dinamo Ferizaj dhe

Trepça’89 vs Llapi.

The post Sot mësohen çerekfinalistët e fundit, këto janë katër ndeshjet e ditës appeared first on Gazeta Stop.

]]>
119458
Tri ndeshje në Superligë sonte, vëmendja në Podujevë https://www.gazetastop.com/tri-ndeshje-ne-superlige-sonte-vemendja-ne-podujeve/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=tri-ndeshje-ne-superlige-sonte-vemendja-ne-podujeve Sat, 09 Dec 2023 10:56:20 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=100943 Java e 17-të në Superligën e Kosovës në futboll nis sot me tri përballje në program Derbi i kësaj xhiroje zhvillohet mes Llapit Ballkanit në Podujevë. Ballkani nuk di të…

The post Tri ndeshje në Superligë sonte, vëmendja në Podujevë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Java e 17-të në Superligën e Kosovës në futboll nis sot me tri përballje në program

Derbi i kësaj xhiroje zhvillohet mes Llapit Ballkanit në Podujevë.

Ballkani nuk di të ndalet këtë edicion, është bindshëm më i fortë se të tjerët duke kryesuar me 38 pikë, 10 më shumë se Llapi i vendit të tretë, por suharekasit kanë edhe dy ndeshje më pak.

Therandasit nuk dinë për rezultat tjetër pos fitores tash e shtatë javë, kurse llapjanët pas dy fitoreve radhazi, pësuan në vikend. Ballkani i ka takuar sfida e parë me Llapin 2:1.

Prishtina synon t’i rikthehet fitores në shtëpi ndaj Fushë Kosovës. Bardh e kaltrit kanë vetëm një fitore në pesë sfidat e fundit, derisa Fushë Kosova tri humbje rresht.

Në tabelë, kryeqytetasit janë të pestit me 22 pikë, kurse Fushë Kosova e parafundit me 10 sosh.

Pasi e mposhti Llapin si vendas, tash Malisheva kërkon pikët e radhës në shtëpi ndaj Lirisë në formë katastrofale.

Malishevasit janë të katërtit në klasifikim me 23 pikë, derisa prizrenasit e mbyllin atë me nëntë pikë.

The post Tri ndeshje në Superligë sonte, vëmendja në Podujevë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
100943
Sot zhvillohen 10 ndeshje në 1/16 e finales në Kupën e Kosovës https://www.gazetastop.com/sot-zhvillohen-10-ndeshje-ne-1-16-e-finales-ne-kupen-e-kosoves/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=sot-zhvillohen-10-ndeshje-ne-1-16-e-finales-ne-kupen-e-kosoves Wed, 06 Dec 2023 08:15:31 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=100792 Edhe ditën e sotme do të zhvillohen ndeshje shumë interesante në Kupën e Kosovës në futboll. Ndeshjet e 1/16 së finales kanë nisur ditën e djeshme, ku Llapi dhe Malisheva…

The post Sot zhvillohen 10 ndeshje në 1/16 e finales në Kupën e Kosovës appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Edhe ditën e sotme do të zhvillohen ndeshje shumë interesante në Kupën e Kosovës në futboll.

Ndeshjet e 1/16 së finales kanë nisur ditën e djeshme, ku Llapi dhe Malisheva me fitore para adhuruesve të vet kanë siguruar kalimin tutje.

Ndërkohë ditën e sotme në fushë do të zbresin emrat e mëdhenj të futbollit kosovar ku kërkojnë të marrin fitore të pritura.

Drita luan në udhëtim te Dardania, derisa Ballkani ndeshet me Drenicën në Skenderaj.

Prishtina udhëton për tu përballur me Rahovecin, ndërsa Gjilani në kryeqytet takohet me Ramiz Sadikun.

Në kryeqytet luhet edhe sfida Flamurtari – Ballkani, ndërsa interesant është edhe dueli Vëllaznimi – Ferizaj.

Të gjitha ndeshjet e 1/16 së finales në Kupën e Kosovës fillojnë nga ora 12:00.

The post Sot zhvillohen 10 ndeshje në 1/16 e finales në Kupën e Kosovës appeared first on Gazeta Stop.

]]>
100792
Fushë Kosova pret Gjilanin në ndeshjen e mbetur të xhiros së parë https://www.gazetastop.com/fushe-kosova-pret-gjilanin-ne-ndeshjen-e-mbetur-te-xhiros-se-pare/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=fushe-kosova-pret-gjilanin-ne-ndeshjen-e-mbetur-te-xhiros-se-pare Wed, 11 Oct 2023 06:37:47 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=97911 Fushë Kosova dhe Gjilani do të takohen ditën e sotme në ndeshjen e mbetur nga xhiro e parë në Albi Mall Superligë. Ky duel ishte shtyrë nga Federata e Futbollit…

The post Fushë Kosova pret Gjilanin në ndeshjen e mbetur të xhiros së parë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Fushë Kosova dhe Gjilani do të takohen ditën e sotme në ndeshjen e mbetur nga xhiro e parë në Albi Mall Superligë.

Ky duel ishte shtyrë nga Federata e Futbollit të Kosovës për faktin se Gjilani në fillim të kampionatit sapo ishte organizuar dhe nuk kishte futbollistë.

Fushë Kosova pas tetë xhirove të zhvilluara ndodhet në pozitën e fundit në tabelë me vetëm dy pikë, derisa Gjilani ka tetë pikë pas tetë ndeshjeve.

Vendasit janë në kërkim të fitores së parë në kampionat dhe synojnë që këtë ta arrijnë sot në përballje ndaj Gjilanit.

Në anën tjetër skuadra e Gentjan Mezanit kërkon tre pikët për tu ngritur në tabelë. 

The post Fushë Kosova pret Gjilanin në ndeshjen e mbetur të xhiros së parë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
97911
Sonte derbi i madh Prishtina – Ballkani https://www.gazetastop.com/sonte-derbi-i-madh-prishtina-ballkani/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=sonte-derbi-i-madh-prishtina-ballkani Sun, 08 Oct 2023 05:58:25 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=97760 Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë sonte një arenë e përballjes së dy gjigandëve të futbollit kosovar. Kampioni Ballkani do të jetë mysafir i FC Prishtinës. Ndeshja pritet të nis…

The post Sonte derbi i madh Prishtina – Ballkani appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë sonte një arenë e përballjes së dy gjigandëve të futbollit kosovar.

Kampioni Ballkani do të jetë mysafir i FC Prishtinës.

Ndeshja pritet të nis në ora 20:00.

Skuadra nga Suhareka aktualisht kryeson tabelën me 19 pikë derisa ajo nga kryeqyteti është e pesta me 11 pikë.

Ekipi i Ilir Dajas, në pesë ndeshjet e fundit i ka katër fitore dhe një barazim derisa ai i Debatik Currit, i ka katë fitore dhe një humbje.

Futbollistët e Ballkanit do të hyjnë në këtë takim goxha të motivuar, pasi në ndeshjen e rrethit të dytë të UEFA Conference League e mposhtën po në “Fadil Vokrri”, gjigandin kroat Dinamo Zagreb, me rezultat 2:0.

Për të interesuarit biletat për ndeshjen dalin në shitje në ora 14:00.

The post Sonte derbi i madh Prishtina – Ballkani appeared first on Gazeta Stop.

]]>
97760
Refuzohet ankesa e Ferizajt, Liria pjesë e Superligës https://www.gazetastop.com/refuzohet-ankesa-e-ferizajt-liria-pjese-e-superliges/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=refuzohet-ankesa-e-ferizajt-liria-pjese-e-superliges Wed, 07 Jun 2023 12:29:18 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=92205 Skuadra e Lirisë së Prizrenit do të jetë anëtare e Superligës së Kosovës në futboll edicionin e ardhshëm, pasi Komisioni i Garave të FFK-së ka refuzuar ankesën e Ferizajt të…

The post Refuzohet ankesa e Ferizajt, Liria pjesë e Superligës appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Skuadra e Lirisë së Prizrenit do të jetë anëtare e Superligës së Kosovës në futboll edicionin e ardhshëm, pasi Komisioni i Garave të FFK-së ka refuzuar ankesën e Ferizajt të mërkurën.

Liria e mposhti Ferizajn 3:0 në ndeshjen e barazhit me penallti, ndërsa ferizajasit kontestuan fitoren e ekipit prizrenas.

Megjithatë, Komisioni i Garave e ka regjistruar ndeshjen me rezultatin e arritur në fushë, duke e refuzuar si të pabazuar kërkesën e Ferizajt.

Ferizaj ishte ankuar dhe kishte shpresuar që ndeshjen ta fitojë me rezultatin zyrtar, duke insistuar se disa prej futbollistëve të Lirisë kishin pasur kontrata me klubin deri më 31 maj, ndërsa ndeshja e barazhit ishte zhvilluar më 4 qershor.

Ferizaj, konkretisht ishte ankuar në sulmuesin e krahut, Liridon Fetahajn.

Në arsyetimin e Komisionit të Garave, thuhet se Fetahaj ka qenë i licencuar për edicionin e garave për vitin 2022-2022, kështu që ankesa e Ferizajt është refuzuar si e pabazuar.

Po ashtu, KG-ja ka bërë të ditur se Ferizaj ka të drejtën e ankesës në Komisionin e Apelit të FFK-së, brenda një afati kohor prej tri ditësh.

The post Refuzohet ankesa e Ferizajt, Liria pjesë e Superligës appeared first on Gazeta Stop.

]]>
92205