Dy ndeshje interesante sot në Superligë, vëmendja në Gjilan

Sot do të zhvillohen dy ndeshje në kuadër të javës së 24-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Dueli më interesant pa dyshim është ai mes Dritës dhe Prishtinës.

Pas tri fitoreve radhazi, të kaltrit nga Gjilani pësuan xhiron e kaluar dhe kanë ngecur ndaj liderit në pesë pikë dhe për ta është shumë e rëndësishme kjo sfidë që ta mbajnë hapin për kreun.

Në krahun tjetër, kryeqytetasit janë të pestit në tabelë me 34 pikë. Në duelet direkte, një fitore i ka takuar Dritës, e një Prishtinës.